1 / 18

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

redell
Télécharger la présentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.Agim BINAJ Dhenia e llogarise. Ndertimi I bilancit dhe pasqyrat financiarea- Perzgjedhja dhe ndryshimi i procedurave kontabel; Ndryshimi ne procedurat e kontabilitetit; llogaritjet kontabile dhe ndryshimet e tyre; Korrigjimi i gabimeve kontabile, ngjarjet pas dates se mbylljes se bilancit.

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. DHËNIA E LLOGARISË, BILANCI DHE PASQYRAT FINANCIARE • ORGANIZIMI I KËTSAJ TEME Përzgjedhja dhe ndryshimi i politikave kontabël • Përzgjedhja e politikave kontabël • Ndryshimet në politikat kontabile • Çmuarja kontabile • Ndryshimi i çmuarjes kontabile • Korigjimi i gabimeve • Ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit

  8. Përzgjedhja dhe ndryshimi i proçedurave kontabile. Përzgjedhja e proçedurave kontabile. Në përputhje me standartet kontabile në Shqipëri, proçedurat kontabile që zbatohen për përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare duhet të jenë në përputhje me parimet bazë të përshkruara në Ligjin “Për kontabilitetin” Nr. 9228, të nxjerrë në prill 2004 dhe standartet e miratuara nga Këshilli Kombëtar I Kontabilitetit. Në fushat ku Standartet e Kontabilitetit lejojnë zgjedhjen mes një sërë alternativash të proçedurave kontabile (p.sh metodën hyrje e parë, dalje e parë dhe metodën e kostos mesatare të ponderuar për kontabilizimin e inventarëve), proçedurat e zbatuara do të shpjegohen në shënimet e bilancit dhe pasqyrave financiare. Në fushat ku Standartet e Kontabilitetit nuk specifikojnë një proçedur të caktuar kontabile, por kjo fushë është rregulluar nga një Standart Ndërkombtar Kontabiliteti(SNRF), këshillohet që të përdoret si bazë proçedura e përshkruar në këtë standart.Megjithatë, zbatimi me përzgjedhje i kërkesave të SKK dhe SNRF, është i ndaluar.

  9. Nëse ka fusha specifike ku proçedurat kontabile nuk janë rrgulluar as në bazë të SKK as në bazë të SNRF, njësia ekonomike do të adaptojë proçedurat e përshtatshme për të në bazë të: • Praktikës ndërkombëtare në fushën specifike; • Përkufizimimeve të aktiveve, detyrimeve, kapitalit, të ardhurave dhe shpenzimeve. 2.2 Ndryshimet në proçedurat e kontabilitetit. Një proçedur kontabile pasi përzgjidhet duhet të zbatohet në mënyrë të qëndrushme vit pas viti. Ajo mund të ndryshojë vetëm në rastet e mëposhtme: • Ndryshimi i një proçedure kontabile kërkohet nga një Standart Kontabiliteti i ri ose i rishikuar ose nga Ligji “Për kontabilitetin”; ose • Proçedura e re kontabile mundëson një paraqitje më objektive të gjendjes financiare të njësisë ekonomike.

  10. Ndryshimi në proçedurat kontabile do të zbatohet përveç rasteve kur: • Ky ndryshimi ka ardhur nga një standart i ri kontabiliteti dhe ky standart përcakton dispozita të tjera për kalimin në metodën e re; ose • Efekti i ndryshimit në proçedurat kontabile në periudhat shtrimore të mëparshme nuk mund të vlersohet me besueshmëri. Këto ndryshime zakonisht zbatohet, kur proçedura e re të ishte zbatuar gjithnjë. Informacioni krahasues i periudhave ushtrimore të mëparshme rishikohet në mënyrë të tillë që ai të jetë në përputhje me proçedurën e re kontabile. Teprica çeljes së fitimeve të pashpërndara rregullohet me qëllim që ajo të reflektojë ndryshimet për një ose më shumë periudha ushtrimore të mëparshme. Shembull: Ndyshimi i proçedurave kontabile. Si rredhoje e hyrjes në zbatim të një Standarti të ri të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit, për njësitë ekonomike që hartojnë bilanc dhe pasqyra fianciare të pakonsoliduara, kontabilizimi do të ndryshojë që nga 01.01.2008. Kontabilizimi i bërë deri në 31.12.2007 me metodën e kapitalit(Kosto), mbas kësaj date do të kontabilizohen në bazë të Vleres.Dmth. Sa vlene ne kushtet e tregut. Meqënëse standarti i rishikuar nuk specifikon dispozita të veçanta për zbatimin e procedurës së re, ndryshimi në proçedurat kontabile do të zbatohet siç kërkohet nga standarti i kontabilitetit. Kjo do të thotë që të dhënat krahasuese për 2006 të paraqituara në bilanc dhe pasqyrat financiare të 2007 (investimet,fitimi/humbja etj.) do të rregullohen sikur njësitë e kontrolluara të ishin paraqitur gjithnjë me kosto.

  11. Teprica e fitimeve të pashpërndara në pasqyrën e ndryshimeve të kapitalit, rregullohet duke ndryshuar tepricën e çljes së perudhës ushtrimore më të hershme të paraqitur në bilanc dhe pasqyrat financiare për të reflektuar ndryshimet që i përkasin periudhave edhe më të hershme ushtrimore. Standartet e kontabilitetit të caktuara mund të lejojnë zbatimin e një proçedure të re kontabël në përspektivë,pa rregullimin e informacionit krahasues. Kur është praktikisht e pamundur të përcaktohen me besueshmëri efektet e ndryshimit të një proçedure kontabile mbi informacionin krahasues për ushtrime të mëparshme (duke përfshirë ndikimet mbi tepricat e çeljes së ushtrimit të mëparshëm), proçedura e re kontabile do të zbatohet deri në fillimin e periudhës së raportimit.Kontabilizimi i efektit nga ushtrime të mëparshme do të realizohet si një rregullim i çeljes së fitimeve të pashpërndara. 2.3.Përllogaritjet kontabile dhe ndryshimet e tyre. Disa të dhëna financiare të paraqitura në bilanc dhe pasqyrat financiare bazohen në përllogaritje të bëra nga drejtuesit dhe jo vetëm në fakte të vëzhguara në mënyrë objektive. Shembuj të zbatimit të përllogaritjeve kontabile janë: • Përllogaritjet e provizioneve për kërkesat për t`u arkëtuar dhe inventarët; • Përllogaritjet e jetës së dobishme të AAM dhe AAJM si dhe përcaktimi i normave përkatëse të amortizimit; • Krijimi i provizioneve për shitjet me garanci ose për mbulimin e kostove që lidhen me procedurat gjyqësore në proçes.

  12. Përllogaritjet realiste luajnë një rol të rëndësishëm në përgatitjen bilancit dhe pasqyrave financiare. Në përllogaritjet kontabël, drejtusit e njësisë ekonomike duhet të marrin parasysh të gjithë faktet e njohura prej tyre, që mund të kenë ndikim mbi informacionin e raportuar në bilanc dhe pasqyrat fianciare si rredhojë e përllogaritjve. P.sh.në njohjen e një provizioni për të mbuluar kostot e mundshme që lidhen me proceduart gjyqësore në proçes, drejtusit e njësisë ekonomike duhet të marrë në konsideratë të gjitha faktet që lidhen me procesin (duke përfshirë dhe ato që dalin në pah pas datës së mbylljes së bilancit të vitit ushtrimor), dhe që mund të ndikojnë në ecurinë e tij dhe shumat që lidhen me të. • Ndonëse pritet që disa përllogaritje kontabile do të rezultojnë të pasakta, drejtusit e njësisë ekonomike duhet të bëjë përllogaritje më të mira të mundshme në bazë të njohurive që ata kanë. Kur dalin në pah fakte të reja,përllogaritjet e bëra më parë duhet të ndryshohen. • 2.4.Ndyshimet në përllogaritjet kontabile. • Ndryshimet në përllogaritjet kontabile do të njihen gjatë periudhës ushtrimore kur ato kanë ndodhur. • Shembull 1: • Pajisjet e prodhimit me kosto prej 100.000 lekësh pasqyrohen në bilancin e njësisë ekonomike. Jeta e dobishme e tyre është përllogaritur fillimisht si 20 vjet (amortizimi prej 5.000 lekësh në vit). Pas pesë viteve të para të përdorimit vlera kontabël e pajisjes është 75.000 lekë.Pas vlerësimit të kushteve teknike të pajisjes dhe zhvillimeve të ndodhura në treg, u arrit në përfundimin se jeta e dobishme e mbetur e pajisjes është dhe 10 vjet të tjera. Efektet pasqyrohen ne llogarit e rezultatit te fitimit te pashperndar.

  13. Shembull 2: Në datën 31.12.200X njësi ekonomike”X” rezulton me një çështje ligjore të pambyllur. Gjatë këshillimit me avokatë, bëhet e ditur se kostot në lidhje me çështjen ligjore do të jenë rreth 1-2 milionë lekë. Drejtuesit e njëisë ekonomike njohin një provizion në shumën prej 1.5 milionë lekësh. Veprimi kontabël. Ditari Në datën 31.12.200X+1 (viti pasardhës) njësia ekonomike ende nuk e ka mbyllur çështjen ligjore, por në kohën e përgatitjes së bilancit dhe pasqyrave financiare është konstatohet se kostot aktuale do të jenë 1 milon lekë. Regjistrimi kontabël në përgatitjen e raportit të 200X+1 do të jetë: Ditari

  14. Meqënëse përllogaritjet nga drejtuesit kanë ndryshuar dhe është e vështirë të dallohet nga ka ardhur ndryshimi, të dhënat krahasuese në ushtrimin kontabël të mëparshëm nuk do të ndryshojnë, pavarësisht nga fakti se përllogaritjet në lidhje me provizionin ishin të pasakta.Rregullimi do të bëhet në vitin ushtrimor të pambyllur dhe jo në vitin e mëparshëm.Siç shihet dhe në veprimin kontabël të mësipërm rregullimi është bërë në vitin pasardhës ushtrimor(pra, vitin ushtrimor të pa mbyllur). 2.5 Korrigjimi i gabimeve kontabile. Gabimet janë mosraportime ose deklarime të gabuara në bilanc dhe pasqyrat financiare të një ose më shumë periudhave ushtrimore, të cilat vijnë nga mos përdorimi ose keqpërdorimi i informacionit në dispozicion të drejtusit gjatë përgatitjes së tyre. P.sh, një gabim mund të shkaktohet nga një prishje e sistemit kompjuterik, aplikimi i pasaktë i proçedurave kontabile, mashtrim, keqinterpretim ose pakujdesi e informacionit. Gabimet vijnë dhe nga ndryshimet në përllogaritjet kontabile. Ndryshimet në përllogaritjet kontabile bazohen në informacion të mjaftueshëm, të besueshëm, ndryshimin e tij gjatë kohës dhe jo në keqpërdorimin e tij.Gabimi karakterizohet dhe nga fakti që,ndonëse drejtuesit kishin informacion të mjaftueshëm dhe të besueshëm për përgatitjen e bilancit dhe pasqyrave financiare të sakta , ky informacion nuk përdoret saktësisht.

  15. Gabimet e karakterit material të periudhave ushtrimore të mëparshëm do të korrigjohen sipas mënyrave të mëposhtme: Shuma e korrigjimit të një gabimi material që lidhet me ushtrimet e mëparshme kontabël duhet të raportohet duke rregulluar tepricën e çeljes së fitimive të pashpërndara. Informacioni krahasues duhet të rideklarohet, nëse është paraprakisht e mundshme; ose Korrigjimi i gabimit material përfshihet në përcaktimin e fitimit ose humbjes neto në perudhën ushtrimore aktuale. Megjithatë, informacioni shtesë do të jepet për të treguar fitimin ose humbjen neto të ushtrimit aktual dhe të ndonjë prej periudhave të mëparshme të paraqitura sikur gabimi material të ishte korrigjuar në periudhën ushtrimore kur ai ka ndodhur Gabimet jomateriale duhet të korrigjohen në periudhë ushtrimore aktuale. Shembull 1: Pas nënshkrimit të bilancit dhe pasqyrave financiare të 2007, drejtuesit e një njësie ekonomike zbulon që para fundit të vitit janë vjedhur nga depoja mallra që kapin shumën 10.000 lekë.Bilanci dhe pasqyrat financiare të 2007 nuk e kishin raportuar këtë fakt. Meqënëse ky është një gabim jomaterial nga këndvështrimi i bilancit dhe pasqyrave financiare, informacioni krahasues për 2007 nuk do të ndryshojë,por efekti i vjedhjes njihet si shpenzim në pasqyrat financiare të vitit 2008.

  16. Shembull 2: Në vjeshtën e 2007 mësohet se një anëtar i ekipit drejtues ka nënshkruar në mënyrë të fshehtë një marrëveshje e cila i ka shkaktuar njësisë një humbje prej 10 milion lekësh. Anëtarët e tjerë të ekipit drejtues si dhe audituesi, nuk kishin dijeni për këtë marrëveshje, kështu që efekti i saj nuk u raportua në raportin vjetor të 2006. Meqënëse ky ishte një gabim material nga këndvështrimi i kësaj njësie ekonomike,informacioni krahasues për 2006 do të korrigjohet në bilanc dhe pasqyrat financiare të 2007 dhe arsyet për këtë korrigjim do të shpjegohen në shënimet e bilancit dhe pasqyrave financiare. 2.6 Ngjarjet pas datës së mbylljes së bilancit. Kontabilizimi i ngjarjeve që ndodhin pas datës së bilancit dhe pasqyrave finanicare,por para datës kur ato autorizohen për t`u publikuar, varen nga fakti nëse këto ngjarje janë të tilla që kërkojnë rregullim ose jo. Ngjarja pas datës së mbylljes së bilancit, për të cilën duhet të bëhen rregullime, është një ngjarje që evidenton kushte të ekzistuara në datën e bilancit. Efekti i ngjarjeve për të cilat bëhen rregullime do të regjistrohen në bilanc dhe në pasqyrën e të ardhurave për vitin ushtrimor që mbyllet. Shembull i një ngjarje për të cilën bëhen rregullime është shitja e inventarit pas datës së mbylljes së bilancit me një çmim më të ulët se kostoja e tij.Ky informacion mbi faktin se vlera e tyre e realizueshme neto në datën e mbylljes së bilancit ishte në të vërtetë më e ulët se vlera e tyre kontabël,shërben që zvogëlohet në bilanc vlera e inventarit.

  17. Ngjarjet për të cilat nuk duhet të bëhen rregullime janë ngjarjet që nuk japin informacion mbi kushte që kanë ekzistuar në datën e mbylljes së bilancit. Efekti i ngjarjeve për të cilat nuk bëhen rregullime,nuk do të regjistrohet në bilanc dhe në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve për vitin që mbyllet, por do të shpjegohet në shënime nëse ato janë materiale. • Shembull i një ngjarje për të cilën nuk bëhen rregullime është një zjarr i cili ka rënë pas datës së mbylljes së bilancit, si rrjedhojë janë shkatërruar pajisjet e prodhimit. Ndonëse në datën e përgatitjes së bilancit dhe pasqyrave financiare dihej që pajisjet e prodhimit ishin shkatërruar, ato nuk zvogëlohen në vlerë, por efekti i zjarrit mbi to shpjegohet në shënimet që u bashkalidhen këtyre dokumenteve. • Shembull: • Në janar 200X+1,u hap një proces gjyqësor ndaj një njësie ekonomike në lidhje me një shkelje të ligjit në dhjetor 200X, si rrjedhojë e të cilit njësia duhet të paguajë një gjobë prej 2.000.000 lekë (viti financiar i njësisë ekonomike mbyllet më 31.12.200X).Meqënëse shkelja e ligjit që çoi në hapjen e procesit gjyqësor ka ndodhur para datës së mbylljes së bilancit (data e konstatimit), kjo është një ngjarje për të cilën duhet të bëhen rregullime dhe një shumë e parashikuar për gjobën do të njihet në bilancin e vitit që mbyllet, pavarësisht nga fakti që procesi gjyqësor ka filluar pas datës së mbylljes së bilancit. • Pra njësia ekonomike do të krijojë një provizon duke rënduar shpenizmet për pasojat që mund të ketë nga humbja e gjyqit.

  18. Veprimi kontabël: Ditari Nëse shkelja e ligjit do të kishte ndodhur në janar, do të kishim të bënim me një ngjarje të cilën nuk duhet të bëheshin rregullime dhe provizioni i mundshëm nuk do të ishte regjistruar. Proçedurat gjyqësore do të shpjegoheshin në shënime si një ngjarje e ndodhur pas datës së mbylljes së bilancit nëse efekti i saj është material.

More Related