1 / 9

Model i planit mësimor

Model i planit mësimor. Lënda : Gjuhë Shqipe Klasa : III Njësia mësimore: Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Mjetet mësimore: Libri,letra,tabela,shkumsi, f letoret e nxënësve. Fjalë kyçe: Emri i përveçëm,emri i përgjithshë. Rezultatet e të nxënit:.

lerato
Télécharger la présentation

Model i planit mësimor

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Model i planit mësimor Lënda:Gjuhë Shqipe Klasa: III Njësia mësimore: Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Mjetet mësimore:Libri,letra,tabela,shkumsi, fletoret e nxënësve. Fjalë kyçe: Emri i përveçëm,emri i përgjithshë.

  2. Rezultatet e të nxënit: Në fund të orës mësimore, nxënësit do të jenë në gjendje të : • Të shkruajmë vetë emra të përveçëm e të përgjithshëm. • Të dallojnë në tekstë emrat e përveçëm e të përgjithshëm . • Të kategorizojnë emrat e përveçëm njerzish, kafshësh, sendesh.

  3. Qëllimi i të nxënit: Të mësojmë për emrin dhe si ndahet: Më pas përcaktojmë bashkë me nxënësit kriteret e suksesit për qëllimin e të nxënit • Të shkruajmë vetë emëra të përveçëm e të përgjithshëm. • Të dallojmë në tekstë emrat e përveçëm e të përgjithshëm. • Të klasifikojmë emrat e përveçëm njerzish kafshësh sendesh. Konteksti: Duke u bazuar në libër.

  4. EVOKIMI: Alfabeti i njëpasnjëshëm në tryez të rrumbullakët • Udhëzohen nxënësit për detyrën që do ta kryejë si pas grupeve .U kërkohet të shkruajnë emra që fillojnë me secilën shkronjë të alfabetit ( sa më shumë të jetë e mundur) në fletët e përgatitura më parë me alfabetin e një pas njëshëm. • Çdo grupi i jepet një fletë e tillë, për këtë detyrë u jepet 5 minuta kohë.

  5. REALIZIMI I KUPTIMIT: Rendit, grupo, emërto • Kërkoj nga grupet e punës të rendisin emrat që shkroi i gjithë grupi në një fletë të • bardhë. Udhëzojë nxënëxit të grupojnë emrat sipas karakteristikave të • përbashkëta p.sh.: emrat që tregojnë njerzë, kafshë, sende etj. • Vihet në dukje cilët emra shkruhen me shkronjë të madhe dhe me shkronjë të • vogël. Pas kësaj shkëmbehen mendimet mes grupeve dhe arrihet përfundimi : • Një pjesë e emrave tregon njerëz, një pjesë e emrave tregon kafshë dhe një tjeter • tregon sende. Ka emra që tregojnë njerzë apo kafshë që veçohen nga grupi i tyre, • këto janë emra të përveçëm. Ka emra që tregojnë grupe të mëdha njerëzish, • kafshësh apo sendesh, këto janë emra të përgjithshëm. • Në fletoret e klasës nxënëxit grupojnë emrat që gjenden në ushtrimin 1 në tekst • sipas modelit të ndërtuar në tabelë.

  6. REFLEKTIM: Përvijim i të menduarit • Pas ushtrimit të tekstit nxënësit arritën të gjejnë emrat dhe të përcaktojnë secilit grup i përkasin, duke përdorur me kujdes shkronjën e madhe aty ku duhej. • Së pari fillon skema me fjalën EMRAT dhe më pas nxënësit punojnë individualisht në fletore të klasës, për ta përfunduar atë.

  7. Deryrë: Nxënëxit udhëzohen të shkruajnë një hartim të shkurtër ku të përdorin emra të përveçëm dhe të përgjithshëm.

More Related