1 / 31

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR. KURRIKULA, PROGRAMI MëSIMOR (arsimi parashkollor dhe fillor). Msc. Majlinda Hala. Tiranë,Universiteti Planetar i Tiranës. D okumentet bazë të arsimit parashkollor dhe fillor. Plani mësimor, Standardet e të nxënit, Kurrikula Programi mësimor,

Télécharger la présentation

METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. METODIKA E EDUKIMIT MUZIKOR KURRIKULA, PROGRAMI MëSIMOR(arsimi parashkollor dhe fillor) Msc. Majlinda Hala Tiranë,Universiteti Planetar i Tiranës

  2. Dokumentet bazë të arsimit parashkollor dhe fillor • Plani mësimor, • Standardet e të nxënit, • Kurrikula • Programi mësimor, • Teksti shkollor.

  3. Plani mësimor Elementet e planit mësimor janë: • Kohëzgjatja • Ndarja e cikleve • Ndarja e orëve vjetore • Ndarja e orëve javore

  4. Ç’është kurrikula Kurrikula është një dokument i shkruar që përfshin strategjitë për arritjen e qëllimeve. Ndryshe nga të mësuarit tradicional në shkollë, i cili drejtohej nga plani mësimor, programi lëndor tematik ose analitik dhe teksti përkatës me përmbajtje unike, kurrikula përmbledh në vetvete një sistem të tërë njohurish dhe praktikash të planifikuara të programimit të të mësuarit. Kurrikula trajton, orienton, udhëzon, të mësuarit gjatë gjithë periudhës shumëvjeçare të përvetësimit të dijeve nga nxënësit.

  5. Përparësitë funksionale të kurrikulës janë: • Përcakton qëllimet themelore të niveleve të shkollimit dhe rolin e lëndëve të veçanta si mjete për arritjen e tyre; • Parashtron objektivat e fushave lëndore e të lëndëve të ndryshme sipas karakteristikave të tyre duke u ndalur në linja e çështje lëndore; • Skicon përmbajtjen e lëndëve në formën e një përmbledhjeje të shkurtuar të tyre; • Rekomandon përvojën në fushën didaktike të lëndëve • Sqaron në përputhje me karakteristikat e përmbajtjes së lëndëve burimet e njohurive

  6. Programi dhe vendi që zë ai në kurrikul Programi mësimor është dokumenti ku paraqitet: • përmbajtja e lëndës dhe • mënyra se si do të realizohet ajo. Çdo lëndë mësimore ka një program të veçantë në të cilat janë të përcaktuara: • qëllimet dhe detyrat mësimore, • vëllimi i njohurive, i aftësive, qëndrimet dhe vlerat që duhet të përcaktojë nxënësi gjatë vitit mësimor. Programi përbëhet nga: • qëllimet dhe objektivat , • përmbajtja e lëndës, • procedurat e mësimdhënies, • mënyrat e vlerësimit.

  7. Programi mësimor kopshtet dhe CF • Vendi/rëndësia që zë në kurrikul programi lëndor, • Koha që zë në planin mësimor lënda, • Rubrikat nga të cilat përbëhet dhe zhvillohet përmbajtja e programit mësimor.

  8. Planifikimi i kurrikulës Në arsimin parashkollor shërben për: 1. Përcaktimin e nevojave dhe i interesave të fëmijëve në fushat e artit dhe sporteve. 2. Përcaktimin e mënyrave të të nxënit të fëmijëve. 3. Njohjen e mjedisit social dhe familjar të fëmijëve. 3. Hartimin e procedurave dhe treguesve për vlerësimin e nevojave të fëmijëve.

  9. Roli i mësuesit në planifikimin e kurrikulës Në arsimin parashkollor mësuesi duhet: • Të kuptojë dhe analizojë programet e arteve. • Të përcaktojë metodat e mësimdhënies për këtë fushë. • Të përgatisë mjediset dhe burimet e të nxënit. • Të përcaktojë format e vlerësimit për veprimtaritë artistike. • Të vendosë lidhjen me prindërit dhe komunitetin.

  10. Roli i prindërve në planifikimin e kurrikulës Në arsimin parashkollor/edhe atij fillor prindërit duhet: • Të mbështesin të nxënët e fëmijës në kopësht/shkollë dhe shtëpi, duke u bërë pjesë e zbatimit të programit. • Të komunikojnë me mësuesit për ecurinë e fëmijës. • Të japin informacion për karakteristikat e fëmijës së vet p.sh. i pëlqen të këndojë, të krijojë me ngjyra, është i vëmendshëm, i pëlqejnë lojërat sportive etj. • Të njohin programet duke u bërë partnerë në zbatimin e tyre.

  11. Programi dhe fushat e zhvillimit për AP Programi mësimor përbëhet nga 6 fusha zhvillimi: 1. Zhvillimi gjuhësor 2. Zhvillimi matematikor 3. Zhvillimi Shkencor 4. Zhvillimi social dhe personal 5. Edukimi artistik 6. Edukimi fizik dhe shëndetësor

  12. PROGRAMI i ARTEVE Në ARSIMIN PARASHKOLLOR 1. Formon konceptet; 2. Zgjeron njohuritëdhe informacionin; 3. Zhvillon aftësitë bazë dhe qëndrimet pozitive ndaj të nxënit; 4. Zbulon dhe nxitzhvillimin e aftësive dhe talenteve në të gjitha drejtimet; 5. Përgatit fëmijët për arsimimin e detyruar;

  13. ARTET dhe linjat

  14. të këndojnë këngë të thjeshta dhe këngë/lojë muzikore për fëmijë; të zhvillojnë aftësitë e komunikimit gjuhës dhe veprimeve. të zhvillojnë aftësinëe dallimit të tingujve. të ndërtojnë instrumente muzikore me objekte të thjeshta. të zhvillojnë aftësitë e lojës teatrale. të nxisin fëmijët në përdorimin e materialeve, mjeteve, teknikave gjatë punëve të tyre artistike. të vallëzojnë valle të ndryshme. të mbajnë qëndrim ndaj veprimtarive të ndryshme artistike:muzikore figurative drame vallëzimi SYNIMET E PROGRAMIT

  15. ZHVILLIMI I AFTËSIVE

  16. ZHVILLIMI I TË NXËNIT PëRMES ARTEVE

  17. TË NXËNIT TË INTEGRUAR 1. Bën lidhjen ndërmjet të nxënit dhe mjedisit jetësor të fëmijëve. 2. Ndihmon fëmijët të kuptojnë se si njohuritë dhe aftësitë në një fushë lidhen edhe me fusha të tjera (Psh: vallëzimi lidhet me edukimin fizik; arti figurativ me dramën etj.) 3. Zhvillohet përmes situatave reale dhe veprimtarive të ndryshme në klasë, shtëpi dhe rrethina. (P.sh: marrja pjesë në koncert i jep njohuri për marrdhënien sociale, bën lidhje me historinë, me veshjen, me ngjyrat etj).

  18. Të nxënit nëpërmjet lojës 1. Loja e bën mjedisin e të nxënit - Më miqësor - Më asimilues - Më social 2. Loja zhvillon aftësitë - e problemzgjidhjes - e lexim/shkrim dhe numerike - sociale 3. Loja ndihmon mësuesit në vlerësimin e njohurive dhe aftësive të fëmijëve 4. Loja ka tematikë fleksibël, e cila mund të përzgjidhet edhe nga fëmijët

  19. Mjedisi i të nxënit Mjedisi fizik - përmasat • Hapësira, e mjaftueshme dhe e përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive (qendra e artit dhe e lojërave) • Koha, e nevojshme dhe e mjaftueshme për përgatitjen e një veprimtarie të caktuar p.sh. Dramë, koncert, ekspozitë, garë vaprimi • Burimet, enevojshme dhe të përshtashme për fëmijët gjatë veprimtarive të vëzhgimit, manipulimit, përdorimit, lojës etj

  20. 1. Mjedisi fizik i brendshëm Qendra e lojës dramatike Qendra e muzikës dhe e vallëzimit Qendra e artit figurativ Qendra e lojërave (të lira ose minibasketbollit, minifutboll, etj) Hapësira për fëmijët me aftësi të kufizuara fizike 2. Mjedisi fizik i jashtëm Mjedis i përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarive dhe lojërave të ndryshme në natyrë (në oborrin e kopshtit) 3. Mjedisi familjar Llojet e mjediseve të të nxënit

  21. Burimet e të nxënit • Mjete didaktike demonstrative • Mjete didaktike të përdorshme nga fëmija (mjeti kryesor i fëmijës është LODRA)

  22. Edukimi muzikor në arsimin e detyruar Ç’është muzika? • Edukimi muzikor është pjesë përbërëse dhe shumë e rëndësishme e kurrikulës, e cila lidhet ngushtë me zhvillimin intelektual, social, kulturor dhe afektiv të nxënësve. • Edukimi muzikor është pjesë e jetës sonë të përditshme dhe një formë joverbale e komunikimit dhe e transmetimit të ideve përmes tingujve dhe simboleve muzikore. Edukimi i veshit muzikor, dëgjimi, mësimi i notave, praktika vokale dhe instrumentale, shprehja dhe krijimi zhvillohen të ndërthurura së bashku. • Edukimi muzikor mundëson kombinimin e njohurive muzikore dhe teknikave, duke i përdorur ato për t’u frymëzuar, për të imagjinuar, për të gjetur dhe për të shprehur ndjenjat. • Edukimi muzikor u jep mundësi nxënësve të përftojnë aftësinë për të zhvilluar jo vetëm krijimtarinë e tyre dhe shpirtin kritik, por dhe aftësinë për të punuar individualisht ose në grupe.

  23. Kjo kurrikul organizohet në mënyrë të tillë, ku: • veprimtaritë muzikore i ftojnë nxënësit të këndojnë, të luajnë, të dëgjojnë muzikën e vet ose të të tjerëve, duke e vlerësuar atë në mënyrë kritike. Rruga për të zhvilluar aspektin personal, shoqëror, mendor dhe fizik është një aspekt tjetër i kësaj kurrikule. Koordinimi i trupit me mendjen arrihet përmes të kënduarit të këngëve, luajtjes apo shoqërimit të tyre dhe lojërave muzikore; rrahjes së ritmeve të ndryshme, kombinimit të lëvizjeve trupore me muzikën, ku, në të njëjtën kohë, ndiqen udhëzimet e mësuesit dhe, njëkohësisht, dëgjohen edhe të tjerët. • Zhvillimi i aftësive për të kënduar në klasën e parë nxitet përmes punës me tingujt vokalë dhe të kënduarit: duke kënduar ninulla apo këngë me rimë të caktuar, duke eksperimentuar tingujt zanorë dhe bashkëtingëllorë, duke mësuar të respektojnë rregullat e frymëmarrjes etj. Edhe më pas, gjatë këtij cikli, ata mësojnë të respektojnë rregullat e të kënduarit, të frymëmarrjes, të qëndrimit etj. Në CMU zhvillimi i të kënduarit bëhet përmes këngëve me tematikë të larmishme, me kërkesa më të larta, që kërkojnë interpretim. Nxënësit këndojnë saktë dhe të intonuar këngën, duke respektuar të gjitha rregullat, si dhe mësojnë të mbajnë një qëndrim kritik ndaj tekstit të këngëve.

  24. Zhvillimi i aftësisë për të dëgjuar muzikë është, gjithashtu, një aspekt kritik i të gjithë procesit të të nxënit, i cili fillon përmes zbulimit të tingujve apo zhurmave, dallimit dhe përcaktimit të tingujve në natyrë, duke zhvilluar më pas përqendrimin në dëgjimin e pjesëve muzikore. Në klasën e parë të CF, fëmijët njihen me rregullat: sesi duhet të dëgjojnë muzikë, të çdo lloji qoftë, kultivimin e përqendrimit tek ajo dhe, më pas, në CMU ky përqendrim fillon të rritet nga klasa në klasë, duke i aftësuar ata të rinjohindhe të përcaktojnë llojin e muzikës, periudhën së cilës i takon, gjininë apo rrymën dhe kompozitorin. • Zhvillimi i ndjeshmërisë ritmike dhe njohja me muzikën në klasën e parë të CF fillon të bëhet përmes zhvillimit të aftësive imituese të fjalëve të shkurtra dhe fjalëve të gjata (me 2 dhe më shumë rrokje). Veprimtaritë muzikore mund të jenë të tilla, si: dëgjimi dhe imitimi i ekos, goditja e ritmeve të shkurtra dhe të gjata etj. Në kurrikulën e edukimit muzikor, rrugët dhe mundësitë për zhvillimin dhe zgjimin e imagjinatës artistike bëhen përmes familjarizimit të krijimeve të ndryshme muzikore të njohura ose të panjohura, përmes dëgjimit të tingujve muzikorë, të regjistrimit të grafikëve sipas lartësisë apo gjatësisë së tingujve, si dhe duke shprehur ndjenjat dhe emocionet përmes muzikës. Edhe në CMU kjo kurrikul u jep mundësinë nxënësve të njohin më tej muzikën dhe simbolet e saj për të krijuar dhe për t’u kënaqur nëpërmjet saj.

  25. KURRIKULA DHE PROGRAMI MëSIMOR CF – EDUKIMI MUZIKOR 1. Synimi 2. Linjat e programit dhe orët 3. Programi analitik 4. Objektivat e përgjtihshëm për cdo linjë 5. metodologjia e zbatimit të programit 6. Integrimi 7. Vlerësimi

  26. Linjat e përmbatjes dhe aftësitë e edukimit muzikor Kurrikula e edukimit muzikor shtrihet përgjatë 9 viteve shkollore dhe është e ndarë në dy cikle: CF (Cikli fillor) dhe CMU (Cikli i mesëm i ulët), ku CF shtrihet në pesë vite dhe CMU në katër vite. Përmbajtja e kurrikulës së edukimit muzikor jepet përmes pesë linjave bazë dhe elementeve muzikore. Ato janë:

  27. Linjat dhe përmbajtja e tyre • Të kënduarit & Lojërat muzikore - është linja, e cilakërkon të formojë dhe të zhvillojë te nxënësit të kënduarit bukur dhe me ndjenjë. Gjithashtu, ky program kërkon që këngët dhe lojërat muzikore të jenë të larmishme dhe me një tematikë të pasur. Në klasat e para të ciklit fillor, këngët do të kenë karakter didaktik të cilat synojnë kuptimin dhe zbatimin e njohurive apo koncepteve muzikore që ata mësojnë dhe që duhet të jenë të aftë t’i zbatojnë. Kjo linjë i ndihmon nxënësit në zotërimin e njohurive dhe shprehive të të kënduarit solo dhe në grup. • Bazat e arsimimit muzikorpërmes të cilësnxënësit do të njohin dhe kuptojnë elementet themelore të muzikës, duke i praktikuar dhe zbatuar ato gjatë, dëgjimit, luajtjes në instrument dhe krijimit. Pra, përmes kësaj linje, nxënësit do të jenë të aftë të kuptojnë atë që dëgjojnë, këndojnë, luajnë dhe krijojnë në muzikë. Këto njohuri duke marrë parasysh përgatitjen muzikore të nxënësve, nivelin e tyre kulturor, moshën, zhvillimin e tyre të përgjithshëm, mund të ndahet në dy etapa: 1. Njohja me elementet muzikore dhe të përcaktuara për këtë nivel (CF), krijimeve muzikore sipas mundësive të nxënësve, informacione të shkurtra mbi kompozitorë të ndryshëm. 2. Njohuri teorike në lidhje me (terminologjinë muzikore, notacionin muzikor, grafiku i notave dhe i gjithë shenjave të tjera me ndihmën e të cilave regjistrohet me të shkruar muzika.

  28. Luajtja me instrument/etdo t’i aftësojë nxënësit për të njohur dhe luajtur me instrumentet ritmike dhe me goditje, ORF. Përmes njohjes dhe luajtjes me to, nxënësit bëhen të aftë për të shoqëruar këngët dhe pjesë të ndryshme muzikore.Njohja me instrumentet rrit njohuritë muzikore dhe krijon mundësi për të hyrë në marrëdhënie të drejtpërdrejta me të gjitha etapat e mësimit. Gjithashtu ajo zhvillon ndjenjën ritmike, melodike dhe harmonike, krijon koncepte të qarta për çështje teorike e praktike të muzikës. • Dëgjimi muzikordo të ndihmojë nxënësit për zhvillimin e kujtesës muzikore, dëshirën për të dëgjuar dhe njohur muzikë të vendit dhe të huaj, dallimin e një muzike nga një tjetër, pasurimin e mëtejshëm të tyre me informacion muzikor të vendit dhe të huaj, duke njohur dhe vlerësuar muzikën e epokave të ndryshme. Përmes dëgjimit të vazhdueshëm, nga klasa në klasë, ata do të fitojnë aftësitë për të shprehur opinionet ndaj kulturës së vendit të tyre dhe asaj të huaj. • Dëgjimet muzikore i vënë nxënësit në kontakt të drejtpërdrejtë me krijimet e ndryshme muzikore. Puna me dëgjimet muzikore fillon në mënyrë të paorganizuar që në fëmijëri, kur fëmijët dëgjojnë këngën e nënës apo zëra të tjerë muzikorë. Ndërsa në mënyrë të organizuar, fillon qysh me dëgjimin e këngës së parë në orën e muzikës. • Puna me dëgjimin muzikor duhet të jetë e vlefshme si në pikëpamje artistike, ashtu edhe në atë pedagogjike.

  29. Planifikimi kurrikulës Edhe pse veprimtaritë muzikore shpesh përsëriten në mënyrë spontane, dhe kënaqësia për nxënësit dhe mësuesit arrihet në rrugë të ndryshme, një planifikim efektiv është bazë për një zbatim të plotë dhe të menduar mirë të kurrikulës së edukimit muzikor në shkollë. Gjatë planifikimit kurrikular mësuesit duhet të kenë parasysh plotësimin e objektivave lëndore, që kanë të bëjnë me:

  30. Mjedisi i klasës Duhet: • Të jetë i madh, • Me dritë • I hapur • Pa dollapë/rafte

  31. Mjetet dhe instrumentet për realizimin e programit të edukimit muzikor Zbatimi i kurrikulës së edukimit muzikor në shkollë kërkon një numër të konsiderueshëm mjetesh dhe materialesh didaktike, dhe muzikore. Kështu në ciklin fillor nxënësit do të njihen me instrumentet me goditje dhe ato ORF, me të cilat do të shoqërojnë këngët dhe lojërat muzikore. Minimumi i pajisjeve dhe mjeteve didaktike në përdorim: Instrumente me goditje, ORF • Triangolo, • Ksilofon, • Sistër, • Shkopinj, • Glokenshpil, • Tambur (daulle) i vogël, • Tamburinë (dajre), • Qyp. • Firzamonika/organo • mangetofon • kaseta/CD

More Related