1 / 21

Niveli i studimeve: Bachelor

Lënda: Etika n ë Kontabilitet dhe Auditim. Niveli i studimeve: Bachelor. Prof.dr.Muhamet Aliu. Qëndrimet e më hershme dhe ato bashkëkohore mbi Etikën e Kontabilitetit dhe Auditimit. Ligjeratë. Përmbajtja. Të kuptuarit tradicional për etikën në kontabilitet

bernad
Télécharger la présentation

Niveli i studimeve: Bachelor

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Lënda:Etika në Kontabilitet dhe Auditim Niveli i studimeve: Bachelor Prof.dr.Muhamet Aliu

  2. Qëndrimet e më hershme dhe ato bashkëkohore mbi Etikën e Kontabilitetit dhe Auditimit Ligjeratë

  3. Përmbajtja • Të kuptuarit tradicional për etikën në kontabilitet • Kontributi i qasjes perspektive bashkëkohore për të kuptuarit tonë për etikën në kontabilitet. • Marrëdhëniet në mes të pushtetit dhe etikës. • Perspektiva e Michel Foucault's mbi etikën në kontabilitetit; • Kontributi i Jürgen Habermas në të kuptuarit tonë mbi etikën në kontabilitet. • Qasja postmoderne në etikë si menyrë e vetme për praktikën kontabile.

  4. THE “BIG FOUR” “Katët të Mëdhejtë” http://www.pwc.com/ http://www.deloitte.com/ http://www.kpmg.com/ http://www.ey.com/

  5. Përkushtimi për veprimet etike Si t`i bëjmë kontabilistët dhe auditorët etik? Etika është shkenca mbi moralin; (filozofinë e moralit), e cila hulumton kuptimin dhe qëllimet e normave morale, kriteret themelore për vlerësim moral, si dhe njohuritë e përgjithshme dhe burimet e moralit. Etika parasëgjithash i përket filozofisë e cila i studjon sjelljet e njerëzve të cilat mbështeten në aspekte të ndryshme morale.

  6. Qasjet tradicionale filozofike mbi etikën dhe konceptimi i profesionit të kontabilitetit dhe auditimit Qasjet filozofike tradicionale të ndërlidhura me etikën sipas Emmanauel Levinas mbështeten tek përceptimi i ekzistencës së njeriut dhe marëdhëniet në shoqëri. “Ekzistencën tonë me të tjerët”. Këta filozof kanë pretenduar se ky fakt historikisht ka ndihmuar njerëzit për të pasë një sjellje racionale dhe veprimet e tilla janë të natyrës të cilën e quajtën Etikë. Pra kjo ishtefilozofia tradicionale mbi etikën që mbështet tek konceptimi: “Ekzistencën tonë me të tjerët”.

  7. Duke u bazuar në konceptin e marrëdhënieve të individit me shoqërinë: “Ekzistencën tonë me të tjerët” nuk duhet të jemi shumë të mençur për të vlerësuar se kontabilistët dhe auditorët nuk veprojnë si individ të ndarë nga shoqëria, ata janë në relacion të drejtpërdrejt me rrethin dhe shoqërinë

  8. Të kuptuarit apo përceptimi individual mbi profesionin • Ne, si kontabilitë apo auditor nuk duhet ta shohim veten mbi të tjerët por as edhe të pranojmë të jemi të nënshtruar nga të tjerët. Andaj edhe ne e shohim punën tonë dhe ekzistencën tonë me të tjerët, qoftë si profesionist apo si anëtarë të kolektivit punonjës apo shoqërisë. • Puna e jonë profesionale nuk duhet të na bëjë të jetojmë të izoluar, por ne duhet të kemi njohuri dhe aftësi për të kuptuar marrëdhëniet në mes të kontabilitetit dhe të etikës dhe të nxisim mundësitë e zhvillimit të një formë më të drejtë të kontabilitetit në praktikë. • Këtë punë: Aplikimin e etikës së kontabilitetit në praktikë, nuk duhet të presim që ta rregullojnë të tjerët por atë parimisht duhet ta bëjmë vetë. Ne më së miri e dimë se çka na duhet neve dhe çka iu duhet të tjerëve, apo çka presin të tjerët prej nesh. • Kjo është qasje e re dhe bashkëkohore mbi profesionin!

  9. Qasja perspektive bashkëkohore për të kuptuarit tonë për etikën në kontabilitet • Qasja bashkëkohore filozofike përaqet një perspektivë postmoderne dhe ajo shpesh njihet si perspektivë të re apo bashkëkohore mbi etikën. • Teknikisht, këtë teori më së pari e kanë quajtur post-strukturalizëm. • Siç mund ta imagjinoni nuk është zhvilluar ndonjë debat i madh në mes akademikëve në lidhje me dallimin mes postmodernizmit dhe poststrukturalizmit. • Për dallim me filozofinë tradicionale morale (“Ekzistencën tonë me të tjerët” ), perspektivat postmoderne mbështeten mbi zhvillimin e një kritike dhe të një analize të marrëdhënieve ndërmjet individit -identitetit etik dhe pushtetit të tij (personal), ose më saktë për(mënyrën se si mund të veprojnë pushtetet për ndërtimin e individëve si subjekte etike).

  10. Në lidhje perspektivat bashkëkohore apo postmoderne kanë diskutuar mendimtar të shumtë por një mendimtar gjerman i quajtur Jürgen Habermas kritikon mënyrën se si disa perspektiva postmoderne duket se braktisin mundësitë e shumta të mendimit racional, dhe ai përpiqet për të luajtur një rol të arsyeshëm në adresimin e sfidave me të cilat ne përballemi si shoqëri.

  11. PERSPEKTIVATPostmoderne • Për konceptimin e etikës nga aspketi i perspektivës postmoderne, mendimtari tjetër gjerman i shekullit të nëntëmbëdhjetë filozofi i quajtur Friedrich Nietzsche, në thelb idenë e etikës e argumenton me faktin se perspektivat postmoderne janë vetë idetë e moralit dhe janë në kundështi me sjelljet jo etike. • Nietzsche rrënjësisht sfidoi qasjen tradicionale dhe në fokusim të etikës shumë u mbështet në analiza konvencionale. • Analiza Postmoderne mbështetet në faktorë themelorë që nxisin studimin e etikës individuale të qëndrueshme dhe që veprojnë drejt rrugës në të cilën nocionet e të mirës dhe të keqes të vijnë në ekzistencë (shprehje), pra larg nga pyetjet se si një individ duhet të sillet.

  12. Etika është parë në esencë si studim i veprimeve mbi norma apo perspektiva postmoderne duke u mbështetur apo duke e trajtuar çdo veprim në drejtim të asaj që është e pranueshme dhe e papranueshme. • Për shembull, diskutimi në lidhje me të dhënat e prezantuara në Shënimet spjeguese dhe shpalosja e politikave kontabile dhe pasqyrave financiare. Në shënimet sqaruese duhet referuar vendosur edhe shënime të cilat tregojnë anët negative të biznesit dhe jo ajo të ngelë jashtë kuadrit të referimit, atëherë kur nocioni i etikës është brenda një konteksti të caktuar ose të diskursit.

  13. Pjesë e madhe e diskutimit në të cilin mbështetet filozofia e perspektivës postmoderne të etikës i referohet punës. • Një nga kërkesat për të pasë ndikim më të madhe ky lloj i perspektivës në vitet e fundit ka ardhur nëpërmjet një intelektual francez të quajtur Michel Foucault. • Foucault, ngriti çështjen: si mund individët të bëhen subjekte etike? • Ose, më konkretisht, të kuptuarit se njerëzit etik nuk krijohen vetë? • Kështu ai reflekton mbi kushtet themelore etike që i lejojnë kodet morale të filozofisë konvencionale të jenë në funksion e ato i ka kategorizuar si kuadër themelor etik të shprehurta përmes katër elementeve të mëdha.

  14. Katër elementet e kuadrit themelor etik bashkëkohor • Mjetet me të cilat ne ndryshojmmë veten për tu bërë etik: vetë-imponojmë disiplinë, mjete dhe metoda; • Etika e Telos: disciplinë personale etike për tipin e personit që ne synojmë që të jemi, kur ne sillemi moralisht; • Substancë etike: ajo pjesë e vetes që është dominuese për gjykim etik; • Mënyra e nënshtrimit: rrugët që përdoren për të nxitur individët që të njohin detyrimet e tyre morale. Për shembull, disa detyrime mund të jetë shkaktuar nga lutja fetare, ndërsa të tjerët mund të jenë shkaktuar nga konventat sociale (shoqërore), dhe shumëtë tjerë nga analiza të arsyetuara. Foucault përdor termin e vetë disiplinës për të referuar një pushtet disiplinor që ne shpesh e ushtrojmë kundër vetes në mënyrë që të rregullojmë veprimet tona.

  15. Shpesh kur kemi reflektuar në shprehjen pushtet, zakonisht mendojmë në terma të një individi apo grup individëve që ushtron pushtet ndaj një tjetri i individi ose në grupi më pak të fuqishëm. • Natyrisht kjo mënyrë e pushtetit nuk është gjithmonë efektive sepse ato kundër të cilëve ushtrohet pushtet mund të rezistojë në shumë mënyra të ndryshme. • Megjithatë, Foucault ishte i interesuar se si individët me dashje dhe për fat të mirë në shumë mënyra të ushtrojnë pushtet ndaj vetes së tyre.

  16. Etika e Telos • Karakteristika e dytë e konceptuar nga Foucault si Etika e Telos, ka të bëjë me llojin e personave që të synojmë që të jenë, kur vetë e disiplinojë veten në mënyrë që të sillen moralisht. • Bëni një renditje të karakteristikave të një kontabilisti ose auditori të mirë ashtu si ju e mendoni më së miri. • Ku e gjeni ju veten te ato karakteristika dhe si mendoni se sa prej tyre do të ndikojnë në veprimet e juaja, ndoshta të gjitha? • Si e mendoni veten si një kontabilist ideal dhe lloji i tuaj a do të ndryshojë nga kontabilistët dhe auditorët që i shihni në rrugë apo nga ata të cilët paraqiten në media apo edhe në filma?

  17. Etika e Telos • E kemi mësuar se kontabilitetët dhe auditorët janë pjesë e subjekteve të cilat operojnë në kuadër të ekonomisë së tregut. • Korporatat përgjithësisht i shikojmë si agjenci me përgjegjësi për vendin dhe shoqërinë dhe të cilat kryesisht kërkojnë që vazhdimisht në masë të mirë të maksimizojnë efikasitetin dhe pasurinë e aksionerëve të saj. • Vendimet racionale ekonomike janë të justifikuara thjesht në aspektin e tyre për të ndikuar në aspektin financiar dhe në relzilim të fitimit. Ndërsa vendimet dhe kërkesat e tilla në cilin lloj të personit apo të kontabilistit do të kishin gjetur mbështetje?

  18. Si do ta përshkruani llojin ideal të kontabilistit të mirë për të portretizuar në materiale promovuese? • A mendoni se ajo është e ndryshme për firma të ndryshme? • Aspiratat pa dyshim do të jenë (burojnë) nga një përzierje komplekse e historive personale, ngritjeve profesionale e etike. • Hulumtimet tregojnë se nocionet e efikasitetit dhe maksimizimit të pasurisë mund të jenë vendosur (ngulitur) brenda Telos kontabilitetit

  19. Sipas shumë studimeve është ardhë në përfundim se shumë kontabilistë dhe auditorë thjesht gjatë praktikës së tyre nuk kanë pasë konsideratë etike në të gjitha punët e tyre. • Prandaj sipas Foucault në rastet përkatëse ka munguar nocioni mbi mënyrën e nënshtrimit sepse kontabilistët dhe auditorët nuk i kanë njohur detyrimet e tyre etike (morale) • Për shembull, brenda punës së kontabilitetit, përgjegjësitë morale janë shkaktuar kryesisht përmes analizave ekonomike, prezantimeve jo të drejta të transaksioneve dhe gjendjes ekonomike e financiare të subjektit të caktuar

  20. Foucault për këtë arsye ka qenë i përcaktuar që të përdoret nocioni mbi mënyrën e nënshtrimit për të shqyrtuar se si duhet vepruar në kuptim të krijimit dhe për të ndërtuar e për të ruajtur subjektivititetin etik të veçantë të kontabilistëve dhe auditorëve. • Kritikat drejtuar profesionistëve të kontabilitetit dhe auditimit bëhen për të reflektuar më saktësisht se si pushteti individual duhet të veprojë përmes etikës profesionale në mënyrë që t'i shërbejë interesave të veçanta.

  21. Ju faleminderit për vëmendjeFundi i ligjëratës 21

More Related