1 / 19

ADMINISTRIMI I DHUNËSHËM, LIKUIDIMI I PASURISË, FALIMENTIMI DHE BAKROTIMI

ADMINISTRIMI I DHUNËSHËM, LIKUIDIMI I PASURISË, FALIMENTIMI DHE BAKROTIMI. E drejta biznesore. Te pergjithshme. Instituti juridik i likuidimit kolektiv të pasurisë daton që nga e Drejta Romake; Ky institute ka filluar që të zbatohet në Evropë në mesin e Shekullin 18;

more
Télécharger la présentation

ADMINISTRIMI I DHUNËSHËM, LIKUIDIMI I PASURISË, FALIMENTIMI DHE BAKROTIMI

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. ADMINISTRIMI I DHUNËSHËM, LIKUIDIMI I PASURISË, FALIMENTIMI DHE BAKROTIMI E drejtabiznesore

  2. Te pergjithshme • Instituti juridik i likuidimit kolektiv të pasurisë daton që nga e Drejta Romake; • Ky institute ka filluar që të zbatohet në Evropë në mesin e Shekullin 18; • Në Shekullin 18 në Francë gjykatësit konsular ishin të autorizuar që bashkë me gjykatat e kompetencës së përgjithshme të zbatojnë likuidimin e pasurisë së debitorit i cili ishte tregtar; • Pak më vonë me Kodin Tregtar (1807) falimentimit i është dhënë karakteri juridik penal; • Me ketë kod por të plotësuar dhe ndryshuar me vonë gjykatat tregtare janë përcaktuar si kompetente për të zbatuar procedurën e likuidimit të pasurisë; • Ky institut vazhdimisht me kohë vazhdimisht është modifikuar, është bërë më i qartë dhe ka arritur që të jetë i suksesshëm lidhur me procedurat dhe kushtet e për zbatim të likuidimit të pasurisë – administrimit të dhunshëm, të falimentimit dhe të bankrotimit; • Në rast se plani i administrimit të dhunshëm apo të përkohshëm realizohet atëherë debitori përsëri e fiton të drejtën e disponimit të lirshëm së pasurisë së vet;

  3. Nëse pasuria e ndërmarrjes likuidohet atëherë subjekti juridik pranë së ekzistuari; • Procedura për likuidim të subjektit juridik bëhet në përputhje me ligjin në fuqi dhe mund të bëhet edhe nga gjykata; • Kjo realizohet në bazë të vendimit me të cilin ndërmarrja vihet nën: • Administrim; • kujdestari ; • Aktiviteti i administratorit ose kujdestarit fokusohet në aspektin e administrimit të pasurisë së subjektit juridik dhe në formë të mbikëqyrjes së punëve dhe aktiviteteve tregtare ose financiare dhe planit të ndërmarrjes; 

  4. Administrimin e dhunshëm • Administrimin e dhunshëm e shndërron në likuidim të pasurisë së debitorit nëse ky nuk propozon ose realizon barazim; • Në rastet kur gjykata konstaton se debitori nuk është në gjendje që të propozojë barazimin atëherë e zbaton likuidimin e pasurisë së debitorit; • Kur caktohet masa e likuidimit të pasurisë së debitorit kreditorët bashkësinë e vet; • Akti gjyqësor e privon debitorin që të drejtojë ose disponojë me pasurinë e vet; • Kjo ndalesë vlen gjatë procesit të likuidimit. • Gjatë procesit të likuidimit, te drejtat e debitorit i ushtron administratori (deri ne tre veta) gjithnjë nen mbikëqyrjen e gjykatësit drejtues te likuidimit. • Shumat e realizuara nëpërmjet shitjeve te mallit të debitorit si dhe nëpërmjet inkasimit të kërkesave të t’ia, pas zbritjes së shpenzimeve të procedurës, paguhen në konton (arkën) për qeverisjen e fondeve publike (Casissedesdepoots et consignations). • Brenda tre muajve nga dita e vendosjes për likuidim të pasurisë së debitorit, sipas autorizimit të gjykatësit drejtues të likuidimit, administratorit duhet t’i qaset shitjes së pasurisë së debitorit.

  5. Shitja pasurisë së debitorit bëhet konformë me dispozitat juridike – civile që i dedikohen sekuestrimit të paluajtshmërive. • Shuma e realizuar në atë mënyrë, fillimisht, ndahet për; • kreditorët e privilegjuar dhe të hipotekuar dhe, • më pastaj bëhet ndarja e pasurisë së shitur ndërmjet kreditorëve të pa – garantuar. • Gjatë procedimit të të likuidimit,nga pasuria përkatësisht nga të ardhurat e veta debitori mund të merr vetëm aq sa i lejon gjykatësi drejtues i likuidimit, e cila sasi, duhet të përkoj me nevojat elementare për mbajtjen e debitorit dhe familjarëve te tij. • Pas përfundimit të likuidimit të pasurisë së debitorit, shpërndahet bashkësia e kreditorëve e krijuar në fillim të procedurës për likuidim.

  6. Falimentimi: • Sipas fjalorit të gjuhës shqipe me falimentim kuptohet “ mbyllja e tregtores, sipërmarrjes ose bankës, etj, për shkak të pamundësisë së pagesës së borxheve ose për shkak të pamundësisë të përballimit të shpenzimeve të prodhimit”

  7. Subjektit të së drejtës që ushtrojnë veprimtari tregtare, kur i shpallet falimentimi,; • i ndalohet ushtrimi i punëve udhëheqëse, • i ndalohet ushtrimi i Punëve drejtuese • përkatësisht administruese që kanë të bëjnë me veprimtarin e tij. • Në të cilën do nga faza e procedurës falimentuese që vjen pas pezullimit të pagesave, gjykata duhet t’ia shpallë falimentimin personal udhëheqësit të subjektit juridik kur dyshohet që i ka; • fsheh të dhënat kontabiliste, • që ka fsheh apo spekuluar pjesë të aktives, • që synon mashtrim të caktuar apo që pranon borxhe fiktive.

  8. Gjykata mund të caktojë falimentimin personal apo ndalesën e udhëheqjes së subjektit përgjegjës, të drejtimit apo të administratimit të punëve të caktuara. • Nëpërmjet masës së tillë, subjekti nën ndalesë, e humbë edhe të drejtën e votës në kuvendin e subjekteve juridike që ndodhen nën administrimin e dhunshëm apo në procedurën e likuidimit të pasurisë. • Gjykata është e autorizuar që AdHoc të urdhërojë shitjen e aksioneve dhe të hiseve të debitorit në kuadrin e subjektit që ndodhet para falimentimit. • Akti gjyqësor apo likuidimi i pasurisë Vis Leges kundër tregtarit apo afaristit debitor tërheq humbjen e zotësisë zgjedhore aktive apo mandatin për të ushtruar funksion udhëheqëse për subjektin juridik të vet.

  9. Sanksionet juridike – civilet tilla dhe të ngjashme, të caktuara në procedurën e falimentimit të tregtarit, mund të hiqen nëpërmjet kthimit të të drejtave të humbura sipas aktit gjyqësor , me të cilin, në formë të prerë ,përfundon procedura për fikjen e pasivës. • Në përgjithësi kthimi i të drejtave të humbura, në procedurën e falimentimit, quhet rehabilitim. • Mirëpo, çdo gjykim për krim të caktuar apo për delikt ekonomik të rëndë,automatikisht e tërheq ndalesën për ushtrimin e veprimtarisë tregtare, industriale apo të veprimtarisë zejtare dhe paraqet pengesë si për rehabilitim ashtu edhe për kthim fakultativ të të drejtave më parë të humbura.

  10. Bankrotimi: • Bankrotimi konsiston në rrethanë të vështirësuar e cila debitorin e ekspozon për përgjegjësi penale. • Bankrotimi i zakonshëm i shkaktuar me faj apo me pakujdesi (Dolus & Culpa)dënohet me burg; • Ndërkaq, bankrotimi qëllimkeq (Mala Fides)për shkak të falsifikimeve kontabiliste, dënohet më ashpër, zakonisht, prej një viti deri në pesë vjet burg! • Në anën tjetër,dënimi për shkak të bankrotit të zakonshëm apo të bankrotit qëllimkeq, i caktuar kundër tregtarit,si subjekt fizik apo juridik, apo kundër udhëheqësit të subjektit juridik, sipas ligjit, tërheq falimentim personal bashkë me sanksione personale përcjellëse.

  11. Bankrotim i zakont konsiderohet çdo pezullim i detyrimeve të debitorit i cili mund të shkaktohet nga shpenzimet e pamatura dhe te paarsyeshme të debitorit, të shpenzimeve në lojërat hazarde apo në punë të padrejta, të mbajtjes së kontabilitetit fiktiv me synim të mashtrimit të kreditorëve si dhe të ushtrimit të profesionit në kundërshtim me ligjin.

  12. Për shkak të bankrotit të zakonshëm, subjekti fizik apo juridik që e ushtron tregtinë, mund të shpallet fajtor dhe të denohet kur: - për llogari të tjetërkujt krijon detyrime jashtëzakonisht të mëdha; - sipas vendimit gjyqësor për likuidim të pasurisë së tij, nuk i barazon detyrimet e veta; - nga shkaqe të paarsyeshme, në afatin e caktuar, zakonisht prej 15 ditësh, nuk eparaqet ndalesën e vet për pagesa; - në raste dhe në afate të caktuara, nuk i paraqitet adminastrorit të autorizuar; • kontabiliteti i tij mbahet parregullisht dhe mëngët si dhe, • kur, kreditorin e caktuar elikuidon përkatësisht e paguan, por, në dëm të kreditorit tjetër.

  13. Ndërkaqpër bankroton qëllimkeq është fajtor çdo tregtar që i pezullon pagesat i cili,e fsheh kontabilitetin e vet, e fsheh apo e shpenzon paarsyeshëm aktiven e vet apo pjesën e saj si dhe i cili me qëllim (Dolus) të mashtrimit, pranon borgje fiktive. • Edhe subjekti tjetër i së drejtës që bashkëpunon në veprimet e tilla, në procedurën penale, zakonisht, shpallet fajtor dhe dënohet si bashkëveprues.

  14. Në Republikën e Kosovës këtë materie e rregullon RREGULLORE NR. 2003/7PËR SHPALLJEN E LIGJIT TË MIRATUAR NGA KUVENDI I KOSOVËSMBI LIKUIDIMIN DHE RIORGANIZIMIN EPERSONAVE JURIDIKË NËFALIMENTIM

  15. Falimentimi dhe bankrotimi • Bankrotimi vlen për individët dhe është një rrugë, të cilën mund ta ndërmarrin nëse jane tregtar individual/i vetëm, apo partner në partneritet dhe kane borxhe, të cilat nuk mund t’i paguajne. • Kjo ju liron nga pagesa e borxheve, por asetet tuaja ndahen nga kreditorët dhe mund të vihet ndalim për aktivitet biznesor të ardhshëm përmes Urdhri Kufizues për Bankrotim, që lëshohet nga gjyqi.

  16. Urdhri kufizues për bankrotim – i cili lëshohet nga gjyqi, nëse bankrotimi konsiderohet i pandershëm dhe i dënueshëm – kjo mund të jetë p.sh. në Britaninë e Madhe, ndërmjet 2-15 vite ndalesë. • Kompania mund të detyrohet të mbyllet, nëse hidhet në gjyq nga kreditorët e saj, huadhënësit, aksionarët apo nga autoritetet qeveritare dhe ligjore, që kërkojnë mbylljen e biznesit.

  17. Në mënyrë alternative, pronarët apo drejtorët e biznesit mund të vendosin për mos vazhdimine biznesit dhe të parashtrojnë kërkesë për mbyllje. • Nëse vendosni ta mbyllni biznesin tuaj, mund të bisedoni me profesionistin e falimentimit. • Gjyqi mund të vendosë që kompania t’i dorëzohet pranuesit zyrtar. Pranuesi udhëheq kompaninë në interesat më të mirë të kreditorëve dhe aksionarëve, deri në "likuidimin" – apo shitjes së aseteve të kompanisë. Të gjitha paratë që fitohen përmes kësaj, shfrytëzohen për t’i paguar borxhet e kompanisë.

  18. Përgatitja e mbylljes së biznesit • Procedurat për ta mbyllur biznesin apo ndërmarrjen tuaj të vogël, varen nga aspekte të ndryshme siç janë lloji, madhësia, segmenti i tregut, etj. Dhe gjithashtu nga kërkesat e posaçme të vendit apo rajonit ku biznesi apo ndërmarrja ka funksionuar. • Kur një biznes mbyllet, shitet, ekziston një numër i rregulloreve qeveritare, që kanë të bëjnë me çregjistrimin e kompanisë apo biznesit, pagesën e punëtorëve dhe anulimin e tatimeve. • Kjo do të thotë se duhet t’i kontrolloni të gjitha tarifat apo pagesat për licencë, taksa, sigurimin e punëtorëve, pensionet, standardet shëndetësore dhe të sigurimit, etj.

  19. Vëmendja dhe respekti i kornizës ligjore, sociale dhe ekonomike nuk është i rëndësishëm vetëm për mbylljen në mënyrë ligjore dhe për t’u shmangur nga dënimi, por është gjithashtu thelbësore, për të rritur besimin tek ndërmarrësit, si person me integritet.

More Related