1 / 245

SISTEME TRANSMETUESE

SISTEME TRANSMETUESE. Literatura e obliguar. Introduction to Telecommunications Network Engineering Second Edition Tarmo Anttalainen Telekomunikacionet Ardian Shehu SHTËPIA BOTUESE “LIBRI UNIVERSITAR”. Hyrje. Telekomunikimet përkufizohen si teknologji për komunikim në distancë.

yin
Télécharger la présentation

SISTEME TRANSMETUESE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. SISTEME TRANSMETUESE

  2. Literatura e obliguar • Introduction to TelecommunicationsNetwork Engineering • Second Edition • Tarmo Anttalainen • Telekomunikacionet • Ardian Shehu • SHTËPIA BOTUESE “LIBRI UNIVERSITAR”

  3. Hyrje • Telekomunikimet përkufizohen si teknologji për komunikim në distancë. • Në fig. shihen një mënyrë e ndarjes së komunikimeve të ndryshme që përfshinë komunikimet mekanike dhe elektrikePTT. • Objekt interesimi në vazhdim do të jenë komunikimet elektrike dydrejtimëshe ose bidirekcionale (bidirectional communication).

  4. Rëndësia e telekomunikimeve • Rrejte të ndryshme telekomunikuese janë të ndërlidhura në një sistem global jashtëzakonisht kompleks dhe vazhdimisht të ndryshueshëm. • Vetëm rrjeti telefonik i cili në vitin 2009 ka pas 1.26miliardë lidhje fikse dhe rreth 4.6 miliardë lidhje celulare me mundësi qasjeje universale mundëson lidhjen e secilit me secilin në globin tokësorë. • Përveç kësaj, shumë rrjete tjera janë të lidhura në rrjetin telefonik, kështu që asnjë rrjet tjetër nuk e tejkalon kompleksitetin e rrjeteve telekomunikuese. • Ndikimi i shërbimeve telekomunikuese në zhvillimin e një vendi është aq i rëndësishëm sa që densiteti apo shtrirje e rrjetit të telekomunikues shpesh shërben si parametër për vlerësimin e shkallës së zhvillimit teknik dhe ekonomik të një vendi. • Në vendet në zhvillim, densiteti i telefonisë fikse (teledendsia) është rreth 10 lidhje telefonike në 1000 banorë, ndërsa në ata të zhvilluara ka 500 deri 600 lidhje fikse telefonike në 1000 banorë. • Zhvillimi ekonomik i vendeve në zhvillim varet, përveç tjerash, edhe nga disponueshmëria ose gatishmëria (availability) e shërbimeve efikase telekomunikuese.

  5. Rëndësia e telekomunikimeve • Veprimtaria e një shoqërie bashkëkohore nuk mund të imagjinohet pa shërbime telekomunikuese (e-maili, telefoni, faksimili, telefoniacelulare,..). • Rrjeti kompjuterik lokal (local area network - LAN), lidhet me rrjetet LAN në vendet tjera të kompanisë ose të qeverisë. Shembuj të shërbimeve që varen nga telekomunikimet: -Transferimet bankare, sportelet bankare të automatizuar (automatic teller machines - ATM), teleblerjet; pagesat me kartela kredie.... -Rezervimet e biletave (në aviacion..); të dhomave (në hotele) -Teletregëtia; -Veprimtaria e organeve qeveritare siç është aplikimi i taksave, etj.

  6. Zhvillimi historik i shërbimeve telekomunikuese

  7. Standardizimi • Standardet mundësojnë konkurrencën dhenxisin prodhimtarinë me shumicë dheekonomitë e shkallës (economies of scale) në prodhimtari dhe në inxhinieri, në ç’rast çmimi njësi zvogëlohet me rritjen e shkallës së prodhimit. • Interesat politike shpesh çojnë në standarde të ndryshme në Evropë, ShBA dhe Japoni. • Standardet ndërkombëtare paraqesin kërcënim për industritë vendore të vendeve të mëdha, por mundësi për zhvillimin industrialtë vendeve të vogla. • Standardet mundësojnë ndërlidhjen e sistemeve nga prodhues të ndryshëm dhepavarësinë e shfrytëzuesve dhe operatorëve të rrjetit dhe përmirësojnë disponueshmërinë ose gatishmërinë e sistemeve. • Standardet bëjnë të disponueshëm shërbime ndërkombëtare.

  8. Shembuj nga standardizimi ndërkombëtar • Numeracioni ndërkombëtar telefonik dhe kodi shtetëror: Pa identifikim unik global të abonentëve, thirrjet telefonike automatike ndërkombëtare do të ishin të parealizueshme. • Ndërfaqet (pajisjet ndërmjetësuese) e abonentit telefonik (Telephone subscriber interfaces). • KodimiPCM dhe struktura e shpejtësisë së kuadrit primar: Kodimi dhe struktura e tillëmundësojnë lidhjet kombëtare dhe ndërkombëtare ndërmjet rrjeteve. • Sistemet e radios dhe televizionit. • Frekuencat që përdoren për komunikime satelitore dhe radio komunikime tjera. • Konektorët dhe sinjalet për PC, printer dhe për ndërfaqet me modem. • Rrjetet LAN ( local area network): mundësojnë shfrytëzuesve të një ndërmarrjeje të përdorin kompjuterë nga cili do prodhues. • Sistemet e telefonisë celulare: mundësojnë shfrytëzuesve të zgjedhin celularë me karakteristika të ndryshme nga prodhues të ndryshëm.

  9. Organizatat për standardizim • Palët e interesuara (shih fig): • Operatorët e rrjeteve (Network operators) e mbështesin standardizimin për: • të rritkompatibilitetin e sistemeve telekomunikuese; • shtrirje sa ma të gjerë rajonale, madje edhe shërbime ndërkombëtare; • blerje të pajisje nga prodhues të ndryshëm. • Prodhuesit e pajisjeve (Equipment manufacturers) marrin pjesë në standardizim për: • të marrë informacione mbi standardet e ardhshme dhe përzhvillimin e tyre sa më parë që është e mundshme; • të mbështet standardet që bazohen në teknologjinë e tyre; • t’i paraprirë standardizimit, nëse në këtë mënyrë hapet tregu i tyre. • Shfrytëzuesit e shërbimeve (Service users) marrin pjesë në standardizim për të: • mbështet zhvillimin e shërbimeve të standardizuara ndërkombëtare; • pas qasje në sistemin alternativ të prodhuesve (rrjete të më tepër prodhuesve); • rrit kompatibilitetin e sistemeve të ardhshëm të rrjeteve të tyre.

  10. Organizatat për standardizim • Organizatat shtetërore për standardizim: • Shembuj të tillë të organizatave janë treguar në fig.: - Instituti për standardizime në Britani (BSI); - Në Gjermani: Deutsche Industrie-Normen (DIN); - Instituti Amerikan për standarde shtetërore (American National Standards Institute (ANSI); - Instituti për standarde i Finlandës (Finnish Standards Institute (SFS).

  11. Organizatat për standardizim Organizatat evropiane: • The European Telecommunications Standards Institute (ETSI). • The European Committee for Electrotechnical Standardization/European Committee for Standardization (CEN/CENELEC) IEC/ISO. • The Conférence Européenne des Administrations des Postes et des Telecommunications ose European Conference of Posts and Telecommunications Administrations (CEPT).

  12. Organizatat për standardizim Organizatat amerikane: • The Institute of Electrical and Electronics Engineers (IEEE). • The Electronic Industries Association (EIA). • The Federal Communications Commission (FCC). • The Telecommunications Industry Association (TIA).

  13. Organizatat për standardizim Organizatat globale: • International Telecommunication Union (ITU) • The Comité Consultatif International de Télégraphique et Téléphonique, ose International Telegraph and Telephone Consultative Committee (CCITT/ ITU-T) që tash quhet ITU-T, ku “T” i referohet telekomunikimeve. • The Comité Consultatif International des Radiocommunications ose International Radio Consultative Committee (CCIR/ITU-R) tash njihet si ITU-R, ku “R” i referohet radiokomunikimeve. • The International Standards Organization/International Electrotechnical Commission (ISO/IEC).

  14. Organizatat për standardizim Organizatat tjera: • The Internet Engineering Task Force (IETF) • The Universal Mobile Telecommunications System (UMTS) • The Telemanagement Forum (TMF) • Duhet theksuar se një problem i rëndësishëm në standardizim është çështja e të drejtës së pronës intelektuale (intellectual property rights - IPRs).

  15. Zhvillimi i bizneseve telekomunikuese • Në të kaluarën në shumicën e vendeve ka pas monopol të operatorit të vetëm PTT-së, kështu që nuk është lejuar konkurrenca dhe ka pas zhvillim të ngadalshëm të shërbimeve dhe rrjeteve telekomunikuese në shumë shtete. • Në vitet e fundit të 80-tës fillon procesi i derregullimit të shërbimeve telekomunikuese në Evropë, për tu përhapur shumë shpejtë në shumë rajone tjera të botës. • Shërbimet konkurruese të telekomunikacioneve janë të rëndësishme për zhvillimin ekonomik, kështu që qeveritë e vendeve mbështesin pa rezervë zhvillimin e tregut të lirë. • Procesi i derregullit të bizneseve telekomunikuese ka zvogëluar në masë të madhe tarifat për thirrje në largësi dhe për thirrjenë lidhjetmobile. • Zvogëlimi i tillë ka nxitur mëtutje rritjen e kërkesave për shërbime, dhe kjoështë reflektuar në zvogëlimin rapid të çmimeve të pajisjeve terminale, siç është rasti i telefonave celular. • Zhvillimet e tilla nga njëra anëkanë kushtëzuar shkrirjen e prodhuesve të varur nga një treg i brendshëm i vendit dhe paraqitjen e prodhuesve të vegjël për prodhimin e pajisjeve speciale, për të cilat nuk janë të interesuar prodhuesit e mëdhenj. • Shërbimi konvencional i telefonisë fikse (Plain old telephone service - POTS) do të jenë akoma i rëndësishme në të ardhmen, por komunikimet mobile dhe të të dhënave kanë zhvillim të vrullshëm.

  16. Zhvillimi i bizneseve telekomunikuese • Në të ardhmen do të jetë shumë i rëndësishëm sidomos zhvillimi i shërbimeve multimediale, duke pas parasysh qasjen brezgjerë (wideband access) deri në shtëpi. • Për zhvillimin e ardhshëm të bizneseve telekomunikuese duhet kushtuar kujdes jo vetë teknologjivepor edhe shërbimeve të abonentëve, sepse shumë teknologji të mira nuk janë pranuar si teknologji atraktive, dhe si të tilla nuk kanë qenë të suksesshme, si p. sh. rrjeti digjital i shërbimeve të integruara (Integrated Services Digital Network – ISDN) dhe standardi global për zbatime në rrjete komunikuese pa tela (wireless application protocol - WAP). • Nga ana tjetër rrjeti kompjuterik mbarëbotëror (world wide web - www) për navigim(shfletim) dhe për akses tek informacionet në Internet është zhvilluar në mënyrë të vrullshme, kështu që gjithmonë duhet pasur parasysh se teknologjitë e rejai bëjnë të suksesshme vetëm shërbimet atraktive.

  17. Rrjetet telekomunikuese– Pasqyrë e përgjithshme • Duke pas parasysh se më lehtë mund të kuptohet vendosja e një lidhjeje telefonike në rrjet, në vazhdim do të bëhet një përshkrim i funksionimit të rrjetit telefonik, duke u bazuar në telefoninë konvencionale. • Do të vështrojmë ndërlidhjen e abonentit në rrjetin telefonik përmes linjës së abonentit.Mënyra e njëjtë e ndërlidhjes shfrytëzohet në rrjetet bashkëkohore telekomunikuese, siç janë rrjetet ISDN dhe ato celulare. • Do të fillojmë me këtë shërbim më të thjeshtë që të vendosim bazat për të kuptuar llojet tjera të shërbimeve më komplekse, dhe për këtë qëllim rrjeti do të ndahet në shtresa dhe shkurtimisht do të përshkruhen teknologji të ndryshme të rrjeteve të nevojshme për të siguruar lloje të ndryshme të shërbimeve.

  18. Rrjeti themelor telekomunikues • Roli kryesor i rrjetit telekomunikues është transmetimi i informacionit të formave të ndryshme nga një shfrytëzues te shfrytëzuesi tjetër, të cilët në rastin e rrjetit të telefonisë publike quhen abonentë(subscribers). • Informacionet e shfrytëzuesit mund të kenë forma të ndryshme si zë ose të dhëna, dhe abonenti mund të shfrytëzojë teknika të ndryshme për qasje në rrjet, si për shembull telefoni fikse ose atëcelulare. • Rrjeti telekomunikues përbëhet nga shumë lloje të ndryshme të rrjeteve për të siguruar shërbime të ndryshme si transmetim i të dhënave, telefoni fikse dhe celulare. • Në vazhdim do të paraqiten funksionet themelore të nevojshme në të gjitha rrjetet, pa marrë parasysh se çfarë shërbimi sigurojnë. • Tri teknika të nevojshme për komunikim përmes rrjeteve janë (1) transmetimi, (2), komutimi dhe (3) sinjalizimi, dhe çdo njëra prej teknikave të këtilla kërkon specialistë për projektimin, shfrytëzimin dhe për mirëmbajtjen e tyre.

  19. Transmetimi • Transmetimi është proces i bartjes së informacionit ndërmjet pikave fundore të sistemit apo rrjetit, duke shfrytëzuar katër mediume themelore: 1. Kabllot metalik, siç janë ato që shfrytëzohen në LAN dhe në linjat e abonentëve; 2. Kabllot me fibra optikë, siç janë kabllot për transmetim me shpejtësi të lartë në rrjetet telekomunikuese; 3. Radio valët, siç është rasti i telefonisë celulare dhe i transmetimit satelitor; 4. Optika e hapësirës së lirë, siç janë telekomanduesit infrakuq (infrared remote controllers). • Në rrjetin telekomunikues, sistemet transmetuese ndërlidhin centralet, dhe si të tillë formojnë të ashtuquajturin rrjet të transmetimit ose të transportit. • Duhet theksuar se numri i nevojshëm i kanaleve të të folurit (që është masë për kapacitetin transmetues) ndërmjet centraleve është shumë më i vogël se numri i abonentëve sepse vetëm një pjesë shumë e vogël e tyre vendosin lidhje në të njëjtën kohë. • Në këtë kursdo të trajtohet më detajisht teknikat e transmetimit.

  20. Komutimi • Parimisht, të gjithë telefonat do të mund të ishin të ndërlidhur me njëri tjetrin me kabllo siç ka qenë rasti në fillim të historisë së telefonisë. • Por, pasi që numri i telefonave rritej, operatorët shpejtë vërejtën se duhet bërë komutimin e sinjaleve nga një linjë në tjetrën. • Në atë rast do të ishin të nevojshëm disa kabllo ndërmjet centraleve sepse numri i thirrjeve të vendosura njëkohësisht është shumë më i vogël se sa numri i telefonave (shih fig). • Centralet e para nuk kanë qenë automatike kështu që komutimi është bërë manualisht, duke përdor një panel komutimi (switchboard). • Për shumë dekade centralet ishin një seri komplekse e zgjedhësve elektromekanik, por në dekadat e fundit ato janë zhvilluar në centrale digjitale të kontrolluara me softuer. • Centralet moderne zakonisht kanë kapacitet relativisht të madh – disa dhjeta mijë abonentë - dhe disa mijë prej tyre mund të kenë thirrje të vendosura njëkohësisht.

  21. Sinjalizimi • Sinjalizimi është mekanizëm që u mundëson pajisjeve të rrjetit (pajisjeve terminale ose komutarorëve të rrjetit) vendosjen, mbajtjen dhe ndërprerjen e komunikimeve në një rrjet. • Sinjalizimi realizohet me anë të sinjaleve ose mesazheve të veçanta që nga njëra anë i sinjalizojnë anës tjetër se çka kërkohet me lidhjen e tillë. • Disa shembuj të sinjalizimit në linjat e abonentit janë: - Gjendje aktive (Off-hook condition): Centrali pranon mesazhin se abonenti ka ngritur receptorin (telephone hook) (pra qarku i furnizimit mbyllet) dhe i dërgon abonentit tonin e zgjedhjes. - Zgjedhje e numrit (Dial): Abonenti zgjedh shifrat të cilat pranohen nga centrali. - Gjendje pasive (On-hook condition): Centrali pranon mesazhin se ka përfunduar thirrja (linja e abonentit hapet), ndërpritet lidhja dhe përfundon faturimi.

  22. Sinjalizimi • Sinjalizimi natyrisht është i nevojshëm edhe ndërmjet centraleve, sepse shumë thirrje duhet të ndërlidhen përmes më tepër se një centrali.Përdoren shumë sisteme të ndryshme të sinjalizimit për ndërlidhjen e centraleve të ndryshme. • Sinjalizimi është një funksion shumë i ndërlikuar në një rrjet telekomunikues (imagjinoni p.sh. abonentin e huaj GSMme telefon me kyçje në Hong Kong, i cili në afërsisht 10 sekonda mund të pranojë thirrje të dedikuara për atë). (GSM - Global System for Mobile communications; në fillim nga Groupe Spécial Mobile). • Informacionet e përcjellura për këtë funksion realizohen me anë të qindra mesazheve të sinjalizimit ndërmjet centraleve në rrjetet kombëtare dhe ndërkombëtare.

  23. Funksionimi i telefonit konvencional • Telefoni i zakonshëm shtëpiak furnizohet me energji elektrike të nevojshme për funksionim nga centrali lokal përmes dy përçuesve metalik që formojnë linjën e abonentit. • Linja e tillë e abonentit, e cila gjithashtu bart sinjalin e të folurit, është çiftore e përdredhur (twisted pair), e cila quhet lidhje (ose qark) lokale (local loop), shih fig. • Mënyra e tillë e furnizimit nga centrali, e bënë shërbimin bazë telefonik të pavarur nga rrjeti lokal i furnizimit me energji. • Centralet lokale kanë bateri me kapacitet të lartë, që sigurojnë furnizimin e centralit dhe aparatit telefonik për disa orë, në rast ndërprerje të rrymës elektrike nga rrjeti. • Kjo është qenësore sepse funksionimi i rrjetit telefonik është veçanërisht i rëndësishëm në situata emergjente kur ndërpritet furnizimi me energji elektrike.

  24. Funksionimi i telefonit konvencional • Në fig.a është treguar skema e thjeshtuar e funksionimit të lidhjes telefonike, elementet dhe mënyra e funksionimit e të cilës janë dhënë në vazhdim. • Në botë ekzistojnë ndryshime të vogla të funksionimit, sidomos në pajisjet e sistemeve të centralit telefonik shtëpiak/centralit shtëpiak (private branch exchange/private automatic branch exchange - PBX/PABX) fig. b, ose të centralit shtëpiak kompjuterik (computer-controlled branch exchange – CBX), por parimet që do të paraqiten në vazhdim mund të zbatohen te shumica e rrjeteve telefonikepublike me komutim kanalesh (public switched telephone network - PSTN). a b

  25. Mikrofoni • Me ngritjen e receptorit të telefonit, mbyllet ndërprerësi (hook switch), fig. a, dhe fillon rrjedhja e rrymës në linjën e abonentit nëpër mikrofonin e lidhur në linjën e tillë, i cili bënë shndërrimin e energjisë akustike në atë elektrike. • Fillimisht si mikrofona telefonik janë shfrytëzuar të ashtuquajturit mikrofona të karbonit, të cilët kanë membranë me kuti të vogël e cila mbanë kokrrat e karbonit (qymyrit kimikisht të patër) dhe që funksionon si rezistor i ndryshueshëmi furnizuar nga bateria e tensionit të vendosur në central (shih fig.b). • Kur valët e zërit shtypin kokrrat e karbonit me presion të mjaftueshëm, rezistenca e qarkut zvogëlohet dhe rrymafillon të rritet. • Presioni i ndryshueshëm i ajrit gjeneron rrymë të ndryshueshme alternative në linjën e abonentitdhe rryma e tillë është bartës i informacionit të zërit. • Principi themelor i funksionimit të linjës së abonentit është i njëjtë edhe sot, edhe pse aparatet moderne telefonike kanë mikrofona më të sofistikuar dhe me kualitet më të mirë. a b

  26. Kufja (Dëgjojësja) • Rryma alternative e gjeneruar nga mikrofoni, në anën e kundërt të lidhjes, shndërrohet përsëri në zë. • Kufja ka membranën me një copë të magnetit permanent brenda një bobine, e cila furnizohet me rrymë alternative të gjeneruar nga mikrofoni në anën tjetër tëlidhjes. • Rryma shkakton fushë të ndryshueshme magnetike që lëvizë membranën e cila prodhon valë të zërit, afërsisht të njëjta me zërin origjinal në anën e transmetimit (shih fig.).

  27. Funksionet e sinjalizimit • Mikrofoni gjeneron rrymë elektrike që është bartës i informacionit të zërit, ndërsa kufja prodhon zë në qarkun e të folurit të marrësit. • Rrjeti telefonik siguron një shërbim të komutuar ose shërbim me komutim kanali/qarku (dialed-up or circuit-switched service), që i mundëson abonentit të fillojë dhe të përfundojë thirrjen. • Abonenti zgjedh numrin me të cilin dëshiron të vendosë lidhjen, dhe kjo kërkon bartjen e informacioneve shtesë përmes linjës së abonentit dhe ndërmjet centraleve përgjatë lidhjes. Bartja e tillëe informacioneve shtesë quhet sinjalizim (signaling). • Në vazhdim janë treguar fazat kryesore të sinjalizimit të abonentit.

  28. Sinjalizimi nga telefoninë centralin telefonik • Centralet telefonike furnizojnë qarkun e abonentit me tension të vazhduar dhe tensioni i këtillë shfrytëzohet për funksionimin e aparatit telefonik. • Telefoni konvencional nuk ka komponente elektronike dhe tensioni (rryma), i furnizimit përveç funksioneve të sinjalizimit që përfshijnë detektimin e gjendjes pasive/aktive (on/off-hook condition) dhe të zgjedhjes (dialing), shfrytëzohet edhepër transmetimin e drejtpërdrejtëtë sinjalit të të folurit. • Aparatet bashkëkohore telefonike nuk kanë domosdoshmërisht nevojë për furnizim të tillë, nëse furnizohen nga një prizë në shtëpi. • Por, furnizimi nga centrali është akoma e një rëndësie të veçantë, sepse në këtë mënyrë sigurohet që rrejti telefonik të jetë funksional edhe në situata emergjente kur ndërpritet furnizimi nga rrjeti elektrik.

  29. Vendosja dhe shkëputja e thirrjes • Çdo aparat telefonik ka një ndërpres që tregon gjendjen pasive ose aktive, kështu që kur receptori ngrihet, ndërprersi mbyllet, dhe fillon rrjedhja e rrymës (~ 50 mA), e cila detektohet nga releu (relay) që i jep informacionin njësisë për kontroll në central (shih fig.). • Njësia për kontroll është një kompjuter (ose grup kompjuterësh) efikas dhe me siguri të lartë të funksionimit në centralin telefonik (telephone exchange), e cila aktivizon qarqet për sinjalizim, për të pranuar shifrat e zgjedhura nga abonenti A, i cili inicion thirrjen drejtë abonentit B. • Njësia për kontroll në centralin telefonik kontrollon tabelën e komutimit(switching matrix), që lidh qarkun e të folurit drejtë abonentit të zgjedhur B.

  30. Vendosja dhe shkëputja e thirrjes • Kur thirrja i drejtohet abonentit B, centrali telefonik furnizon qarkun e abonentit me tension të ziles (ringing voltage),në ç’rast aktivizohet zilja e abonentit të telefonit B. • Tensioni alternativ i ziles është shpesh rreth 70V me frekuencë 25 Hz, që është i mjaftueshëm të aktivizojë zilen e çfarëdo telefoni. • Tensioni i ziles ndërpritet posa të vendoset gjendja aktive në qarkun e abonentit B, në ç'rast mbyllet qarku i të folurit midis dy pikave (A dhe B), dhe biseda mund të fillojë.

  31. Vendosja dhe shkëputja e thirrjes • Në fig. janë treguar fazat e sinjalizimit në linjën e abonentit. • Kur centrali detekton gjendjen aktive të një linje të abonentit, përmes tonit të zgjedhjes (dial tone), që e dëgjojmë kur ngrisim receptorin, na informon se është i gatshëm të pranojë shifrat. • Pas zgjedhjes, centrali na informon nësevendosja e lidhjes së qarkut është e suksesshme, duke na dërguar tonin e ziles (ringing tone), kur telefoni në anën tjetër bie. • Kur abonenti B përgjigjet, centrali shkyç sinjalin e ziles (ringing signal) dhe tonin e ziles si dhe mbyllë qarkun. • Në fund të bisedës, detektohet gjendja pasive nga centrali dhe qarku i të folurit shkëputet. • Në vazhdim do të tregohet më detajisht një prej fazave të sinjalizimit të abonentit, ajo etransmetimit të shifrave të zgjedhura nga telefoni i abonentit deri në central.

  32. Zgjedhja rotative • Aparati telefonik ka një ndërprerës që është i hapur, në rastin e gjendjes pasive, dhe i mbyllur, në atë aktive.Në këtë mënyrë i sinjalizohet centralit telefonik se kur do të iniciohet një thirrje dhe kur duhet përgatitur për pranimin e shifrave të zgjedhura. • Te telefonat e vjetër, të cilët akomaduhet të mbështeten/përkrahen nga centralet, metoda e tillë e kyçjes dhe e shkyçjes së linjës lokale shfrytëzohet gjithashtu edhe për transmetimin e shifrave të zgjedhura (shih fig.), dhe principi i tillë quhet zgjedhje rotative ose impulsive (rotary or pulse dialing).

  33. Zgjedhja rotative • Te zgjedhja rotative, linja lokale hapet dhe mbyllet varësisht nga shifrat e zgjedhura, dhe numri i impulseve të rrymës detektohet nga centrali. • Metoda e tillë e sinjalizimit njihet edhe me emrin sinjalizim me shkyçje të linjës (loop disconnect signaling). • Të metat themelore të kësaj metode janë se është e ngadalshme dhe e shtrenjtë, dhe nuk mbështet shërbime shtesë siç është ai i përcjelljes së thirrjes (call forwarding). • Pajisjet ndërmjetësuese (local-loop interfaces) të linjës lokale në centralin telefonik duhet të mbështesin këtë teknologji të vjetër, ndonëse ajo është zëvendësuar me zgjedhjen tonale (tone dailing).

  34. Zgjedhja rotative • Kur duhet të zgjidhet një shifër, disku zgjedhës (dialing plate) sillet në kahun e akrepave të orës deri në fund, përmes vrimave për gisht, për tu lëshuar pastaj të kthehet në pozitën fillestare. • Gjatë kthimit në pozitën fillestare, çelësi ndërpret linjën periodikisht, dhe numri i periodave të këtilla paraqet shifrën e zgjedhur.Për shembull, shifra 1, ka një periodë, 2, ka dy perioda, dhe 0, ka 10 perioda ose cikla. • Mekanika mundëson shpejtësi përafërsisht konstante të kthimit, dhe çdo periodë është afërsisht 100 ms e gjatë, me ndërprerje prej 60 ms (shih fig.). • Metoda e tillë e transmetimit të shifrave është shfrytëzuar gjithashtu për sinjalizim midis centraleve, dhe në atë rast kemi të bëjmë me sinjalizim me shkyçje të linjës (loop disconnect signaling). • Vlera e rrymës së linjës ndryshon prej një shteti në shtetin tjetër, dhe ajo varet gjithashtu nga gjatësia e linjës dhe, p.sh., nga tensioni. • Rëndom, ajo ka vlera 20 deri 50 mA, vlera këto të mjaftueshme për funksionimin e centraleve të gjeneracioneve të vjetra elektromekanike, të cilat shfrytëzojnë impulset për kontrollimin e drejtpërdrejt të komutatorëve rotativ të tabelës së komutimit të një centrali.

  35. Zgjedhja tonale • Aparatet telefonike aktualisht kanë qarqe elektronike,të cilat mundësojnë mënyrë më të mirë të sinjalizimit. • Centralet digjitale nuk kërkojnë impulse të fuqisë së lartë për të drejtuar zgjedhësit, siç ka qenë rasti te komutatorët elektromekanik të centraleve përkatëse elektromekanike. • Por, linjat e abonentëve furnizohen dhe do të furnizohen akoma me bateri të tensionit –48-V ose –60-V, në mënyrë që telefonat të vazhdojnë të funksionojnë të pavarur nga furnizimi përmes rrjetit elektrik. • Telefonat elektronik shfrytëzojnë gjatë gjithë kohës rrymë prej 50- deri 500-μA për të furnizuar qarqet elektronike me energji, e cila është e nevojshme për përsëritjen e numrit, zgjedhjen e shkurtuar,si dhe për funksione tjera shtesë të aparateve bashkëkohore telefonike.

  36. Zgjedhja tonale • Telefonat bashkëkohor zakonisht kanë 12 butona për shtypje që shërbejnë për zgjedhje, secili prej të cilëve gjeneron një ton me dy frekuenca (butonat A, B, C dhe D nga fig. nuk përfshihen në aparatin e rëndomtë telefonik). • Një prej frekuencave është nga brezi i epërm i frekuencave, ndërsa tjetra nga brezi i poshtëm i frekuencave (shih fig). • Të gjitha frekuencat janë brenda brezit të frekuencave të zërit (300–3,400 Hz), kështu që mund të transmetohen përmes rrjetit ndërmjet dy pikave fundore me rastin e vendosjes së lidhjes për komunikim. • Principi i tillë i sinjalizimit njihet si sinjalizim multifrekuent me ton dual (dual-tone multifrequency - DTMF signaling).

  37. Zgjedhja tonale • Tonet detektohen nga ndërfaqja e abonentit me central telefonik dhe, nëse është e nevojshme, sinjalizohen më tutje në centralet tjera përmes të cilave do të vendoset lidhja. • Të gjitha centralet lokale digjitale kanë mundësi të përdorimit të zgjedhjes impulsive/rotative ose tonale në linjën e abonentit.Prandaj, abonenti ka mundësi që me një çelës në telefonin e tij të zgjedhë se cilën prej mënyrave të zgjedhjes do të përdorë. • Nëse kemi të bëjmë me centrale lokale bashkëkohore gjithmonë do të zgjidhej zgjedhja tonale. • Përparësitë e zgjedhjes tonale: - Është më e shpejtë dhe zgjedhja e të gjitha shifrave zgjat njësoj. - Shkaktongabime më të vogla të zgjedhjes. - Është i mundshëm i ashtuquajturi sinjalizim ndërmjet pikave fundore (end-to-end signaling). - Janë në dispozicion butonat plotësues për aktivizimin e shërbimeve shtesë (*, #, A, B, C, D).

  38. Zgjedhja tonale • Shërbimet shtesë i mundësojnë abonentit të ndikojë në rrugëzimin (routing) e thirrjeve të tij telefonike. • Shërbimet e tilla, si p.sh. transferimi i thirrjes, nuk janë në dispozicion te telefonat që përdorin zgjedhjen impulsive/rotative. • Për kontrollimin e shërbimeve të këtilla duhet butona të kontrollit (* dhe #), që janë në dispozicion vetëm te telefonat me shtypje butonash (push-button telephones), të cilët shfrytëzojnë zgjedhjen tonale. • Zgjedhja tonale përdoret gjithashtu për kontrollimin e shërbimeve me vlerë të shtuar (value-added services). • Shërbimet me vlerë të shtuar janë shërbime që mund të shfrytëzojmë përmes rrjetit telefonik, por që zakonisht sigurohen nga ofrues tjerë shërbimesh, por jo nga operatorët e rrjeteve telekomunikuese, siç është p.sh. shërbimi telebankar (telebanking). • Tonet transmetohen në të njëjtin brez frekuencor të zërit dhe gjatë kohëzgjatjes së thirrjes kemi mundësi të zgjedhim shifra për t’i transmetuar makinës për shërbime telebankare p.sh. numrin e llogarisë rrjedhëse dhe kodin e sigurisë. • E metë kryesore e lidhjes fikse të abonentit është mundësia akoma modeste e komunikimit njeri-makinë, gjë që vështirëson shfrytëzimin e shërbimeve të reja. • Disa tipa te telefonave që kanë mundësi për shfaqe vizuale janë më të volitshëm për shfrytëzuesin, por abonentët përsëriduhet të mbajnë në mend një seri urdhrash përtë shfrytëzuar shërbime të reja të ofruara nga rrjeti bashkëkohor telefonik.

  39. Linja lokale dhe qarqet dy dhe katërtelëshe • Çdo përdorim i kanaleve telefonike realizohet me dy shtigje njëdrejtimëshe, njëri për transmetim dhe tjetri për pranim. • Linja lokale, e cila ndërlidh aparatin telefonik me centralin lokal është një qark dy telësh (two-wire - 2W circuit) që bart sinjalet në të dy drejtimet (shih fig.). • Madje edhe ISDN dhe linjat josimetrike digjitale të abonentëve (asymmetrical digital subscriber lines - ADSLs) shfrytëzojnë linjat e tilla lokale dytelëshe. • Linjat e abonentit janë dhe do të mbeten qarqe dytelëshe, sepse ato janë një prej investimeve më të mëdha në rrjetin e telefonisë fikse.

  40. Linja lokale dhe qarqet dy dhe katër telëshe • Lidhjet e hershme telefonike në rrjet kanë qenë qarqe dytelëshe. Pasi që lidhjet e gjata dobësojnë sinjalin e të folurit, në linjën e tillë janë të nevojshëm përforcues. • Në qarqet dytelëshe, amplifikimi i sinjalit mund të shkaktojë oscilime ose aktivizim të ziles nëse sinjali në dalje të një amplifikatori kthehet përmes qarkut të mbyllur në qarkun hyrës të drejtimit tjetër të transmetimit (shih fig.).

  41. Linja lokale dhe qarqet dy dhe katër telëshe • Principi i funksionimit të qarqeve elektronike në rrjet është njëdrejtimësh dhe brenda rrjetit përdoren nga dy përcjellës për secilin drejtim ose lidhja katërtelëshe (four-wire - 4W connections). • Lidhja katërtelëshe është shumë më lehtë të mirëmbahet në krahasim me lidhjet dytelëshe sepse drejtimet e transmetimit janë të pavarura nga njëri- tjetri, duke shmangur kështu oscilimin e mundshëm (potential oscillation), shih fig. • Për të lidh një lidhje lokale 2W në rrjetin 4W, nevojitet një qark i ashtuquajtur hibrid2W/4W (hybrid). Në vazhdim do të sqarohet mënyra e funksionimit të hibridit 2W/4W të realizuar me transformator (pështjellë nga përçuesi e mbështjellur rreth një bërthame hekuri).

  42. Linja lokale dhe qarqet dy dhe katër telëshe • Rryma alternative që rrjedh nëpër pështjellë shkakton fushë magnetike në bërthamën e hekurit, e cila prodhon rrymë në përçuesit e përshtjellës tjetër të mbështjellur rreth të njëjtës bërthamë të hekurit. • Në fig. është treguar hibridi 2W/4W në ndërfaqen e abonentit me centralin telefonik.Për këtë qëllim në hibrid nevojiten dy transformatorë të ndarë, secili prej tyre i përbërë nga tri pështjella të ngjashme të çiftuara mirë. • Në çdo transformator rryma alternative në një pështjellë shkakton rrymë alternative në mbështjellat tjera të transformatorit të njëjtë. • Pikat e zeza të pështjellave ose shenjat e polaritetittregojnë drejtimin e rrjedhjes së rrymës (polaritetin e pështjellës).

  43. Linja lokale dhe qarqet dy dhe katër telëshe • Në fig. shihet se rryma nga çiftorja e pranimit (receive pair) shkakton dy rryma me polaritet të kundërt në dy përshtjellat e transformatorit T2. • Rrymat e tilla kanë drejtim të kundërt në transformatorin T1; pra ato, ose fusha magnetike e tyre në bërthamën e hekurit, e anulojë njëra tjetrën, dhe sinjali nga çiftorja e pranimit nuk kalon ose së paku është mjaftë i dobësuar në çiftoren e transmetimit (transmit pair). • Në praktikë, balancimi nuk është ideal dhe sinjali i dobësuar kthehet në lidhjen e kundërt,kështu që si i tillë dëgjohet si sinjal jehone (echo) nga ana e larguar (çiftorja e pranimit) e qarkut telefonik nëse vonesa e përhapjes dydrejtimëshe (two-way propagation delay) e qarkut është mjaftë e gjatë. • Vijat e ndërprera në fig. tregojnë shtegun kryesor të sinjalit të të folurit në transmetim dhe në pranim.

  44. Linja lokale dhe qarqet dy dhe katër telëshe • Lidhjet satelitore kanë vonesë të gjatë të përhapjes për shkak të distancave të mëdha të përhapjes. • Gjithashtu të folurit nga rrjetet digjitale celulare në rrjetet fikse telefonike i nënshtrohet vonesës së gjatë për shkak të kodimit të të folurit (A/D dhe D/A shndërrimi). • Vonesat nga shtigjet e tilla qarkore të lidhjeve të këtilla janë më të gjata se 50 deri 100 ms, duke shkaktuar kështu jehonë ndërhyrëse (disturbing echo). • Prandaj, në rastin e lidhjeve të këtilla, në rrjet duhet të përdoren pajisje të veçanta për eliminimin e jehonës, të njohura si shuarës të jehonës (echo cancellers). • Hibridi 2W/4W realizon këto funksione: - Ndansinjalet transmetuese dhe pranuese. - Ia përshtat impedancën e lidhjes lokale 2W, qarkut të rrjetit. - Siguron dobësim për sinjalet që arrijnë nga shtegu pranues, duke i parandaluar që të hyjnë në shtegun e transmetimit, në ç’rast do të shkaktonin dukurinë e jehonës.

  45. Linja lokale dhe qarqet dy dhe katër telëshe • Në ndërfaqen e ISDN me shpejtësi bazë përdoret transmetim dydrejtimësh i të dhënave prej 160-Kbps në qarkun 2W (lidhja e zakonshme e abonentit). • Në këtë rast drejtimet e transmetimit ndahen me ndihmën e teknologjisë së përpunimit digjital të sinjaleve. • Por, me qëllim të përmirësimit të performancave, shumë zbatime shfrytëzojnë qarkun e transformatorit të përshkruar paraprakisht së bashku me teknologjinë e përpunimit digjital të sinjaleve. • Në çdo aparat të abonentit përdoret gati i njëjti princip i hibridit 2W/4W me qëllim të shuarjes së zërit nga mikrofoni në kufje, shih fig.a. • Nga fig. b. shihet qartë anulimi i fushës magnetike në qarkun e kufjes (earphone), e cila është shkaktuar nga rryma alternative me polaritet të kundërt në qarkun e mikrofonit të aparatin telefonik. a b

  46. Numeracioni telefonik • Një lidhje ndërkombëtare telefonike nga cili do telefon në cilin do telefon tjetër mundësohet me identifikimin unik të çdo prize telefonike në botë. • Në rrjetet telefonike mobile, çdo aparat telefonik (ose kartelë e abonentit), ka një numër unik të identifikimit. • Sistemi i numeracionit është hierarkik, dhe në nivel më të lartë ai ka një kod shtetëror ndërkombëtarisht të standardizuar, duke pavarësuar në këtë mënyrë skemat shtetërore të numeracionit nga njëra tjetra. • Rekomandimi i ITU-T (E.164), i cili përcakton planin telekomunikues ndërkombëtar publik të numeracionit nërrjetet publike telefonike të komutuara (PSTN) dhe në disa rrjete tjera të të dhënave, përcakton gjithashtu edhe formatin dhe strukturën e hierarkisë së numrave telefonik, shih fig.Në vazhdim do të sqarohen fushat e numrit telefonik të treguara në fig.

  47. Prefiksi ndërkombëtar • Prefiksi ndërkombëtar ose numri për akses ndërkombëtar përdoret për thirrje ndërkombëtare me të cilin i bëhet me dije rrjetit që lidhja do të drejtohet (routed) përmes një centrali telefonik të një shteti tjetër. • Prefiksi ndërkombëtar mund të dallohen prej shteti në shtet, edhe pse ai gradualisht po harmonizohet, dhe me përjashtime të vogla. p.sh. për të gjitha vendet e Evropës shfrytëzohet prefiksi 00. • Nëse shërbimin telefonik ndërkombëtar e ofrojnë më tepër operatorë, abonenti mund të zgjedhë ndërmjet operatorëve të ndryshëm, duke shfrytëzuar prefiksin e operatorit, në vend të 00. • Kështu p. sh. në Finlandë, abonenti do të zgjidhte operatorin Oy Finnet International me shifrat 999.

  48. Prefiksi shtetëror • Kodi i shtetit ka një deri në katër numra që përcaktojnë kodin e abonentit B, dhe nuk është i nevojshëm për thirrje brenda shtetit, sepse qëllimi i tij është që të bëjë identifikimin e abonentit unik në botë. • Një numër telefonik që përfshin kodin e shtetit quhet numër ndërkombëtar, dhe ai ka gjatësinë maksimale prej 12 shifrash. • Pasi që ka disa qindra shtete në botë, nga ITU janë përkufizuar shumë kode shtetërore, dhe gjatësia e tyre ndryshon nga një deri në katër shifra (disa zona të vogla kanë kod madje edhe më të gjatë). • Kështu p.sh. ShBA dhe Kanada kanë kodin “1”, Gjermania “49”, Britania e Madhe “44”, Meksika “52”, Finlanda “358” Xhamajka “1809”.

  49. Prefiksi rajonal • Kodi rajonal (trunk code) përcakton zonën se ku do të drejtohet thirrja brenda shtetit. • Shifra e parë është identifikimi për thirrje në largësi (long-distance call), ndërsa shifrat tjera identifikojnë rajonin. • Shifra e parë nuk është e nevojshme në rastin e thirrjes ndërkombëtare, sepse thirrja e tillë drejtohet gjithmonë nga niveli i rrjetit të destinuarpër thirrje në largësi . • Në rastin e shërbimit celular, në vend të identifikimit të lokacionit, përdoret kodi rajonal për identifikimin e rrjetit amë të abonentin. • Me anë të këtij kodi të rrjetit, thirrja drejtohet drejtë rrjetit amë, i cili pastaj përcakton lokacionin e abonentit dhe e drejton thirrjen në destinacion.

  50. Prefiksi rajonal • Kodi rajonal dhe numri i abonentit së bashku formojnë një identifikim unik për abonentin në nivel shtetëror, i cili paraqet numrin shtetëror me gjatësi maksimale prej 10 shifrash.Kodi rajonal fillon me “0” në Evropë, por “0” nuk përdoret për thirrjet nga jashtë. • Në shtetet ku shërbimet telefonike në largësi i ofrojnë më tepër operatorë, abonenti zgjedhë operatorin përkatës përmes zgjedhjes së prefiksit të operatorite pastaj kodin rajonal. • Në Finlandë dy shembuj të numrave të operatorit për lidhje në largësi janë109 për Finnet dhe 1041 për Song Networks.

More Related