180 likes | 620 Vues
KREU III…. Sovraniteti, Njohja ndërkombëtare, Territori, Populli, popullsia dhe kombi. Pushteti shtetëror. Shteti i realizon funksionet e tij me anë të pushtetit Shteti - organizatë politike Pushteti shtetëror pushteti më i lartë në çdo shtet
E N D
KREU III… Sovraniteti, Njohja ndërkombëtare, Territori, Populli, popullsia dhe kombi
Pushteti shtetëror • Shteti i realizon funksionet e tij me anë të pushtetit • Shteti - organizatë politike • Pushteti shtetëror pushteti më i lartë në çdo shtet • Pushteti shtetëror lidhet me sovranitetin (e drejtë kushtetuese dhe ndërkombëtare)
Sovraniteti • Karakterizohet nga 3 elemente të domosdoshme: • Pavarësia e pushtetit shtetëror ndaj atij të çdo shteti tjetër. • Mungesa e çdo kufizimi formal për të nxjerrë ato akte që i duken të arsyeshme (vlen edhe për shfuqizimin). • Epërsia e pushtetit shtetëror në territorin ku shtrihet mbi çdo pushtet tjetër.
Shteti federal • Ka ndarje sovraniteti midis shtetit të federuar dhe shtetit federativ • 3 elementet e dhëna më lart mungojnë në shtetin federal • organe shtetërore të dubluara, pushteti i shtetit federal është më i lartë se ai i shtetit të federuar
Sovraniteti • Kombëtar • Shtetëror Nuk janë koncepte të njëjta Sovraniteti kombëtar nënkupton të drejtën e vetvendosjes deri në shkëputje nëse është pjesë e shtetit federal.
Teoria e vetëkufizimin juridik të shtetit • Teoria shfaqet në shek.XIX • Shteti i së drejtës e zbaton këtë teori • Shteti u nënshtrohet ligjeve që ai vetë miraton • Shteti nuk ndërhyn në çdo sferë të jetës në territorin ku ushtron pushtet
Mbajtësi i sovranitetit 1-Aristoteli – ‘sovran është ligji’ 2- Boden (shek. XVI) – ‘sovran është monarku‘ Sipas Boden sovraniteti është i pandashëm, i patjetërsueshëm, i qëndrueshëm dhe i pakufizueshëm. 3- Blekston – ‘parlamenti’ (anglez) 4- Hobsi & Spinoza – ‘në varësi të formës së qeverisjes konkrete: Monarki – monarku Aristokraci – organi përfaqësues i oligarkisë Demokraci – asambleja përfaqësuese’ 5- Rusoi – ‘populli’
Sovraniteti i pjesëtueshëm • Rusoi: sovraniteti është shuma e fraksioneve të sovranitetit që mban çdo individ i shtetit dhe që i kalon përfaqësuesve të tij • Nga teoria e tij rrjedh koncepti “mandat”
Mandati 1- imperativ/urdhërues = i revokueshëm 2- përfaqësues = i parevokueshëm Aplikohet i dyti, duke e konsideruar marrjen e mandatit nga kombi (si tërësi), jo nga individët, ky mandat është shuma (tërësia) e fraksioneve të sovranitetit.
Rendi dhe Klasa • Nocione të ndryshme 1- Klasa –grupime të hapura individësh, me ndryshimin e gjendjes ekonomike kalohet nga një klasë në tjetrën (më lart ose më poshtë); raporti i individit me mjetet e prodhimit 2- Rendi – grupim i mbyllur, nuk fitohet vetë, por njihet, jepet solemnisht nga sunduesi (monarku) –> sistemi feudal
Njohja ndërkombëtare Element i rëndësishëm për ekzistencën e shtetit, mosizolimin e tij • Njohja e shtetit • Njohja e qeverisë • E para e përfshin të dytën • Përputhen në kohë në rast të krijimit të shtetit rishtaz. • Njohja e një shteti ndodh një herë, për qeveritë më shpesh...
TERRITORI • Pushteti shtetëror ushtrohet mbi një territor. • Territori si element dhe parakusht i ekzistencës së shtetit • 3 dimensional: • Toka & ujërat territoriale, • hapësira ajrore mbi to dhe • nëntoka • Territori pak a shumë i qëndrueshëm, por jo i pandryshueshëm (trupi i shtetit)
Përcaktimi i kufijve • Ajror • parimisht i pafund, • praktikisht deri ku lejon zhvillimi teknik i një vendi konkret • Ujor • Parimisht nga 3 deri 12 milje nga bregu • Zbatohet edhe parimi i vijës së mesit (mediane) • Nëntokësor • Parimisht deri në gjysëm të rruzullit • Praktikisht sa lejojnë mundësitë teknike të një shteti
EKSTRATERRITORIALITETI • Institut i rëndësishëm, lidhet me parimin e reciprocitetit • Përjashtohen nga pushteti i shtetit godinat e përfaqësive diplomatike dhe mjedisi i rrethuar i tyre. • Anijet dhe avionët ushtarakë zbatojnë ligjin e shtetit flamurin e të cilit ato mbajnë
Populli, popullsia, kombi • Koncepte jo të njëjta • Populli – tërësia e individëve që shteti u njeh shtetësinë • Popullsia – edhe individë me shtetësi tjetër ose pa shtetësi • Kombi – tërësia e individëve më kulturë, gjuhë, tradita të përbashkëta. • Populli dhe kombi mund të përputhen në të njëjtin territor të një shteti të caktuar. • Ka raste shtetesh shumëkombëshe, ose i njëjti komb është i shpërndarë në disa territore shtetesh.
Ilustrime të koncepteve të temës nga Kushtetuta e Shqipërisë • Preambula përmend termin “popull” • Neni 2 – “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit” (ngjan me teorinë e Rusoit) • “Populli e ushtron sovranitetin nëpërmjet përfaqësuesve te tij ose drejtpërdrejtë.” (mandati përfaqësues) • Neni 4 - “E drejta përbën bazën dhe kufijtë e veprimtarisë së shtetit.” (vetëkufizimi juridik i shtetit)