190 likes | 421 Vues
Psikodiagnoza. Leksioni 8. Klasifikimet e çrregullimeve. ICD-10 – Klasifikimi nd ë rkombetar i çrregullimeve psikike, ripunimi i 10-t ë (krijuar nga Organizata Bot ë rore e Sh ë ndetit WHO)
E N D
Psikodiagnoza Leksioni8
Klasifikimet e çrregullimeve ICD-10 – Klasifikimi ndërkombetar i çrregullimeve psikike, ripunimi i 10-të (krijuar nga Organizata Botërore e Shëndetit WHO) DSM-IV-TR – Manuali Diagnostik dhe Statistik i çrregullimeve psikike, ripunimi i 4-t (krijuar nga APA American Psychiatric Association, 2000) DSM është më i orientuar drejt fushës së kërkimeve ndërsa ICD është më i orientuar në diagnostikimin e zakonshëm klinik
ICD-10 (international classification of disease) Është i ndarë në 21 kapituj Çrregullimet psikike përshkruhen në kapitullin e pestë Kapitulli V ka shumë paragrafë, nëndarje. Secili prej këtyre grupimeve përmban gërmën F, për të treguar klasifikimin e çrregullimeve psikike si dhe një numërim shtesë përbrenda grupimit që shërben për kodimin e çrregullimit
10 më kryesorët janë: F00 çrregullime organike, përfshirë çrregullime simptomatike psikike F10 çrregullime psikike të sjelljes si rrjedhojë e përdorimit të substancave psikotrope F20 çrregullimet e skizofrenisë, skizotipe dhe halucinative F30 çrregullimet afektive F40 çrregullimet neurotike, traumatike dhe somatoforme
...vazhdon F50 devijimet e sjelljes në lidhje me çrregullimet trupore F60 çrregullimet e personalitetit dhe të sjelljes F70 keqësimi i inteligjencës F80 çrregullimet e zhvillimit F90 çrregullimet në sjellje dhe emocione me fillesë në fëmijëri ose rini F99 çrregullime të pakategorizuara
DSM-IV-TR - Strukturë multiaksiale (5 akse) • Klasifikon simptomatikën e çrregullimit klinik • Nxjerr në pah aspekte të tjera klinike dhe diagnostike
DSM-IV Aksi 1. çrregullimet klinike Aksi 2. çrregullimet e personalitetit Aksi 3. faktorët mjekësorë të sëmundjes Aksi 4. probleme psikosociale dhe të mjedisit Aksi 5. vlerësim i përgjithshëm i funksionimit
Aksi 1 15 kategori kryesore për çrregullimet psikike. Bëjnë pjesë të gjitha çrregullimet përveç atyre të personalitetit
ICD-10 Çrregullimet e personalitetit kodohen në kategorinë F60. Ekzistojnë të gjitha kategoritë e DSM përveç personalitetit narcistik dhe atij skizotipik
DSM dhe ICD Të ndryshëm por përfundime të njëjta Përdoren njëkohësisht dhe diagnozat ngjajnë Metoda për vendosjen e diagnozës: IDCL për ICD dhe DSM (International Diagnose Checklist) IDCL-P për çrregullimet e personalitetit (International Diagnose Checklist) SCID-I për DSM, aksi I (Structural Clinical Interview)
... vazhdon SCID-II për DSM, aksi II (Structural Clinical Interview) Intervista diagnostike për çrregullimet psikike (DIPS) CIDI (Composite International Diagnostic Interview) IPDE (International Personality Disorder Examination) per ICD-10
IDCL per ICD dhe DSM (International Diagnose Checklist) Mundëson diagnostikimin e çrregullimeve Mundëson klasifikimin e simptomave të pacientit që në bisedën fillestare Përmban një listë me 32 çrregullimet më të shfaqura Sipas IDCL kemi tre kritere për matjen e një çrregullimi. Në të 32 çrregullimet nëse nuk plotësohen 3 kritere nuk kemi çrregullim
Shembull: Distimia Distimia: formë kronike e depresionit. Përmban edhe episode depresive qëçojnë në termin «depresion i dyfishtë». Sipas IDCL kemi tre kritere për matjen e këtij çrregullimi. Këto kritere jepen në formën e fjalive pohuese. Nëse kriteret nuk plotësohen ose janë në dyshim, dyshohet për çrregullime të tjera brenda të njëjtit grup. Duhet kryer diagnoza referenciale
Rast distimik 3 nga 11 tiparet duhet të përgjigjen me «po» në mënyrë që të plotësohet kriteri C. Nëse kriteret A, B dhe C plotësohen vendoset diagnoza DistimiF34.1
SCID-I dhe SCID-II Structural Clinical Interview për DSM-IV Besueshmëri e lartë Vlefshmëri e lartë Janë intervista gjysmë të strukturuara për DSM-IV për diagnostikimin e çrregullimeve të Aksit 1 dhe Aksit 2 Përdoret jo vetëm mbi subjekte klinike Të paktën 4 nga simptomat e mëposhtme duhet të jenë koduar me «3» për të diagnostikuar një çrregullim