1 / 74

Raportimi i profitit për analiza menaxheriale Përllogaritja absorbuese, variabile Ligjërata 4

Raportimi i profitit për analiza menaxheriale Përllogaritja absorbuese, variabile Ligjërata 4. Matja e fitimit. Fitimi është një masë e ndryshimit midis asaj që firma fut në prodhimin dhe shitjen e produktit o se shërbimit dhe asaj që ajo pranon.

bishop
Télécharger la présentation

Raportimi i profitit për analiza menaxheriale Përllogaritja absorbuese, variabile Ligjërata 4

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Raportimi i profitit për analiza menaxherialePërllogaritja absorbuese, variabile Ligjërata 4

  2. Matja e fitimit • Fitimi është një masë e ndryshimit midis asaj që firma fut në prodhimin dhe shitjen e produktit ose shërbimit dhe asaj që ajo pranon. • Ajo është shkalla për të cilën firma bëhet më e pasur, në bazë të angazhimit në transaksione. • Dëshira e firmave për të rritur pasurinë ka çuar në shumë definicione të fitimit. • Disa përdoren për raportimin e jashtëm, e disa për raportimin e brendshëm.

  3. Arsyet për matjen e fitimit • Pronarët e firmave dëshirojnë të dinë për suksesin e firmës, • Fitimi mund të përdoret edhe për të matur performansën e menaxhmentit, • Fitimi është me interes edhe për ata që janë jashtë kompanisë, sepse ai është sinjal i mundësive ekzistuese. Një firmë me fitime të larta, e sinjalizon tregun se edhe tjerët mund të përfitojnë duke hyrë në atë treg.

  4. Metodat për përcaktimin e kostos së produktit dhe fitimit Ky kapitull krahason dy metoda të përcaktimit të kostos së produktit Përllogaritja variabile Përllogaritja absorbuese

  5. Përllogaritja absorbuese • Përllogaritja absorbuese i trajton kostot e të gjithë komponentëve të (materiali direkt, puna direkte, kostot indirekte të prodhimtarisë variabile dhe ato fikse) si kosto të inventarizuara apo kosto të produktit në pajtim me GAAP. • Përllogaritja absorbuese është e njohur si përllogaritja e plotë.

  6. Përllogaritja absorbuese

  7. Përllogaritja variabile • Përllogaritja variabile është metodë e akumulimit të kostos që përfshinë vetëm kostot variabile të prodhimtarisë (materiali direkt, puna direkte dhe kostot indirekte variabile) si kosto të inventarizuara apo kosto të produktit. • Sipas kësaj metode, kostot indirekte fikse trajtohen si kosto të periudhës. • Përllogaritja variabile njihet edhe si direct costing.

  8. Përllogaritja variabile

  9. Identifiko çfarë janë dallimet në mes të përllogaritjes absorbuese dhe variabile

  10. Metodat e përllogaritjes së inventarit Dallimet në mes të përllogaritjes variabile dhe përllogaritjes absorbuese bazohen në trajtimin e kostove fikse të prodhimtarisë.

  11. Përllogaritja variabile kundrejt përllogaritjes absorbuese • Diferenca në mes të përllogaritjes variabile dhe përllogaritjes absorbuese bazohet në trajtimin e kostove fikse indirekte (të prodhimtarisë).

  12. Identifiko çfarë janë dallimet në mes të përllogaritjes absorbuese dhe variabile • Janë dy dallime bazike në mes të përllogaritjes absorbuese dhe përllogaritjes variabile. • Dallimi i parë është mënyra e trajtimit të kostove fikse të prodhimtarisë. Sipas përllogaritjes absorbuese, ato konsiderohen si kosto të produktit, ndërsa sipas përllogaritjes variabile ato trajtohen si kosto të periudhës. Përllogaritja absorbuese niset nga parimi se produkti nuk mund të prodhohet pa ekzistimin e pajisjeve, ndërsa përllogaritja variabile niset nga parimi se kostot fikse të prodhimtarisë ekzistojnë edhe nëse nuk prodhohet fare produkti.

  13. Identifiko çfarë janë dallimet në mes të përllogaritjes absorbuese dhe variabile 2.Dallimi i dytë qëndron në prezantimin e kostove në pasqyrën e të ardhurave. Përllogaritja absorbuese i klasifikon ato si shpenzime sipas funksionit, ndërsa përllogaritja variabile i kategorizon shpenzimet fillimisht sipas sjelljes pastaj mund t’i klasifikoj sipas funksionit.

  14. Përllogaritja absorbuese dhe variabile

  15. Përllogaritja absorbuese dhe variabile Diferenca në mes të përllogaritjes variabile dhe absorbueseqëndron në trajtimin e kostove fikse indirekte

  16. Përllogaritja variabile kundrejt përllogaritjes absorbuese Përllogaritja variabile përjashton kostot indirekte fikse nga kostot e inventarizuara. Përllogaritja absorbuese i trajton kostot fikse Indirekte si kosto të inventarizuara.

  17. Pasqyra e të ardhurave Gjysmë produktet Produktet e gatshme KMSH Të shitjes dhe administratës Shpenzimet periodike Përllogaritja absorbuese Kostot e shkaktuara Rezervat Materiali direkt Lënda e parë Shitja Puna direkte Kostot indirekte variabile – Kostot indirekte fikse = Marzha e kontributit Shpenzimet e shitjes dhe administratës = E ardhura operative

  18. Pasqyra e të ardhurave Gjysmë produktet Produktet e gatshme KMSH Të shitjes dhe administratës Shpenzimet periodike Përllogaritja variabile Kostot e shkaktuara Materiali direkt Shitja Puna direkte – Kostot indirekte variabile = MK e prodhimt. Shpenzimet variabile të shitjes... Shpenzimet e shitjes... Kostot indirekte fikse = MK totale Shpenzimet fikse të shitjes... = E ardh. op.

  19. Përllogaritja variabile Shitja • Kosto variabile e mallit të shitur = Marzha e kontributit e prodhimtarisë • Shpenzimet variabile jo prodhuese = Të ardhurat para taksave

  20. Përllogaritja absorbuese dhe variabile • Institucionet kryesore të profesionit të kontabilitetit, siç janë FASB dhe SEC, besojnë se përllogaritja absorbuese iu ofron shfrytëzuesve të jashtëm me më tepër informacione mbi fitimin se sa përllogaritja variabile. Në bazë të kësaj, përllogaritja absorbuese, përdoret më tepër për përgatitjen e pasqyrave financiare, kështu profesioni i kontabilitetit nuk lejon që përllogaritja variabile të përdoret si metodë përgjithësisht e pranuar për qëllime të raportimit të jashtëm. • Po ashtu edhe IAS kërkojnë që përllogaritja absorbuese të përdoret për qëllime të tatimimit.

  21. Përllogaritja variabile Materiali direkt Puna direkte Kostot indirekte variabile Inventari i gjysmëprodukteve

  22. Përllogaritja variabile Inventari i gjysmëprodukteve Inventari i produkteve të gatshme Kostot fikse KMSH E ardhura nga shitja

  23. Shfrytëzimi menaxherial i metodave të përllogaritjes së kostove 1. Kontrollimi i kostove 2. Çmim-vënia e produkteve 3. Planifikimi i prodhimit 4. Analiza e segmenteve të tregut 5. Analiza e marzhës së kontributit Raportimi sipas përllogaritjes variabilepërllogaritjes absorbuese janë për shfrytrëzueshme në situatat vijuese:

  24. PREZANTIM I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Të shprehim këtë përmes disa numrave me qëllim të kuptimit më të lehtë

  25. LLOGARITJA E KOSTOS PËR NJËSIPËRLLOGARITJA VARIABILE • Kostot variabile: • materiali direkt x • Puna direkte x • Kostot indirekte variabile (të prodhimtarisë) x • Shpenzimet direkte x • Kosto për njësi x

  26. LLOGARITJA E KOSTOS PËR NJËSIpërllogaritja absorbuese • Kostot direkte: • Materiali direkt x • Puna direkte x • Shpenzimet direkte x • Kostot indirekte: • Kostot variabile indirekte x • Kostot fikse indirekte x • Kosto për njësi x

  27. Përllogaritja për njësi Përllogaritja absorbuese përfshinë të gjitha kostot e prodhimtarisë në produktin. Pasqyrat financiare të përgatitura sipas GAAP përdorin përllogaritjen absorbuese. Përllogaritja variabile përfshinë vetëm kostot variabile të prodhimtarisë në produktin. Përllogaritja variabile përdoret për shfrytëzim të brendshëm

  28. Përllogaritja për njësi Supozojmë kostot vijuese: Kosto e MD për njësi €6.00 Kosto e PD për njësi€3.00 Kosto indirekte variab. të prodhimtarisë€2.00 Kosto variabile të marketingut€2.50 Kosto indirekte fikse të prodhimt. për njësi€5.00 Çfarë është kosto e produktit për njësi?

  29. Përllogaritja për njësi Përllogaritja absorbuese Materiali direkt€ 6.00 Puna direkte 3.00 Kosto indirekte variabile të prodhimt. 2.00 Kosto indirekte fikse të prodhimt. 5.00 Totali €16.00

  30. Përllogaritja për njësi Përllogaritja variabile Materiali direkt € 6.00 Puna direkte 3.00 Kosto indirekte varaib.tëprodhimt. 2.00 Kosto indirekte fikse të prodhimt. -0- Total €11.00

  31. LLOGARITJA E KOSTOS PËR NJËSI Kompania prodhon një produkt të vetëm me informatat vijuese në dispozicion:

  32. …LLOGARITJA E KOSTOS PËR NJËSI Kosto prodhuesepër njësi është përcaktuar si vijon: Shpenzimet e shitjes dhe ato administrative përherë trajtohen si shpenzime të periudhës dhe zbriten nga e ardhura

  33. KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Amadeus Group. nuk ka pasur inventar fillestar, ka prodhuar 25,000 njësi dhe ka shitur 20,000 njësi këtë vit

  34. …KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Amadeus Group. nuk ka pasur inventar fillestar, ka prodhuar 25,000 njësi dhe ka shitur 20,000 njësi këtë vit

  35. Vetëm kosto variabile Të gjitha shp. indirekte fikse të prodhimtarisë …KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Tani të shohim përllogaritjen variabile nga Amadeus Group

  36. …KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE T’i krahasojmë të dy metodat

  37. Shp. indirekte fikse të pr.€150,000 Njësitë e prodhuara25,000 njësi ==€6.00 për njësi BASHKËRENDIMI Ne mund të bashkërendojmë diferencën në mes të ardhurave absorbuese dhe variabile si vijon:

  38. Të shohim aktivitetin e Amadeus Group në vitin e dytë SHTRIMI I SHEMBULLIT

  39. Amadeus Group - Viti 2 Në vitin e dytë të aktivitetit, Amadeus Group starton me inventar prej 5,000 njësi, prodhuar 25,000 njësi me ndryshim të çmimit të blerjes së materialit për 1 € dhe shet 30,000 njësi

  40. Amadeus Group - Viti 2 Kosto e njësive të prodhuara përcaktohet si vijon: Struktura e kostove të AmadeusGroup ka ndryshuar për shkak të ndryshimit të kë çmimit të materialit

  41. Amadeus Group - Viti 2 Tani të shohim se si në pasqyrën e supozuar të të ardhurave të kompanisë shfrytëzohet Përllogaritja absorbuese

  42. Janë 25,000 njësi të prodhuara në periudhën rrjedhëse Amadeus Group - Viti 2

  43. Amadeus Group - Viti 2 Tani të shohim se si në pasqyrën e supozuar të të ardhurave të kompanisë shfrytëzohet Përllogaritja Variabile

  44. Amadeus Group - Viti 2 Vetëm shpenzimet variabile Të gjitha shpenzimet indirekte fikse të prodhimtarisë

  45. Nëse Njësitë e shitura < Njësitë e prodhuara Atëherë E ardhura sipas < E ardhura sipas përll. variabile përll. absorbuese EFEKTET E PËRLLOGARITJES SË KOSTOS NË TË ARDHURËN OpërATIVE

  46. Nëse Njësitë e shitura > Njësitë e prodhuara …EFEKTET E PËRLLOGARITJES SË KOSTOS NË TË ARDHURËN OpërATIVE Atëherë E ardhura sipas > E ardhura sipas përll. variabile përll. absorbuese

  47. Përgatitni pasqyrën e të ardhurave sipas përllogaritjes absorbuese dhe variabile

  48. Pasqyra krahasuese e të ardhurave Të dhënat vijuese kanë të bëjnë me kompaninë XY Viti 1Viti 2Total Inventarifillestar-0- 2,000 -0- Prodhuar 10,000 11,500 21,500 Shitur 8,00013,00021,000 Inventaripërfund. 2,000 500 500

  49. Pasqyra krahasuese e të ardhurave Të dhënat vijuese kanë për bazë njësinë: Çmimishitës: €71,00 Kostotvariabiletëprodhimtarisë: Materialidirekt: € 4,00 Puna direkte e prodhimtarisë: €21,00 Kostot indirekte të prodhimtarisë €24,00 Kostot fikse të prodhimtarisë: € 4,50

  50. Pasqyra krahasuese e të ardhurave(përllogaritja absorbuese) Kostot totale fikse të prodhimtarisë janë €54.000 me kapacitet normal prej 12.000 njësive. Kostot fikse jashtë prodhimtarisë janë €30.000 për një vit. Kostot variabile jo prodhuese janë €2.00 për njësi të shitur

More Related