1 / 31

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

emmy
Télécharger la présentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.Agim BINAJLenda:Kontabilitet - AnalizeTema II-te:Bilanci dhe pasqyrat financiareLeksioni 4a- Pasqyrat financiare dhe roli i tyre ne raportin financiar; Pasqyra e te ardhurave dhe shpenzimeve; Pasqyra e kapitalit te pronarit.b- Karakteristikat cilesore; dhe parimet kryesore te ndertimit tepasqyrave financiare.

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. BILANCI DHE KUPTIMI MBI PASURINË NË NJËSITË EKONOMIKE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Pasqyrat dhe roli i tyre në raportimin financiar Karakteristikat cilësore dhe supozimet kryesore të instit. financiar • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve • Pasqyra e kapitalit të pronarit • Pasqyra e ndryshimeve të mjeteve monetare • Kuptueshmëria • Përshtatshmëria • Qënia pa të meta (Besueshmëria) • Krahasueshmëria • Supozimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare

  8. Çështja 3-të. Pasqyra financiare dhe roli i tyre në raportimin financiar. 3.1 Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve. Pasqyron gjëndjen e të ardhurave të realizuara të njësisë ekonomike dhe shpenzimeve të kryera për sigurimin e këtyre të ardhurave nga aktiviteti i njësisë ekonomike gjatë një periudhe kohe të caktuar. Pra ajo jep informacion në lidhje me efikasitetin dhe efektivitetin e drejtimit të njësisë ekonomike gjatë një periudhe kohe. Të ardhurat kryesore të njësisë sigurohen nga shitja e mallrave dhe shërbimeve të ndryshme, nga interesat aktive, nga qeraja e mjeteve të dhëna me qera, etj. Të ardhurat përfaqësojnë flukse hyrëse (rritjen e përfitimeve ekonomike) gjatë periudhës së raportimit, që çojnë në rritjen e aktiveve ose pakësimin e detyrimeve dhe që rrisin kapitalin e njësisë raportuese. Shpenzimet janë flukse dalëse (pakësimet e përfitimeve ekonomike) gjatë periudhës raportuese që rezultojnë në pakësimin e aktiveve apo rritjen e detyrimeve dhe që zvogëlojnë kapitalin e njësisë raportuese.

  9. Si të ardhurat ashtu dhe shpenimet e njësisë raportuese kontabilizohen sipas metodës së konstatimit të të drejtave dhe detyrimeve që do të thotë se kontabilizimi bëhet në momentin kur transaksioni ekonomik ndikon mbi aktivet neto të njësisë raportuese, dhe jo në momentin e hyrjes ose daljes së parave që shoqërojnë transaksionin. Tejkalimi i të ardhurave mbi shpenzimet quhet e ardhura neto apo fitim kontabël dhe duhet të pasqyrohet në mënyrë të veçantë në këtë pasqyrë. Kjo pasqyrë shpesh quhet “Llogaria Humbje – Fitime” ose llogari e drejtimit. Në dallim nga bilanci, që është një pasqyrë e vlerave të aktivit, të detyrimeve dhe të kapitalit të vet në një moment të dhënë, një pasqyrë statike e situatës financiare të njësisë, pra një “fotografi” e pasurisë në një moment të dhënë, në fund të periudhës, pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve është përcaktuse në ecurinë e aktivitetit të njësisë ekonomikegjatë periudhës kontabël, muaj, vit, etj. Pra është një pasqyrë dinamike sepse tregon dinamikën e rezultatit të aktivitetit gjatë vitit ushtrimor.Modeli i thjeshtë që paraqet rezultatin e aktivitetit është si më poshtë: Fitim (ose Humbje) = Të ardhura - Shpenzimet Në skemën 4 paraqitet forma e thjeshtë e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve:

  10. Skema 4 Kjo është një nga pasqyrat më të rëndësishme financiare sepse qëllimi i saj është të tregojë se njësia ekonomike e ka arritur apo jo qëllimin final, sigurimin e fitimit, pra shtimin përfundimtar të kapitalit të pronarit. Forma e paraqitur më sipër për pasqyrën e të ardhurave quhet forma e shkallëzuar, e listuar apo vertikale. Kjo pasqyrë mund të ndërtohet dhe në formë të krahasuar apo horizontale, sipas së cilës shpenzimet do pasqyrohen në anën e majtë të pasqyrës kurse të ardhurat do pasqyrohen në anën e djathtë të saj. Në këtë formë diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve do të vendoset për barazim në anën me shumën më të vogël dhe përbën zërin Fitim ose Humbje të kësaj pasqyre. Sipas standarteve tw kontabilitetit, informacioni për të ardhurat dhe shpenzimet e njësisë ekonomike paraqitet në pasqyrën “Llogaria Humbje – Fitime”, që është e ndërtuar në formë të krahasuar dhe ku elementët e të ardhurave dhe të shpenzimeve paraqiten të grupuara në një mënyrë të caktuar në përputhje me natyrën e tyre.

  11. Kjo është një nga pasqyrat më të rëndësishme financiare sepse qëllimi i saj është të tregojë se njësia ekonomike e ka arritur apo jo qëllimin final, sigurimin e fitimit, pra shtimin përfundimtar të kapitalit të pronarit. Forma e paraqitur më sipër për pasqyrën e të ardhurave quhet forma e shkallëzuar, e listuar apo vertikale. Kjo pasqyrë mund të ndërtohet dhe në formë të krahasuar apo horizontale, sipas së cilës shpenzimet do pasqyrohen në anën e majtë të pasqyrës kurse të ardhurat do pasqyrohen në anën e djathtë të saj. Në këtë formë diferenca midis të ardhurave dhe shpenzimeve do të vendoset për barazim në anën me shumën më të vogël dhe përbën zërin Fitim ose Humbje të kësaj pasqyre. Sipas standarteve tw kontabilitetit, informacioni për të ardhurat dhe shpenzimet e njësisë ekonomike paraqitet në pasqyrën “Llogaria Humbje – Fitime”, që është e ndërtuar në formë të krahasuar dhe ku elementët e të ardhurave dhe të shpenzimeve paraqiten të grupuara në një mënyrë të caktuar në përputhje me natyrën e tyre.

  12. 3.2 Pasqyra e kapitalit të pronarit. Kjo pasqyrë tregon të gjitha ndryshimet që kanë ndodhur në madhësinë e kapitalit të pronarit gjatë një periudhe të caktuar kohe.Tregon dinamikën e ndryshimit të kapitalit të pronarit gjatë një periudhe si nga ndryshimi i interesave të pronarit në njësinë ekonomike ashtu edhe nga efektet e aktivitetit të saj të kryer nga drejtimi i njësisë. Ajo pasqyron kapitalin e pronarit në fillim të periudhës, të ardhurën neto ose humbjen e realizuar gjatë periudhës, investimet dhe tërheqjet e kapitalit të bëra gjatë periudhës nga pronari si dhe mbetjen e kapitalit të pronarit në fund të periudhës. Madhësia e kapitalit gjendje në fund të periudhës, llogaritur sipas kësaj pasqyre, duhet të përputhet me shumën e kapitalit të pronarit të paraqitur në bilanc. Pasqyra e kapitalit të pronarit paraqitet në skemën 5 :

  13. Skema 5

  14. Në skemën 6 paraqitet forma e thjeshtë e pasqyrës të kapitalit të pronarit: Skema 6

  15. 3.3 Pasqyra e ndryshimeve të mjeteve monetare. Kjo pasqyrë siguron informacion në lidhje me hyrjet dhe daljet e mjeteve monetare gjatë një periudhe kohe të caktuar dhe efektet monetare të të gjitha marrëdhënieve me të tretët, që rezultojnë nga aktiviteti i zakonshëm, investues dhe financiar i njësisë ekonomike. Kjo pasqyrë është e rëndësishme për t’u informuar për gjëndjen e likuiditeteve në njësinë e ekonomike, pra për aftësinë e saj paguese. Si konkluzion mund të thuhet se që të gjitha pasqyrat kanë lidhje të ngushtë me njëra tjetrën dhë të gjitha së bashku japin një pamje të plotë të gjendjes financiare të njësisë ekonomike. Në këtë pjesë ato u paraqitën shumë shkurtimisht vetëm me qëllim që të krijohet një ide në lidhje me to. Më pasë në kapitull të vecantë psqyrat finaanciare do të trajtohen më gjerë. Çështja 4-të.Karakteristikat cilësore dhe parimet kryesore të ndërtimit të pasqyrave financiare.

  16. 4.1.Karakteristikat kryesore të pasqyrave financiare. Karakteristikat cilësore janë ato që e bëjnë informacionin kontabël ( bilancin dhe pasqyrat e tjera përmbledhëse ) të dobishme për përdoruesit. Këto karakteristika mund t`i përmbledhim: • Kuptueshmëria (të qenit e kuptueshme) • Përshtashmëria në objektin që synon • Qënia pa të meta ( Besueshmëria) • Krahasueshmëria • Vijushmëria a) Kuptueshmëria e informacionit kontabël të nxjerrë. Informacioni kontabël duhet të jetë i kuptueshëm nga përdoruesit e tij.Një informacion kontabël kompleks, i përshtatshëm (me dokumente përmbledhëse të kostos, magazinave, shit-blerjeve, analizë treguesish, etj.) duhet të lehtësojë njohjen, studimin dhe nxjerrjen e konkluzioneve për ecurinë dhe shtimin e njësisë ekonomike. Arsyetimi se ai është tepër i vështirë për t`u kuptuar nga disa përdorues ose drejtues nuk qëndron. Në organizimin e njësisë ekonomike edhe kur drejtuesi (administratori) nuk është specialist kontabiliteti, duhet të jenë menaxherët financiarë, ose këshilltarët e profesionit të financës

  17. dhe kontabilitetit, ata që studiojnë informacion kontabël, nxjerrin konkluzione dhe i vijnë në ndihmë drejtuesit të biznesit me propozime të tyre për rritjen e aktivitetit fitimprurës. Pasqyrat financiare përgatiten për të informuar një grup të gjerë përdoruesish. Me qëllim që informacioni i tyre të jetë informues dhe i kuptueshëm, terminologjia e përdorur duhet të jetë e njëjtë gjatë gjithë materialit. Ato duhet të jenë të qarta dhe të kuptueshme dhe të shmangin përdorimin e një terminologjie të pakuptueshme për lexuesit e jashtëm. Megjithatë, në përgatitjen e pasqyrave financiare mendohet që lexuesit dhe përdoruesit e tyre kanë njohuri të mjaftueshme në fushën e kontabilitatit. Për t`i ardhur në ndihmë atyre pasqyrat financiare duhet të përmbajnë referenca p.sh. pasyra e të ardhurave e shpenzimeve, e fluksit të parave, etj. Për këtë arsye kërkohet që përdoruesit e informacionit kontabël të kenë: - një njohje të mirë të aktiviteteve ekonomike dhe të kontabilitetit. - vullnetin për të studiuar informacionin qoftë dhe i vështirë, në mënyrë të mjaftueshme, të zellshme e të kujdesshme, për të nxjerrë konkluzionet e duhura për aktivitetin e njësisë ekonomike. b) Përshtatshmëria me objektivin (Forca ndikuese).

  18. Informacioni kontabël që përftohet nga bilanci dhe pasqyrat e tjera përmbledhëse, që përmbajnë gjendjet finacniare, është i dobishëm kur ai ndikon në vendimet ekonomike të përdoruesve: - duke i ndihmuar të vlerësojnë ngjarjet e kaluara, të tanishme dhe ecurinë e njësisë ekonomike në të ardhmen. - ose duke konfirmuar apo duke korrigjuar vlerësimet e tyre të mëparshme në funksion të shëndoshjes së aktivitetit të njësisë ekonomike në të ardhmen. Përshtatshëmria e informacionit ndikohet : - së pari, nga natyra e informacionit kontabël, i cili duhet të jetë bindës dhe argumentues. Kur është i tillë, ai është ndikues në marrjen e vendimeve. Kështu p.sh. pasi është bërë analiza e kostos në bazë të dokumentave përmbledhëse, është vendosur që artikulli A të mos prodhohet më dhe në vend të tij të dyfishohet prodhimi i artikullit B, mbasi ky artikull ka treg të garantuar dhe çmim të mirë. Një vendim i tillë është në kohë dhe do të rrisë më tej efektivitetin e njësisë ekonomike. - së dyti, nga rëndësia e informacionit kontabël.

  19. Një informacion kontabël i rëndësishëm, ndikon drejpërdrejt në vendimet e drejtimit të njësisë. Një informacion i pasaktë do ta fuste në vështirësi njësinë dhe do të kishte pasoja të rënda për ecurinë e aktivitetit të saj. c) Qënia pa të meta e informacionit kontabël (bilancit dhe pasqyrave të tjera fianciare) – Besueshmëria. Informacioni kontabël konsiderohet pa të meta kur nuk është i prekur nga gabime, as nga marifete të rëndësishme. Që të jetë i besueshëm ai duhet të pasqyrojë besnikërisht veprimtarinë e njësisë ekonomike. Qënia pa të meta e informacionit kontabël rrjedh nga zbatimi i pesë parimeve që vijojnë. 1. Parimi i pamjes besnike: Për të qënë pa të meta, informacioni kontabël duhet të paraqesë në mënyrë besnike transaksionet dhe ngjarjet e tjera që ai synon të përfaqësojë. Kështu, kur një vlerësim në informacionin kontabël është i pa sigurtë, transaksioni në përgjithësi nuk duhet të figurojë. P.sh. në qoftë se vlefshmëria dhe shuma e një kërkese dëmi, në sajë të një veprimi gjyqësor janë objekt i një kundërshtimi serioz, nuk është e përshtatshme për sipërmarrjen të marrë në llogari në bilancin e saj shumën totale të kësaj kërkese. Përkundrazi mund të jetë e përshtatshme të jepet një informacion në aneks për shumën dhe rrethanat e kërkesës.

  20. Anasjelltas mund të jetë e përshtatshme që të evidentohen elementët e vështirë për t`u matur, duke treguar rrezikun që lidhet me këtë evidentim dhe me vlerësimin e tij. 2. Parimi i përparësisë së realitetit mbi formën: Është e nevojshme që në pasqyrat financiare, transaksionet dhe ngjarjet e tjera të paraqiten duke mbajtur parasysh thelbin e tyre ose realitetin ekonomik të tyre, më shumë se sa formën juridike. P.sh. në qoftë se shitja e një aktivi një të treti, i lë sipërmarrjes shitëse të drejtën e përdorimit të këtij aktivi, konstatimi i shitjes nuk i korrespondon realitetit të transaksionit. 3. Parimi i neutralitetit (objektivitetit): Informacioni i paraqitur në pasqyrat financiare duhet të jetë, i paanshëm dhe i besueshëm. Kur zgjedhja apo paraqitja e informacionit kontabël nuk mbështetet mbi kuadrin ligjor, kërkesat profesionale dhe të vërtetën e zhvillimeve në fushën e njësisë apo aktivitetit, atëherë themi se mungon objektiviteti, gjë që ka ndikim të drejtëpërdrejtë në marrjen e vendimeve ose gjykimeve me qëllim që të arrihet një rezultat i përcaktuar. Në përgatitjen e pasqyrave financiare dhe çmuarjen kontabile, drejtimi i njësisë duhet të marrë në konsideratë të gjithë informacionin përkatës duke përfshirë ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit, por para nënshkrimit të tyre.

  21. Zgjedhja dhe paraqitja e informacionit duhet të jetë objektiv dhe i paanshëm. Në pwrgatitjen e pasqyrave financiare duhet të shmanget tendencioziteti dhe vëmendje e njëjtë i duhet kushtuar si informacionit pozitiv ashtu dhe atij negativ. Pra jo vetëm rezultatet pozitive të njësisë, por dhe problemet që mund të ketë, si mos shitja dhe stokimi i panevojshëm i disa artikujve dhe masat që duhen marrë për shitjen e tyre qoftë dhe me kosto për të mos thelluar dhe më tej humbjet e mundshme, etj. 4. Parimi i kujdesit (maturisë): Kujdesi është marrja parasysh në një shkallë të caktuar e faktorëve që ndikojnë në veprimtarinë e njësisë. Kujdesi synon të evitojë që aktivi dhe të ardhurat të mbivlerësohen dhe detyrimet e shpenzimet të nënvlerësohen. • Krijmi i rezervave të fshehuar dhe i provizioneve të tepruara. • Nënvlerësimi me qëllim i aktiveve (mallra gjendje) ose të ardhurave. • Mbivlerësimi me qëllim i detyrimeve dhe i shpenzimeve për të ulur detyrimet e tatimit mbi të ardhurat, si dhe krijimi i rezervave të fshehura nga përdoruesit e pasqyrave financiare.

  22. Në çmuarjen kontabël drejtimi duhet të shmangë optimizimin e tepruar dhe të marrë në konsideratë të gjithë faktorët që mund të ndikojnë në vlerën e aktiveve dhe detyrimeve në bilanc. Për shëmbull, për një shumë të parashikuar për kërkesat e arkëtueshme të dyshimta drejtuesi duhet të marrë parasysh përvojën e mëparshme që lidhet me kërkesat e arkëtueshme të pambledhshme dhe të mos mendojë me optimizëm që gjendja është përmirsuar dhe kësaj here nuk ka nevojë për ndonjë ulje vlere. 5. Plotësia: Për të qenëpa të meta (funksionues) informacioni kontabël, që përmbajnë pasqyrat financiare, duhet të jetë i plotë, duke mbajtur parasysh nga ana tjetër nocionin e “rëndësisë kuptimore” të shifrës dhe koston e informacionit. Plotësia ka të bëjë dhe me krahasueshmërinë e informacionit kontabël. Për të arritur një nivel të arsyeshëm krahasueshmërie, vlerësimi dhe paraqitja efekteve financiare të transaksioneve dhe ngjarjeve të ngjashme duhet të kryhen: - me koherencë në tërësinë e një sipërmarrjeje. - me përhershmëri në kohë për këtë sipërmarrje.

  23. Pasqyrat financiare duhet të japin të gjithë informacionin e nevojshëm për të paraqitur pamjen e vërtetë dhe të sinqertë të gjendjes financiare, perfomancës financiare dhe rrjedhës së parasë të njësisë ekonomike raportuese. Në pasqyrat financiare paraqitet një vështrim i përgjithshëm i plotë mbi gjendjen financiare të njësisë ekonomike, perfomancës së saj financiare dhe rrjedhës së parave si dhe faktorë të tjerë që kanë ndikuar mbi financat e njësisë ekonomike në ushtrimin kontabël për të cilin bëhet raportimi ose mund të ndikojë në ushtrimet e mëpasshme. Informacioni për përdoruesit e pasqyrave financiare duhet të jepet edhe nëse nuk kërkohet haptas nga ndonjë satandart i nxjerrë nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit. ç) Krahasueshmëria. Kjo cilësi e informacionit kontabël të pasqyrave financiare siguron mundësinë që përdoruesit të mund të krahasojnë këtë informacion në periudha të ndryshme për të njëjtën njësi ekonomike ose midis njësive të ndryshme ekonomike. Sigurimi i kësaj vijësie realizohet nga zbatimi i parimit të qëndrueshmërisë së metodave kontabël në kohë dhe njësi të ndryshme. Shënim: Nevoja e krahasueshmërisë nuk duhet ngatërruar me uniformitetin dhe nuk duhet të bëhet një pengesë për ndyshimin e metodave kontabël në sipërmarrje, kur metoda të reja janë më me forcë ndikuese dhe më funksionante.

  24. Me qëllim që t`u mundësohet përdoruesve të informacionit kontabël, të matin ndikimin e ndryshimeve të ndodhur, gjendjet kontabile të periudhave paraardhëse duhet të ritrajtohen për të dhënë një informacion kontabël. e)Vijushmëria. Që informacioni i pasqyruar në bilanc dhe pasqyrat financiare të plotësojë kushtet e mësipërme, mbahet parasysh midis të tjerave edhe vijushmëria e aktivitetit të njësisë ekonomike. Kjo do të thotë,që drejtuesit duhet të bëjnë një vlerësim të aftësisë së njësisë ekonomike për të vazhduar të funksionojë edhe për një kohë të pacaktuar. Ata duhet të përcaktojë se: a) nuk ka qëllim të likuidojnë njësinë, b) nuk ka qëllim të pushojë aktivitetin, c) nuk ka asnjë alternativë reale për këtë. Nëse bilanci dhe pasqyrat financiare nuk pregatiten në përputhje me këtë parim, atëherë drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të sqarojnë arsyet e ndërprerjes së aktivitetit, për shkak të falimentimit, mbasi nuk ka asnjë alternativë tjetër për të vazhduar aktivitetin.

  25. Pra, drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të vlerësojnë mundësinë për të pasur vijushmëri aktiviteti për 12 muajt e ardhshëm pas datës së mbylljes së bilancit. Nëse vijushmëria e veprimatrisë së njësisë ekonomike nuk është e sigurtë (p.sh. njësia nuk plotëson kërkesat ligjore, sepse i mungon liçensa e ndërtimit, apo tregëtimit të artikujve farmaceutikë, etj.),drejtuesit e njësisë ekonomike duhet të sqarojnë në shënimet e aneksit të bilancit rrethanat që sjellin këtë. Nëse njësia ekonomike ka filluar të likujdojë veprimatrinë e saj ose është e mundur që do ta likujdojë atë brenda 12 muajve të ardhshëm,bilanci dhe pasqyrat financiare, përfshirë bazën e veprimit të aksioneve dhe detyrimeve duhet ta reflektojë këtë fakt. Periudha për të cilën merret në konsideratë vijushmëria është ajo e 12 muajve nga data e ndërtimit të bilancit dhe pasqyrave financiare.

  26. Pyetje dhe ushtrime. a) Pyetje • Ç`është bilanci? Përse shërben ai? Ç`është Aktivi , Detyrimet dhe Burimet e veta të njësisë ekonomike? Si pasqyrohen ato në bilanc? Pse? • Ç`është kapitali neto? Pse quhet kështu? • Cilat janë format kryesore të paraqitjes së bilancit? • Ç`është ekuacioni kontabël (i bilancit)? Si shpjegohet dhe ku e ka burimin ai? • Kriteret e klasifikimit të veprimeve ekonomike, si grupohen ato brënda secilit nga këto kritere? • Flisni për bilancin dhe pasqyrat kryesore financiare dhe cilat janë ato ? • Si ndërtohen bilanci dhe Pasqyrat financiare? Cili është roli i secilës prej tyre në proçesin e drejtimit të njësisë ekonomike ? • Çfarë karakteristikash cilësore kryesore duhet të plotësojë informacioni kontabël? • Cilat janë parimet që duhet të mbahen pararsysh për sigurimine besueshmërisë të informacionit të pasqyrave financiare?

  27. Çfarë kuptoni me supozimin e vijimësisë në ndërtimine pasqyrave financiare? • Cili është kuptimi juaj për karakteristikat e kuptueshmërisë dhe të rëndësisë të informacionit të pasqyarve financiare? • Shpjegoni si do ta materializoni parimin e kujdesit në kushtet e aktivitetit të njësisë ekonomike. b)Ushtrime. 1- Në datën 31.12.200X njësia ekonomike zotëron këto të dhëna: - Ndërtesa 20.000 lekë, - Mjete monetare 20.000 lekë, - Materiale 6.000 lekë, - Të drejta ndaj të treteve 4.000 lekë, - Hua bankare 8.000 lekë, - Furnitorë 20.000 lekë, - Burimet e veta (kapitali i pronarit) __?__ lekë. Bazuar në këto të dhëna të ndërtohet Bilanci Kontabël dhe të tregohet ekuacioni i tij.

  28. 2- Veprimet e mëposhtme: a) Pagimi i parave furnitorëve dhe b) Arkëtimi i parave nga klientët janë veprime që sjellin ndryshime: - Vetëm në zërat e aktivit? – Vetëm në zërat e pasivit? - Në rritjen e të dy anëve të bilancit? - Në pakësimin e të dy anëve të bilancit? 3- Çfarë efekti kanë në gjëndjen financiare të njësisë ekonomike këto veprime: - Tërheqja e kapitalit nga pronari për përdorim vetjak. - Arketimi i qirasë së ndërtesës. - Pagimi i faturës elektrike. - Realizimi i të ardhurave nga shitja. - Pagimi i TVSH- së. - Arkëtimi i të ardhurave nga interesat.

  29. 4- Jepni nga 4 shembuj për secilin nga veprimet ekonomike që keni mësuar. Tregoni efektin e secilit në Ekuacionin e bilancit dhe ne madhësinë e Burimeve të veta. 5- Cili nga konceptet e mëposhtëm kontabël lidhet edhe me përkatësinë edhe me besueshmërinë e informacionit kontabël? a. koha b. neutraliteti c. qëndrueshmëria d. vlera e një aktivi. 6- Cili nga parimet e mëposhtme lidhet me sigurimin e cilësise të krahasueshmërisë të pasqyarve financiare: a) Neutraliteti b) Kujdesi c) Qëndrueshmëria d) Materialiteti e) Asnjëra Argumentoni përgjigjjen. 7- Cili nga parimet e mëposhtme nuk lidhet me sigurimin e cilësisë të besueshmërisë të pasqyrave financiare: a) Paraqitja besnike b) Përparësia e përmbajtjes mbi formën c) Materialiteti d) Qënia e plotë e) Neutraliteti 8- Materialiteti është parim kontabël që lidhet me cilësinë e informacionit kontabël të: a) Besueshmërinë b) Krahasueshmërisë c) Kuptueshmërisë d) Asnjë nga këto nuk është e vërtetë

  30. 9- Tregoni ndikimin që kanë veprimet e mëposhtme në bilancin kontabël: - Blerja e materialeve me para në dorë 5.000 lekë - Shlyerja e detyrimit ndaj furnitorëve 80.000 lekë - Dhënia falas e një ndërtesë një të treti 70.000 lekë - Dhënia e një makinerie në këmbim të një ndërtese 200.000 lekë - Shitja e një kamioni me para në dorë 100.000 lekë - Marrja e parave hua nga banka 90.000 lekë - Vendosja në kapital e një ndërtese nga pronari 50.000 lekë - Tërheqja e parave nga banka për blerje kompjuteri 95.000 lekë 10- Gjendja e disa llogarive në fund të mujait paraqitet si vijon: - Të ardhura nga shitja e mallrave 300.000 lekë - Kostoja e mallrave të shitura 200.000 lekë - Shpenzimet e pagave 30.000 lekë - Të ardhurat nga interesat bankare 6.000 lekë - Qeraja e paguar 20.000 lekë - Interesi i paguar për huan bankare 20.000 lekë - Shpenzime telefoni 10.000 lekë

  31. Ndërtoni pasqyrën e thjeshtë të ardhurave dhe shpenzimeve dhe nxirrni rezultatin(Fitim apo humbje). 11- Gjendja e disa llogarive në fund të muajit paraqitet si vijon: - Kapitali i investuar gjatë periudhës 100.000 lekë - E ardhura neto e periudhës 250.000 lekë - Tërheqjet e pronarit 50.000 lekë - Dividentët e shpërndarë 60.000 lekë - Kapitali i pronarit në 01.01.200X 120.000 lekë - Kapitali në fund të periudhës 31.12.200X ? Ndërtoni Pasqyren e levizjes se kapitalit dhe gjëndjen ne fund te periudhes 12- Gjendja e disa llogarive në fund të muajit paraqitet si vijon: - Mjete monetare në 01.01.200X 100.000 lekë - Mjete monetare të hyra nga aktiviteti i njësisë 300.000 lekë - Mjete monetare të marra hua nga banka 60.000 lekë - Mjete monatere të dala për pagimin e huas bankare 30.000 lekë - Mjete monetare të investuara nga pronari 50.000 lekë - Mjete monetare të dala për blerjen e një ndërtese 140.000 lekë- Mjete monetare në fund të periudhës 31.12. ? Ndërtoni pasqyrën e mjeteve monetare dhe llogarisni gjëndjen e tyre më 31.12.200X..

More Related