1 / 45

PROCEDURAT E PROKURIMIT PUBLIK

PROCEDURAT E PROKURIMIT PUBLIK. 4. KONKURENCA. Prokurimi i mirë i mallrave dhe shërbimeve përshkruhet si pesë të drejtat për: Cilësi Sasi Kohë Burime Çmim

vicky
Télécharger la présentation

PROCEDURAT E PROKURIMIT PUBLIK

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. PROCEDURAT E PROKURIMIT PUBLIK 4

  2. KONKURENCA • Prokurimi i mirë i mallrave dhe shërbimeve përshkruhet si pesë të drejtat për: • Cilësi • Sasi • Kohë • Burime • Çmim • Konkurenca është një përbërës thelbësor në realizimin e tyre dhe në promovimin e efikasitetit në prokurim, duke shmangur situatën e monopoleve.

  3. PËRKUFIZIMI I KONTRATËS Hapi i parë i rëndësishëm për AK është të përcaktojë: • objektin • vlerën e plotë • kohëzgjatjen e kontratës

  4. LLOJET E KONTRATAVE • Kontrata për Mallra Publike • Kontrata për Shërbime Publike • Kontrata për Punë Publike

  5. PROCEDURAT STANDARTE TE PROKURIMIT • Procedure e Hapur • Procedure e kufizuar • Procedure me negocim, me/ pa shpallje te njoftimit te kontrates • Sherbimet e konsulences • Konkurs projektimi • Kerkese per propozim • Prokurim me vlere te vogel

  6. PRAGJET • Janë limite • Përcaktojnë ndarjen e procedurave të prokurimit në ndërkombëtare dhe kombëtare • Kufiri i lartë monetar • Kufiri i ulët monetar Vlerat e kufijve monetarë përcaktohen në VKM dhe rishikohen një herë në dy vjet

  7. PRAGJET • kufijtë monetarë janë: i. Kufiri i lartë monetar: - 1 200 000 000 lekë për kontratat e punëve publike; - 200 000 000 lekë për kontratat publike të shërbimeve dhe mallrave. ii. Kufiri i ulët monetar: - 12 000 000 lekë për kontratat e punëve publike; - 8 000 000 lekë për kontratat publike të shërbimeve dhe të mallrave

  8. KUFIJTË MONETARË DHE PROCEDURAT Mbi kufirin e lartë monetar: • procedura e hapur, • e kufizuar, • me negociim, • konkurs projektimi, • Shërbim konsulence Procedura ndërkombëtare ( vlera e kontratës pa TVSH)

  9. KUFIJTË MONETARË DHE PROCEDURAT Midis kufirit të lartë dhe të ulët: • procedura e hapur, • e kufizuar, • me negociim, • konkurs projektimi, • Shërbim konsulence Nën kufirin e ulët (por mbi vlerën 400.000 lekë): • Kërkesë për propozime • Proçedurë me negocim me ose pa shpallje paraprake Nën 400. 000 lekë: • Prokurimet me vlerë të vogël Procedura kombëtare ( vlera e kontratës pa TVSH)

  10. AFATET KOHORE PER DOREZIMIN E KERKESAVE PER PJESEMARRJE DHE DOREZIMIN E OFERTAVE • AK duhet te kete parasysh kompleksitetin e kontrates dhe kohen e kerkuar per pergatitjen e ofertave • Kandidatet e interesuar duhet te jene ne gjendje te pergatisin dhe te paraqesin kerkesat dhe ofertat • Afatet minimale do te llogariten qe nga dt kur botohet njoftimi i kontrates ne faqen e internetit të APP-së.

  11. PROCEDURA E HAPUR ”Procedurë e hapur” është procedura e preferuar për çdo Autoritet Kontraktor (AK), përmes së cilës çdo operator ekonomik i interesuar mund të dorëzojë një ofertë.

  12. ZHVILLIMI I PROCEDURËS • AK përgatit DT dhe Njoftimin ; • AK dërgon njoftimin ne APP e cila e publikon ate ne Buletin; • Te interesuarit pajisen me DT;

  13. ZHVILLIMI I PROCEDURËS (VAZHDIM) • Kandidatet dorëzojnë ofertat brënda afatit te caktuar; • Komisioni vlerëson ofertat; • AK njofton pjesmarrësit për klasifikimin përfundimtar dhe respekton afatin e ankimit; • AK shpall fituesin dhe dergon një njoftim ne APP; • AK lidh kontratën dhe dërgon një njoftim në APP;

  14. PROCEDURA E KUFIZUAR • Me dy faza- faza e pare përzgjedhja e kandidatëve të kualifikuar; • Faza e dytë- paraqitja e ofertave nga kandidatet e perzgjedhuar; • malli, shërbimi ose puna përkatëse, për shkak të karakterit të tij/tyre shumë të ndërlikuar ose të veçantë, mund të furnizohen, sigurohen ose ekzekutohen nga operatorë ekonomikë, të cilët kanë kapacitetin e duhur teknik, profesional ose financiar;

  15. PROCEDURA E KUFIZUAR (VAZHDIM) • është ekonomikisht më e leverdishme për autoritetin kontraktues, fillimisht, të shqyrtojë kapacitetin dhe kualifikimet e operatorëve të interesuar ekonomikë dhe më pas të ftojë ata që kanë kualifikimet minimale specifike të caktuara të paraqesin ofertat.

  16. ZHVILLIMI I PROCEDURËS • AK përgatit njoftimin e kontratës; • AK dërgon njoftimin në APP e cila e boton atë në Buletin; • Kandidatët dorëzojnë kërkesat dhe dok e kualifikimit; • Komisioni vlerëson/kualifikon kandidatët;

  17. ZHVILLIMI I PROCEDURËS (VAZHDIM) • AK fton vetëm kandidatët e kualifikuar ; • Ofertuesit dorëzojnë ofertën teknike dhe ekonomike ; • Vlerësimi i ofertave ; • Klasifikimi dhe njoftimi i fituesit; • Lidhja e kontrates dhe publikimi i saj në Buletin ;

  18. PROCEDURA E NEGOCIUAR ME SHPALLJE TË NJOFTIMIT • në përgjigje të një procedure, të hapur ose të kufizuar, të gjitha ofertat janë të pavlefshme apo nuk përmbushin kërkesat, për sa kohë që në kontratë nuk është bërë ndonjë ndryshim thelbësor, sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit publik;

  19. PROCEDURA E NEGOCIUAR ME SHPALLJE TË NJOFTIMIT (VAZHDIM) • natyra e punëve, mallrave ose shërbimeve nuk lejon përcaktimin e kostos apo specifikimeve teknike – investime komplekse ne infrastrukture, IT, sisteme shërbimesh komplekse etj; • Për arsye kërkimi dhe zhvillimi ;

  20. ZHVILLIMI I PROCEDURËS • AK përgatit njoftimin dhe TD; • AK dërgon njoftimin në APP për botim ; • Njoftimi botohet në Buletin; • Kandidatët dorëzojnë kërkesat për parakualifikim dhe dok shoqërues; • Kërkesat vlerësohen ;

  21. ZHVILLIMI I PROCEDURËS (VAZHDIM) • AK negocion me kandidatët e kualifikuar – negocimi mund të zhvillohet në disa faza, edhe veç e veç; • AK përzgjedh fituesin pas dorëzimit të ofertës finale; • AK publikon njoftimin e fituesit dhe lidh kontratën;

  22. PROCEDURA E NEGOCIUAR PA SHPALLJE • kur në përgjigje të procedurës së hapur ose të kufizuar nuk është siguruar konkurenca minimale, dhe për sa kohë që në kushtet fillestare të kontratës të mos jetë bërë asnjë ndryshim thelbësor; • për arsye që lidhen me të drejtat ekskluzive ose të drejtat e autorit;

  23. PROCEDURA E NEGOCIUAR PA SHPALLJE (VAZHDIM) • kur ka një nevojë urgjente, për shkaqe jashtë kontrollit apo parashikimit të autoritetit kontraktor;- kushtet: 1.Shkaktimi i një ngjarjeje të paparashikueshme; 2. përgjegjësia për ngjarjen nuk duhet t’i ngarkohet autoritetit kontraktor; 3. ngjarja mund të dëmtojë interesat e përgjithshme të një komuniteti të gjerë 4. është e pamundur të ndiqen procedurat standarde (e hapur, kufizuar apo me negocim me njoftim). • produktet prodhohen vetëm për qëllime kërkimi, eksperimentimi, studimi ose zhvillimi; • Shtesa kontratash deri në një vlerë 20% të vlerës fillestare

  24. ZHVILLIMI I PROCEDURËS • AK përgatit DT; • AK fton të paktën tre kandidatë ; • AK negocion me kandidatët e kualifikuar; • AK përzgjedh fituesin pas dorëzimit të ofertës finale; • AK lidh kontratën e cila publikohet në Buletin; • Bëjnë përjashtim rastet e shtesave, e drejta ekskluzive, ku mund të ftohet edhe vetëm një kandidat.

  25. KËRKESË PËR PROPOZIM • Autoriteti kontraktor mund të përdorë procedurën e kërkesës për propozim për kontrata me vlerë nën kufirin e ulët monetar. • Në bazë të kësaj procedure, autoriteti kontraktor kërkon oferta nga një numër i kufizuar operatorësh ekonomikë të zgjedhur prej tij dhe njëkohësisht e publikon këtë procedurë në BNJP; • Numri minimal i kërkesave për propozim nga 5 ofertues;

  26. KONKURSI I PROJEKTIMIT • Procedura konkurs projektimi mund të organizohet: - si pjesë e një procedure, që shërben për përcaktimin e një fituesi të një kontrate shërbimi publik; -për përfitimin vetëm të projektit kundrejt shpërblimit monetar;

  27. KONKURSI I PROJEKTIMIT (vazhdim) • Autoriteti kontraktor që ndërmerr një konkurs projektimi, njofton qëllimin e prokurimit me anë të botimit të njoftimit për pjesëmarrje në konkurs, • Rregullat e konkursit u komunikohen të gjithë të interesuarve, që kërkojnë të marrin pjesë në të; • Në dokumentet e tenderit duhet të jepen saktë përkufizimet e specifikimeve teknike, për elementet strukturore dhe elementet e realizimit të projektit.

  28. KONKURSI I PROJEKTIMIT (vazhdim) • Nëse tenderi përfshin projektin dhe realizimin e punëve ose të shërbimeve, atëherë në dhënien e ofertës duhet t’i kushtohet vëmendje aspekteve, teknike e ekonomike, të projektit dhe mënyrave të realizimit të tij.

  29. KONKURSI I PROJEKTIMIT (vazhdim) • Autoriteti kontraktor mund të organizojë një konkurs projektimi, ku objekti është një projektide. Në këtë rast, në dokumentet e tenderit duhet të përcaktohen qartë kriteret e vlerësimit teknik, çmimi dhe/ose rimbursimet, që jepen për kandidatin fitues dhe për kandidatët e tjerë të pranuar.

  30. KONKURSI I PROJEKTIMIT (vazhdim) • Pjesëmarrja në konkurs mund të kufizohet në një numër kandidatësh të përzgjedhur, në bazë të kritereve të qarta dhe jodiskriminuese, që u janë bërë të njohura të gjithë personave të interesuar, me kusht që numri i kandidatëve të ftuar, sipas përcaktimeve në rregullat e prokurimit, të jetë i mjaftueshëm për të siguruar një konkurrim të drejtë.

  31. KONKURSI I PROJEKTIMIT (vazhdim) • Pranimi i pjesëmarrjes në konkurs nuk mund të kufizohet: • a) për shkak të shtetësisë, territorit apo rezidencës; • b) për shkak të qenies person fizik ose juridik.

  32. KONKURSI I PROJEKTIMIT (vazhdim) • Komisioni duhet të përbëhet nga një numër tek anëtarësh (zakonisht 7), pjesëtarë ose jo të autoritetit kontraktor, dhe ku shumica duhet të kenë të njëjtën licencë ose specializim, të përcaktuar në kërkesat për kualifikim të kandidatëve, në dokumentet e tenderit, si dhe një përvojë 10-vjeçare në çështjet e projektit, që do të prokurohet.

  33. SHËRBIMI I KONSULENCËS • Kontratat e konsulencës” janë kontrata për shërbime konsulence të natyrës intelektuale dhe këshillimore, që nuk përfshijnë lloje të tjera të shërbimit ku mbizotërojnë aspektet fizike të aktivitetit. • Në këto lloj shërbimesh, aspekti intelektual mbizotëron dhe tejkalon aspektet e tjera fizike të kontratës. Në gamën e shërbimeve të konsulencës mund të futen shërbimet intelektuale të tilla si studime, kërkime, projekte, asistencë teknike, etj

  34. SHËRBIMI I KONSULENCËS (VAZHDIM) • Dispozitat lidhur me shërbimin e konsulencës janë njësoj të zbatueshme për konsulentin, si person, fizik ose juridik, për stafin e konsulentit dhe nënkonsulentët, si edhe për bashkimet e konsulentëve.

  35. SHËRBIM KOSULENCE – HAPAT QË NDIQEN • Urdhri i Prokurimit • Përgatitja e projekt kontratës • Përgatitja e preventivit të kostos dhe buxheti • Njoftimi • Lista e shkurtër e kandidatëve • Kërkesa për propozime • Marrja e propozimeve

  36. SHËRBIM KOSULENCE – HAPAT QË NDIQEN • Vlerësimi i propozimeve teknike dhe shqyrtimi i cilësisë • Hapja publike e propozimeve ekonomike • Skualifikimi i ofertuesve • Vlerësimi përfundimtar i cilësisë dhe i kostos • Shpallet Kontrata Fituese • Njoftimi i Shpalljes së Kontratës Fituese dërgohet për publikim

  37. PROKURIM ME VLERE TE VOGEL • Procedura e prokurimit me vlerë të vogël, përdoretnga AK për: • mallra, • shërbime • punë • Vlera e tyre gjatë vitit buxhetor nuk duhet të jetë më e madhe se 400.000 (katërqindmijë) lekë. Në këtë vlerë nuk përfshihet TVSH-ja.

  38. Kujdes! Procedura e prokurimit me vlera të vogla përdoret për: 1- Grupe mallrash, realizim shërbimesh apo punësh të cilat janë: • Të ngjashme • Kanë të njëjtin funksion kryesor apo • Kanë të njëjtin emërtim në planin e shpenzimeve 2- Kjo procedurë nuk duhet parë si mundësi për shmangien e procedurave normale të prokurimit, duke prokuruar në këtë formë dhe brenda kësaj vlere, të ndarë nga njëri tjetri, mallra apo sherbime që përfshihen në një grup për shkak të ngjashmërisë së tyre apo për shkak të funksionit kryesor.

  39. Procedura (Hapat që ndiqen) 1.Titullari i AK (ose personi i autorizuar prej tij), në fillim të vitit, ngre komisionin e prokurimit me vlerë të vogël. Në rast mungese personeli, autorizon Njësinë e Prokurimit për realizimin e këtyre procedurave te prokurimit. Komisioni përbëhet nga 3 anëtarë, njëri prej të cilëve është kryetar. Urdhri për ngritjen e Komisionit për prokurimin me vlerë të vogël, sipas formularit standard të miratuar.

  40. Zhvillimi i procedurës_vazhdim • AK planifikon që në fillim të vitit buxhetor natyrën, sasitë dhe llojet e mallrave, shërbimeve dhe zërat e punëve që do të prokurohen me këtë procedurë. Në asnjë rast autoriteti kontraktor, nuk është i detyruar të prokurojë njëherësh të gjithë sasinë e mallrave, shërbimeve apo të punëve për plotësimin e nevojave. • Hartimi i Urdhrit të Prokurimit ku përcaktohet natyra dhe sasia e mallrave, shërbimeve dhe punëve 4 Anëtarët e Komisionit për prokurimin me vlera të vogla testojnëtregun dhe përgatisin procesverbalin ku nëshkruajnë të gjithë.

  41. Zhvillimi i procedurës_vazhdim Kur testohet tregu nuk është e nevojshme të merren oferta me firmë dhe me vulë nga operatorët ekonomikë, por mjafton të merren çmimet përkatëse dhe të shënohen në procesverbal, i cili firmoset nga të gjithë anëtarët e komisionit.

  42. Zhvillimi i procedurës_vazhdim • Komisioni përcakton fituesin bazuar në kriterin e çmimit më të ulët. • Anëtarët e komisionit i drejtohen operatorit ekonomik, që ka ofruar çmimin më të ulët dhe bëjnë blerjen e mallrave, kryerjen e punëve ose të shërbimeve. Caktimi i anëtarëve që do bëjnë veprimet me operatorin e shpallur fitues bëhet me procesverbal, sipas formatit të miratuar. Të gjitha procesverbaleve të procedurës i bashkangjitet dhe fatura/faturat përkatëse.

  43. Zbatimi i prokurimit me vlerë të vogël në raste emergjente 7. Kjo procedure parashikohet për blerjen e mallrave, apo kryerjen e shërbimeve të paparashikueshme me vlerë jo më të madhe se 400.000 (katërqindmijë) lekë. 7/1.Personat (përfaqësues të institucionit) që ndodhen në vend mbajnë një procesverbal midis tyre për ngjarjen e ndodhur. Mënyra e pagesës kur përdoret prokurimi me vlerë të vogël në rastet e emergjencës do të bëhet sipas legjislacionit në fuqi. 7/2.Faturat e mallrave apo shërbimeve duhet të jenë të rregullta, në përputhje me legjislacionin në fuqi, dhe duhet të nënshkruhen nga të gjithë personat (përfaqësuese të institucionit) e pranishëm në vendin e kryerjes së prokurimit. 7/3.Proces-verbali i mbajtur i dorëzohet Komisionit të prokurimit me vlera të vogla. Këto të fundit mbajnë proces-verbalin, sipas formularit perkates, nënshkruajnë faturën dhe të gjithë dokumentacionin dhe ia dërgojnë Zyres së Financës për likujdim.

  44. Ky udhëzim shoqërohet me formularët standarte për prokurimin me vlera të vogla • Procedura e prokurimit me blerje te vogel ka formular standart per cdo hap. • Ne Janar 2013 kjo procedure realizohet ne forme elektronike. • AK publikon proceduren, kerkesat e tij, OE dorezojne vetem oferten ekonomike. • Dorezimi i ofertes ekonomike presupozon se OE ka pranuar dhe permbush kushtet e tjera.

  45. FALEMINDERIT!

More Related