1 / 24

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

hong
Télécharger la présentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Konceptet e kontabilitetitTema VIII-te:Detyrimet (burimet e huajtura) dhekontabilitetiityreLeksioni 13a- Detyrimetafatgjata, vleresimiidetyrimeveperkufizimi, huatebankare, huate me obligacione, emetimiiobligacioneve e kontabilitetiityre, emetimiiobligacioneve me prim, emetimiiobligacioneve me zbritje, terheqjariblerja e obligacioneve.Leksione 2 oreSeminare 2 oreLaborator 1 ore

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. DETYRIMET (BURIMET E HUAJTURA) DHE KONTABILITETI I TYRE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Detyrimet afatgjatë (DAGJ) • Vlerësimi i detyrimeve • Huatë bankare • Huatë me obligacione • Emetimi i obligacioneve me vlerë nominale • Emetimi i obligacioneve me zbritje vlere • Regjistrimet për tërheqjen (riblerjen e obligacioneve)

  8. Çështja 1-rë. Detyrimet afatgjata (DAGJ). 1.1 Vlerësimi i detyrimeve. Detyrimet në kontabilitet gjithmonë pasqyrohen të vlerësuara në monedhën kombëtare, pra në lekë. Detyrimet që lindin në kontabilitet regjistrohen të vlerësuara me vleftën e mallrave apo shërbimeve të përfituara në datën e lindjes së tyre. Në bilanc këto detyrime pasqyrohen me vlerën e tyre kontabël. Nqs rezulton një ndryshim (rritje ose zvogëlim) me karakter përfundimtar i vleftës së detyrimeve, diferenca pasqyrohet si rritje apo zvogëlim i tyre, duke ngarkuar përkatësisht shpenzimet ose të ardhurat e periudhës. Detyrimet që lindin në monedhë të huaj regjistrohen në kontabilitet të konvertuara në lekë në bazë të kursit të këmbimit të monedhës së huaj me lekun në datën e lindjes së detyrimit. Theksohet që regjistrimi në llogari i këtyre detyrimeve bëhet duke pasqyruar informacionin dhe për madhësinë e tyre në monedhën e huaj. Kjo është e nevojshme për marrëdhëniet e drejtpërdrejta me kreditorët. Theksojmë këtu se në teorinë e kontabilitetit njihet dhe metoda e përdorimit të kursit fiks kontabël për regjistrimin e lindjes së detyrimeve në valutë të huaj e cila zakonisht nuk rekomandohet sidomos në vende ku kurset e këmbimit janë të paqëndrueshme. Në bilanc këto detyrime paraqiten të konvertuara në monedhën kombëtare. Kursi i konvertimit duhet të jetë ai i datës së fundit të periudhës ushtrimore ose kursi i shpallur nga Banka e Shqipërisë.Për një pjesë detyrimesh nuk mund të përcaktohet me sakëtsi vlefta e tyre që në momentin kur ato ndodhin, prandaj është e nevojshme që ato të paravlerësohen dhe më vonë të bëhen regjistrime rregulluese për saktësimin e vlerës së tyre. Në vijim do të trajtohen në veçanti detyrimet afatgjata dhe ata afatshkurtra për çdo element të tyre.

  9. 1.2 Përkufizimi i detyrimet afatgjata(DAGJ). Detyrimet afatgjata janë detyrime që nuk shlyhen brenda një viti financiar apo viti ushtrimor, por zakonisht pas një viti ose më gjatë. Më thjesht ato mund të përcaktohen si detyrime të njësisë ekonomike ndaj të tretëve për marrjen hua të parave apo të formave të tjera të aktiveve, me një afat kthimi më shumë se një vit, (zakonisht 2, 5, 10, 20 ose më shumë vite). Në vijim do trajtohen DAGJ sipas llojeve më kryesore të tyre. 1.2.1 Huatë bankare dhe kontabiliteti i tyre. Gjatë zhvillimit të veprimtarisë ekonomike njësisë ekonomike i lindin nevoja për mjete monetare.Në këto raste ajo mund të marrë hua nga banka dhe institucione të tjera të kreditit. Në rast se këto hua do të shlyhen pas më shumë se një viti ato klasifikohen si hua bankare afatmesme apoafatgjatë. Këtu përfshihen huatë afatmesme (1 deri në 5 vjet) dhe huatë afatgjata (mbi 5 vjet). Këtë hua njësia ekonomike mund ta marrë ose drejpërdrejt në formë monetare ose në formën e shlyerjes së fatuarve të furinitorëve. Në këtë rast do të debitohet llogaria ”Arka”, “Banka”, ose “Furnitorë” (kur shlyhet fatura e furnitorit) dhe do të kreditohet llogaria ”Hua të marra nga banka”. Shembull:Njësia ekonomike “X”, merr një hua nga Banka Kombëtare Tregtare 500.000 lekë, e cila përdoret për të shlyer furnitorin për 300.000 lekë dhe për gjendje keshi në bankë 200.000 lekë.

  10. Veprimi kontabël: Ditari Zgjidhja në mënyrë informatike:

  11. Çdo vit duhet të paguhet interesi i huasë së marrë. Interesi llogaritet gjithmonë mbi baza vjetore dhe paguhet çdo muaj. Për shpenzimin e interesit të maturuar dhe të paguar do të debitohet llogaria “Shpenzime interesi” dhe do të kreditohet llogaria “Arka” ose “Banka”. Kur llogarisim intersin dhe e paguajmë më vonë atë, do të kreditohet llogaria “Shpenzime interesi” dhe do të kreditohet llogaria “Interesa të maturuara”. Shembull:Në muajin janar 200X, banka i llogarit njësisë ekonomike “X” interesin për kredinë e marrë (interesi 8%) = 500.000 x 0.08 : 12 = 3.333 lekë cdo muaj.Në 05 shkurt 200X e paguanë atë. Veprimi kontabël: Ditari a)Për maturimin.

  12. Ditari b)Për pagesën. Shpesh shlyerja e huasë bëhet me këste të cilat mund të jenë 6 mujore, vjetore, etj. në këtë rast, për shumën e këstit të paguar, do të debitohet llogaria “Hua të marra nga banka” dhe do të kreditojet llogaria “Arka” ose “Banka”. Shembull:Njësia ekonomike“X”, në muajin janar 200X paguan këstin mujor të kredisë 50.000 lekë të marrë nga Banka Kombëtare Tregtare. Veprimi kontabël: Ditari

  13. Kur pagesa e këstit të huasë përputhet në kohë me pagesën e interesit në kontabilitet ato mund të regjistrohen në një artikull kontabël të vetëm. Llogaria “Hua të marra nga banka” ka vetëm tepëricë kreditore e cila pasqyrohet në bilanc në postin e detyrimeve. 1.2.2 Huatë me obligacione. Njësia ekonomike mund të marrë hua me anën e emetimit në publik të obligacioneve (titujve financiar e të kreditit). Një obligacion paraqet një premtim me shkrim dhe pa kusht, me anën e të cilit huamarrësi premton që do të paguajë në një datë të ardhshme të caktuar, shumën e parave të marra hua si dhe të paguajë periodikisht një shumë të caktuar interesi. Interesi i obligacionit, megjithëse mund të paguhet periodikisht një ose disa herë gjatë vitit, jepet me përqindje vjetore. Obligacionet janë detyrime për njësinë emetuese që shlyhen brenda një afati të caktuar (mund të jetë më pak ose më shumë se një vit). Kur afati i shlyerjes së obligacioneve është mbi një vit ato quhen obligacione afatgjata. Kurse për përdoruesit e obligacioneve, që mund të jenë persona fizik ose juridikë, ato janë tituj të drejtash. Duke patur parasysh natyrën e huave të marra me obligacion, emetimi i obligacioneve, e drejta e emetimit dhe e blerjes së tyre, bëhet sipas rregullave të përcaktuara me ligj ose me dispozita të veçanta. Kjo bëhet dhe për të mbrojtur interesat e obligacionmbajtësve.

  14. Elementët kryesore të obligacioneve janë: Vlera nominale e obligacionit (Vn), që është vlera e shënuar në obligacion dhe që përfaqëson detyrimin financiar të emetuesit të obligacionit. Vlera e tregut (reale) apo çmimi i obligacionit (Vt), që është vlera me të cilën obligacionet emetohen, pra shiten ose blihen në treg. Primi i obligacionit, është shtesa e vlerës së tregut mbi vlerën nominale të obligacionit. Pra ai rezulton Vn < Vt. Zbritje e obligacionit, ulja e vlerës së tregut nën vlerën nominale të obligacionit. Pra ai rezulton kur Vn > Vt. Interesi i obligacionit është çmimi që paguan huamarrësi (emetuesi i obligacionit) për përdorimin e parave të marra hua. Interesi vjetor i vendosur në fletën (çertifikatën) e obligacionit quhet përqindje nominale e interesit, përqindjae e kuponit ose përqindje e shënuar. Në kontabilitet huatë e marra me obligacion duhet të pasqyrohen në mënyrë të detajuar dhe saktësi duke siguruar informacionin si për vlerën e tyre nominale ashtu dhe vlerën e tyre të tregut. Në vijim do të pasqyrohen regjistrimet që bëhen për çdo rast të emetimit të obligacioneve me vlerën nominale, me prim dhe me zbritje, si dhe të interesave të obligacioneve.

  15. 1.2.2.1 Emetimi i obligacioneve me vlerën nominale dhe kontabiliteti i tyre. Për të pasqyruar obligacionet e emetuara, në kontabilitet përdoret llogaria “Hua me obligacione” e cila është një llogari e detyrimeve afatgjata. Supozohet që një njësi ekonomike merr më 1 janar 200X një hua më obligacione. Për këtë ajo nënshkruan me huadhënësit për emetimin e obligacioneve me vlerën nominale “X” lekë gjithsej të cilat do të paguhen me 1 janar të vitit pasardhës. Në këtë rast për vlerën e obligacioneve do të debitohet llogaria “Debitorë të tjerë” dhe do të kreditohet llogaria “Hua me obligacione”. Shembull: Njësia ekonomike “X”, më 1 janar 200X, merr hua me obligacione, me vlerë nominale 200.000 lekë, për këtë ka nënshkruar dhe kontratë me huadhënësin. Veprimi kontabël: Ditari

  16. Në momentin që njësia ekonomike u lëshon huadhënësve çertifikatat e obligacionit dhe merr paratë prej tyre, do të debitohet llogaria “Banka” dhe do të kreditohet llogaria “Debitorë të tjerë”. Shembull:Njësia ekonomike “X”, u lëshon huadhënësve çertifikata e obligacionit, shuma e marrë prej tyre është 200.000 lekë. Veprimi kontabël: Ditari Regjistrimi i obligacioneve të emetuara në këtë rast bëhet me vlerën e tyre nominale që është e barabartë me vlerën e emetimit. Llogaria “Hua me obligacione” mund të mbahet e analizuar qartë për çdo lloj të veçantë obligacioni të emetuar për marrjen e huasë.Gjatë vitit, në bazë të kontratës së lidhur njësia ekonomike paguan dhe interesat për obligacionet. Në këtë rast do të debitohet llogaria “Shpenizme për interesa” dhe do të kreditohet llogaria “Banka” ose “Arka”. Shembull: Njësia ekonomike “X”, në bazë të llogaritjes së interesave për obligacionet (interesi 8% në vit) paguan interesa gjithsej 1.333 lekë (200.000 x 0.08 : 12).

  17. Veprimi kontabël: Ditari 1.2.2.2 Emetimi i obligacioneve me prim dhe kontabiliteti i tyre. Obligacionet mund të emetohen edhe me një vlerë (çmim emetimi) më të madhe se vlera nominale e tyre. Në këtë rast emetuesi i obligacioneve merr në fakt një shumë parash me të madhe se vlera e shënuar në obligacion. Kjo shumë parash tepër quhet shtesë vlere e obligacionit ose prim i obligacionit. Në këtë rast do të debitohet llogaria “Banka” dhe kreditohet llogaria “Hua me obligacione” dhe “Primi i obligacioneve”. Shembull:Njësia ekonomie “X”, për të marrë një hua, emeton me 1 janar 1,000 obligacione me një çmim 300 lekë copa. Vlera nominale e tyre është 270 lekë copa. Interesi i tyre është 10% dhe afati i shlyerjes 10 vjet.

  18. Veprimi kontabël: Ditari Pavarsisht nga çmimi i emetimit të obligacioneve, ato në llogarinë “Hua me obligacione” do evidentohen me vlerën nominale të tyre, që përbën detyrimin real të njësisë ekonomike ndaj mbajtësve të obligacioneve të saj. Prandaj në rastet kur obligacionet emetohen më shtesë vlere, lind nevoja që të bëhen disa regjistrime rregulluese për të amortizuar dhe akumuluar periodikisht primin e obligacionit. Shembull: Njësia ekonomie “X”, ka llogaritur interesin mujor të primit 30.000 : 12 = 2.500 lekë.

  19. Veprimi kontabël: Ditari 1.2.2.3 Emetimi i obligacioneve me zbritje dhe kontabiliteti i tyre. Në këtë rast ajo do të marrë nga emetimi i këtyre obligacioneve një shumë parash më të vogël se vlera nominale e tyre, të cilën ajo detyrohet t`ia paguajë mbajtësit të obligacionit. Për këtë shumë debitohet llogaria “Banka” dhe “Zbritje obligacioni” dhe kreditohet llogaria “Hua me obligacione”. Shembull: Njësia ekonomike “X” emeton 10,000 obligacione me çmim në treg 300 lekë copa, me 12% interes, me afat 5 vjet. Vlera nominale e tyre është 340 lekë copa. Veprimi kontabël: Ditari

  20. Zbritja e obligacionit ka efekt rritjen e shpenzimeve të interesit të obligacionit, pra ka efekt të kundërt me primin e obligacioneve. Në këtë rast do të debitohet llogaria “Shpenzime për interesa” dhe do të kreditohet llogaria “Prim me obligacionet”. Shembull: Njësia ekonomike ka llogaritur interesa në zbritje për rënien e vlerës së obligacionit në shumën (40 x 10.000 x 0.12 : 12 = 4.000 lekë). Veprimi kontabël: Ditari Në shembullin e marrë për obligacionet, në fund të vitit ushtrimor më 31 dhjetor, për të zbatuar parimin kontabël të të drejtave të konstatuara, është e nevojshme të bëhen dy regjistrime rregulluese. Së pari, bëhet regjistrimi rregullues në lidhje me interesin e obligacioneve pasi emetimi i tyre është bërë më 1 nëntor 200X, dhe pagesa e interesit të tyre do të bëhet në muajin janar të vitit tjetër..

  21. Llogaritja: 1.000.000 x 0.08 : 120 muaj x 2 muaj = 13.333 Ky interes për këto dy muaj përbën shpenzim për vitin ushtrimor që mbyllet më 31 dhjetor. Por ai pasqyron edhe detyrimin për t`u paguar, sepse do paguhet më 1 shkurt të vitit pasardhës. Në këtë rast debitohet llogaria “Shpenzime për interesa” dhe kreditohet llogaria “Interesa të maturuara”. Shembull: Njësia ekonomie “X”, për vlerën totale të obligacioneve 1.000.000 lekë llogarit interesin për 2 muaj , interesi 8% në vit dhe koha 10 vjet. Veprimi kontabël: Ditari

  22. Së dyti, bëhet regjistrimi rregullues për amortizimin e primit të obligacionit për muajt nëntor dhe dhjetor. Llogaritja e shumës së primit që amortizohet për këto dy muaj paraqitet si më poshtë: (30,000 : 120 muaj) x 2 = 500 lekë Veprimi kontabël: Ditari Kur në vitin e ardhshëm , më 1 shkurt, bëhet pagesa e interesit të mbajtësve të obligacionit, në njësinë ekonomike kryhet veprimi në shumën 13.333 x 2 = 26.666 lekë. Veprimi kontabël: Ditari

  23. 1.2.2.4.Tërheqjet (Riblerjet) e obligacioneve dhe kontabiliteti i tyre Njësia ekonomike emetuese e obligacioneve mund të tërheqë obligacionet e saj kryesisht në dy raste: • Para datës së maturimit të tyre. • Në datën e maturimit të tyre. Pavarsisht se kur tërhiqen obligacionet, në kontabilitet duhet të bëhen llogaritjet dhe regjistrimet përkatëse në lidhje me interesat dhe me shlyerjen e huasë së marrë. Në rastet kur obligacionet tërhiqen para datës së maturimit të tyre, në konatbilitet është e nevojshme që të bëhen disa regjistrime. 1. Duhet regjistruar interesi rritës i pagueshëm i obligacioneve që nga dita e pagimit të këstit të fundit (paraardhës) të interesit deri në ditën e tërheqjes së obligacioneve. Për këtë debitohet llogaria “Shpenzime për interesa” dhe në kredi të llogarisë “Interesa të maturuara”. 2. Duhet regjistruar humbja ose fitimi që mund të rezultojë nga tërheqja ose riblerja e obligacioneve. Për këtë debitohet ose kreditohet llogaria “Prim me obligacionet”, “Hua me obligacione” dhe “Zbritje obligacioni”, sipas rastit nga tërheqje ose riblerje të obligacioneve, dhe debitohet ose kreditohet llogaria “Shpenzime për interesa” sipas rastit (tërheqje apo riblerje të obligacioneve).

  24. 3. Duhet të regjistrohet amortizimi ose akumulimi i primit ose zbritjes së obligacionit, nga data e regjistrimeve të fundit (paraardhëse) të bëra në lidhje me to, deri në datën e tërheqjes ose blerjes së obligacioneve. Për këtë: debitohet llogaria “Shpenzime për interesa” dhe kreditohet llogaria “Interesa të maturuara”;ndërsa në momentin e pagesës së tyre: debitohet llogaria “Interesa të matuaruara” në kredi të llogarisë “Arka” apo “Banka”. 4. Obligacionet e tërhequra ose të riblera duhet që të çregjistrohen nga llogaria “Hua me obligacione”. Për këtë: debitohet llogaria “Hua me obligacione” dhe kreditohet llogaria “Banka”.

More Related