1 / 28

NJERIU DHE JETA

NJERIU DHE JETA. Jeta më tha:. O njeri gabimtar Këtu je transit në detin tim valë valë Merri veprat e mira si barkë. Njeriu :. Shumë herë kam dëgjuar këtë këshillë të urtë Por shumë herë jam mashtruar në detin tënd rrëmujë. Jeta :. As se ke dëgjuar porosinë e artë

jayden
Télécharger la présentation

NJERIU DHE JETA

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. NJERIU DHE JETA

  2. Jeta më tha: O njeri gabimtar Këtu je transit në detin tim valë valë Merri veprat e mira si barkë

  3. Njeriu : Shumë herë kam dëgjuar këtë këshillë të urtë Por shumë herë jam mashtruar në detin tënd rrëmujë

  4. Jeta : As se ke dëgjuar porosinë e artë “Çdo bir i Ademit është gabimtar” Ka shpëtuar ai që aspak nuk hezitohet Dhe me përdëllim pendohet

  5. Njeriu : Mirë oj dhunti e madhe Si t’ia dalim këtyre dallgëve ?

  6. Jeta : Mos u bë si ai në bark të Peshkut i padurim Se Krijuesi im dhe yti të ofron shpëtim!

  7. Njeriu : Pse je kështu dallgë-dallgë pa ndalur Zemra si kripa në zjarr donë për të plasur?

  8. A nuk e ke dëgjuar dialogun e të Ndriturit a.s me Xhibrilin Kur u shtrua pyetja për Ditën e fundit ? Jeta : I pyeturi nuk din më shumë se pyetësi Kështu u përgjigj i Ndrituri

  9. Njeriu : Më fal Njeri kureshtar edhe un jam ! Atëherë kush është i mençuri sipas syrit tënd ?

  10. Jeta : Ai njeri që nuk e “ndien veten rehat “ në shtratin tim Dhe me vete mbanë “barkën për kthim”

  11. Njeriu : Si nuk po kuptoj ? Pra mos të mundohemi neve për këtë Botë?

  12. Jeta : A jo! Nuk pata aty qëllim A se ke dëgjuar udhëtarin e Ndritur ( a.s) “ Mundohu për këtë botë sikur gjithmonë të jesh në të Dhe sikur nesër ke më e len mendo-vepro”

  13. Njeriu : Mirë oj e bekuar Mos qofsh e mallkuar !

  14. Jeta : Bekimet mbi ty shpirtdlir Përkujtoje veten o rob muhaxhir!

  15. Njeriu : Pa më thuaj oj e dlirë Cilët janë të humburit?

  16. Jeta : Ah, pyetje e lehtë me u përgjigj, Por e vështirë për të mjerët që se din ! Të humbur janë ata injorant të zinj Veprojnë keç e mendojnë se janë të mirë Veprat e tyre para njerëzve i hijeshojnë Para Krijuesit të tyre të zezë s’lënë pa bërë Janë arrogant ndaj njerëzve, prindërve dhe mysafirëve Të paturpshëm, gënjeshtar të vrazhdë ndaj fqinjëve Mëkatojnë edhe haptazi dhe krenohen Nuk e dinë të shkretit se të gjallë prangohen Të tillët janë ndaj përkujtimeve kryeneç Ndaj me këtë Botë janë bërë si binek

  17. Të mjerët, të mjerët sa të sigurt rrinë Në shtratin tim që rreptë i përpinë Ah sikur ta dinë të shkretët mendjemëdhenj Së un jam barku i tyre plot zjarr e helm

  18. Njeriu : Pa më thuaj oj e dlirë Cilët janë njerëzit e mirë?

  19. Jeta : O Njeri kureshtar folëm shkurtazi më lartë Shihe si pasqyrë Kuranin Famëlartë Dhe jetën e Njeriut të Ndritur Muhamedit të lavdëruar I cili me veprat e tij ndërtoi anije të artë S’di të them tjetër as t’i thuri mirë fjalët Ngase kam dyshim se po e përziej radhën Por po e them atë që e ndiej Le ta pyet veten çdo njeri Sa jam i vetëdijshëm për MISIONIN tim Dhe i njohur-respektueshëm ndaj Krijuesit

  20. Sa jam i drejt-mëshirshëm ndaj prindërve të mi Dhe i dashur për mysafirët, shoqëri e fqinjësi Sa jam besnik ndaj amanetit Dhe i virtytshëm ndaj bereqetit Sa jam i kujdesshëm ndaj kohës dhe rinisë Dhe i përpiktë në adhurim ndaj Krijuesit Sa jam vigjilent ndaj obligimeve në këtë Botë E ato janë të shumta lapsi dot si thotë Sa jam i angazhuar në dituri e adhurim Dhe i gatshëm në sakrificë e flijim

  21. Sa jam bujar ndaj të sëmurit të ngratit Dhe i zgjuar natën në adhurim të All-llahut Sa jam i moralshëm dhe i sinqertë Haptazi e në fshehtësi, në liri e pretekst Sa jam i dhimbshëm ndaj të sprovuarit Dhe i shoqërueshëm ndaj të persekutuarit Sa jam i ditur dhe sa përpjekim për dijeni Si sillem më dijetarin dhe nxënsitë e tij Sa jam përkujtues ndaj ahiretit Dhe i pajtueshëm ndaj kaderit

  22. Sa kam dert dinë e iman Pyete veten çdo ditë e natë O njeri të thash me urtësi Së paku këto pyetje shtroja veti Do të matësh veten në kandarë Para se të vihesh në mizan për “ t’u matë” Vepro kështu si Furkani çdo natë* Peshohu para se të epët vlera në masë

  23. Njeriu : Të bekoftë Zoti oj e dlirë Por e tërë kjo e vështirë?

  24. Jeta : I bekuar qofsh o shpirtdëlirë Për Zotin tim dhe tëndin nuk ka të vështirë !

  25. Njeriu : Ç’të bëjë të më lehtësohet jeta ime Pasi brenda teje janë dallgë stuhie

  26. Jeta : çuditëm me juve o njerëz fisnik e shihni trazimin tim dhe kërkoni shpëtim Jo, për Atë që më krijoi të tillë Në shtratin tim nuk ka rehati Ka shpëtuar në mua vetëm i marri Eh sa vigjilent duhet të jetë besimtari Pasha Madhërinë e Atij që më ka përsosur Sfidat dhe belatë për ju nuk kanë të sosur

  27. Derisa të kaloni në bregun matanë Atëherë vendoset vetja e juaj në mizan Lum ai që ka menduar për atje Dhe i bie ndërmend sot e s’e len për nesër A se ke dëgjuar të lumin Llukman Kur me nostalgji e këshillon djalin O biri im i mjerë Kjo botë është një det i thellë

  28. Imani le të jetë në të Barkë Timoni yt frika në All-llah Lopatat e barkës pa u ndryshkur Të jenë lule shprese e pa vyshkur www.Feja-Islame.com Punuar nga:K. Akteshi

More Related