1 / 4

- Sureja më e gjatë e Kur'anit është sureja El-Bekare

- Gruaja e parë e të Dërguarit është quajtur Hatixhe. - Motra e Muhammedit a.s, sipas qumështit është quajtur Zhejma. - Sureja e vetme në Kur’an që nuk fillon me Besmele është sureja Et-Teube. - Muhammedi origjinën prej fisit Kurejshij.

fleta
Télécharger la présentation

- Sureja më e gjatë e Kur'anit është sureja El-Bekare

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. - Gruaja e parë e të Dërguarit është quajtur Hatixhe - Motra e Muhammedit a.s, sipas qumështit është quajtur Zhejma - Sureja e vetme në Kur’an që nuk fillon me Besmele është sureja Et-Teube - Muhammedi origjinën prej fisit Kurejshij - Ndëshkimin më të lehtë në xhehennem do ta ketë axha i Muhammedit, a.s, Ebu Talibi - Babai dhe nëna e Muhammedit janë quajtur Abdullah dhe Emine - Kur i filloi shpallja Muhammedi ishte 40 vjecar - I Dërguari Ejjub kishte sprovat më të mëdhaja - Muslimanët në Spanjë kanë qëndruar gati 800 vjet - Mesi i Kur’anit gjendet te sureja El-Kehf - Populli i Nuhit,a.s, u ndëshkua me tufan - Para fillimit të ushqimit duhet të themi bismilah - Muhammedi, a.s, është shpërngulur në ahiret në moshën 63 vjecare - Israfili është i urdhëruar ti frynë surit - I Dërguari që lindi pa baba është Isau,a.s, - Namazi me xhemat ka vlerën e 27 shkallëve më shum se sa xhemati individual - Lufta e parë që musliamnët kanë luftuar ka qenë lufta e bedrit - Namazi është shtyllë e islamit - Sunnet është që ditën e premte të lexohet sureja El-Kehf - Ibrahimi a.s, ishte ai që u hudh në zjar(nga ana e Nemrudit) - Lehvi mahfudh është pllaka në të cilën është shkruar e tërë ajo se cka do të ndodhë - Xhaxhai i Muhammedit, a.s., është quajtur Ebu Talib - En-Nas është sureja e fundit - Muhammedi, a.s, nuk kishte vllezër dhe motra - Të krishterët kanë devijuar në lidhje me një nga të dërguarit, e ai është Isai, a.s - Ajetet e para të shpallura janë në suren El-Alek (ikre) - Munkiri dhe Nekiri janë të urdhëruar ti pyesin njerëzit në varr - Sureja Ihlas vlen sa një e treta e Kur’anit - Hixhretin bashkë me Muhammedin a.s, e ka bërë Ebu bekri - Fatihaja është sureja e parë në Kur’an - Kur’ani ka 114 sure - Sureja më e gjatë e Kur'anit është sureja El-Bekare

  2. “Feja është sinqeriteti”. Thamë: “Ndaj kujt? Tha: “Ndaj All-llahut, Librit të Tij, Pejgamberit të Tij, udhëheqësve të muslimanëve dhe njerëzve tjerë prej tyre”. (Muslimi) “Kujt dëshiron All-llahu t'i japë të mira, do të sprovohet nga Ai (në trup, në pasuri, apo në të dashurit”. (Buhariu) “Vërtet All-llahu i Gjithëfuqishëm e pranon pendimin e robit të vet deri para gargarës së tij (frymës së tij të fundit)”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen) “Më porosit diçka (më përudh)”. I Dërguari tha : “Mos u zemëro!” Ky e përsëriti pyetjen disaherë. I Dërguari sërish tha: “Mos u zemëro!”. (Buhariu) “Çkado që e godet muslimanin, qoftë lodhje, pikëllim, brengë, hidhërim, mundim nga sëmundje a fatkeqësi, madje edhe të shpuarit e ferrës - me cilëndo prej këtyre, All-llahu ia shlyen mëkatet atij”. (Muttefekun alejhi) “Vërtet All-llahu i Madhërishëm gjatë natës e mban të shtrirë dorën për të pranuar pendimin e mëkatarëve të ditës; dhe e shtrin dorën gjatë ditës për të pranuar pendimin e mëkatarëve të natës, derisa të lind Dielli nga Perëndimi”. (Muslimi) “Ki ndërmend (frikësohu) All-llahun kudo që të jeshë. Të keqen përcille me të mirë, ajo do ta fshijë të keqen. Dhe me njerëzit bëhu i moralshëm-me moral dhe sjellje të mira”. (Tirmidhiu thotë se është hadith hasen) “All-llahu xh.sh. thotë “Nëse robin tim e sprovoj me dy të dashurit e tij (me humbjen e syve) e ai bën durim, do t'ia kompensoj me Xhennet”. (Buhariu) “Nuk është trim ai që fiton në (mundje), por trim është ai që e përmban veten nga zemërimi”. (Muttefekun alejhi) “Sikur njeriu të kishte një luginë me arë, do të dëshironte t’i ketë dy lugina (në vend të njërës). Dhe gojën e tij asgjë nuk mund ta mbushë (ngopë) përveç dheut. Atyre që bëjnë tevbe All-llahu xh.sh. ua pranon tevben e tyre”. (Muttefekun alejhi)) “Besimtarit dhe besimtares nuk i pushojnë së godituri fatkeqësitë në vetveten e tij, në fëmijët e tij dhe në pasurinë e tij, derisa të takohet me All-llahun e madhërishëm kur në të nuk do të mbetet asnjë mëkat”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen sahih) “Kush e përmban zemërimin e tij atëherë kur ka mundësi t’ia kthejë (personit që e ka zemëruar), All-llahu i Madhërishëm në Ditën e Gjykimit do ta ftojë që para të gjitha krijesave ta zgjedhë cilën të dojë nga hyritë”. (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu thonë se është hadith hasen) “Kush i tregon apo e udhëzon dikënd në të mirë, do të ketë shpërblimin aq sa edhe ai që e kryen atë”. (Muslimi) “Kam mbajtur në mend se I Dërguari i All-llahut s.a.v.s. ka thënë: “Largohu prej gjithçkaje që është e dyshimtë, kurse përmbaju asaj që nuk është e dyshimtë. Vërtet sinqeriteti në besim është siguri, kurse gënjeshtra është dyshim”. (Tirmidhiu thotë se është hadith sahih) sahih)

  3. - Gjëja e parë që tha Isai, a.s, kur ishte fëmij qe, unë jam Abdullah, rob i Allahut - Havarijjunët janë shokët e Isait, a.s, - Shpallja Muhammedit,a.s, i ka filluar në shpellën Hira; - Udhëheqësi i të gjithë muslimanëve quhet halife; -Asnjë grua nuk ka qenë pejgamber; -Muahammedi a.s, është i Dërguari më i zgjedhur; -Muezini i parë në islam është quajtur Bilal ibn Rebbah; - Havarijjunët janë shokët e Isait, a.s, - Zeburi i është shpallur Davudit, a.s; - Inxhili i është shpallur Isaut, a.s; - Ashabët janë shokët e të Dërguarit, s.a.v.s, - Çifutët thanë se Uzejri është djalë i Zotit - Në Kur’an janë të përmendur 25 pejgamberë - Teurati i është shpallur Musait, a.s;

  4. “Sikur ju të mbështeteshit në All-llahun me mbështetje të njëmendtë, do t'ju furnizonte siç i furnizon shpezët, gdhijnë të uritur, ndërsa ngrysen të ngopur”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen) “Kush betohet me betim për diçka, e pastaj vëren diç më të devotshme (se ajo për të cilën është betuar), le ta marrë (apo veprojë) atë që është më e devotshme (duke e thyer-shkelur betimin!)”. (Muslimi) “O Zoti im, unë të lutem Ty për udhëzim (përudhje), për (nga njerëzit)”. (Muslimi) “Në dy begati janë të papërfillshëm shumica e njerëzve, e ato janë: shëndeti dhe koha e lirë”. (Buhariu) “Vërtet All-llahu i Madhëruar është xheloz. Xhelozia e All-llahut vjen në shprehje kur njeriu i bën ato vepra të cilat i ka ndaluar All-llahu”. (Muttefekun alejhi) “Xhehennemi është i rrethuar me epshe, kurse Xhenneti është i rrethuar me vështirësi”. (Muttefekun alejhi) Të vdekurin e përcjellin tri gjëra: familja e tij, pasuria e tij dhe veprat e tij. Dy kthehen kurse një veprat e tij”. (Muttefekun alejhi) “Vërtet ju i bëni disa punë të cilat në sytë tuaj janë më të vogla se qimja e flokut, kurse ne në kohën e Të Dërguarit të All-llahut s.a.v.s. i numëronim dhe konsideronim prej gabimeve(mëkateve) më të mëdha”. (Buhariu) “Kur të më afrohet robi Mua një pëllëmbë, Unë atij i afrohem një krah; kurse nëse ai Mua më afrohet një krah, Unë atij i afrohem një pash, dhe kur të më vjen ai duke ecur, Unë i vijë atij duke vrapuar”. (Buhariu) “Mendjemprehtë është ai që e kontrollon vetveten dhe punon për jetën pas vdekjes, kurse kokëtul është ai që ndjek dëshirat e epshit të vet dhe (pa kurrfarë merite) shpreson se All-llahu do t'ia falë”. (Tirmidhiu thotë: hadith hasen) “Vërtet kjo botë (dunjaja) është e ëmbël dhe tërheqëse dhe vërtet All-llahu juve në të ju ka bërë mëkëmbës (zëvendës), Ai ju vështron si veproni, andaj ruajuni dunjasë dhe ruajuni grave, sepse vërtet intriga (fitneja) e parë e Beni Israilëve ka qenë për shkak të grave”. (Muslimi) “Kur vinte dhjetëshja (dhjetë ditët e fundit të Ramazanit) i Dërguari i All-llahut s.a.v. e gjallëronte natën (me ibadet), e zgjonte familjen e tij, angazhohej më tepër dhe vetmohej (për ibadet dhe izolim prej grave)”. (Muttefekun alejhi)

More Related