1 / 22

Rrëshajat

Rrëshajat. Festa e dhuratës s ë Shpirtit Shen j t për Kish ë n. Kur erdhi dita e Rrëshajave, të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend. Dhe, ja, p apritmas, u ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin.

deana
Télécharger la présentation

Rrëshajat

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Rrëshajat Festa e dhuratës së Shpirtit Shenjt për Kishën

  2. Kur erdhi dita e Rrëshajave,të gjithë ishin së bashkunë të njëjtin vend. Dhe, ja, papritmas, u ndie një ushtimë ngaqielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin. Atyre atëherë iu dukëngjuhë, si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë e zunë vend një nga një mbi secilin prej tyre. Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe filluan të flasin nëgjuhë të ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste të shpreheshin.(Vap 2,1-4)

  3. Kush është Shpirti Shenjt? Ndonjëri e përkufizon si të Panjohurin e madh, ndoshta sepse është Ai që mundohemi më pak ta imagjinojmë dhe përfytyrojmë. Por,a nuk është një mëkat që Ky të qëndrojë kaq larg në jetën tonë të besimit? A nuk është një pasuri që për fat të keq nuk e shijojmë?

  4. Në bisedën e darkës së fundit, Jezusi u kishte thënë të tijve: “Është më mirë për ju të shkoj, sepse, po s’shkova, Mbrojtësi nuk do të vijë te ju, kurse, po shkova, do ta dërgoj te ju.”(Gjn16,7) Jezusi lidh ardhjen e Shpirtit me nisjen e tij. Por, kujdes, nuk është një nisje e çfarëdoshme : Jezusi ikën duke dhuruar jetën ! Atëherë ardhja e Shpirtit është e lidhur me dhuratën e jetës së Jezusit për ne.

  5. Në të vërtetë, cili është gjesti i fundit i Jezusit mbi kryq? Ungjilltari Gjoni thotë që: " Uli kokën e dha Shpirt." (Gjn 19,30) Ua dhuroi besimtarëvë, si dhuratë të re të Pashkëve.

  6. Po gjesti i parë i të Ringjallurit ? Duke iu shfaqur dishepujve në Çenakull, Jezusi “Fryu” mbi ta e tha: “Merreni Shpirtin Shenjt!”(Gjn 20,22)

  7. “Merreni Shpirtin Shenjt!” Jeni dërguar për të kthyer botën duke shpërndarë besimin, por kjo detyrë e mahnitshme është shumë e madhe për fuqitë tuaja njerëzore.

  8. “Merreni Shpirtin Shenjt!” Shpirti qëju kam premtuar; do të zbresë mbi ju e do t’ju mbushë me dritë, me vrull, me energji, me dashuri.

  9. “ Merreni Shpirtin Shenjt! ” Do t’ju shenjtërojë, do t’ju shndërrojë në dëshmitarë të bindshëm të të gjithë ungjillit tim, do t’ju japë një gjuhë flake.

  10. “Merreni Shpirtin Shenjt!” Do t’ju ndihmojë, do t’ju frymëzojë në të gjitha nismat tuaja; do t’ju bëjë besnikë ndaj mësimit tim, që do t’ju bëj të kuptoni.

  11. “Merreni Shpirtin Shenjt!” Me forcën e tij hyjnore, do të bëjë të depërtojnë fjalët tuaja njerëzore në zemër të atyre që do tëdrejtoni ndaj meje e ndaj Kishës sime.

  12. “Merreni Shpirtin Shenjt!” Duke bashkuar, përmes jush, të gjithë njerëzimin përreth personit tim,Ai do t’ju mbajë të bashkuar si shenjë dhe pasqyrim të bashkimit hyjnor.

  13. “Merreni Shpirtin Shenjt” do të thotë që Shpirti Shenjt : • është i lidhur me mundimet e Jezusit për ne, • është i lidhur me fitoren e tij • mbi mëkatin dhe vdekjen, në ringjalljen e tij. • është fryti i faljes së • dashurisë së Krishtit në kryq.

  14. Shpirti që ne kemi marrë në pagëzim dhe në krezmim, na lidh ngushtë me Pashkët, gjesti i dashurisë më falas dhe më i frytshëm i historisë ! Por, Shpirti nuk është vetëm Fryti i Pashkëve të Krishtit. Është edhe fillimi. Nëse Jezusi ka mundur të vijë në historinë tonë, e ka bërënë forcën e Shpirtit.

  15. Shpirti është Ai që i jep fjalës“dashuri” plotësinë e domethënies së saj, sepse është në intimitetin e dashurisë së Krishtit dhe e dashurisë së Atit. Shpirti Shenjt është dashuria e Atit për Birin dhe e Birit për Atin. Dhe është dashuria që Zoti ka dashur të na komunikojë edhe neve. Shpirti Shenjt është Dashuri, është dashuria personale dhe e shtrenjtë e Trinisë së Shenjtë.

  16. Vetëm fryma jote, o Shpirt Shenjt mund ta dërgojëdashurinë tonë më larg se zemrën tonë, na bëj që të kalojmë kufinjtë e ngushtë të përzemërsive njerëzore.

  17. Fryma jote mund të na japë forcën e dashurisë si Zoti do, në mënyrë universale, të duash njerëzimin pa mohuar askënd.

  18. Jep dashuri sinqerisht jo vetëm me fjalë, gjeste e buzëqeshje, por me thellësinë e zemrës, me guxim të vërtetë dhe mendime të mira.

  19. Jep dashuri besnikërisht pa qenë kurrëi lodhur pavarësisht zhgënjimeve, duhet t’i përgjigjesh gjithmonënjë mungese dashurie me më shumë dashuri.

  20. Jep dashuri plotësisht me një përkushtim gati për çdo sakrificë, për të dhënë në dashuri të gjitha ato që kemi,të gjithë atë që jemi.

  21. Eja, Shpirti Shenjt, na dërgo neve nga qielli një rreze të dashurisë sate. Eja, Ati i të varfërve, eja, Shpirti bujar, eja, Dritë e zemrave. Ti, Ngushëllimtar i përsosur, dhuroja paqen shpirtit tonë: Eja, Shpirti Shenjt, Ti, freski e mrekullueshme, në lodhje je pushimi, në provë forca: Eja, Shpirti Shenjt.

  22. Eja, Shpirti Shenjt, përkule atë qëështë e ngurtë, ngrohe atë që është e vakët. Eja, Shpirti Shenjt, shuaje etjen tonë na shëro plagët tona. Eja, Shpirti Shenjt, na dhuro gëzimin e përjetshëm. Eja, Shpirti Shenjt, na dërgo neve nga qielli një rreze të dashurisë sate. Amen Lutja: J.Galot

More Related