1 / 25

Trainim mbi Statistikat Kosovë

Trainim mbi Statistikat Kosovë. Përdorimi i Statistikave mbi Krimin, Drejtësinë & Sigurinë . Pasqyrë e përgjithshme . Mbledhja e statistikave kushton. Këto para do të shkonin dëm nëse shifrat nuk përdoren si duhet Ka tre përdorime kryesore të Statistikave mbi krimin, drejtësinë dhe sigurinë:

vanida
Télécharger la présentation

Trainim mbi Statistikat Kosovë

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Trainim mbi StatistikatKosovë Përdorimi i Statistikave mbi Krimin, Drejtësinë & Sigurinë

  2. Pasqyrë e përgjithshme Mbledhja e statistikave kushton. Këto para do të shkonin dëm nëse shifrat nuk përdoren si duhet Ka tre përdorime kryesore të Statistikave mbi krimin, drejtësinë dhe sigurinë: • Për t’u mundësuar drejtuesve të lartë të menaxhojnë secilën agjensi efektivisht • Për të bërë të mundur që agjensitë të japin llogari mbi zbatimin e ligjit para Parlamentit, publikut të gjerë dhe medias • Për të garantuar që shkëmbimi i politikave në disa agjensi konsiderohet dhe vlerësohet si duhet.

  3. A. Statistikat për të menaxhuar agjensitë efektivisht Për të menaxhuar çdo agjensi efektivisht duhet: • Të matet ngarkesa e punës dhe burimet, sidomos personeli. • Treguesit e punëve që kryen çdo agjensi • Treguesit e punëve që nuk kryen: psh. krime të pazgjidhura: çështje të vonuara. • Statistika për çdo zonë në vend, për të treguar që secila zonë merr pjesën e vetë të shërbimit. • Mekanizmat për kalimin e shifrave te drejtuesit rregullisht. • Drejtuesit të trajnohen për Statistikat

  4. Statistikat mbi Ngarkesën e punës dhe Burimet

  5. Treguesit që u nevojiten drejtuesve

  6. Dhënia e statistikave drejtuesve (menaxherëve) • Një mekanizëm është i domosdoshëm për të realizuar këtë, i tillë si një buletin statistikor, një material informues apo mbledhje rutinë. • Kjo duhet të bëhet të paktën një herë në muaj • Duhet të jetë e shkurtër dhe të përmbajë vetëm një përmbledhje të shkurtër shifrash • Ka gjithashtu nevojë për komente dhe grafikë për t’i bërë shifrat më të thjeshta për t’u lexuar • Drejtuesit duhet të trainohen në përdorimin e shifrave. Ata duhet gjithashtu të japin mendime për nevojat që kanë për shifra të reja dhe për mënyra të ndryshme prezantimi të tyre. • Dhënia e statistikave drejtuesve është tërësisht ndryshe nga publikimi i shifrave për parlamentin dhe publikun, i cili nuk ka nevojë të bëhet kaq shpesh.

  7. Përdorimi i Statistikave për t’i dhënë llogari publikut • Klientët kryesorë të statistikave janë Parlamenti, media, publiku i gjerë dhe organizmat ndërkombëtarë • Deputetëve duhet t’u paraqiten shifra përmbledhëse në një raport vjetor. Ky duhet të jetë i lehtë për t’u lexuar dhe duhet të përmbajë komente dhe grafikë. Duhet të jetë i shprehur në një gjuhë e përditshme. • Mediave duhet t’u prezantohen shifra përmbledhëse, ndoshta çdo vit, në një format lehtësisht të lexueshëm, shpesh në një konferencë për shtyp ku mund të bëhen pyetje. • Publiku i gjerë në përgjithësi i merr shifrat nga media. Megjithatë, disa njerëz, si akademikët, grupet e interesuara dhe studentët mud të kenë nevojë për statistika të veçanta dhe duhet t’u vihen ato në dispozicion me marrëveshje të veçanta. • Organizmat ndërkombëtarë, si BE dhe OKB, zakonisht i kërkojnë të dhënat në pyetësorët e tyre.

  8. Llojet e statistikave që kërkohen për t’i dhënë llogari publikut Statistika të thjeshta përmbledhëse, në formën e treguesve të performancës, duhet të publikohen për të treguar efektshmërinë e sistemit gjyqësor: psh 1. Policia, Prokuroria, Gjykatat • Zbardhja/zgjidhja e të paktën X% të rasteve të raportuara • Çështje të përfunduara brenda një kohe të caktuar • Ruajtja e besimit të publikut • Burgjet: • ulja e mbipopullimit: • përmirësimi i shëndetit: • ritrainimi i të burgosurve

  9. Përcaktimi i objektivave dhe përgatitja e planeve të veprimit • Dhënia llogari para publikut shpesh përfshin edhe përcaktimin e një plani veprimi për përmirësim • Statistikat janë një aspekt thelbësor i tij • Objektivat për vitet në vazhdim përcaktohen bazuar në treguesit e performancës, si në faqen e mëparshme • Publikimi i rregullt tregon nëse objektivat e mëparshme janë arritur apo jo • Do të jetë gjithashtu edhe një pikë fillimi për diskutime mbi nevojën për burime në pjesë të ndryshme të sistemit gjyqësor

  10. Plani i veprimit për përdorimin e masave të performancës • Të vendoset paraprakisht cilët tregues do të përdoren • Të publikohet kjo listë, së bashku me një bazë vlerash aktuale të treguesve • Të matet rregullisht ngarkesa e punës e stafit • Të regjistrohen matjet e suksesit: p.sh. Rastet e zgjidhura:çështje të përfunduara • Të regjistrohen vonesat kryesore për gjykatat • Të bëhen sondazhe për të matur besimin e publikut në situatën aktuale, dhe si po zhvillohet situata

  11. C. Përdorimi i Statistikave për zhvillimin e politikave Ka disa arsye për të dashur të ndryshosh politikat: • Për të kursyer para për qeverinë • Për të reaguar ndaj ndryshimeve sociale (ndryshimet e popullsisë, turizmi, drogat, terrorizmi, krimi i organizuar) • Për të përdorur zhvillimet teknike më efektivisht (gjurmët e gishtave, ADN, monitorimi elektronik) • Kur policia, gjykatat, burgjet mbingarkohen deri në pamundësi përballimi, duke rezultuar në mungesë efikasiteti • Për të marrë më shumë kontroll mbi procesin e Drejtesise Penale

  12. Kush e fillon një proces ndryshimi Ndryshimi i politikave mund të fillohet nga shumë hallka të sistemit gjyqësor: psh. • Ministria e Financave mund të kërkojë kursime • Politikanët dhe drejtuesit e lartë mund të duan të zbatojnë një reformë ligjore • Agjensitë operacionale (policia, prokuroria, gjyqësori, shërbimi i provës, burgjet) mund të duan të bëhen më efikasë • Kritikë nga publiku mund të ushtrojnë presion për ndryshim • Vende të tjera mund të shfaqen që po i përballojnë më mirë probleme të ngjashme Gjithësesi, Statisticienët janë me rëndësi thelbësore në gjithë këtë, sepse ata i kanë nëpër duar shifrat dhe mund të gjykojnë ku gjërat nuk janë aq efikase sa duhej të ishin, ata munden edhe të parashikojnë çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

  13. Shembuj të përdorimeve të mundshme të statistikave Shumë fusha të politikave të veprimit shtrihen në agjensi të ndryshme të drejtësisë dhe përdorin statistikat si ndihmë për planifikimin e tyre: pesë shembuj të përdorimit jepen në faqet në vijim: • Ndryshim i politikave të paraburgimit • Reduktim i vonesave nga ana e drejtësisë • Zhvillimi i politikave të dënimeve • Marrja në konsideratë e politikave të ndihmës ligjore Përdorimet e tjera të statistikave nuk janë përfshirë në prezantim • Dhënia më shumë kompetenca policisë për të zgjidhur disa çështje duke vendosur gjoba fikse për krime të lehta. • Pakësimi i veprave penale duke punuar me shkelësit • Ristrukturimi i sistemit të drejtësisë

  14. I. Përdorimi i Statistikave për të ndryshuar politikat e paraburgimit • Mbi-popullimi me të para-burgosur mund të sjellë për pasojë harxhim të burimeve: • Kostoja e ushqimit për të para-burgosurit, shumë prej të cilëve nuk dënohen me heqje lirie • Kostoja nëse periudha e para-burgimit nuk llogaritet në kohën e dënimit • Kostot e transportit për dërgimin e rasteve në gjykatë, sidomos për çështjet që marrin shumë kohë deri në përfundim • Periudha të gjatë para-burgimi ku shërbimi në këto ambjente nuk lejon fillimin e rehabilitimit dhe të burgosurve nuk u jepen mundësi për të punuar apo aftësuar. • Vështirësi në rritje të gjyqtarëve për të këshilluar klientët e tyre mbi të drejtat e tyre ligjore.

  15. Paraburgimi: Çfarë nevojitet • Kombinimi i statistikave të policisë, gjykatave dhe burgjeve • Numri i personave në para-burgim: • Sipas moshës, gjinisë, veprës penale, qarkut • Sasia e kohës së shpenzuar në para-burgim • Përqindja e atyre që nuk dënohen me burgim: ndoshta duhet edhe një studim për grupime të zgjedhura • Studimi i rasteve që nuk para-burgosen, për të parë çfarë problemesh dalin: • shkelja e nje mase sigurie pasurore, vonesa të çështjeve, kryhen krime të reja

  16. Statistikat e para-burgimit: reagimet e mundshme • Të pranohet situata aktuale dhe të kërkohen burimet për t’a menaxhuar atë. • Të lejohet që koha e vuajtur në para-burgim të llogaritet më pas në kohën e dënimit • Të lejohet që koha para gjykimit të shpenzohet në komunitet, ndoshta nën mbikqyrje gjatë periudhës së provësose monitorim elektronik. • Të lejohen personat në paraburgim të fillojnë ritrainimin dhe punën rehabilituese. • Të vendoset një limit kohe maksimal para gjykimit, për t’i shtyrë agjensitë të bëhen më efikase në punën e tyre për përgatitjen e provave për gjykim

  17. II. Përdorimi i Statistikave për reduktimin e vonesave • Çfarë ndikimi kanë vonesat në proceset gjyqësore dhe si mund të pakësohen këto ndikime dhe vonesa? • Vonesa është problem i procesit gjyqësor apo i burimeve? • A ka faktorë të tjerë të përfshirë? • A mund të ndihmojnë lojtarët e tjerë brenda sistemit të drejtësisë penale në reduktimin e vonesave?

  18. Vonesat: Çfarë statistikash duhen • Matja e kohës nga arrestimi te dënimi • Ndarja e kësaj kohe sipas fazave të ndryshme të procesit • Identifikimi i shkaqeve të vonesave dhe i atyre që mund t’i zgjidhin ato • Marrja e masave për të cilat është rënë dakord nga gjykatat dhe të tjerët

  19. Vonesat: Masat që mund të rezultonin • Elementë të procesit gjyqësor mund të përmirësoheshin, të tilla si caktimi i datave të gjyqit më shpejt dhe riorganizimi i disponueshmërisë së burimeve të gjykatës/gjyqësorit. • Të tjera agjensi të thirren për ndihmë – psh. policia të sigurojë paraqitjen në gjykatë të të pandehurve • Mund të përmirësohen masat për sjelljen e të burgosurit nga burgu në gjykatë • Mund të bëhen marrëveshje të reja – për mbështetjen dhe mbrojtjen e dëshmitarëve

  20. III. Përdorimi i Statistikave për zhvillimin e politikave të dënimeve • A janë dënimet të efektshme. • Sa është norma e recidivizmit? Çfarë mendojnë viktimat? • Çfarë mendon publiku? • Duke ulur dënimet kursehen para. (Statistikat e tregojnë këtë.) • Dënimet e larta kushtojnë më shumë para (përsëri mund të llogaritet) • Dënimet mund të ishin më të përafërta me ato të vendeve të tjera. • Mund të jepen orientime për gjyqtarët mbi dhënien e dënimeve. Kjo do të ofronte më shumë kontroll. Kjo gjë ndodh shpesh në SHBA.

  21. Dhënia e dënimeve: çfarë nevojitet • Matja e recidivizmit: nevojitet bazë të dhënash • Matja e besimit me anë të sondazheve • Efekti i ndryshimeve në dhënien e dënimeve: aplikimi i rregullave të reja në statistikat e vitit të kaluar • Studimi i udhëzuesve nga vende të tjera për të parë nëse ato mund përshtaten me legjislacionin tuaj

  22. Shembull për të parë politikat e dhënies së dënimeve • Mbretëria e Bashkuar ka shqetësim dënimet e dhëna për krimet e kryera me thika. Të dhënat dhe tendencat janë në web site: http://www.justice.gov.uk/publications/docs/knife-possession-sentencing-bulletin-jan-march-10.pdf

  23. IV. Përdorimi i Statistikave për të parë politikat e ndihmës ligjore (NL) • Në shumë vende qeveria paguan disa kosto për mbrojtjen ligjore: ‘Ndihmë Ligjore’ (NL) • Në disa vende (Angli & Uells) kostoja e NL është shumë e lartë. • Nëse më shumë shkelësve u ofrohet NL, ndoshta me para nga donatorë për të filluar, atëhere NL do të nxirrte shpenzimet e veta duke ulur koston e Sistemit te Drejtësisë Penale. • Ndihma ligjore mund të ofrohet për arrestimet, si p.sh. Në Angli & Uells, për seancat gjyqësore ose për apelim. • Disa vende japin kompensim për dëmtimet e pësuara si rezultat i një krimi

  24. Ndihma Ligjore: Çfarë nevojitet • Të studiohen rregullat e vendeve të tjera për ndihmë ligjore dhe të shihet sesi ato mund të përshtaten për vendin tuaj • Të shihet numri i atyre që përdorin aktualisht avokatë mbrojtës • Të bëhen konsultime me avokatë, stafin e gjykatave, shkelësit, ndoshta duke përdorur pyetsorët • Të llogaritet ndikimi i ndryshimit : koha e gjykimeve, shkallët e ndryshme të fajësisë: dënime të ndryshme, etj.

  25. Konkluzione • Statistikat mund të ndihmojnë për menaxhimin e politikave të drejtësisë penale • Për çdo ndryshim të politikave që propozohet, duhet të llogaritet një linjë e ndryshme e statistikave • Kjo do të duhet të plotësohet me sondazhe të opinioneve • Do të nevojitej një linjë bazë statistikash mbi pozicionin aktual • Pastaj mund të bëhen vlerësime për ndryshime të mundshme • Studiuesit mund të sugjerojnë ndryshime që do të ishin të mundshme sipas studimeve të punës së tyre në vende të tjera.

More Related