1 / 18

Per lehtesi studimi e ndajme korteksin cerebral ne 4 pjese

Per lehtesi studimi e ndajme korteksin cerebral ne 4 pjese. Lobi frontal. Pergjegjes per proceset superiore te mendimit (arsyetimi abstrakt) perpunimi motor, i qellimshem pergjegjes per zgjidhjen e problemeve gjykimin personalitetin ndodhet ne pjesen ballore te korteksit.

istas
Télécharger la présentation

Per lehtesi studimi e ndajme korteksin cerebral ne 4 pjese

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Per lehtesi studimi e ndajme korteksin cerebral ne 4 pjese

  2. Lobi frontal • Pergjegjes per proceset superiore te mendimit (arsyetimi abstrakt) • perpunimi motor, i qellimshem • pergjegjes per zgjidhjen e problemeve • gjykimin • personalitetin • ndodhet ne pjesen ballore te korteksit

  3. Lobi frontal • Permban korteksin motor primar, e specializuar ne • Planifikimin, kontrollin dhe ekzekutimin e levizjeve, sidomos atyre te shkurtra

  4. Korteksi motor primar Paraqitja proporcionale e numrit te neuroneve korrespondente me pjeset e trupit, sipas rendesise se funksionit qe kryejne Homunculus motorio– njeriu i vogel

  5. Lobi parietal • perpunimi i informacionit somatosensorial (qe vjen nga shqisa e te prekurit) • aktivitete ndijore dhe perceptive • permban korteksin somatosensorial primar i cili eshte pergjegjes per marrjen e informacionit ndijor mbi presionin, temperaturen dhe dhimbjen

  6. Lobi temporal • perpunimi i informacionit degjimor • analiza degjimore komplekse • kuptimi i te folurit • disa pjese te tij jane te ndjeshme ndaj toneve te larta dhe disa te tjera per tonet e ulta. • Transmetim kontrolateral

  7. Lobi oksipital • perpunimi i informacionit viziv • kontrolateral dhe hipsilateral • ne rast transmetimi kontrolateral, kryqezimi behet ne kiazmen optike

  8. Zonat e projeksionit • Zonat ku perpunohen keto ndijime, dhe qe ndodhen ne 4 lobet quhen zona te projeksionit. Nervat qe tejcojne informacionin ndijor, kalojne ne talamus, dhe nga aty projektohen ne lobet korrespondente ne zonat e projeksionit perkatese. Gjithashtu keto zona, ne menyre te ngjashme, projektojne ne kthim informacionin qe shkon nga SNQ drejt SNP. Andrew Marvell

  9. Zonat e asocimit • Pervec zonave te projeksionit kemi dhe disa zona te tjera qe quhen te asocimit ose zona te lidhjes. Quhen keshtu sepse bejne pjese tek 4 lobet por jane jashte rajoneve korrespondente, te degjimit, shikimit, motore dhe somatosensoriale. Keto zona kane funksion te bashkerendisin aktivitetin e korteksit primar ndijor dhe motor. Te njeriu perbejne 75% te korteksit cerebral. Demtimi i tyre sjell tek njerezit mungese te veprimit, te menduarit, te folurit, normal, ne korrespondence te lezionit.

  10. Neuroni Neuronet jane qeliza nervore qe merren me perpunimin neural te informacionit

  11. Trupi i neuronit Neuroni perbehet nga 4 pjese • Soma • Dendritet • Aksoni • Butonet terminale

  12. Soma (trupi qelizor), ku ndodhet qendra, “zemra” e neuronit, qe ka funksione metabolike. Kur soma “vdes”, “ka vdekur” edhe neuroni. Eshte pra, pergjegjes per aktivitetin jetesor te qelizes

  13. Dendritet, qe jane zgjatime rrethuese te somes, dhe qe marrin informacionin

  14. Aksoni • Aksoni, zgjatimi me i gjate i neuronit, eshte tejcues i informacionit qe marrin dendritet dhe soma. Aksonet jane dy lloje, te mielinizuar dhe te pamielinizuar. Ne rastin e pare jane te mbeshtjelle nga nje substance e bardhe e quajtur mieline qe ka funksion mbrojtes per aksonin, dhe gjithashtu ndihmon ne tejcimin me shpejt te impulsit, deri ne 100 m/s. Aksonet pa mieline jane me te ngadalte, ne tejcim, por njekohesisht edhe me te shkurter dhe me te vegjel se ata me mieline. Jane me te ngadalte por shkurtesia e tyre ben qe informacioni te veje serish ne nje kohe te konsiderueshme si te shpejte. Aksoni mund ta tejcoje ose jo informacionin duke e “injoruar”. Mielina eshte e nderprere nga disa nyje qe quhen nyjet e Ranvier, te cilat jane boshlleqe ne mieline por qe “cuditerisht” ndihmojne ne tejcimin me shpejt te potencialit sepse, e detyrojne ate te kaloje ne akson me “kercime”, gje qe efektivisht ndihmon ne cuarjen me shpejt.

  15. Butonet terminale • Butonet terminale, te cilet informacionin e marre nga aksoni e perhapin ne dendrite te neuroneve te tjera. Jane disa pika te vockla ne fund te aksonit. Kontakti i tyre me dendritet dhe somat e neuroneve te tjere nuk eshte fizik por behet me ane te hapesires sinaptike, qe quhet keshtu sepse eshte si boshllek ne mes te butonave terminale dhe dendriteve ose somes. Butonat e “ngarkojne” informacionin ne disa neurotransmetues, qe “notojne” ne hapesiren sinaptike dhe shkojne tek neuroni tjeter. Pra, per te marre, informacionin jane zgjatimet e shkurtra dendritet por dhe edhe soma, me pas ato e kalojne informacionin tek aksoni, dhe ky i fundit e leshon drejt butoneve terminale.

  16. tre lloje neuronesh • neurone ndijore (sensoriale) Keto lloj neuronesh marrin informacionin nga ambienti. Jane te lidhur me receptoret qe tregojne ndryshime fizike dhe kimike ne organet ndijore. Neuronet ndijore tejcojne informacionin nga receptoret ndijore drejt palces dhe me pas drejt trurit. • neurone motore (te levizjes) Neuronet motore tejcojne informacionin ne menyre te kundert me ata ndijore, nga truri, tek palca kurrizore dhe pastaj drejt pjeseve te interesuara te trupit. • Interneuronet Interneuronet perbejne pjesen me te madhe te neuroneve te njeriu. Ata funksionojne si ndermjetes midis neuroneve ndijore dhe atyre motore. Interneuronet marrin informacion nga neuronet ndijore dhe interneuronet e tjer dhe e tejcojne drejt interneuroneve dhe neuroneve motore te tjera. Dy te parat bejne pjese tek SNP ndersa interneuronet tek SNQ.

  17. Qelizat glia • Neuronet perbejne 10% te qelizave te SNQ. Pjesen tjeter 90 % e perbejne disa qeliza te tjera te quajtura qelizat gliale. • Mbeshtesin, suportojne neuronet, mbajne rregullin, midis vete neuroneve (si polica trafiku) • vendosin distancat midis neuroneve ose dhe mes neuroneve dhe strukturave te trupit • Izolojne neuronet • Formojne guainen mielinike, lenda qe mbeshtjell aksonin • Ushqejne neuronet e SNQ • Eliminojne substancat e e ndaluara, te demshme, si dhe neuronet e vdekur • Demtimi i qelizave gliale sjell “kaos”, crregullim te komunikimit ne SNQ.

  18. Komunikimi i neuronit Komunikimi behet, sic thame nga nje neuron ne tjetrin. Ky transmetim quhet interneuronal Transmetimi brenda neuronit, qe kalon pra ne pjese te ndryshme te trupit te neuronit, quhet komunikim intraneuronal. Ky komunikim eshte me natyre elektrokimike. Transmetimi behet nga disa nderlidhje kimike me ngarkesa elektrike pozitive dhe negative. Cdo neuron ka jone, qe jane atome me ngarkesa elektrike. Potenciali kur arrin pragun e ngacmimit, ben qe te ndryshoje perqendrimi i joneve pozitive dhe negative brenda dhe jashte membranes, te cilet kalojne kete membrane dhe zhbilancojne ekuilibrin elektrokimik. Nga potenciali i qetesise ne saje te mberritjes se impulsit kemi kaluar keshtu ne potencial veprimi. Keta potenciale shkarkojne me shpejtesi dhe e tejcojne komplet impulsin pergjate aksonit, me shpejtesite njejte. Neuroni eshte selektiv. Duke qene se informacioni qe merret eshte i vazhdueshem, dhe duke qene se potenciali i veprimit ka shpejtesi te njejte, perzgjedhjen e stimujve te forte dhe stimujve te dobet e ben jo ne saje te shpejtesise, e cila eshte gjithnje e njejte, por ne saje te frekuences se impulsit. Pra, stimuli me intens, sjell frekuence me te madhe, n derkohe qe shpejtesia mbetet e njejte. Ky eshte ligji i kodifikimit ne frekuence. Gjithashtu duhet patur ne kete rast, parasysh dhe lloji i aksonit, i shkurte apo i gjate, diametri i tij, dhe nese eshte me mieline apo pa mieline

More Related