1 / 15

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina. Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 11. Intervenimi i shtetit në shpëtimin e sistemit bankar. Duke u mbështetur në njohuritë historike se kriza financiare dhe bankare është vetëm faza e parë e një krize më të thellë të ekonomisë reale,

kaili
Télécharger la présentation

Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.dr. Myrvete Badivuku-Pantina Lenda: KRIZAT EKONOMIKE Ligj. 11

  2. Intervenimi i shtetit në shpëtimin e sistemit bankar Duke u mbështetur në njohuritë historike se kriza financiare dhe bankare është vetëm faza e parë e një krize më të thellë të ekonomisë reale, Qeveritë e fuqive të mëdha ekonomike botërore ndezën sinjalin e alarmit për të intervenuar shteti në shpëtimin e sistemit bankar, për të zvogëluar efektet shkatërruese të krizës mbi ekonominë reale.

  3. Planet e shpëtimit të sektorit bankar të rrezikuar fillimisht u plasuan në SHBA dhe Evropë dhe në të shpeshtën e rasteve ka dy aktorë të mëdhenj: Qeveritë dhe Bankat Qëndrore. Bankat Qëndrore po reagojnë në zbritjen e përqindjes së interesit të tyre si dhe në marrjen si garant të aktiveve të infektuara të bankave në vështirësi. Psh. Në tetor 2008, FED dyfishoi nivelin e likuiditetit të vënë në dispozicion të bankave duke arritur shumën në 9000 miliard dollarë.

  4. U zbulua edhe skandali i financierit Bernard Madoff, që bankat dhe investitorët humbën mbi 50 miliard dollarë. Një sistem investues privat i ndërtuar në sistemin e piramidave klasike të ngjashme me ato që kemi parë më parë në ekonominë e Shqipërisë. Sipas disa analistëve humbjet vetëm të ekonomisë amerikane sillen në 3600 miliard dollarë.

  5. Vendet e Unionit Evropian Europa nuk u tregua po aq e gatshme për t’i bër balle krizes financiare globale Kundër recesionit të shkaktuar nga kriza financiare botërore Amerika do të kryejë një manovër që vë në veprim 6 përqind të PBB në mbështetje të të gjitha ndërhyrjeve të miratuara deri më tash për rimëkembjen e sistemit bankar. Europa nuk arriti të hedhë në lojë më shumë se 1-1,5 përqind të të ardhurave të krijuara nga vendet anëtare.

  6. Por në radhe të parë pavarësisht pengesave që dolën në Parlament, ShBA kishin një strategji të qartë – atë të presidentit të ri – dhe administratat, në situatë emergjence arrijnë t’i përçojnë me mjaft shpejtësi shtysat e ekonomise reale Ndërsa, Europa vuan nga një administratë më e ndërlikuar dhe nga fakti që, gjithësecili shkon në rrugë të vet. Franca mbështet ndërmarrjet e veta. Britania e Madhe përpiqet të nxisë konsumin duke e pakësuar taksën e vlerës se shtuar nga 17.5 në 15 përqind.

  7. Gjermania e gjykon të pakuptimtë rrugën e lehtësive fiskale të ndërmarrë nga Londra, duke ndërhyrë pak vetëm në drejtim të eksporteve Italia vendosi të nxise ekonominë me një nderhyrje prej 7 miliarde eurosh: vetëm 0.5% e PBB, i përqëndruar mbi të ardhurat e shtresës se mesme dhe të ulët. Si në SHBA, poashtu edhe në Evropë, shpetimi bankar u mundua të arrihej përmes veprimeve të ndërmarra nga qeveria apo përmes bankave qëndrore.

  8. Kështu psh në Britani të Madhe, shteti vendosi të garantojë operacionet bankare në vlerën prej 320 miliarde dollarë dhe të ndihmojë në kapitalizimin e bankave në vlerë prej 64 miliardë dollarëve. Në Gjermani, shteti garantoi operacionët bankare në vlerë prej 400 miliarde dollarëve dhe të ndihmojë në kapitalizimin e bankave për 80 miliardë dollarë. Në Francë shteti garantoi të gjitha operacionet bankare në vlerë prej 320 miliardë dollarë dhe të ndihmojë në kapitalizimin e bankave në vlerë prej 40 miliardë dollarë,

  9. përderisa Zvicra vendosi të ndihmojë në kapitalizimin e bankës për 6 miliardë franga zvicranë dhe të blihen aktivet e infektuara prej 60 miliardë franga. Iluzioni në Europë për të dale pa u dëmtuar nga stuhia, gjithësesi zgjati pak; në verë bankat e para të goditura nga kriza e kredive subprime ishin ato franceze dhe zvicerane. Pastaj filluan krizat në Britaninë e Madhe me shtetëzimin e plotë të shumë institucioneve dhe atë, të pjesëshem, Ndërkohë që edhe institutet gjermane dhe holandeze u gjenden në vështirësi.

  10. Kriza financiare greke Deficiti buxhetor i Greqisë ne vitin 2009 ka arritur në shifrat rekorde nëgative12.7% nga maksimumi i lejuar sipas kritikëve të Mastrichtit. Borxhi publik i Greqise kalon shifren e 300 miliardë dollarëve. Situata ështe përherë e më serioze edhe si pasojë e faktit që një pjesë e kapitaleve private kane shfaqur tendence largimi nga Greqia, të shtyrë nga frika e masave shtërnguese fiskale të Qeverisë.

  11. Shuma që mendohet se bankat greke po përballen me largim masiv të kapitaleve të tyre drejt Zvicrës dhe Qiprosë, referuar gazetave greke, arrijnë në rreth 10 miliardë euro. Greqia rezulton vendi evropian i prekur rëndë, për krizën e saj financiare të ardhur para se gjithash nga menaxhimi i keq i financave të saj publike. Greqia rezulton si një nga vendet që nuk e ka pasur fare nën kontroll situatën financiare, si pasojë e defekteve të mëdha në sistemin e statistikave dhe të dhënave në baza makroekonomike.

  12. Tani UME dhe FMN po mundohen te nxjerrin nga kriza Greqine duke kerkuar nga ajo qe te bej shkurtime te medha te shpenzimeve buxhetore qe nenkupton diciplinen fiskale ne kete vend.

More Related