1 / 29

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Mars 2010. Sa herë në jetë ti ndien nevojën që ndokush të të japë një dorë dhe në të njëjtën kohë vëren se askush nuk mund ta zgjidhë problemin tënd!. Dhe në atë moment i drejtohesh Dikujt, që gjërat e pamundshme di t’i bëjë të mundshme. E ky e ka një emër: është Jezusi.

eris
Télécharger la présentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Mars 2010

  2. Sa herë në jetë ti ndien nevojën që ndokush të të japë një dorë dhe në të njëjtën kohë vëren se askush nuk mund ta zgjidhë problemin tënd!

  3. Dhe në atë moment i drejtohesh Dikujt, që gjërat e pamundshme di t’i bëjë të mundshme. E ky e ka një emër: është Jezusi. Dëgjo se ç’të thotë:

  4. “Përnjimend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali Dil këndej e shko atje!, do të kalojë dhe asgjë s’do t’ju jetë e pamundshme!”(Mt 17,20).

  5. Kuptohet se shprehja “të lëvizësh malet” nuk duhet marrë në kuptimin e ngushtë. Jezusi nuk u ka premtuar dishepujve një pushtet për të bërë mrekulli të papara që të habisin turmën.

  6. Dhe, në fakt, nëse kërkon në të gjithë historinë e Kishës, nuk do të gjesh ndonjë shenjt - me sa di unë - që të ketë lëvizur malet me anë të fesë. Gianna Beretta Molla Pier Giorgio Frassati Chiara Luce

  7. “Të lëvizësh malet” është një hiperbolë, domethënë një mënyrë të shprehuri e tepruar me qëllim, për të ngulitur në mendjen e dishepujve konceptin që asgjë nuk është e pamundshme.

  8. Në fakt, çdo mrekulli që Jezusi ka kryer, vetë ose përmes të vetëve, ka qënë gjithmonë në funksion të Mbretërisë së Hyjit, ose të Ungjillit ose të shpëtimit të njerëzve. Lëvizja e një mali nuk do t’i shërbente kësaj.

  9. Krahasimi me “kokrrën e sinapit” tregon se Jezusi nuk të kërkon një fe pak a shumë të madhe, por një fe të vërtetë. Dhe karakteristika e fesë së vërtetë është mbështetja vetëm në Hyjin dhe jo në aftësitë e tua.

  10. Nëse të lind dyshimi ose ngurrimi në fe, do të thotë se besimi yt në Hyjin nuk është ende i plotë: ke një besim të brishtë dhe pak të vlefshëm, që akoma mbështetet në forcat e tua dhe në logjikën njerëzore.

  11. Përkundrazi, kush ka tërësisht besim në Hyjin, e lejon vetë Atë të veprojë dhe... për Hyjin s’ka gjë të pamundshme. Feja që Jezusi kërkon prej dishepujve është pikërisht sjellja plot me besim që ia mundëson Hyjit ta dëftojë fuqinë e tij.

  12. Dhe kjo fe, që lëviz pra malet, nuk është ruajtur për disa njerëz të jashtëzakonshëm, ajo është e mundshme dhe detyrë për të gjithë besimtarët.

  13. “Përnjimend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali Dil këndej e shko atje!, do të kalojë dhe asgjë s’do t’ju jetë e pamundshme!”(Mt 17,20).

  14. Besohet se Jezusi ua ka thënë këto fjalë dishepujve të tij, kur po i dërgonte në mision.

  15. Është e lehtë të shkurajohesh dhe të frikësohesh, kur je i vetëdijshëm se je një grigjë e vogël e papërgatitur, pa dhunti të veçanta, përballë turmave të shumta në numër, të cilave duhet t’u çosh të vërtetën e Ungjillit.

  16. Është kollaj të na lëshojë zemra përballë njerëzve që kanë interesa krejt të ndryshme nga Mbretëria e Hyjit. Duket një detyrë e pamundshme.

  17. Është atëherë që Jezusi i siguron të vetët se me fe “do të lëvizin malet” e indiferentizmit, të çinteresimit të botës. Nëse do të kenë fe, asgjë nuk do të jetë e pamundshme për ta.

  18. Këto fjalë mund të gjejnë zbatim gjithashtu edhe në rrethana të tjera të jetës, mjaft që të jenë në përkim me përhapjen e Ungjillit dhe me shëlbimin e njerëzve.

  19. Nganjëherë, përballë vështirësive të pakapërcyeshme mund të lindë tundimi për të mos iu drejtuar as Hyjit. Logjika njerëzore të thotë: boll, se nuk ia vlen. Ja që atëherë Jezusi na grish të mos shkurajohemi dhe t’i drejtohemi Hyjit me besim. Ai në një mënyrë ose në një tjetër do ta plotësojë nevojën.

  20. Kështu i ndodhi Lelës. Kishin kaluar disa muaj nga dita kur kishte përballuar plot shpresë punën e re në Belgjikë mes flamandëve. Por tani një ndjenjë tronditjeje dhe vetmie i kishte mbërthyer shpirtin.

  21. I dukej se mes saj dhe vajzave të tjera me të cilat punonte dhe jetonte ishte ngritur një mur i pakapërcyeshëm. Ndihej e veçuar, e huaj mes atyre njerëzve, të cilëve do të kishte dashur veç t’u shërbente me dashuri.

  22. Gjithçka varej nga nevoja për të folur një gjuhë që nuk ishte as e saj e as e atyre që e dëgjonin. I kishin thënë se në Belgjikë të gjithë flisnin frëngjisht dhe e kishte mësuar, por kur ishte takuar me ta e kishte kuptuar se flamandët e studiojnë frëngjishten vetëm në shkollë dhe, në përgjithësi, nuk e flasin me dëshirë.

  23. Shumë herë ishte përpjekur që ta lëvizte atë mal mënjanimi, që e mbante larg prej tyre, por më kot. Çfarë mund të bënte për to?

  24. Ende kishte përpara syve fytyrën e shoqes së saj Godelieve plot trishtim. Atë mbrëmje ishte tërhequr në dhomën e saj pa prekur ushqim. Lela ishte përpjekur ta ndiqte, por ishte ndalur përpara derës së dhomës së saj, e ndrojtur dhe në mëdyshje. Kish dashur të trokiste... por ç’fjalë të përdorte për t’u kuptuar? Kishte mbetur aty për disa sekonda, pastaj ishte dorëzuar edhe një herë tjetër.

  25. Mëngjesin tjetër hyri në kishë dhe u ul në fund, me fytyrën të mbuluar me duar, që askush të mos i dallonte lotët e saj. Ai ishte i vetmi vend ku nuk ishte e nevojshme të flisje një gjuhë tjetër, ku nuk ishte e nevojshme as të jepje shpjegime, sepse ishte Dikush që kuptonte pa pasur nevojë për fjalë. Qe siguria e atij kuptimi që i dha guxim dhe, me shpirt të angështuar, i kërkoi Jezusit: “Përse nuk mund ta ndaj bashkë me vajzat e tjera kryqin e tyre dhe t’u them ato fjalë që Ti vetë më bëre të kuptoj kur Të takova: që çdo dhimbje është dashuri?”.

  26. Dhe qëndronte përballë tabernakullit, sikur të priste një përgjigje prej Atij i cili në jetë ia kishte ndriçuar çdo errësirë. Uli sytë mbi Ungjillin e ditës dhe lexoi: “Mos u trembni – unë e munda botën”. Ato fjalë zbritën si vaji në shpirtin e Lelës dhe ndjeu një paqe të madhe.

  27. Duke u kthyer për të ngrënë mëngjes, ndeshi Anën, vajzën që kujdesej për rregullin në shtëpi. E përshëndeti dhe e ndoqi deri tek bufeja; pastaj, pa folur, filloi ta ndihmonte në përgatitjen e mëngjesit. E para që zbriti qe Godlieve. Po vinte në kuzhinë për të kërkuar kafe, me ngut për të mos takuar njeri. Por atje ndali: paqja e Lelës e kishte prekur shpirtin e saj më fort se çfarëdo fjalë.

  28. Atë mbrëmje, duke u kthyer në shtëpi, Godelieve e arriti Lelën me biçikletë dhe, duke u përpjekur për të folur në një mënyrë që ajo ta kuptonte, i pëshpëriti: “Nuk duhen fjalët e tua; sot jeta jote më tha ‘Duaj edhe ti!’”. Mali kishte lëvizur.

  29. “Përnjimend po ju them: në paçit fe edhe vetëm sa një kokërr sinapi e i thoni këtij mali Dil këndej e shko atje!, do të kalojë dhe asgjë s’do t’ju jetë e pamundshme!” (Mt 17,20). “Fjala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, Shtator 1979.Grafika Anna Lollonë bashkim medon Placido D’Omina (Siçili - Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org

More Related