1 / 18

Lënda : EKONOMIA E NDERMARRJES Tema: Funksionet e Ndërmarrjes

FAKULTETI I SHKENCAVE TE APLIKUARA TE BIZNESIT - PEJE. Lënda : EKONOMIA E NDERMARRJES Tema: Funksionet e Ndërmarrjes. Mr. s c . Driton Sylqa. Funksionet e ndërmarrjes. Detyra t e një ndërmarrjeje p ërbë hen nga shumë lloje të punëve , që m und të grupohen : P rodhuese

gisela
Télécharger la présentation

Lënda : EKONOMIA E NDERMARRJES Tema: Funksionet e Ndërmarrjes

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. FAKULTETI I SHKENCAVE TE APLIKUARA TE BIZNESIT - PEJE Lënda: EKONOMIA E NDERMARRJESTema: Funksionet e Ndërmarrjes Mr.sc.Driton Sylqa

  2. Funksionet e ndërmarrjes Detyrat e një ndërmarrjeje përbëhen nga shumë lloje të punëve, që mund të grupohen: • Prodhuese • Joprodhuese / ofrimi i shërbimeve Funksionin afarist në ndërmarrje e përcaktojnë detyrat e tërësishmë të ndërmarrjes, • puna e punëtorëve e bërë në grupe të vogla në kryerjen e detyrave konkrete në ndërmarrje, • mjetet e punës, • lënda e punës si faktor material i prodhimit.

  3. Funksionet e ndërmarrjes Në organizimin e funksioneve për kryerjen e detyrave prodhuese e joprodhuese, paraqiten disa momente si: • detyra të cilat përfshihen brenda një funksioni duhet përherë të rradhiten dhe të kontrollohet mënyra e zbatimit të tyre në praktikë, • duhet të përcaktohet gjithnjë radhitja e punëve sipas kryerjes dhe koha e nevojshme për kryerjen e tyre si dhe të përcaktohet mënyra dhe ritmi i kryerjes,

  4. Funksionet e ndërmarrjes • të caktohet me një sistem shkencor normativi i materialit dhe i mjeteve për punë në prodhim apo në shërbim në njërën anë, • të caktohen edhe rezultatet të cilat pasojnë nga ai deponim në riprodhim, • të bëhen përherë ndërrime të nevojshme organizative përbrenda funksioneve ose, nëse paraqitet nevoja të bëhet edhe • riorganizimi i tërësishëm i funksioneve në ndërmarrje.

  5. Llojet e funksioneve të ndërmarrjes Funksionet: • funksioni i hulumtimit dhe zhvillimit, • funksioni i planifikimit, • funksioni i prodhimit, • funksiono komercial, • funksioni i marketingut, • funksioni financiar, • funksioni i përpunimit automatik të të dhënave dhe i informatave, • funksioni kadrovik • funksioni i punëve të përgjithshme etj.

  6. Funksioni i hulumtimit dhe zhvillimit • Hulumtimet zgjasin shumë dhe janë të ndërlikuara • Merren kuadrot e kualifikimeve superiore me aftësi të mëdha shkencore në lëmenj të ndryshëm. • Është shumë i rëndësishëm dhe mundëson përparim dhe zhvillimin e ndërmarrjes.

  7. Objektivat e hulumtimit shkencor • krijimi dhe zbatimi në praktikë i procesit teknologjik i cili do të jetë më efikas dhe më ekonomik, • zbulimi i burimeve energjetike dhe i materialeve të reja me të cilat do të prodhohen produktet më cilësore dhe më të lira, • përmirësimet në cilësinë e prodhimit apo të shërbimeve, • mënyrat e reja në përdorimin e materialeve, mjeteve për punë, pajisjeve dhe veprimeve në procesin e prodhimit, • eliminimi i fyteve të ngushta dhe i vendeve të gjëra në prodhim, të cilat pengojnë punën normale në prodhim, • zvogëlimi i shpenzimeve të prodhimit, • aplikimi i standardizuar ose tipizimit të elementeve të prodhimit apo i procesit teknologjik, • mbledhja, konsultimi dhe përpunimi i literaturës shkencore dhe zbatimi i rezultateve në praktikë, etj.

  8. Fazat e hulumtimit shkencor-teknik • faza e hulumtimeve paraprake, • faza e hulumtimeve fundamentale, • aplikimi i rezultateve të hulumtimeve në prodhimtari dhe • përpunimi provues-konstruktiv.

  9. Funksioni i planifikimit • Çdo ndërmarrje duhet të planifikojë – të parashohë. • Me plan paracaktohet se çka duhet bërë, nga kush, kur, si, në cilën mënyrë dhe me cilat mjete. • Ështëi nevojshëm parashikimi për aktivitetin e ardhshëm e sidomos për rezultatet e afarizmit. “planifikimi në ndërmarrje definohet si aktivitet vazhdues për sendërtimin e objektivave, planeve dhe parashikimive lidhur me afarizimin e ndërmarrjes”

  10. Funksioni i planifikimit Me plan caktohen saktësisht detyrat dhe kushtet në të cilat realizohen detyra e bazuara në faktet konkrete dhe në objektivin. Planifikohet; • procesi i punës, • rezultatet e punës, • radhitja e rezultateve të punës, • zhvillimi i organizimit, • blerja, shitja, eksporti i prodhimeve, • investimet e të tjera.

  11. Funksioni i prodhimtarisë • Prodhimi është rezultat nga një aktivitet i vetëdijshëm injeriut, transformon lëndën e punës në një vlerë të re përdoruese për konsumatorët. • Punët lidhur me kryerjen e detyrave në një ndërm.prodhuese përbëjnë funksionin prodhues. Atomundtëndahennëkëtolloje: • punëtpërgatitoretëprodhimit, • punët e kryerjessëdetyrave, • punët e kontrollitdhe • punët e mirëmbajtjessëmjeteve.

  12. Funksioni komercial Qellimi i këtij funksioni është: • Blerja e mjeteve për prodhim • Furnizimi me mjete dhe lëndë të parë • Përzedhja e furnitorëve • Përvetësimi i teknikave të blerjes • Mirëmbajtja e marrëdhënieve me furnitorët • Shitja e prodhimeve në treg • Hulumtimi i kanaleve të shitjes • Promocioni i shitjes • Aftësimi i personelit të shitjes • Kreditimi i shitjeve • Raportimi / analiza periodike mbi shitjet, etj

  13. Funksioni i marketingut Aktivitetet e marketingut si funksion në ndërmarrje: • Hulumtimi i tregut / identifikimi i kërkesës • Njohja, hulumtimi dhe përcaktimi i blerësve potencial • Shqyrtimi i reagimeve të blerësve/konsumatorëve • Hulumtimi / analizimi / shqyrtimi i kanaleve të shitjes Rrjedhimisht, inicohen angazhimet: • Çmimi • Promovimi • Publiciteti • Reklamimi

  14. Funksioni i financimit • Qëllimi i këtij funksioni është që ndërmarrja të kryej detyrën e vet me sa më pak mjete financiare. • Sipas këtij funksioni duhet të sigurohen financa për blerjen e mjeteve për prodhim, për pagesat e furnitorëve, për likuiditetin, inkasimin e borxhit,etj. • Sasia e mjeteve të angazhuara duhet të jetë optimale • Mungesa e mjeteve e bën ndërmarrjen jolikuide • Teprica e mjeteve i shkakton shpenzime të pa-arsyeshme • Evidenca financiare e transaksioneve • Shërbimi i evidencës kontabile • Shërbimi operativ i financave, etj

  15. Funksioni i sistemit automatik të informatave • Informata në sasi, cilësi dhe kohë është e domosdoshme për çdo ndërmarrje • Sa më i shpejtë të jetë komunkimi, aq më efikase është ndërmarrja në vendimarrje dhe në zgjidhjen e problemeve • Mbledhja, përpunimi, memorimi dhe shpërndarja e informacionit nëpër të gjitha kanalet e komunikimit në ndërmarrje është detyrë primare e këtij funksioni • Klasifikimi, bartja dhe shfrytëzimi i informatave të sakta është pikënisje për marrjen e vendimeve të natyres strategjike, taktike dhe operative.

  16. Funksioni kadrovik • Ky funksion është i varur nga faktori – njeri. • Suksesi i shërbimit kadrovik varet nga kualitetet e njerëzve, roli dhe rendësia e struktures organizative. • Detyrat (objektivat) kryesore të këtij funksioni janë: • Selektimi, rekrutimi dhe punësimi i peronelit • Formimi, trajnimi dhe ngritja profesionale e personelit • Hartimi i skemës së shpërblimeve • Ofrimi i i modelve për motivimin e punëtoreve • Sigurimi i mjeteve / ambientit mbrojtës në punë • Pushimi dhe rekreacioni për personelin

  17. Funksioni i punëve të përgjithshme Përfshin kryerjen e një numri të madh të detyrave të ndryshme, të cilat janë të përbashkëta për të gjitha funksionet në ndërmarrje, ku bëjnë pjesë: • Punët administrative – teknike, • Të sekretariatit • Mbrojtjes në punë • Sigurimi i mjeteve dhe • Shërbimi juridik • Përfaqësimi i ndërmarrjes para

  18. Faleminderit për vëmendjen!

More Related