1 / 35

Prof.Ass.Dr.Agim Binaj LEKSION-13 të ASPEKTI JURIDIK I KONTABILITETIT TE SHOQERIVE NE LIKUJDIM NGA PRISHJA APO FALIMENTI

Prof.Ass.Dr.Agim Binaj LEKSION-13 të ASPEKTI JURIDIK I KONTABILITETIT TE SHOQERIVE NE LIKUJDIM NGA PRISHJA APO FALIMENTIMI. Çështja I – Shkaqet e prishjes apo falimentimit të shoqërisë Çështja II – Kuadri Ligjor i Likujdimit

arleen
Télécharger la présentation

Prof.Ass.Dr.Agim Binaj LEKSION-13 të ASPEKTI JURIDIK I KONTABILITETIT TE SHOQERIVE NE LIKUJDIM NGA PRISHJA APO FALIMENTI

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.Ass.Dr.AgimBinaj LEKSION-13të ASPEKTI JURIDIK I KONTABILITETIT TE SHOQERIVE NE LIKUJDIM NGA PRISHJA APO FALIMENTIMI.

  2. Çështja I – Shkaqet e prishjes apo falimentimit të shoqërisë Çështja II – Kuadri Ligjor i Likujdimit Çështja III – Koncepti i masës së falimentimit, shpenzimeve dhe llogaritja e pretendimeve Çështja IV – Likujdimiipasurisëdheveprimetkontabël

  3. Në dispozitat e parashikuara në Ligjin “Për Shoqëritë Tregtare” si dhe në ato të Ligjit Nr. 8901 date 23.05.2002 “Për Falimentimin” janë përcaktuar hollësisht, rastet, rregullat dhe proçedurat e nevojshme për t’u zbatuar, për likujdimin e shoqërive tregtare që bëhen objekt i ngjarjeve të falimentimit apo prishjes e shkrirjes së tyre. Sipas përcaktimeve të këtyre dispozitave del se: Likujdimi është tërësia e operacioneve të cilat pas shpalljes së prishjes ose falimentimit të një shoqërie, kanë për objekt realizimin e elementeve të aktiveve dhe pagimin e kreditorëve me qëllim që të proçedohet:

  4. Në ndarjen midis ortakëve të aktivit neto të mbetur të shoqërisë tregtare Me derdhjen në buxhet të aktiveve të mbetura të ndërmarrjes shtetërore Sipas Nenit 2 të ligjit të mësipërm “Për Falimentimin”, Proçedura e falimentimit ka si qëllim të shlyej, në mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit (debitor – shoqëria që falimenton, shënimi ynë) nëpërmjet likujdimit të të gjitha pasurive të tij dhe shpërndarjes së të ardhurave, ose në rastin e një plani riorganizimi, nëpërmjet arritjes së një marrëveshje tjetër, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë së tij.

  5. Çështja I – Shkaqet e prishjes apo falimentimit të shoqërisë Disa shkaqe janë të përbashkëta për të gjitha shoqëritë: Arritja e përfundimit të afatit të funksionimit të parashikuar në statut dhe kontratën e themelimit; Realizimi i qëllimit ose shuarja e objektit të shoqërisë; Vendim i ortakëve ( i marrë në konditat e parashikuara nga modifikimi i statutit); Vendim juridik sipas kërkesës së ortakëve ( kur të gjitha pjesët janë grumbulluar në një dorë ose për motive të arsyeshme të tilla që, konfliktet midis ortakëve çojnë në paralizimin e funksionit të shoqërisë, etj.).

  6. Të tjera shkaqe që i interesojnë vetëm shoqërive me aksione: Vendim juridik pas kërkesës së të gjithë të të interesuarve, kur kapitali bëhet më i vogël se minimumi legal, dhe për shoqëritë anonime kur numri i ortakëve bëhet më i vogël se shtatë. Vendimi i ortakëve ( i marrë nën konditat e modifikimit të statusit), brenda 4 muajve të miratimit të llogarive, kur nga fakti i humbjeve të vazhdueshme në dokumentet kontabël, shoqëria gjendet në kushtet që, kapitalet e veta bëhen më të vogla se gjysma e kapitalit të nënshkruar (humbjes më të madhe se gjysma e kapitalit të nënshkruar). Shkaqe të tjera sipas nenit 13 të Ligjit “Për Falimentimin”: Gjendja e paaftësisë paguese të shoqërisë, kur ajo nuk paguan dot detyrimet në datën e maturimit. Mbingarkesa me borxhe e shoqërisë kur vërtetohet se pasuritë e saj nuk mbulojnë nevojat dhe pas vlerësimit të tyre konstatohet pamundësia e vazhdimësisë së veprimtarisë.

  7. Hapja e proçedurës së falimentimit bëhet vetëm me kërkesën e kreditorëve ose të vetë debitorit. Ajo hapet për pasuritë e çdo personi, fizik, juridik dhe shoqëritë e thjeshta. Në rastin e personit juridik, proçedura mund të hapet dhe me kërkesën e organeve tatimore, kur rezulton një bilanc me humbje Kapitali(Ndryshimi i bere tani se fundi) për tre vjet radhazi. Realizimi i proçedurës së falimentimit bëhet nga gjykata e rrethit, seksioni tregtar i saj. Shqyrtimi i çështjeve dhe marrja e vendimeve lidhur me të, bëhet nga një gjyqtar i vetëm.

  8. Çështja II – Kuadri Ligjor i Likujdimit Operacionet e likujdimit nuk kryhen nga organet drejtuese të shoqërisë, administratorët e saj. Ato kryhen nga një likuidator falimenti. Emërimi i likuidatorit ose Administratorit. Ai emërohet : - Nga ortakët, në konditat që varen nga tipi i shoqërisë: sh.a, sh.p.k, komandite, kolektive etj. Pra vënia në likujdim e shoqërisë rezulton nga një vendim i asamblesë së përgjithshme për prishje të shoqërisë. Shoqëria vazhdon të egzistojë, veprimtaria e saj është e kufizuar në masën që lidhet me likujdimin, por nuk mund të rnisë veprimtari të reja. - Nga gjykata, me emërim e vendim të saj, në rastin e një proçedure falimentimi sipas nenit 43 të ligjit, qoftë i emëruar nga kreditorët dhe i pranuar nga gjykata.

  9. Administratori i falimentimit mund të jetë i përkohshëm, ose i ardhshëm i shoqërisë. Ai ka për detyrë, që deri në hapjen e proçedurës së falimentimit: Të verifikojë nëse është real shkaku për hapjen e proçedurës së falimentimit; Të verifikojë nëse pasuritë e debitorit mbulojnë shpenzimet e proçedurës së falimentimit; Të verifikojë nëse është e nevojshme të merren masa për sigurimin e pasurisë; Të verifikojë nëse është mundësia për vazhdimin e veprimtarisë nga debitori. Pas hapjes së Proçedurës së Falimentimit administratori ka detyrë: - Në ushtrimin e detyrave të tregoj kujdes dhe të veproj si një administrator i ndërgjegjshëm dhe i zellshëm. - Është përgjegjës për dëmet që u shkaktohen pjesmarrësve në proçedurën e falimentimit në rast se ai me dashje shkel ose nuk përmbush detyrat që i ngarkohen nga ligji. - Nëse për nevojat e punës i duhet të angazhojë punonjësit e mëparshëm të debitorit në pozicionet e tyre të mëparshme të punës, ai nuk mban përgjegjësi për pakujdesinë e tyre, por përgjigjet vetëm për mbikqyrjen e tyre.

  10. Vendimi per fillimin e proçedurës të falimentimit publikohet. 1. Në këtë vendim përcaktohen të dhënat që identifikojnë shoqërinë, orën e saktë të hapjes së proçedurës, emrin e administratorit të falimentimit, etj. 2. Në vendim u kërkohet të njoftojnë menjëherë administratorin për pretendimet dhe të drejtat që ata kanë mbi pasuritë e debitorit, data e mbledhjes së kreditorëve për verifikim etj. 3. Kopje të vendimit dërgohen në Regjistrin Tregtar dhe në Regjistrin e Pasurive të Paluajtshme, për të bërë shënimet përkatëse mbi pasuritë ku shoqëria është pronare dhe mbi të drejtat e tjera të regjistruara në emër të saj. Rregullat kryesore të përbashkëta 1. Ndalimi për të emëruar likujdues/administrator persona të cilëve u është ndaluar ushtrimi i funksioneve të drejtimit në shoqëritë tregtare. 2. Përgjegjësia civile dhe penale e likujduesit/administratorit për gabime të lejuara ose faje të kryera në ushtrimin e funksioneve të tij. 3. Publikimi i aktit të emërimit të likujduesit/administratorit. 4. Ndalimi i transferimit të aktivit, tërësisht apo pjesërisht tek likujduesi/administratori, punonjësit e tij, të afërmit e tij. 5. Thirrja e detyrueshme e ortakëve për të vendosur mbi llogaritë përfundimtare dhe për të konstatuar mbylljen e likujdimit. 6. Publikimi i njoftimit të mbylljes së likujdimit, ose proçedurës së falimentimit.

  11. Rregulla të posaçme: 1. Pushimi i funksioneve të organeve të drejtimit dhe emërimi i administratorit likuidatorit. 2. Roli i likujduesit/administratorit është të përfaqësojë shoqërinë, të mbikqyrë ruajtjen e aktivit, të proçedojë në likujdim për realizimin e aktivit dhe pagimin e pasivit. Ai mund të vazhdojë shfrytëzimin e shoqërisë kur është i autorizuar për një gjë të tillë. 3. EKA dhe Këshilli Mbikqyrës nqs ka, vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre. Në mungesë të EKA mund të emërohen kontrollorë të likujdimit misioni it ë cilëve caktohet në aktin e emërimit. 4. Mbledhja e asamblesë së ortakëve në hapjen e likujdimit, brenda 6 muajve nga emërimi i likuidatorit. Në asamblenë vjetore është e detyrueshme në rast të zhvillimit të shfrytëzimit. Në fund ortakët dhe komiteti i kreditorëve mblidhen për të miratuar mbylljen e likujdimit.

  12. Çështja III – Koncepti i masës së falimentimit, shpenzimeve dhe llogaritja e pretendimeve Proçedura e falimentimit zbatohet mbi masën e falimentimit, që përfshin të gjithë pasurinë dhe të drejtat e debitorit në datën e hapjes së saj dhe pasurinë që ai fiton gjatë zbatimit të kësaj proçedure. Përfshihen në masën e falimentimit dhe pasuritë ndaj të cilëve ka pretendime e të drejta veçimi, apo pasuri që janë vendosur barrë sigurues mbi to, pretendime këto që mund të kërkohen të zgjidhen jashtë proçedurës së falimentimit. Shpenzimet e Proçedurës së Falimentimit janë shpenzime gjyqësore, shpenzimet dhe shpërblimi i administratorit të përkohshëm dhe administratorit të falimentimit dhe anëtarëve të komitetit të kreditorëve.

  13. Shpenzime të tjera administrative janë:  Shpenzimet që kryhen nga administratori gjatë veprimtarisë, administrimit, disponimit, shpërndarjes së masës së falimentimit si qera, organizim ankandesh, honorare shërbime të tretësh, etj.  Shpenzimet që rrjedhin nga zbatimi i detyrimeve sipas kontratave, që synojnë shtimin e masës së falimentit, ose që duhen paguar pas hapjes së proçedurës.  Shpenzime e detyrime që vijnë nga veprimtaria e administratorit të përkohshëm, të miratuara nga seksioni tregtar i gjykatës, etj. Llogaritja e pretendimeve të kreditorëve të falimentit, bëhet si më poshtë: 1. Detyrimet e pamaturuara, për efekt të proçedurës konsiderohen si të maturuara. 2. Pretendimet me kusht zgjidhës nuk quhen si të tilla meqënëse kushti nuk mund të vërtetohet për shkak të proçedurës. 3. Pretendimet e kreditorit ndaj disa personave me përgjegjësi solidare mund të paraqiten për shumën totale ndaj secilit person, deri në plotësimin e pretendimit të tij në shumën përkatëse. 4. Pretendimet që nuk janë shprehur në monedhë paraqiten në një shumë e cila vlerësohet në lekë me kursin zyrtar të këmbimit në vendin e pagesës në datën e hapjes së proçedurës. 5. Pretendimet për pagesa të përsëritura në shuma dhe periudha të caktuara llogariten për shumën e papaguar, të pakësuar me interesat nëse ishin të përfshira në kontratë.

  14. 1. Aspektet tatimore të likujdimit Për detyrimet tatimore që rrjedhin nga operacionet e likujdimit dhe kur është rasti të shfrytëzimit të shoqërisë likujduesi duhet të veprojë në pajtim me dispozitat ligjore e nënligjore në fuqi për llojet përkatëse të tatimeve dhe taksave. 2. Detyrimet kontabile a) Me qëllim që të sigurohet mbrojtja e interesave të kreditorëve, pronarit apo ortakëve dhe administratori/likujduesi është i detyruar të organizojë, dokumentin dhe regjistrimin e efekteve të operacioneve të likujdimit si dhe të hartojë dokumentet përmbledhëse përkatëse (bilancin, llogaritë e rezultatit, etj.). Këto dokumente i nënshtrohen, nëse është rasti i kontrollit të EKA, ose të kontrollit të likujdimit. b) Në regjimin e likujdimit ligjor detyrimet kontabël të dalluara sipas fazave të ndryshme të likujdimit janë këto që vijojnë:

  15. Hapja e likujdimit Inventari. Me emërimin e tij likujduesi/administratori harton detyrimisht një inventar të vlerave aktive dhe pasive të shoqërisë. Ai merr në dorëzim me këtë rast librat dhe dokumentat e shoqërisë. Inventari kryhet në formën e zakonshme duke u nisur nga bilanci i llogarive të shoqërisë. Pas kryerjes së inventarit dhe regjistrimeve që rezultojnë prej tij, hartohet bilanci i likujdimit i cili do të shërbejë si pikënisje për operacionet e likujdimit. Raporti për likujdim Për shoqëritë tregtare likujduesi/administratori është i detyruar që brenda gjashtë muajve nga emërimi i tij të thërrasë asamblenë e ortakëve. Ai i paraqet asamblesë një raport mbi gjendjen aktive dhe pasive të nevojshme për përfundimin e likujdimit. Afati që i jepet likujduesit për hapjen e likujdimit dhe raportin mund të zgjatet deri në 12 muaj me vendim të gjykatës sipas kërkesave të tij. (Për hollësira të mëtejshme shih “Ligji për Shoqëritë Tregtare” neni 285). Bilanci i likujdimit nuk i nënshtrohet miratimit të ortakëve përveç rastit kur ai përkon me mbylljen normale të ushtrimit.

  16. Operacionet e likujdimit dhe llogaritë vjetore Operacionet e likujdimit kryhen shpesh në një periudhë kohe mjaft të gjatë. Është kjo arsyeja që mandati i likujduesit është fiksuar nga ligji për tre vjet dhe me mundësinë e një ripërtëritjeje të justifikuar. Likujduesi duhet të hartojë, brenda tre muajve nga mbyllja e çdo ushtrimi, llogaritë vjetore në bazë të inventarit që ai përgatit për elementët e ndryshëm të aktivit dhe pasivit që egzistojnë në mbyllje të ushtrimit. Ai përgatit, gjithashtu, një raport të shkruar me të cilin jep llogari për operacionet e likujdimit gjatë ushtrimit të mbyllur. Në llogaritë vjetore vlerësimet bëhen me vlerat e likujdimit Llogaritë vjetore depozitohen, në formën dhe në afatet e zakonshme të parashikuara nga Ligji Nr. 9228, datë 28.04.2004 “Për Kontabilitetin”. Përveç kësaj likujduesi/administratori duhet të depozitojë në organet tatimore deklaratat tatimore në formën dhe afatet e zakonshme. Nëse është rasti llogaritë vjetore kontrollohen dhe vërtetohen nga eksperti kontabël i autorizuar.

  17. Vlerësimi me vlerat likujdative Me rastin e likujdimit të shoqërisë elementet aktive dhe pasive të pasurisë së saj duhet të vlerësohen sipas vlerave likujdative. (Neni 70 i Ligjit “Për Kontabilitetin”). Kjo do të thotë: Elementet aktive të pashitshme që nuk mund të vihen në shitje, duhet të kalohen menjëherë si shpenzime, si humbje nga likujdimi. Të tilla janë shumat e paamortizuara të shpenzimeve të nisjes dhe të zgjerimit, shpenzimet për kërkime të aplikuara dhe të zhvillimit, dhe çdo past tjetër i AAJOMATERIALE masën që vlerat e tyre nuk mund të rikuperohen. Në rast se për ndonjë nga këto aktive ekziston një premtim blerjeje, atëherë vlera e mundshme e shitjes mund të ruhet në bilancet e likujdimit. Në vlerësimin e këtyre aktiveve duhet pasur kujdes për të mënjanuar çdo mbivlerësim. Në shpenzime duhet të kalohen edhe shpenzimet e parapaguara si dhe shpenzimet për t’u shpërndarë në disa ushtrime që figurojnë në llogaritë rregulluese të bilancit. Elementet e AAM vlerësohen me çmimet e mundshme të shitjes të përcaktuara në referencë me një çmim tregu, ose vlerësohen nga ekspertët e kontributeve. Nëse egziston një premtim blerje ato vlerësohen sipas vlerës së premtuar. Në çdo rast duhen marrë në konsideratë dhe duhen llogaritur shpenzimet që do të duhet të përballohen për realizimin e shitjeve të cilat duhen zbritur nga vlera e shitjes.

  18. Titujt e pjesmarrjes vlerësohen me vlerat e shitjes – tregut, e cila mund të jetë më e vogël se vlera e dobishmërisë. Gjendjet e inventarit dhe të prodhimeve në proçes vlerësohen me vlerën e shitjes neto, e cila shpesh është më e vogël se vlera kontabël neto. Vëmendje të veçantë i duhet kushtuar prodhimeve në proçes vlera e të cilëve mund të rezultoj 0 kur nuk egziston një mundësi për t’u shitur në gjendjen që janë. Kjo do të thotë se shpenzimet që do të duhen për t’i sjellë në gjendje të shitshme janë të paktën të barabarta me të ardhurat nga shitja e tyre. Detyrimet debitore mbahen të vlerësuara me vlerat që figurojnë në kontabilitet, duke bërë kur është rasti korrigjimet që rezultojnë nga rakordimet me kreditorët. Në vlerësimin e pasiveve të shoqërisë duhet të mbahen parasysh kostot e shfrytëzimit deri në pushimin e veprimtarisë dhe detyrimet që lindin nga ky pushim. Vëmendje të veçantë i duhet kushtuar çështjeve të mëposhtme: • Ndërprerja e kontratave në vijim prej nga mund të rrjedhin penalitete për tu paguar.

  19. KUJDES!!! Këtu duhet patur parasysh që, kontratat e lidhura ndërmjet debitorit, si qeradhënës ose qeramarrës, për qeranë e objekteve dhe për shërbimet që duhen kryer lidhur me to vazhdojnë të egzistojnë në favor të masës së falimentit. Pretendimet e ngritura e nga pala tjetër para hapjes së proçedurës së falimentimit, mund të ngrihen tani në cilësinë e kreditorit të falimentimit. Nëse shërbimet kontraktore periodike të kryera pjesërisht nga një palë e tretë, para hapjes së proçedurës dhe të pashlyera ende, këto pretendime trajtohen si kreditorë falimentimi, pas hapjes së proçedurës. Kur debitori është qeramarrës sipas një kontrate me palën tjetër, administratori mund të zgjidhë kontratën duke njoftuar paraprakisht qeradhënësin. Ky i fundit mund të kërkojë dëmshpërblimin e prishjes së kontratës parakohe, vetëm si kreditor falimenti. Nëse administratori shet një send të dhënë me qera nga debitori, blerësi e zëvendëson debitorin deri në fund të afatit ligjor më palën tjetër. Kontratat e lidhura mes debitorit si qeramarrës më një palë tjetër nuk nuk mund të zgjidhen nga pala dhënëse pas hapjes së proçedurës së falimentimit, nqs nuk është paguar qeraja para fillimit të proçedurës, apo për shkak të keqësimit të gjendjes pasurore të debitorit.

  20. Veprimet e debitorit që dëmtojnë drejtëpërdrejt kreditorët e falimentimit mund të kundërshtohen nga administratori nëse ato janë kryer brenda tre muajve të fundit para hapjes së proçedurës, nëse shoqëria ka qenë me paaftësi paguese në këtë kohë dhe nëse pala tjetër nuk ka pasur dijeni për paaftësinë paguese të debitorit, ose nuk ka pasur dijeni për pakujdesin. E njëjta gjë vlen dhe kur këto veprime janë kryer pas hapjes së proçedurës së falimentimit. Këto kundërshtime janë të vlefshme dhe kur debitori ka kontrata pagese të lidhura me të afërmit e tij të realizuara brenda kufirit prej dy vjetësh para hapjes së proçedurës së falimentimit, të cilat dëmtojnë kreditorët e falimentimit. Kundërshtohet edhe çdo kontribut falas i debitorit i bërë brenda 4 vjetësh para hapjes së proçedurës. Për pagesat me kambiale dhe çek, debitori nuk mund të kërkojë rikthimin e shumave kur ato janë kryer brenda 90 ditëve para kërkesës për hapjen e proçedurës së falimentimit, nqs dispozitat për kambiale parashikojnë se marrësi humbet të drejtën e pretendimit nëse debitori nuk pranon pagesën e tij. Detyrimet tatimore që rezultojnë nga likujdimi. Dëmshpërblimet për çpunësimin e personelit të punësuar. Kthimin e subvencioneve të marra kur klauzolat për kthimin e tyre nuk janë respektuar.

  21. Në bilancin që hartohet gjatë likujdimit, kapitalet e veta mbahen për shumat që egzistojnë në hapje të likujdimit pa bërë bashkimin e tyre. Shumat e parashikuara për zhvlerësime dhe për rreziqe dhe shpenzime që janë pa objekt rimerren në rezultat po ashtu edhe subvencionet për investime për të cilat nuk egziston rreziku i kthimit. Në zbatimin e metodave të vlerësimit të aktiveve,te Kapitalit dhe te Detyrimeve në rastin e një likujdimi hasen vështirësitë praktike, për zbatimin e të cilave duhen të mbahen parasysh: Parimi i kujdesit duhet të udhëheq vlerësimet. Minusvlerat duhet të konstatohen dhe të kontabilizohen në formën e shumave të parashikuara. Plus vlerat konstatohen dhe kontabilizohen vetëm kur ato janë të sigurta për t’u realizuar, të cilat duhet të paraqiten si post i vacant në pasiv të bilancit dhe anullohen kur elementi i aktivit për të cilin janë krijuar realizohet – shitet. Evidentimi i tyre bëhet në llogarinë 105 “Diferenca nga rivlerësimi”. Vlerësimet kryhen element për element (parimi i vlerësimit individual) vetëm kur likujdimi kryhet globalisht ( shitje e pasurisë së shoqërisë) shuma e vlerave likujdative mund të llogariten globalisht.

  22. Çështja IV-te – Likujdimi i pasurisë dhe veprimet kontabël Pasi është siguruar lista e pasurive të masës së falimentimit dhe lista e kreditorëve të falimentimit, administratori fillon likujdimin pa vonesë të tyre. Në fillim shitja e shoqërisë i ofrohet për blerje personave me interest ë veçantë, me miratim të mbledhjes së kreditorëve, kur këta kreditorë zotërojnë të paktën 1/5 e kuotave të kapitalit. Shoqëria mund të shitet e gjitha edhe nën vlerë, nqs drejtimi i shoqërisë dhe kreditorët gjykojnë se kjo do të ishte më e favorshme për masën e falimentimit. Në të gjitha rastet kur kreditorëve u kalohet sendi për llogari të detyrimit që ka shoqëria ndaj tyre, administratori u kërkon atyre të parapaguajnë një shumë prej 4% të vlerës së sendit si shpenzime të përgjithshme të proçedurës për identifikimin e sendit. Administratori ka të drejtën të bashkojë, përpunojë dhe përziejë sendet me pasuritë tjera ku ky ndryshim të mos cënoj sigurimin e kreditorëve.

  23. Mbyllja e likujdimit Kur operacionet e likujdimit kanë përfunduar, likujduesi harton llogarinë përfundimtare në formën që tregohet më poshtë, si dhe një raport me shkrim. Në rastet kur është caktuar një komitet kreditorësh, llogarive përfundimtare u bashkangjitet edhe komentet e këtij komiteti (neni 53 “Ligji për Falimentimin”). Nëse është rasti llogaria përfundimtare kontrollohet nga eksperti kontabël i autorizuar ose nga kontrollori i emëruar për likujdim. Në rastin e një shoqërie tregtare likujduesi thërret kreditorët dhe ortakët në asamble, e cila vendos për llogarinë përfundimtare të likujdimit, për aktin e rregullshmërisë për administrimin nga ana e likujduesit dhe për heqjen e mandatit të tij, si për të evidentuar mbylljen e likujdimit. (shih ligjin “Për Shoqëritë Tregtare”. Likujduesi depoziton në QKR llogarinë përfundimtare të likujdimit dhe merr vendimin përkatës sipas detyrimeve ligjore. Një kopje e llogarisë përfundimtare të likujdimit të ndërmarrjes shtetërore depozitohen, gjithashtu, në organin nga ajo ka qenë e varur.

  24. Regjistrimet e likujdimit Regjistrimet kontabël të likujdimit kanë të bëjnë kryesisht me operacionet që vijojnë: Shpenzimet e proçedurës së falimentimit apo shkrirjes. Shpenzimet për jetesën e debitorit apo pjestarëve të tjerë në ngarkim të tij. Shpenzimet e tjera administrative. Arkëtimin e debitorëve të shoqërisë. Realizimin e elementeve të aktivit. Shlyerjen e detyrimeve fiskale. Përcaktimin e rezultatit të likujdimit. Pagimin e kreditorëve të shoqërisë. Përgatitjen e llogarisë përfundimtare të likujdimit. Operacionet e likujdimit dokumentohen sipas rregullave të përgjithshme (të zakonshme). Regjistrimi i tyre bëhet në llogaritë e mbajtura nga ndërmarrja në pajtim me “Planin Kontabël të Përgjithshëm”. E vetmja veçori është çelja e disa llogarive të posaçme të cilat do të shërbejnë për të përcaktuar rezultatin e likujdimit.

  25. Llogaritë e rezultatit të likujdimit analizohen si vijon: 674.Shpenzime për humbje nga likujdimi 6741. Anullimi i aktiveve të pashitshme 6742. Vlera kontabël e aktiveve të qëndrueshme të shitura 6743. Vlera kontabël e aktiveve qarkulluese të shitura 6744. Humbje nga diferencat në llogaritë me të tretët 6745. Dhënia falas e nxjerrë jashtë përdorimit 6746. Shpenzime likujdimi 744. Të ardhura dhe fitime nga likujdimi 7742. Të ardhura nga shitja e aktiveve të qëndrueshme 7743. Të ardhura nga shitja e aktiveve qarkulluese 7744. Fitimet nga diferencat e llogarive me të tretët 7745. Të ardhura e fitime të tjera 7748. Rimarrja e shumave të parashikuara

  26. Regjistrimet Kontabile Anullimi i aktiveve të pashitshme. Fjala është për elemente të aktiveve që kanë natyrë shpenzimesh siç janë ato të nisjes e të zgjerimit, të kërkimeve të aplikuara dhe zhvillimeve, shpenzimet e parapaguara, shpenzimet për t’u shpërndarë në disa ushtrime. Në rastin e një likujdimi shumat e paamortizuara të këtyre elementeve duhet të kalojnë menjëherë në rezultat, me regjistrimin. ___________________ _____________________ 6741. Anullimi i aktiveve të pashitshme Te 201. Shpenzime të nisjes e të zgjerimit X 203. Shpenzime të kërkimeve e zhvillimeve X 481. Shpenzime për tu shpërndarë në disa ushtrime X ___________________ _____________________

  27. Realizimi (shitja) e aktiveve Aktivet e shoqërisë mund të shiten element për element, në grupe sipas degëve të veprimtarisë ose bashkarisht. Vlera sipas çmimeve të shitjes (shumat e arkëtuara) do të regjistrohen: ___________________ _____________________ 531. Arka X 512. Llogari në Bankë X Te 7742. Të ardhura nga shitja e aktiveve të qëndrueshme X 7743. Të ardhura nga shitja e aktiveve qarkulluese X ___________________ ___________________

  28. Në rast të pamundësisë ose të vështirësive për ndarjen e të ardhurave veças për aktivet e qëndrueshme dhe veças për aktivet qarkulluese ato mund të regjistrohen bashkarisht në llogarinë: 7740. Të ardhura nga shitja e aktiveve. Shkarkimi i vlerave kontabël të elementeve të aktiveve të shitura do të kryhet me regjistrim: _________________ _______________________ 6742. Vlera kontabël e AQ të shitura X 6743. Vlera kontabël e A. qark. Të shitura X Te Llogaritë përkatëse të klasës 2 dhe 3 X _________________ ______________________

  29. Në regjistrimin për shkarkim nga llogaritë e vlerave kontabël do të merren parasysh, kur është rasti, shumat e amortizimeve të aktiveve të qëndrueshme që figurojnë në llogaritë 281, 282, etj. Shuma e diferencave nga çmimet e magazinat që figurojnë në llogaritë 381, 382, etj. dhe çdo shumë tjetër që lidhet me një element, të aktivit por që është mbajtur në një llogari tjetër nga llogaria kryesore (psh. Konsumi i inventarit të imët). Shpenzimet e likujdimit Çdo shpenzim që lidhet me likujdimin e shoqërisë do të regjistrohet në debi të llogarisë 6746 “Shpenzime të likujdimit”, dhe në kredi të llogarive të interesuara në varësi nga natyra e shpenzimit.

  30. Transferimet falas, nxjerrjet jashtë përdorimit Transferimet falas të elementëve të aktivit kanë vend, si rregull, në ndërmarrjet shtetërore dhe kryhen mbi bazën e autorizimit të organit të administratës shtetërore nga varet ndërmarrja. Nxjerrjet jashtë përdorimit kanë vend në të gjitha shoqëritë dhe lidhen me ata elementë të aktivit që nuk kanë vlera përdorimi apo që megjithë përpjekjet e bëra janë kthyer në të pashitshme. Vlera kontabël e këtyre elementeve do të regjistrohet në debi të llogarisë 6745 dhe në kredi të llogarive të interesuara të klasave 2 dhe 3. Për shkarkimin nga llogaria të vlerës kontabël të këtyre elementeve janë të zbatueshme shpjegimet e dhëna më sipër në lidhje me aktivet e shitura. Rimarrja e shumave të parashikuara për zhvlerësime dhe për rreziqe e shpenzimeve Nëse në bilancin e çeljes së likujdimit figurojnë shuma të tilla këto të rikthehen në rezultat, me regjistrimin në debi të llogarive përkatëse ( 29, 39, 59, 15) dhe në kredi të llogarisë 7748 “Rimarrja e shumave të parashikuara”.

  31. Arkëtimi i debitorëve dhe pagimi (shlyerja e kreditorëve). Regjistrimet kryhen sipas rregullit të zakonshëm, d.m.th: Për arkëtimin e debitorëve: në debi të llogarive të likujditeteve (Arkë, Bankë) dhe në kredi të llogarive përkatëse të klasës 4 (411. Klientë) Për pagimin e kreditorëve: në kredi të llogarive të likujditeteve (Arkë, Bankë) dhe në kredi të llogarive përkatëse të klasës 4 (401. Furnitorë) Çdo diferencë nga llogaritë me të tretët do të kaloj sipas rastit në debi të llogarisë 6744 ose në kredi të llogarisë 7741. Llogaria përfundimtare e likujdimit Llogaria përfundimtare e likujdimit paraqitet në formën e një bilanci. Normalisht në aktiv të bilancit figurojnë shumat e likujditeteve në llogaritë bankare dhe në arkë, kurse në pasiv kapitali dhe rezervat e shoqërisë, si dhe rezultati i likujdimit.

  32. P.sh: Rezultati i likujdimit përcaktohet si diferencë midis totalit të shumave të regjistruara në kredit të llogarive 7742 – 7748 dhe totalit të shumave të regjistruara në debi të llogarive 6741 – 6748. Një shoqëri tregtare, mund të ketë vendosur që në ndarjen e tepricës së likujdimit t’i rikthejë një ose disa ortakëve kontributin në natyrë të vënë në shoqëri. Në këtë rast elementët përkatës të këtyre kontributeve paraqiten gjithashtu më aktiv të bilancit të likujdimit.

  33. P.sh: Bilanci i paraqitur më sipër i përgjigjet një situate likujdimi pozitive, shoqëria e likujduar ka arritur të shlyej detyrimet kreditore të saj dhe ka një tepricë aktivesh të mbetura në rastin tonë 140.000 lekë.

  34. Nqs shoqëria nuk ka mundur që me të ardhurat nga realizimi i aktiveve të shlyejë të gjitha detyrimet ndaj kreditorëve atëherë rezulton një situatë likujdimi negative. Me këtë situatë në aktiv të bilancit të likujdimit nuk paraqitet asnjë vlerë, kurse në pasiv do të figurojnë: Pra normalisht rezultati i likujdimit është i barabartë më shumën e Kapitalit + Rezervat dhe kështu tërësia e kapitaleve të veta është 0. Në rastin e SH.P.K kreditorët nuk mund të rikuperojnë shumat që kanë mbetur pa u shlyer nga shoqëria e likujduar.

  35. Ndarja e tepricës së likujdimit midis ortakëve Teprica e likujdimit mund të përdoret për tu ndarë midis ortakëve në bazë të dispozitave të statutit. Në mungesë të tyre kjo ndarje bëhet në përpjestim me kontributet në kapitalin e shoqërisë. Regjistrimet që kryhen në këto raste janë: Debi 101. Kapitali 106. Rezervat 128. Rezultati i likujdimit Kredi 4567.Ortakë – Kapital për tu kthyer Dhe pagesën: Debi 4567. Ortakë – Kapital për tu kthyer Tek Klasa 5 (Mjete Monetare) Për pagimin e ortakëve me kontribute në natyrë: Debi 4567. Ortakë – Kapital për tu kthyer Tek Kredi 2… A.A.gjata Faleminderit ! PYETJE?

More Related