1 / 28

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Dhjetor 2008. " Le të bëhet, jo vullnesa ime, por vullnesa jote " (Lk. 22,42).

avent
Télécharger la présentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Dhjetor 2008

  2. "Le të bëhet, jo vullnesa ime, por vullnesa jote " (Lk. 22,42)

  3. Ajo shpreh me të gjithë intensitetin e saj dramën që zhvillohet në zemrën e Jezusit. Është një torturë e brendshme e shkaktuar prej kundërshtimit të fortë të natyrës njerëzore të tij përballë vdekjes së dëshiruar prej Atit. A e mban mend? Ajo është fjala që Jezusi i drejton Atit në kopshtin e Gjetsemanit dhe që i jep kuptim mundimeve të tij të cilat u pasuan prej ngjalljes.

  4. Por Krishti nuk priti që të vinte ajo ditë për ta bërë të ngjashëm vullnetin e tij me vullnetin e Atit. E bëri këtë gjë gjatë gjithë jetës.

  5. Nëse kjo qe sjellja e Krishtit, ky duhet të jetë qëndrimi i çdo të krishteri. Edhe ti duhet të përsërisësh në jetën tënde:

  6. "Le të bëhet, jo vullnesa ime, por vullnesa jote"

  7. Ndoshta deri tani nuk të ka shkuar ndër mend kjo gjë, edhe pse je i pagëzuar, edhe pse je bir i Kishës.

  8. Ndoshta e ke katandisur këtë fjali në një shprehje nënshtrimi, që shqiptohet kur nuk ke zgjidhje tjetër. Por nuk është ky interpretimi i vërtetë i saj.

  9. Më dëgjo me vëmendje. Në jetë mund të zgjedhësh dy rrugë: ose të bësh vullnetin tënd, ose të zgjedhësh lirisht të bësh vullnetin e Hyjit.

  10. Dhe do të kesh dy përvoja: e para, do të të zhgënjejë shpejt, sepse do të kacavaresh mbi malin e jetës me idetë e tua të kufizuara, me mjetet e tua, me ëndrrat e tua të mjera, me forcat e tua.

  11. Dhe herët a vonë, do të provosh monotoninë e një jete që njeh mërzinë, mos arritjen e qëllimit, zymtësinë dhe nganjëherë dëshpërimin.

  12. Si rrjedhim, jeta jote do të jetë e shpëlarë edhe pse ti dëshiron që ta ngjyrosësh, një jetë që nuk e kënaq kurrë zemrën tënde. Duhet ta pranosh se është kështu, nuk mund ta mohosh. Dhe në mbarim do të kesh një vdekje që nuk le gjurmë: ndonjë lot dhe pastaj harresa, universale, e plotë dhe e pashmangshme. Përvoja e dytë: është ajo në të cilën edhe ti përsërit:

  13. "Le të bëhet, jo vullnesa ime, por vullnesa jote"

  14. Shih: Hyji është porsi dielli. Prej diellit dalin shumë rreze që puthin çdo njeri. Ato janë vullnesa e Hyjit mbi ta.

  15. Gjatë jetës, i krishteri, por edhe njeriu vullnetmirë, është i grishur të ecë në drejtim të diellit, të ndjekë dritën e rrezes së vet, që është e ndryshme dhe e dallueshme prej të gjitha të tjerave. Dhe kështu do të plotësojë planin e mrekulleshëm dhe të veçantë që Hyji ka për të.

  16. Nëse edhe ti do të bësh ashtu, do të ndihesh i përfshirë brenda një aventure hyjnore të paëndërruar ndonjëherë. Do të jesh njëkohësisht autor dhe spektator i një gjëje të madhe që Hyji kryen në ty dhe, përmes teje, tek njerëzimi.

  17. Gjithçka që do të të ndodhë, si vuajtje dhe gëzime, të mira dhe fatkeqësi, ngjarje të rëndësishme (suksese dhe mbarësi, aksidente ose vdekje të të dashurve), ngjarje të parëndësishme (puna e përditshme në shtëpi, në zyrë ose në shkollë) gjithçka, gjithçka do të fitojë një kuptim të ri, sepse të jepet ty prej dorës së Hyjit që është Dashuri.

  18. Ai e dëshiron ose e lejon çdo gjë për të mirën tënde. Dhe, nëse në fillim do ta mendosh këtë vetëm me ndihmën e fesë, më vonë do të shohësh me sytë e shpirtit një fije të artë që lidh ngjarje ose sende dhe krijon një qëndisje të mrekullueshme: pikërisht pra planin e Hyjit për ty.

  19. Ndoshta kjo perspektivë të josh. Ndoshta dëshiron me të vërtetë t’i japësh një kuptim më të thellë jetës tënde. Atëherë dëgjo. Para së gjithash, do të të tregoj kur duhet të bësh vullnetin e Hyjit.

  20. Mendo pak: e kaluara iku dhe nuk mund t’i gjëmosh nga prapa. Nuk të mbetet tjetër veçse ta lesh në mëshirën e Hyjit. E ardhmja ende nuk është. Atë do ta jetosh kur të bëhet ekzistuese. Në dorë ke vetëm momentin e tanishëm. Dhe në këtë moment ti duhet të përpiqesh ta plotësosh fjalën:

  21. "Le të bëhet, jo vullnesa ime, por vullnesa jote"

  22. Kur dëshiron të bësh një udhëtim – dhe jeta është edhe ajo është një udhëtim – rri rehat mbi sedilen tënde. Nuk të shkon ndër mend të ecësh poshtë e lart nëpër vagon. Kështu do të bënte kush don ta jetojë jetën duke ëndërruar një të ardhme që ende nuk është, ose duke menduar për të shkuarën që nuk do të kthehet kurrë.

  23. Jo: koha ecën vetë. Duhet të rrimë të patundur në të tashmen dhe të arrijmë në plotësimin e jetës tonë këtu në tokë. Do të më pyesësh: po si ta dalloj vullnetin e Hyjit prej vullnetit tim? Në kohën e tashme nuk është e vështirë të dish cili është vullneti i Hyjit. Po të tregoj një rrugë.

  24. Dëgjo brenda teje: është një zë i hollë, ndoshta shpesh i mbytur prej teje dhe i bërë gati i paperceptueshëm. Por dëgjoje mirë: është zëri i Hyjit. Ai të thotë se cili është momenti për të studiuar, ose për të dashur atë që ka nevojë, ose për të punuar, ose për të kapërcyer një tundim, ose për të ndjekur një detyrë tënden si i krishterë, ose një detyrë si qytetar.

  25. \ Ai të fton të dëgjosh dikë që të flet në emër të Hyjit, ose për të përballuar me kurajo situatat e vështira...

  26. Dëgjo, dëgjo. Mos e bëj të heshtë atë zë: është thesari më i çmueshëm që zotëron. Ndiqe.

  27. Dhe atëherë, çast pas çasti, ti do të ndërtosh historinë tënde, që është njëkohësisht histori njerëzore dhe hyjnore, sepse është bërë prej teje në bashkëpunim me Hyjin. Dhe do të shohësh mrekulli: do të shohësh çfarë mund të bëjë Hyji në një njeri që thotë, me të gjithë jetën e tij:

  28. "Le të bëhet, jo vullnesa ime, por vullnesa jote" “Fiala për ta Jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve Shkrim i Kjara Lubik(8/1978) GrafikaAnna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili – Itali)

More Related