html5-img
1 / 12

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik. Lënda: Teoria dhe praktika parlamentare Tema: Sistemi qeverisës i SHBA-ve. Gr. Student or: Dardan Berisha Durim Xhemajli.

calida
Télécharger la présentation

Universiteti i Prishtinës Fakulteti Juridik

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Universiteti i PrishtinësFakulteti Juridik Lënda: Teoria dhe praktika parlamentare Tema: Sistemi qeverisës i SHBA-ve Gr. Studentor: Dardan Berisha Durim Xhemajli

  2. SHBA-at janë modeli më i mirë i zbatimit të sistemit presidencial që në vetvete përmban parimin e ndarjes së pushteteve të inicuar nga autori frances Monteskije në veprën e tij “Mbi frymën e ligjit”.

  3. Sistemi qeverisës i SHBA-ve Përmbajtja : Fjala hyrëse ( proverba ) Elementet karakterizuese të sistemit qeverisës të SHBA-ve: ● Gjyqësori ● Kongresi ● Dhoma e përfaqësuesve ● Senati ● Presidenti ● Partitë Politike ● Përmbyllja

  4. Gjyqësori i SHBA-ve ● I tërë pushteti gjyqësor i SHBA-ve i vishet një gjykate supreme, si dhe gjykatave tjera më të ulëta që mund t’i themelojë Kongresi kohë pas kohe. Gjykata e vetme e themeluar nga Kushtetuta ështe Gjykata Supreme e themeluar në vitin 1789 ku në fillim pati vetëm 5 gjyqtarë deri në ditët e sotme që i përmban 9 gjyqtarë, njëri prej të cilve është kryetari i gjykatës. Vendimet e Gjykatës Supreme nuk mund të apelohen në asnjë gjykatë tjetër. Gjykatësit janë të zgjedhur me mandat të përjetshëm për shkak të pavarësisë së gjyqësorit dhe vendimeve të tyre. ● Shumica e rasteve që trajtohen nga gjykata supreme kanë të bëjnë me mbrojtjen e kushtetueshmërisë me interpretimin e ligjeve të aprovuara nga kongeresi.

  5. ● Kongresi Në SHBA, Kongresi disponon plotësisht pushtetin legjislativ duke mos lejuar asnjë përjashtim në favor të ekzekutivit siç ndodh në vendet tjera. Kongresi i ka këto kompetenca: ● Të marrë kredi në llogari të SHBA-ve. ● Të caktojë rregullat për tregti me shtetet e huaja dhe mes shteteve të federatës. ● Të hartojë rregullat e shtetësisë. ● Të emetojë para dhe të caktojë vlerën e valutës së tyre. ● Të marrë masa për ndëshkimin e atyre që falsifikojnë monedha. ● Të vendosë zyrat dhe rrugët postare. ● Të nxisë përparimin e shkencës dhe artizanatit. ● Të themelojë gjykata më të ulëta sesa Gjykata e Lartë. ● Të shpallë luftë. ● Kongresi zgjedh presidentin dhe zv.presidentin. ● Kongresi mund të rrëzojë veton e presidentit.

  6. ● Komitetet e Kongresit: Komitetet e Kongresit klasifikohen në 4 grupe: Komitetet e përhershme; Komitetet e përbashkëta; Komitetet e zgjeruara dhe Komitetet speciale. Instrumentet e Kontrollit të Ekzekutivit nga Kongresi ● Impeachmenti- Një nga instrumentet më të rëndësishme me anë të cilit kongresi e kontrollon eksekutivin është procesi i Impeachment-it. Në nenin 2 paragrafi 4 të kushtetutës së SHBA-ve thuhet: Presidenti z.presidenti dhe të gjithë zyrtarët tjerë cilivl shkarkohen nga detyra ne çoftëse paditen dhe dënohen për tradhëti, ryshfet ose krime dhe kundërvajtje të tjera. Dhoma e Perfaqësuesve e ngreh padin kurse Senati nën drejtimin e kryetarit të gjykatës supreme e bën gjykimin e rasteve. Në rast të dënimit të zyrtarëve të lartë civil parashihet largimi i tyre nga detyra zyrtare.

  7. Kongresi përbëhët nga : ● Dhoma e përfaqësuesve dhe ● Senati Dhoma e përfaqësuesve zgjedhet direkt nga populli me mandat dy vjeçar, me drejtë të pakufizuar të zgjedhjes. Secilit shtet i garantohet nga një përfaqësues i cili nuk duhet të jetë më i ri se 25 vjeç dhe duhet të ketë shtatë vjet statusin e shtetasit të Amerikës. Më 1929 u vendos nga Kongresi që Dhoma e Përfaqësuesve të kishte 435 përfaqësues. Zyrtari më i lartë është kryetari – spikeri i cili zgjidhet nga Dhoma e Përfaqësuesve. Pas spikerit zyrtarët më të rëndësishëm janë udhëheqësi i shumicës (majority leader) dhe udhëheqësi i pakicës (minority leader)

  8. Senati Senati i SHBA-ve përbëhet nga dy senatorë për çdo shtet, zgjedhja bëhet nga populli dhe mandati i tyre është gjashtë vjeçar me të drejtë rizgjedhje. Senati është i ndarë në tri grupe dhe vetëm 1/3 e tyre i nënshtrohet zgjedhjeve çdo dy vite. Senator nuk mund të jesh nëse nuk ke mbushur 30 vjet ose që nuk ke qenë së paku 9 vite banor i SHBA-ve. Sipas kushtetutës së SHBA-ve zv.presidenti i shtetit është president i Senatit. Lider i Senatit është udhëheqësi i shumicës. Gjatë gjykimit të presidentit, Senatin e kryeson kryetari i Gjykatës Supreme. Në rast dënimi të presidentit postin e tij e merr zv.presidenti.

  9. Presidenti: Presidenti i SHBA-ve nuk zgjedhet direkt nga votat e popullit, por zgjedhja e tij bëhet nëpërmjet kolegjiumit elektorat. Ky institucion është themeluar si kompromis në mes të delegatëve që preferonin zgjedhjen e presidentit nga Kongresi dhe mbështetësve të idesë për zgjedhjen e Presidentit me votat e përgjithshme.Presidenti i SHBA-ve është njëkohësisht kryetar i Qeverisë dhe njëkohësisht është kryetar i të gjitha departamenteve dhe agjensive ku për ushtrim detyre i lë sekretarët përkatës. Detyra kryesoree Presidentit është që ta mbrojë Kushtetutën dhe të zbatojë ligjet e bëra nga Kongresi. Një ndër instrumentet më të rëndësishme, me të cilin Dega Ekzekutive e kontrollon legjislativin, është vetoja e Presidentit mbi ligjet e Kongresit. Presidenti ka të drejtë të paraqitjes së mesazheve, emërtimin e zyrtarëve federalë, ka kompetencat në marrëdhëniet me jashtë, është komandant i forcave të armatosura dhe ka të drejtën për t’i falur personat e dënuar.

  10. Partitë politike në SHBA Partitë kryesore në SHBA janë: Partia Demokratike dhe Partia Republikane Partia Demokratike: u themelua në vitin 1794, zakonisht qëndron në të majtë të partisë Republikane por nuk është ekstremisht e majtë. Nga 1932-ta kjo parti është koalicion i liberalëve, të konservatorëve demokratë të pjesës jugore të vendit dhe të tjerëve për këtë arsye ajo sot e mban epitetin e një partie të majtë qëndrore, që gëzon mbështetjen e unioneve të punëtorëve, të intelektualëve dhe të shtresave të mesme të shoqërisë amerikane. Partia Republikane: e themeluar në vitin 1854 nga kundërshtarëte skllavërisë. Ajo mbahet si parti e djathtë dhe konservatore. Gjatë gjithë periudhës së pas luftës, republikanët kanë qenë më të suksesshëm në zgjedhjen e presidentëve por kanë qenë parti e pakicës në të dy Dhomat e Kongresit

  11. Përmbyllje Qëllimi i punimit të këtij prezantimi është vetëdijësimi i studentëve për sistemin qeverisës të SHBA-ve dhe për elementet që e karakterizojnë pushtetin në SHBA. Në pika të shkurtëra i prekëm të gjitha ato elemente, të cilat ne menduam se janë më kruciale për tu përmendur. Literatura e shfrytëzuar: ● Dr.HALILI Zenun – Politika dhe qeverisja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ● Kushtetuta e SHBA-ve.

  12. JU FALEMINDERIT PËR VËMENDJE

More Related