1 / 22

VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PRO Ç EDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS

VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PRO Ç EDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS. Procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis: Projektet publike dhe private që mund të ndikojnë në mjedis, i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, përpara miratimit dhe zbatimit të tyre

oprah
Télécharger la présentation

VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PRO Ç EDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Procesi i vlerësimit të ndikimit në mjedis: Projektet publike dhe private që mund të ndikojnë në mjedis, i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis, përpara miratimit dhe zbatimit të tyre Propozuesi: Komunikon me organet e qeverisjes vendore, me publikun dhe organizatat jofitimprurëse mjedisore vendore Paraqet, në jo më pak se dy variante, llojin e veprimtarisë që do të zhvillojnë, kapacitetin, teknologjinë, ndikimet në mjedis dhe masat për zbutjen e tyre

  2. Informacioni nga ky proces ndihmon në procese më efektive të VNMsë në të ardhmen VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Përcaktimi i Projekt-propozimit Përzgjedhja për VNM Nuk duhet VNM Kërkohet VNM Vlerësimi paraprak mjedisor Përcaktimi i përmbajtjes Analiza e ndikimeve Zbutja dhe menaxhimi i ndikimeve *Përfshirja e publikut Riparaqitet Raporti i VNMsë *Përfshirja e publikut duhet veçanërisht në këto faza. Megjithatë publiku mund të përfshihet edhe në secilën prej fazave të tjera tëprocesit të VNM-së Rishikimi Ripërgatitet Nuk miratohet Vendimmarrja Miratohet Zbatimi dhe monitorimi

  3. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Çfarë është Përzgjedhja e projekteve për VNM? • Procesi i përzgjedhjes përcakton: • nëse kërkohet VNM-ja apo jo për një projekt-propozim/aktivitet të caktuar • cili është niveli i VNM-së së kërkuar • Përzgjedhja tregon nëse: • Kërkohet VNM e plotë apo e zgjeruar • Kërkohet VNM e pjesshme • Nuk kërkohet VNM

  4. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Mjetet për kryerjen e Përzgjedhjes: • Listat e projekteve: • VKM Nr. 805, date 04.12.2003 “Per miratimin e listes se veprimtarive qe ndikojne ne mjedis per te cilat kerkohet leje mjedisi” • Shtojcat 1 dhe 2 te Ligjit Nr. 8990, datë 23.1.2003“Per vleresimin e ndikimit ne mjedis” • Vlerësimi rast pas rasti: • Udhezim Nr. 6, date 27.12.2006 “Per miratimin e metodologjise se vleresimit paraprak te ndikimeve ne mjedis te nje veprimtarie • Kombinimi i dy metodave të mësipërme

  5. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Dokumentacioni që shoqëron kërkesën për miratimin e projektit përmban: • Përshkrimin e projektit • Të dhëna për zonën • Projektin teknik • Përshkrimin e masave për të shmangur, pakësuar dhe rehabilituar pasojat negative në mjedis • Të dhënat e nevojshme për identifikimin dhe matjen e ndikimeve që mund të kenë ndaj mjedisit • Të dhëna të tjera të kërkuara nga organi përgjegjës • Kërkuesi mban përgjegjësi për vërtetësinë e dokumentacionit që ka paraqitur

  6. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Afatet e shqyrtimit të kërkesës për leje mjedisore: • Mendimi per leje mjedisore jepet brenda 4 javeve nga paraqitja e kërkesës dhe është e vlefshme që nga koha kur fillon veprimtaria derisa kushtet, mbi të cilat është dhënë, nuk ndryshojnë • Organi përgjegjës mund ta zgjasë kohën e dhënies së lejes, kur del e nevojshme kryerja e ekspertizave tepër të kualifikuara • Nëse organi që miraton lejen mjedisore, nuk jep përgjigje brenda afatit të mësipërm, leja quhet e miratuar • Shtyrjet e afatit për shkak të mangësive në dokumentacionin e paraqitur nuk llogariten për efekt të pikave 1 dhe 2 të këtij neni

  7. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Kërkesa për miratim: • Propozuesi e paraqet në QKR-ne ku do të zbatohet projekti ose do të ushtrohet veprimtaria • Kërkesa përmban emrin, adresën, statusin juridik të propozuesit dhe projektin që propozohet për miratim Dokumentacioni shoqërues përmban: • Për projektet që jepen në shtojcën 1:Raportin e thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis • Për projektet e shtojcës 2:Raportin e përmbledhur të vlerësimit të ndikimit në mjedis • Ministri i Mjedisit përcakton listën e dokumentave që shoqërojnë kërkesën, sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose veprimtarive që do të ushtrohen

  8. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Raporti i përmbledhur i vlerësimit të ndikimit në mjedis përmban: • Qëllimin e projektit • Përshkrimin e tij të hollësishëm • Të dhënat për mjedisin ekzistues të zonës ku zbatohet projekti dhe në afërsi të saj • Përshkrimin e hollësishëm të të gjitha instalimeve, që bëjnë pjesë në projekt ose që do të përdoren gjatë zbatimit të tij • Planin e ndërtimit dhe afatet e zbatimit të tij • Përshkrimin e veprave inxhinierike, që ndërtohen ose zgjerohen dhe të veprave të domosdoshme për zbatimin e projektit

  9. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Raporti i përmbledhur i vlerësimit të ndikimit në mjedispërmban: • Ndikimet e mundshme në mjedis dhe masat e propozuara për parandalimin dhe zbutjen e tyre • Programin e monitorimit të ndikimit në mjedis të projektit • Përputhjen e projektit me planet e rregullimit të territorit dhe me planet e zhvillimit ekonomik të zonës ku do të zbatohet projekti • Përmbledhjen e këshillimeve me organet e qeverisjes vendore, publikun e organizatat jofitimprurëse për mjedisin dhe të mendimeve të tyre • Masat rehabilituese, në rast ndotjeje dhe dëmtimi të mjedisit, si dhe koston e tyre • Kopjen e licencës së personit fizik ose juridik, që ka përgatitur raportin e vlerësimit të ndikimit në mjedis

  10. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Shqyrtimi fillestar • QKR-ja nga marrja në dorëzim te kërkesës, bën shqyrtimin fillestar të dokumentacionit dhe: a) pranon për shqyrtim kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues b) hedh poshtë kërkesën, nëse dokumentet nuk janë hartuar sipas kërkesave dhe njofton me shkrim propozuesin për plotësimet e rregullimet që duhet t’u bëjë dokumenteve c) procedurat e shqyrtimit të kërkesës nuk fillojnë nëse propozuesi nuk dorëzon dokumentacionin e plotësuar ose të korigjuar

  11. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Klasifikimi i kërkesës • QKR-ja në bashkëpunim me propozuesin,bën klasifikimin e projektit të propozuar, sipas shtojcave 1 dhe 2 dhe vendos nëse ai do t’i nënshtrohet procesit të thelluar të vlerësimit të ndikimit në mjedis • Kur propozuesi e ka përfshirë raportin e thelluar të VNM-se në dokumentacionin e dorëzuar, klasifikimi vlerësohet i kryer

  12. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Mendimi i ARM-se: • Përshkrimi i hollësishëm i detyrave të ARM-se në procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis përcaktohen me Urdhërin e Ministrit të Mjedisit Nr. 429, date 17.11.2009 • ARM-ja, pasi këqyr në vend të dhënat e paraqitura në raportin e VNM-se dhe në të gjitha dokumentet e tjera, këshillohet: • me organet e qeverisjes vendore • të zhvillimit urban dhe turistik, dhe • Përgatit me shkrim: • mendimin e vet të argumentuar, për miratimin ose mospranimin e projektit • propozon kushtet që duhen vendosur në dokumentin e miratimit • i përcjell në Ministrinë e Mjedisit brenda 5 ditëve kalendarike nga ardhja e dokumentacionit për shqyrtim

  13. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Afatet e procesit të shqyrtimit te kerkesave per miratim mjedisor: • Nisin me dorëzimin e kërkesës së propozuesit ne QKR • QKR i dergon materialet ne menyre elektronike ne Ministrinë e Mjedisit • Ministria e Mjedisit i dergon ne ARM-ne perkatese • ARM-ja pas verifikimeve jep mendimin e saj • Shpallet Vendimi nga Ministri i Mjedisit • Afatet e shqyrtimit: • Leje Mjedisore e Integruar 5 jave • Leja Mjedisore 4 jave • Autorizimi dhe Pelqimi Mjedisor 3 jave • Koha gjatë së cilës propozuesi bën ndërhyrjet për plotësim kërkesash, të dhënash, dokumentesh, shqyrtim ankimesh, zbritet nga afatet e detyrueshme për Ministrinë e Mjedisit

  14. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Komisioni i shqyrtimit të kërkesave: • Ministri i Mjedisit ngren komisionin e shqyrtimit të kërkesave, i cili propozon vendimet • Nëse gjatë shqyrtimit vërehet se projekti, ndryshe nga klasifikimi i QKR-se, kërkon proces të thelluar të VNM-se, dhe kur dokumentacioni nuk përmban të dhënat e nevojshme, propozuesi detyrohet t’i riparaqesë ato për të vazhduar procedurën e shqyrtimit

  15. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Këshillimi me palët e interesuara: • Ministri i Mjedisit kërkon mendim, nëse projekti është në përputhje me programet e planet kombëtare e rajonale të zhvillimit dhe për shkallën e pritshme të ndikimit në mjedis, duke ua dërguar përshkrimin e projektit dhe raportin e thelluar të VNM-se: • organeve qendrore, që mbulojnë fushën e objektit të projektit • organeve të zhvillimit urban dhe turistik • organeve të qeverisjes vendore të zonës ku do të zbatohet projekti • instituteve të specializuara për parashikimin e ndikimit në mjedis

  16. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Debati publik: • V.K.M Nr. 994, datë 02.07.2008 “Për tërheqjen e mendimit të publikut në vendimmarrje për mjedisin”. • Projekti dhe Raporti i VNM-se i nështrohen debatit publik, ku marrin pjesë: • përfaqësues të ministrisë që licencon projektin • të organeve të rregullimit të territorit dhe turizmit • të organeve të qeverisjes vendore • të instituteve të specializuara • të publikut të interesuar • të organizatave jofitimprurëse për mjedisin, dhe • propozuesi

  17. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Debati publik: Politika, Strategji dhe Plane Veprimi • Organizohet dhe drejtohet nga organi i qeverisjes vendore, ku do të zbatohet projekti, i cili: • njofton publikun dhe organizatat jofitimprurëse për mjedisin dhe vë në dispozicion të tyre Raportin e VNM-se për 1 muaj • në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe propozuesin, cakton ditën e debatit, njofton pjesëmarrësit 10 ditë përpara dhe, brenda afatit njëmujor, organizon debatin e hapur me të gjithë të interesuarit • Nëse në përfundim të debatit palët pjesëmarrëse nuk dërgojnë mendimet e tyre në Ministrinë e Mjedisit, komisioni i shqyrtimit vazhdon procedurat

  18. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Rezultati i shqyrtimit: • Pas shqyrtimit të dokumentacionit, përfshirë edhe atë të hartuar gjatë procesit të shqyrtimit, komisioni përgatit raportin përfundimtar • Raporti përfundimtar përmban propozimin për miratimin e kërkesës së hartuar në formën e deklaratës ose të lejes mjedisore ose mospranimin e argumentuar të kërkesës

  19. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Marrja e vendimit: • Brenda 5 ditëve nga dorëzimi i raportit të komisionit, Ministri i Mjedisit merr vendimin përkatës duke shpallur deklaratën ose lejen mjedisore • Leja mjedisore përmban: a) normat e shkarkimeve të ndotësve të pritshëm në ajër, ujë dhe tokë b) masat e detyrueshme që mbështeten në teknikat më të mira të mundshme të ndërtimit dhe vënies në punë të projektit c) masat e detyrueshme për mbrojtjen e ajrit, ujit, tokës, biodiversitetit dhe për të penguar transferimin e ndotjes nga një përbërës i mjedisit te një tjetër ç) kërkesat për monitorimin e shkarkimeve, duke përcaktuar metodikën e matjeve, frekuencën e tyre, procedurën e vlerësimit dhe publikimin e rezultateve

  20. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS • Leja mjedisore përmban: d) kushtet për kufizimin e ndotjes ndërkufitare mbi normat e lejuara dh) masat shtesë për të mos tejkaluar normat e cilësisë së mjedisit e) kërkesën për të raportuar dhe krahasuar ndikimet e parashikuara gjatë hartimit të raportit të ndikimit në mjedis, me efektet reale të zbatimit të projektit • Kur në vendim hidhet poshtë kërkesa, leja mjedisore përmban argumentimin e plotë të mospranimit nga pikëpamja mjedisore, teknike, ligjore dhe administrative • Propozuesi mund ta paraqesë kërkesën dhe dokumentacionin shoqërues jo më parë se 1 vit nga data e mospranimit të saj

  21. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Njoftimi dhe ankimi ndaj vendimit: • Ministri i Mjedisit njofton vendimin e tij, i cili publikohet, dhe një kopje e deklaratës ose e lejes mjedisore u dërgohet: • propozuesit • organeve shtetërore që licencojnë veprimtarinë • organeve të qeverisjes vendore të zonës ku do të zbatohet projekti • Kundër vendimit propozuesi mund të ankohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga publikimi i tij

  22. VLERESIMI I NDIKIMIT NE MJEDIS: PARAQITJE E PROÇEDURES SE VLERESIMIT TE NDIKIMIT NE MJEDIS Komunikimi me propozuesin: • Ministria e Mjedisit dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit mbajnë vazhdimisht në dijeni propozuesin, duke e njoftuar zyrtarisht për qëndrimet dhe veprimet që ndërmarrin gjatë gjithë procesit të shqyrtimit të kërkesës

More Related