1 / 90

Decentralizimi, kontabiliteti i përgjegjësisë dhe çmimet transfer

6. LIGJËRATA. Decentralizimi, kontabiliteti i përgjegjësisë dhe çmimet transfer. Decentralizimi. Decentralizimi shpreh lirinë e menaxherëve të nivelit të ulët për të marrë vendime të caktuara biznesi. Autonomia i referohet shkallës së lirisë për të marrë një vendim.

aldona
Télécharger la présentation

Decentralizimi, kontabiliteti i përgjegjësisë dhe çmimet transfer

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. 6 LIGJËRATA Decentralizimi, kontabiliteti i përgjegjësisë dhe çmimet transfer

  2. Decentralizimi • Decentralizimi shpreh lirinë e menaxherëve të nivelit të ulët për të marrë vendime të caktuara biznesi. • Autonomia i referohet shkallës së lirisë për të marrë një vendim. • Sa me e madhe liria, aq më e madhe autonomia

  3. Decentralizimi shpesh ndodhë si vazhdimësi e ndërmarrjes për t’u rritur Decentralizimi Vendimmarrja është shtyrë më poshtë

  4. Decentralizimi • Arsyet për decentralizim • Qasje më e mirë informacioneve lokale – • Përmes menaxherëve të nivelit të ulët, të cilët janë në kontakt të drejtpërdrejtë me operacionet e përditshme të divizionit të cilin e menaxhojnë, kompania ka qasje më të mirë tek informacioni lokal andaj edhe vendimet e mëtutjeshme janë më të lehta për t’u marrë.

  5. Arsyet për decentralizim • Të meta të njohura – Edhe pse informacioni lokal është i disponueshëm tek menaxherët në qendër, ata mund të përballen me ndonjë problem tjetër. Në një kompani komplekse, që operon në tregje të ndryshme me qindra produkte, asnjë person nuk mund të ketë të gjithë përvojën dhe trajnimin e nevojshëm për të përpunuar të gjitha këto informacione. Kjo kërkon nga kompania, që të angazhojë individë me aftësi të specializuara e të cilët do të kishin edhe përgjegjësi të drejtpërdrejtë në fushat ku ata janë të specializuar, në vend që të mbahen individë të ndryshëm në zyrat qendrore për fusha të specializuara, duke shmangur kështu, koston dhe shqetësimin e transmetimit të informacioneve nga zyrat qendrore tek divizionet esaj.

  6. Arsyet për decentralizim • Përgjigja me kohë – Përherë, përgjigja e menaxherit lokal tek një kompani e decentralizuar për një problem që kërkon zgjidhje të shpejtë, është më me kohë se sa një përgjigje që duhet pritur nga zyrat qëndrore, tek një kompani e centralizuar.

  7. Arsyet për decentralizim • Fokusimi nga menaxhmenti qendror – Natyra e piramidës hierarkike është që menaxherët e niveleve të larta të kenë përgjegjësi dhe fuqi më të mëdha. Duke decentralizuar vendimet operative, menaxhmenti qendror është i lirë të përqendrohet në planifikimin strategjik dhe marrjen e vendimeve. Mbijetesa afatgjatë e kompanisë duhet të jetë më e rëndësishme për menaxhmentin qendror se sa veprimet ditore.

  8. Arsyet për decentralizim • Trajnimet dhe vlerësimi i menaxherëve të njësive– Një kompani përherë ka nevojë për menaxherë të trajnuar, sidomos të atyre të nivelit lokal, me qëllim të zëvendësimit të menaxherëve të nivelit qendror, të cilët mund të tërhiqen nga kompania për arsye të ndryshme. Decentralizimi i përgjegjësive, në të njëjtën kohë u jep mundësi menaxherëve të nivelit lokal që të trajnohen për çështje të ndryshme deri te marrja e vendimeve të rëndësishme për njësinë të cilën ata e menaxhojnë. Kështu, ata përgatiten të marrin vendime të ndryshme si dhe përgjegjësinë për marrjen e atyre vendimeve.

  9. Arsyet për decentralizim • Motivimi i menaxherëve të njësive – Duke u dhënë menaxherëve lokalë lirinë për të marrë vendime, plotësohen disa prej nevojave të tyre të nivelit të lartë (vetëvlerësimi dhe vetë- realizimi). Përgjegjësia më e madhe mund të sjellë kënaqësi për të punuar, si dhe të motivojë menaxherët lokalë të përpiqen më shumë. Prej kësaj mund të pritet më shumë iniciativë dhe më shumë kreativitet.

  10. Arsyet për decentralizim • Rritja e konkurrencës – Në një kompani tejet të centralizuar, fitimet e mëdha totale mund të fshehin joefikasitetin e nënjësive të ndryshme. Një mënyrë e decentralizuar ia mundëson firmës, përcaktimin e kontributit të secilës nënnjësi në fitimet e firmës dhe të vendosë secilën nënjësi përballë forcave të tregut

  11. Decentralizimi • Ekzistojnë tri forma themelore të lidhjeve organizative në mes të njësive të një ndërmarrje prodhuese: • Organizimi horizontal • Organizimi vertikal • Organizimi i kombinuar

  12. Kontabiliteti i përgjegjësisë Kontabiliteti i përgjegjësisëështë një sistem që mat rezultatet e secilës qendër të përgjegjësisë dhe krahason këto rezultate dhe disa masa të të dalurave të buxhetuara apo të pritura.

  13. Kontabiliteti i përgjegjësisë Një sistem kontabiliteti që ofron informacione... Në lidhje me përgjegjësinë individuale të menaxherëve Për vlerësimin e menaxherëve në zërat e kontrollueshëm

  14. Kontabiliteti i përgjegjësisë • Sistemi i kontabilitetit të përgjegjësisë është mjet i rëndësishëm në bërjen e decentralizimit sa më efektiv, duke ofruar informacione për menaxhmentin e lartë (top menaxhmentin) mbi performancat e nënnjësive organizative të kompanisë. • Sa më e decentralizuar që të bëhet kompania, sistemi i kontabilitetit të përgjegjësisë i përfshirë nga rritja e saj, ka nevojë për të komunikuar rezultatet operative nga hierarkia menaxhuese.

  15. Kontabiliteti i përgjegjësisë • Kontabiliteti i përgjegjësisë është i konceptuar nga: • Vendet (standarde) të kostove si zona të përgjegjësisë për shpenzimin ekonomik, që rrjedh nga raporti në mes të inputeve në formë të kostove reale dhe outputeve (rezultateve) të vlerësuara sipas kostove standarde. • Vendet e kostove buxhetore, përkatësisht të dalave, kontrolli i të cilave bazohet në pasqyrën periodike të shmangieve të mundshme përtej shumës së lejuar, apo u është përshtatur kuotave të përcaktuara fikse.

  16. Kontabiliteti i përgjegjësisë Kontabiliteti i përgjegjësisë është i konceptuar edhe nga: • Vendet e të hyrave si zona të përgjegjësisë për maksimizimin e të hyrave, të cilat kontribuojnë në rritjen e rezultatit të kompanisë përmes rritjes së vëllimit të shitjes, çmimeve shitëse, asortimentit të shitjes etj. • Qendrat fitimprurëse dhe investuese si zona të përgjegjësisë, të cilat janë elemente të kontabilitetit të përgjegjësisë, por jo edhe të përllogaritjes së kostove, edhe pse me kostot që i krijojnë, mund të përfshihen në përllogaritje sipas ndonjërës prej metodave përllogaritëse.

  17. Kontabiliteti i përgjegjësisë • Shtytjet kryesore të zhvillimit dhe aplikimit të kontabilitetit të përgjegjësisë nga kompanitë, kanë rrjedhur nga: • Rritja e ndërlikueshmërisë së afarizmit të kushtëzuar me ndërrimet e shpejta teknologjike dhe të tregut, diversifikimin e veprimtarive afariste-financiare të kompanisë, kombinimin e kompanive etj. • Decentralizimi i qeverisjes si përgjigje ndaj rritjes së ndërlikueshmërisë së afarizmit dhe të nevojës së vendosjes së strukturës fleksibile organizative të kompanisë. • Konkurrenca në rritje e kushtëzuar nga ngritja e produktivitetit dhe e kontrollit të rreptë të shpenzimeve. • Njohja e rolit vital të planifikimit dhe të kontrollit në qeverisjen në kompani. • Pranimit që konceptet e kaluara të informatave të kontabilitetit nuk kanë qenë të përshtatshme për qeverisje me veprimtaritë qeverisëse të planifikimit dhe të kontrollit sistematik

  18. Qendrat e përgjegjësisë Qendra e kostove Qendra e profitit Qendra investuese

  19. Qendrat e përgjegjësisë Komplekset e mëdha biznesore janë të ndara në qendra të përgjegjësisë për t’ju mundësuar menaxherëve për të pasur ndikim të vogël hapësirë të vogël kontrolli

  20. Qendra e kostove Një segment në të cilin menaxherët kanë kontroll mbi kostot, por jo mbi të ardhurat dhe fondet investuese 12-20

  21. Fakulteti Dept. i financave Dept. i menaxhmentit Dept. i Marketingut Kontabiliteti i përgjegjësisë për qendrat e kostove Qendrat e kostove në Universitet Universiteti Fakulteti Juridik Fakulteti i Arteve Fakulteti Ekonomik

  22. Departamenti i Financave Kontabiliteti i përgjegjësisë për qendrat e kostove Qendrat e kostove në Universitet Fakulteti

  23. Qendra e profitit Një segment në të cilin menaxherët kanë kontroll mbi të ardhurat dhe kostot por jo ndaj fondeve investuese 12-23

  24. Qendra investuese Qendra e korporatës Një segment në të cilin menaxherët kanë kontroll mbi kostot, të ardhurat dhe fondet investuese të aseteve operuese. 12-24

  25. Matja e performansës së menaxhmentit • Kur kompanitë e decentralizojnë marrjen e vendimeve, ato ruajnë kontrollin përmes: • Organizimit të qendrave të përgjegjësisë, • Zhvillimit të masave të performansës për secilën qendër dhe • Duke i bazuar shpërblimet në performansën individuale, sipas kontrollit të qendrave të përgjegjësisë.

  26. Matja e performansës së menaxhmentit • Masat e performansës janë zhvilluar për të dhënë disa drejtime për menaxherët e njësive të decentralizuara dhe për të vlerësuar performansën e tyre... • Dy masa të vlerësimit të performansës për qendrat e investimit janë: • ROI (kthimi në investime) • E ardhura e mbetur dhe

  27. E ardhura operative Kapitali i investuar Kthimi në investime (ROI) • Masa më e zakonshme e performansës së qendrës investuese është ROI, • ROI shpreh raportin e të ardhurave operative në kapitalin e investuar të shfrytëzuar për të krijuar të ardhura ROI =

  28. E ardhura operative Kapitali i investuar ROI = Shitja Kapitali i investuar E ardhura operative Shitja ROI = × Marzha Qarkullimi Kthimi në investime

  29. Kthimi në investime Rose Company raporton si vijon: E ardhura operative $ 40,000 Shitja $ 400,000 Kapitali i investuar $ 200,000 Të kalkulojmë ROI.

  30. ROI = × $40,000 $400,000 Shitja Kapitali i investuar $400,000 $200,000 E ardhura operative Shitja ROI = × Kthimi në investime ROI = 10% × 2= 20%

  31. Përmirësimi i R0I • Zvogëlimi i shpenzimeve Tri mënyra për të përmirësuar ROI • Rritja e shitjes • Zvogëlimi i aseteve operative

  32. Përmirësimi i R0I • Rose Company ka mundësi të rritë shitjen në $500,000 që do të shkaktonte rritjen e të ardhurës operative në $45,000. • Nuk ka ndryshime në asetet operative. Të kalkulojmë ROI e re.

  33. ROI = × $45,000 $500,000 Shitja Kapitali i investuar $500,000 $200,000 E ardhura operative Shitja ROI = × Përmirësimi i R0I ROI = 9% × 2.5= 22.5% Rose Company rritë ROI nga 20% në 22.5%.

  34. Kostot e qendrës së investimevetë kapitalit të kërkuar për investim E ardhura residuale ( e mbetur) E ardhura operative – Shkalla minimale e kthimit x asetet operative = E ardhura residuale Investimet ×ROI i dëshiruar = Tarifa e investimit

  35. E ardhura residuale ( e mbetur) • Rose Company ka mundësi investimi të $100,000 në projekton nga i cili do të fitojë $25,000. • Rose Company ka 20 % të ROI të dëshiruar dhe 30 % të ROI në biznesin ekzistues. Të kalkulojmë të ardhurën residuale.

  36. E ardhura operative = $25,000 – Tarifa e investimit = 20,000 = E ardhura residuale = $ 5,000 E ardhura residuale ( e mbetur) Investimet = $100,000 ×ROI e dëshiruar = 20% = Tarifa e invesdtimit = $ 20,000 Kostot e qendrës së investimevetë kapitalit të kërkuar për investim

  37. E ardhura residuale ( e mbetur) • Si menaxher i RoseCompany, a do të investonit $100,000 nëse përdorni metodën e të ardhurës residuale? • A do të ishte vendimi juaj tjetër duke përdorur ROI?

  38. Çmimet e transferit Të ndryshojmë temën!

  39. METODAT E APLIKUARA PËR FORMIMIN E ÇMIMEVE TË PRODUKTEVE • Sipas Shmallenbahut: “Efekti intern ekziston kur njëri repart e furnizon repartin tjetër të ndërmarrjes së njëjtë dhe se për këto reparte kryhet përllogaritje e posaçme e shpenzimeve” • Mellerovicz efektin intern e definon si efekt të prodhuar në kuadër të reparteve të veta dhe të harxhuara për nevoja të veta, e të cilat janë të përgatitura për t’u ndërruar në treg

  40. Konceptet kyqe / Definimet Çmimi transfer është çmimi i arritur kur një segment i kompanisë ofron mallra apo shërbime një segmenti tjetër të kompanisë së njëjtë. Objektivi fundamental në përcaktimin e çmimit transfer është të motivojë menaxherët të veprojnë në interesin më të mirë për kompaninë si tërësi. 12-40

  41. Çmimet e transferit Çmimi ideal i transferit i lejon secilit menaxher të divizionit të marr vendim për maksimizimin e profitit të kompanisë, duke tentuar të maksimizojë profitin e divizionit

  42. PËRFITIMET NGA ÇMIMET TRANSFERE • Divizionet mund të vlerësohen siqendra profitiapo investuese • Divizionet janë të shtyra të kontrollojnë kostot dhe operacionet në tërësi • Nëse divizioneve u lejohet të blejnë pjesë komponentësh me çmim më të mirë (brenda apo jashtë), çmimet transfere do t’i lejojnë kompanisë të maksimizojë profitin e saj

  43. SHFRYTËZIMI I ZAKONSHËM I ÇMIMEVE TRANSFERE • Qasja çmimeve të tregutmund të orientojë çmimet e produkteve që transferohen, në atë drejtim që ato të mund të shiten edhe blerësve të jashtëm • Qasja e çmimeve negociuese lejon menaxherëve decentralizim në kuptim të pajtimit (negocimit) me njëri tjetrin • Qasja e çmimeve të kostos (variabile apo të plota)shfrytëzon koncepte të ndryshme të shpenzimeve për caktimin e çmimeve transfere

  44. Bazuar në treg Bazuar në negociata Bazuar në kosto Çmimet e transferit Kur njëri divizion shet produktet apo shërbimet një divizioni tjetër në kompaninë e integruar vertikalisht, çmimi shitës quhet çmim transferi.

  45. Bateritë ÇMIMET TRANSFERE Shuma e ngarkuar kur një divizion i shet mallra apo shërbime divizionit tjetër Divizioni i baterive Auto Divizioni

  46. ÇMIMET TRANSFERE Çmimet transfere shkaktojnë matjen e profitit për të dy divizionet – të shitjes dhe atë të blerjes Çmimi më i lartë i transferit për bateri nënkupton . . . Profit më të lartë për divizionin e baterive Divizioni baterive Auto Divizioni

  47. ÇMIMET TRANSFERE Çmimet transfere shkaktojnë matjen e profitit për të dy divizionet – të shitjes dhe atë të blerjes Çmimi më i lartë i transferit për bateri nënkupton . . . Profit më të ulët për auto divizion Divizioni i baterive Auto divizioni

  48. ÇMIMET TRANSFERE Shumë kompani përdorin vlerën e tregut të jashtëm si çmim transferi për të transferuar mallrat Çmimet e transferit nuk kanë efekt direkt në neto të ardhurën e tërësishme të kompanisë

  49. Çmimet e negociuara të transferit Çmimet e transferit kosto plus ÇMIMET TRANSFERE Nëse vlera e tregut të jashtëmtë mallrave të transferuara nuk mund të përdoret . . . Çmimet e transferit nuk kanë efekt direkt në neto të ardhurën e tërësishme të kompanisë

  50. RREGULLI I PËRGJITHSHËM I ÇMIMEVE TRANSFERE ÇMIMI TRANSFER = Kosto për njësi e shkaktuar sepse mallrat janë transferuar + Kosto oportune për njësi për organizatën për shkak të transferit

More Related