1 / 20

QENDRA PËR HULUMTIME KUALITATIVE

QENDRA PËR HULUMTIME KUALITATIVE. HULUMTIM I OPINIONIT PËR RREZIKUN NGA TRAFIKIMI ME QENIE NJERËZORE NË KOMUNËN E PODUJEVËS N ëntor 2010.

deliz
Télécharger la présentation

QENDRA PËR HULUMTIME KUALITATIVE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. QENDRA PËR HULUMTIME KUALITATIVE HULUMTIM I OPINIONIT PËR RREZIKUN NGA TRAFIKIMI ME QENIE NJERËZORE NË KOMUNËN E PODUJEVËS Nëntor 2010

  2. Qëllimi kryesor i këtij hulumtimi ka qenë të kuptohen niveli i njohurive, opinionet, qëndrimet dhe bindjet e banorëve të komunës së Podujevës lidhur me problemin e trafikimit të qenieve njerëzore. • Hulumtimi është fokusuar në mënyrë specifike edhe në çështje si: cilët janë shkaktarët e trafikimit, sa kanë bërë institucionet e ndryshme në luftën kundër trafikimit dhe si mund të rehabilitohen viktimat e trafikimit.

  3. Tëgjeturatkryesoretëhulumtimit • Banorët e komunës së Podujevës kanë një nivel mesatar të njohurive për problemin e trafikimit me qenie njerëzore. • Grupi më i rezikuar për tu viktimizuar nga trafikanët janë të rejat, që vijnë nga familje të çrregulluara dhe me probleme sociale. • Shkaktarët e rasteve të trafikimit janë të shumtë, jo gjithmonë kushtet e vështira ekonomike janë prej shkaktarëve kryesor. • Respondentët kryesisht informohen nga televizioni. • Mënyra më e mirë për rehabilitimin e viktimave të trafikimit konsiderohet integrimi i tyre në familje dhe shoqëri.

  4. Metodologjia • Ky hulumtim u realizua me metodologjinë e kërkimeve kuantitative. Hulumtimi u realizua në komunën e Podujevës. Në këtë hulumtim janë përfshirë 400 respondentë. 256 respondentë (64% e totalit) janë përfshirë në zonat rurale dhe 144 respondentë (36% e totalit) në zona urbane. • Anketuesit në terren kanë punuar në ekipe me nga dy njerëz, përveç shënimit të përgjigjeve në pyetjet e pyetësorit, anketuesit kanë mbajtur shënim edhe për të gjitha komentet që kanë dhënë respondentët lidhur me temat e përfshira në pyetësor • Te gjithë pyetësorët janë koduar dhe përpunuar me softuerin SPSS 19. Të gjitha përgjigjet janë analizuar duke pasur parasysh krahasimet me variabla si gjinia e mosha, niveli i shkollimit, statusi social, profesioni etj. • Margjina e gabimit është +/- 3%

  5. A është Kosova vend i transitit dhe destinacionit apo edhe i origjinës i viktimave të trafikimit?

  6. A është Kosova vend i transitit dhe destinacionit apo edhe i origjinës i viktimave të trafikimit / Gjinia?

  7. A keni njohuri për ndonjë bar, restorant apo objekt privat ku dyshoni se ushtrohet trafikimi me qenie njerëzore?

  8. Nga kush keni dëgjuar për linjën ndihmëse kundër trafikimit / Gjinia?

  9. A mendoni që problemi i trafikimit në Kosovë është duke u përkeqësuar apo përmirësuar? dfgfgfdgg

  10. Shkaktarët e trafikimit me qenie njerëzore në Kosovë Afërsisht tetë nga dhjetë respondent mendojnë se kushtet e vështira ekonomike janë njëri nga shkaktarët kryesorë të rasteve të trafikimit me qenie njerëzore në komunën e Podujevës Afërsisht gjysma e respondentëve mendojnë se mungesa e legjislacionit përkatës është një nga shkaktarët e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore.

  11. Pak më shumë se gjysma e respondentëve mendojnë se mosfunksionimi i mekanizmave qeveritarë që duhet të luftojnë problemin e trafikimit të qenieve njerëzorë është njëri nga shkaktarët e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore në komunën e Podujevës. rëzore në komunën e Podujevës Gati gjysma e respondentëve mendojnë se mungesa e informimit është një nga shkaktarët e rasteve të trafikimit me qenie njerëzore në komunën e Podujevës. Më shumë se gjysma e respondentëve nuk e lidhin rritjen e krimit të organizuar me problemin e trafikimit të qenjive njerëzore në komunën e Podujevës.

  12. Burimet e informimit

  13. Angazhimi i institucioneve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore në komunën e Podujevës.

  14. Vlerësimet e respondentëve për angazhimin e institucioneve si Ministria e Punëve të Mbrendshme, Policia e Kosovës apo Shërbimi Doganor në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore, nuk janë pozitive 62.9% e respondentëve mendojnë se organizatat ndërkombëtare nuk kanë bërë sa duhet në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Respondetët nuk kanë vlerësime pozitive për rolin e medieve në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore. 21.6% e respondentëve femra shprehen se shkollat nuk kanë bërë asgjë në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore. Opinionet e respondentëve për kontributin e organizatave joqeveritare në luftimin e trafikimit të qenieve njerëzore në komunën e Podujevës janë më pozitive sesa opinionet për punën e institucioneve tjera

  15. Si e vlerësoni kontributin e OSBE-së në luftimin e trafikimi të qenieve njerëzore në Kosovë / Gjinia?

  16. A mund të na thoni se sa shpesh bisedoni lidhur me problemin e trafikimit me...?

  17. Konkluzione Njohuritë e respondentëve për problemin e trafikimit janë përgjithësisht sipërfaqësore, jo të qarta, shpesh të ngatërruara me dukuri tjera të ngjashme si prostitucioni, kontrabandimi apo krimi në përgjithësi. Vetëm pak respondentë e dinë faktin se shumica dërrmuese e femrave të përfshira në prostitucion të detyruar janë viktima, janë përfshirë kundër vullnetit të tyre, vazhdojnë të ushtrojnë prostitucionin kundër vullnetit të tyre dhe nuk përfitojnë materialisht. Viktima tipike e trafikimit, sipas përgjigjeve të respondentëve, është e re ose i ri, nga ata që nuk mendojnë shumë, me nivel të ultë të shkollimit, shpesh pa prindër apo nga familje të çrregulluara dhe me probleme.

  18. Pothuajse të gjithë respondetët shprehen se ata nuk dinë për ndonjë rast të trafikimit me qenie njerëzore në komunën e Podujevës. Vetëm 7.25% e respondentëve shprehen se nuk janë të sigurtë nëse ka apo nuk ka raste të trafikimit me qenie njerëzore në komunën e Podujevës Femrat janë shumë më të informuara sesa meshkujt për linjën ndihmëse për viktimat e trafikimit, 58.3% e femrave janë të informuara, krahasuar me vetëm 30.2% te meshkujve Femrat janë informuar kryesisht përmes medieve për linjën ndihmëse, 71.1% e tyre janë informuar përmes mediave krahasuar me 32.6% te meshkujve. Opinionet e femrave dhe meshkujve për trendët e përkeqësimit apo përmirësimit të këtij problemi janë përafërsisht të njëjta.

  19. Respodentët shprehen se programet televizive kanë shumë ndikim tek qytetarët, por ankohen për përmbajtjen e tyre si dhe për një qasje jokorrekte dhe të pandershme ndaj shikuesve të tyre. Vetëdijesimi i popullatës për problemin e trafikimit konsiderohet si një nga aktivitetet kryesore në luftën kundër trafikimit. Respondentët e anketuar shprehen se mënyra më e mirë për rehabilitimin e viktimave të trafikimit është përmes pranimit të tyre në familje dhe në shoqëri, si njerëz të zakonshëm, pa paragjykimet që i shoqërojnë aktualisht viktimat e trafikimit. Opinionet e respondentëve për punën e OSBE-së, Misioni në Kosovë, në luftimin e trafikimit me qenie njerëzore janë pozitive.

  20. Faleminderit! Pyetjedhekomente? www.qhk-ks.org

More Related