1 / 19

Makroekonomia II

Makroekonomia II. Valmir nuredini. Lidhjet ndërkombëtare. Lidhjet ndërkombëtare – janë raportet ndërkombëtare më vendet e tjera. Integrimi i vendeve në ekonominë botërore quhet ekonomi globale.

karlyn
Télécharger la présentation

Makroekonomia II

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Makroekonomia II Valmir nuredini

  2. Lidhjet ndërkombëtare Lidhjet ndërkombëtare – janë raportet ndërkombëtare më vendet e tjera. Integrimi i vendeve në ekonominë botërore quhet ekonomi globale. Ekonomitë kombëtare po bëhen gjithmonë e më të ndërlidhura dhe ideja që ne po shkojmë drejt një ekonomie globale po bëhet gjithnjë e më shumë e pranueshme. Valmir nuredini

  3. Po kthehemi te koncepti i ekonomive të hapura dhe të mbyllura. Lind pyetja se si realizohet këmbimi midis dy vendeve? Këmbimi në mes të vendeve lidhet përmes dy kanaleve : • Këmbimi Tregtar – ku bëhet këmbimi i mallrave, dhe • Këmbimi Financiar – ku këmbehen aktivet. Valmir nuredini

  4. Bilanci i pagesave dhe kurset e këmbimit Bilanci i pagesave përfaqëson regjistrimin e transaksioneve të banorëve të një vendi me pjesën tjetër të botës. Në bilancin e pagesave përfshihen dy llogari kryesore: • llogaria korrente, dhe • llogaria e kapitalit. Valmir nuredini

  5. Llogaria korrente regjistron tregtinë e mirave dhe shërbimeve, si dhe pagesat e transferueshme. Shërbimet përfshijnë pagesat për transportin e të mirave, pagesat për qiratë e shfrytëzimit të nëntokës si dhe pagesat për interesat. Pagesat e transferushme përbëhen prej të hollave të dërguara nga jashtë, dhe ndihmave falas. Llogaria e kapitalit regjistron blerjet dhe shitjet e aktiveve si, për shembull, aksionet, obligacionet dhe tokën. Valmir nuredini

  6. Llogaritë e jashtme duhet të balancohen Thelbi i pagesave ndërkombëtare është shumë i thjeshtë: individët dhe firmat duhet të paguajnë për ato që blejnë jashtë. Nëse një person shpenzon më shumë se të ardhurat që ka, është e nevojshme që deficiti i tij të financohet duke shitur aktive ose duke marrë hua. Rritja në rezervat zyrtare quhet edhe tepricë e përgjithshme e bilancit të pagesave. Diskutimet mund të përmblidhen në pohimin e mëposhtëm: Teprica e bilancit = rritja në rezervat zyrtare valutore = teprica e llogarisë korrente + hyrja e kapitalit privat neto. Valmir nuredini

  7. Kurset fikse të këmbimit Tani do të shikojmë se si bankat qendrore, nëpërmjet transaksioneve zyrtare, financojnë ose sigurojnë mjete pagese për tepricat dhe deficitet e bilancit të pagesave. Në këtë kuadër, bëjmë dallimin midis sistemit të kursit fiks dhe kursit luhatës të këmbimit. Në një sistem të kursit fiks të këmbimit, bankat qendrore të huaja janë gati të blejnë dhe të shesin valutat e tyre me një çmim fiks të shprehur me valuta tjera. Valmir nuredini

  8. Ndërhyrja Bankat e huaja qendrore mbajnë rezerva – inventarëve të dollarëve dhe të artit që mund ta shesin për të marrë dollarë – për t’i shitur kur dëshirojnë, ose iu duhet të ndërhyjnë në tregun valutor. Ndërhyrja përfaqëson shitjen ose blerjen e valutave nga bankat qendrore. Valmir nuredini

  9. Kurset fleksibile të këmbimit Sipas kurseve fikse të këmbimit, bankat qendrore duhet të sigurojnë çfarëdolloj sasie të valutës së huaj që nevojitet për të financuar balancimin e pagesave. Në të kundërtën, në një sistem të kurseve fleksibile bankat lejojnë përshtatjen e kurseve të këmbimit për të barazuar kërkesën me ofertën për valutë të huaj. Valmir nuredini

  10. Kurse luhatës, të pastër dhe të përzier Në një sistem luhatës të pastër, bankat qendrore qëndrojnë plotësisht mënjanë dhe lejojnë që kurset e këmbimit ë përcaktohen lirisht në tregjet valutore. Në një sistem i tillë, derisa bankat qendrore nuk ndërhyjnë në tregjet valutore, rrjedhimisht transaksionet e rezervës zyrtare janë zero. Kjo do të thotë që, në një sistem luhatës të pastër, bilanci i pagesave është zero: kursi i këmbimit përshtatet për ta bërë zero shumën e llogarisë korrente dhe të kapitalit. Valmir nuredini

  11. Terminologjia Gjuha e kurseve të këmbimit mund të jetë shumë e ngatërruar. Veçanërisht, termat nënçmimi e mbiçmimi ( kurse fleksibile të këmbimit )dhe zhvlerësimi e rivlerësimi ( Kurse fikse të këmbimit ),përsëriten në çdo diskutim për tregtinë dhe financën ndërkombëtare. Valmir nuredini

  12. Njëzhvlerësimndodh kur çmimi i valutave të huaja sipas regjimit të kurseve fikse rritet me akt zyrtar. E kundërta e zhvlerësimit, rivlerësimi, ulja eçmimit të valutave të vendit tonë në krahasim më vendet tjera. Nënçmimi – një valutë nënçmohet kur në sistemin e kurseve luhatëse, bëhet më pak e shtrenjtë në terma të valutave të huaja. Mbiçmimi – një valutë mbiçmohet kur bëhet më shtrenjtë në termat të parasë së huaj. Valmir nuredini

  13. Matja e kursit real të këmbimit dhe dollari amerikan Kursi real përfaqëson raportin e çmimeve të huaja ndaj çmimeve të brendshme të matura nga e njëjta valutë. Kursi real i këmbimit mat aftësinë konkurruese të një vendi me tregëtinë ndërkombëtare. Valmir nuredini

  14. ePf Kursi real i këmbimit = P Ku P dhe Pfpërfaqësojnë respektivisht nivelet e çmimeve brenda dhe jashtë dhe e përfaqëson çmimin në dollarë të valutës së huaj. Vini re që, deri Pf përfaqëson çmimet e huaja, si p.sh. çmimet e matura në € dhe kursi i këmbimit matet si kaq dollarë për €, atëherë numëruesi shpreh çmimet e jashtme të matura në dollarë, dhe derisa në këtë rast, në emërues niveli i çmimeve të brendshme matet me dollarë, atëherë kursi reali i këmbimit shpreh raportin e çmimeve të jashtme ndaj atyre të brendshme. Valmir nuredini

  15. Teoria Sasiore e parasë Teoria sasiore e parasë në formën e saj më të plotë pohon se niveli i çmimeve është përpjestimor ndaj stokut monetar. Valmir nuredini

  16. Neutraliteti i parasë Paraja është neutrale kur ndryshimet në stokun monetar çojnë vetëm në ndryshime të nivelit të çmimeve, pa ndryshuar variablat reale ( produkt, punëzënie, norma e interesit). Valmir nuredini

  17. Lëvizja e kapitalit Kapitali është plotësisht i lëvizshëm nga pikëpamja ndërkombëtare kur investitorët mund të blejnë aktive me shpejtësi, me kosto të ulët transaksionesh, në shuma të pakufizuara dhe në çdo vend që të duan. Valmir nuredini

  18. i LM E i0 IS 0 Y0 Y Ekuilibri në tregun e të mirave Rritja në kërkesën për import që vjen nga një dollar rritjeje në të ardhurat quhet prirje marxhinale për import. Prirja marxhinale për import mat funksionin e një dollari shtesë të të ardhurave që shpenzohet për importe. Valmir nuredini

  19. i LM i' E i0 IS’ IS 0 Y0 Y’ Y Tani, një rritje në shpenzimet autonome, Ĭ –Ĭ’ rrit nivelin e të ardhurave prej Y në Y’, dhe rritja e të ardhurave qon në zhvendosjen e kursës IS – IS’. Rritja e të ardhurave rrit kërkesën për para, rritja e kërkesës për para qon në rritjen e normës së interesit dhe në fund kemi uljen e shpenzimeve për investime.( Ĭ = Ă). Valmir nuredini

More Related