1 / 46

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHKENCEN EKONOMIKE

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHKENCEN EKONOMIKE. Ç`është ekonomiksi Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit te tyre. Në rolin e agjentëve ekonomikë paraqiten :.

raquel
Télécharger la présentation

NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBI SHKENCEN EKONOMIKE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. NJË VËSHTRIM I PËRGJITHSHËM MBISHKENCEN EKONOMIKE Ç`është ekonomiksi Ekonomiksi studion anën ekonomike të jetës shoqërore, sjelljen e agjentëve ekonomikë në shoqëri dhe kushtet ekonomike të bashkëveprimit te tyre.

  2. Në rolin e agjentëve ekonomikë paraqiten: • Individët ose familjet paraqiten si agjentë ekonomik para së gjithash në rolin e tyre si zotërues burimesh dhe si konsumatorë. • Firmë quhet çdo organizatë që prodhon mallra ose shërbime. • Qeveria paraqet gjithashtu një agjent ekonomik, pra një vendimmarrës në fushën ekonomike, në rolin e saj si krijuese dhe mbikëqyrëse e rregullave të lojës ekonomike

  3. Agjentëtekonomik hyjnë domosdoshmërisht në marrëdhënie me njëri-tjetrin lidhur me: • përdorimin e burimeve • prodhimin • këmbimin • shpërndarjen dhe • konsumin e produkteve të prodhuara

  4. Mjedisi ekonomik përcaktohet para se gjithash nga tërësia ose sistemi i këtyre marrëdhënieve, i këtyre lidhjeve. • Në studimin e lidhjeve ekonomike, Ekonomiksi operon me një varg konceptesh bazë Në zemër të ekonomiksit qëndrojnë konceptet: • pasuri dhe • mirëqenie.

  5. Pasuria e një vendi, ne thelb, përbëhet nga stoku i tij i mallrave dhe shërbimeve. • Mirëqenia i referohet kënaqësisë që një individ apo shoqëria nxjerrin nga konsumi i pasurisë.

  6. Koncepti i mirëqenies lidhet me konceptet: • Efiçencë dhe • Drejtësi Efiçenca ka të bëjë me nxjerrjen e një dobie apo kënaqësie maksimale të mundshme nga përdorimi i burimeve ekonomike. Drejtësia lidhet me shpërndarjen e drejtë të mallrave dhe shërbimeve midis grupeve të ndryshme shoqërore dhe individëve.

  7. Lidhja qendrore në çdo sistem ekonomik mund të paraqitet EFIÇIENCË PASURI MIRËQENIE DREJTËSI

  8. Lidhja e mësipërme mund të shprehet në thelb si lidhje midis nevojave të shoqërisë dhe mallrave dhe shërbimeve të destinuara për plotësimin e tyre. • Nevojat për çdo individ, qoftë ky edhe shumë i pasur, mund të konsiderohen praktikisht të pakufizuara. • Ndërkaq sasia dhe llojshmëria e mallrave dhe shërbimeve janë të kufizuar.

  9. Ky kufizim vjen nga dy faktorë kryesor: • sasia e burimeve ekonomike në dispozicion dhe • gjendja e teknologjisë Burimet ose faktorët e prodhimit i klasifikojmë në tri grupe • Puna • Toka • Kapitali Me kapital nga pikëpamja ekonomike kuptojmë vetëm kapitalin fizik, jo kapitalin financiar.

  10. Elementet kryesor të kapitalit janë: • pajisjet • makineritë • ndërtesat • inventari, etj.

  11. Jo rrallë në klasifikimin që u bëhet faktorëve të prodhimit veçohet një grup i katërt, që lidhet me:aftesinë sipermarrëse • Aftësia sipërmarrëse i referohet talentit të veçantë që kanë disa njerëz për organizimin e burimeve të tjera ekonomike

  12. Faktorët e prodhimit lidhen në procesin e prodhimit sipas parimeve të caktuara teknologjike. • Teknologjia i referohet tërësisë së aftësive dhe njohurive shkencore që lidhen me përdorimin e inputeve (faktorëve të prodhimit) në procesin e prodhimit . • Teknologjia e avancuar rrit produktivitetin, d.m.th sasinë e prodhimit për një njësi të një inputi.

  13. Sasia e burimeve, pra faktorëve të prodhimit për një ekonomi në një kohë të dhënë është e dhënë e kufizuar • Pra lind dukuria e rrallësisë së mallrave dhe shërbimeve për shkak të rrallësisë, pamjaftueshmërisë së burimeve • Ligji i rrallësisë shpall se mallrat dhe shërbimet janë të rrallë, të pamjaftueshëm, sepse të pamjaftueshëm janë edhe burimet për prodhimin e tyre sipas nevojave të njerëzve për konsum.

  14. Me ligjin e rrallësisë lidhet domosdoshmëria e zgjedhjes midis mallrave dhe shërbimeve që duhen prodhuar. • Problemi i alokimittë burimeve të kufizuara midis nevojave konkurruese e faktikisht të pakufizuara të shoqërisë, përbën problemin ekonomik kryesor të çdo shoqërie.

  15. Problemi kryesor ekonomik ka disa dimensione: Ai lidhet me tri pyetje kryesore: • çfarë të prodhohet (dhe në çfarë sasie)? • Si të prodhohet? • Për kë të prodhohet?

  16. Ekonomiksi përbëhet nga dy pjesë: • Mikroekonomiae cila merret me studimin e sjelljes së agjentëve ekonomikë: • Makroekonomia merret me studimin e sjelljes së ekonomisë kombëtare në tërësi, me studimin e agregateve ekonomikë

  17. II. Kufiri i mundësive të prodhimit dhe kostoja oportune • KMP shpreh kombinime të ndryshme të mallrave dhe shërbimeve që mund të prodhojë një vend gjatë një periudhe të dhënë kohe, duke përdorur të gjitha burimet në dispozicion dhe me teknikat më efiçente të prodhimit.

  18. Mundësitë alternative te prodhimit

  19. Kurba e mundësive të prodhimit Ushqime A .N B 14.7 C 14 D 12 .M E 9 1 2 3 4 5 Veshje

  20. Një zgjerim i qëndrueshëm i mundësive të prodhimit quhet rritje ekonomike. Rritja ekonomike kushtëzohet nga rritja e burimeve: • tokës • kapitalit • punës ose nga • përmirësimi cilësor i tyre.

  21. Shpesh rritja e burimeve njihet me termin akumulim kapitali • Si në rastin e përmirësimit cilësor të burimeve, ashtu edhe në rastin e përmirësimit të teknologjisë, kemi rritje te produktivitetit. • Me produktivitetin do të kuptojmë sasinë e produktit të prodhuar për njësi të inputeve të përdorura.

  22. Koncepti i produktivitetit është i lidhur ngushtësisht me konceptin e efiçencës. • Efiçenca është një koncept i gjerë. Përcaktimi më i gjerë i efiçencës është efiçenca ekonomike. • Me efiçencë ekonomike do të kuptojmë atë gjendje të ekonomisë, në të cilën askush nuk mund të rritë mirëqenien e tij pa cënuar mirëqenien e dikujt tjetër.

  23. Efiçenca ekonomike nënkupton arritjen e efiçencës: • prodhuese • alokative dhe • efiçencës në shpërndarje.

  24. Efiçenca prodhuese nënkupton prodhimin e një sasie të dhënë produkti me minimumin e burimeve. • Efiçenca alokative nënkupton që burimet të jenë alokuar në prodhimin e atyre mallrave dhe shërbimeve që kërkon shoqëria. • Efiçenca në shpërndarje nënkupton një shpërndarje të tillë të produktit të prodhuar, në të cilën konsumatorët, duke i marrë të dhëna të ardhurat e disponueshme të tyre (të ardhura qe mbesin pas pagimit të taksave) dhe çmimet e tregut, nuk do të dëshironin t’i shpenzonin këto të ardhura në ndonjë mënyrë tjetër.

  25. Në kushtet e efiçencës ekonomike ekonomia ndodhet në KMP dhe në këto kushte ajo nuk mund të rritë prodhimin e një malli pa pakësuar prodhimin e një malli tjetër. Kur flasim për rritje ekonomike duhet ta kemi parasysh edhe koston e kësaj rritjeje • Rritja ekonomike nënkupton përgjithësisht rritjen e burimeve, para së gjithash rritjen e prodhimit të mallrave kapital. • Por rritja e prodhimit të mallrave kapital në kushtet e një kufiri të dhënë të mundësive të prodhimit do të thotë pakësim i prodhimit të sendeve të konsumit

  26. Mirëpo në periudha afatgjata rritja e prodhimit të mallrave kapital krijon mundësi për rritjen edhe të konsumit Investimet neto Investimet neto A) B) 4 3 2 1  B3 2  A3 B2  A2 A1  B1  1 2 3 Konsumi korrent 1 2 3 4 5 Konsumi korrent

  27. Për ekonomit e mbyllura niveli i konsumit është i përcaktuar tërësisht nga niveli i prodhimit, pra • nuk mund të konsumohet më shumë se sa prodhohet. • Në ekonomitë e hapura d.m.th me ekonomitë që hapen ndaj njëra tjetrës lidhur me shkëmbimin e mallrave dhe shërbimeve, një vend mund të konsumojë edhe mallra të prodhuara në vende të tjera.

  28. Kostoja oportune ndryshe quhet kosto alternative. • Mirëpo kosto oportune e zgjedhjes së bërë është vlera e alternativës më të mirë nga e cila është hequr dorë. • Kostoja oportune paraqet alternativen më të mirë nga e cila është hequr dorë, nga zgjedhja e bërë. • Në shembullin tonë, për të rritur prodhimin e veshjeve nga 3 milionë në 4 milionë duhet të heqim dorë nga 3 mijë ton grurë. Pikërisht sasia prej 3 mijë ton grurë nga e cila është hequr dorë, përbën koston oportune të prodhimit të një milionë më shumë veshje.

  29. Kostoja oportune rrjedhë drejtpërsëdrejti nga rrallësia e burimeve dhe domosdoshmëria e zgjedhjes. • Kostoja oportune mund të shprehet në njësi natyrore të mallit apo shërbimit të prodhuar, por ajo mund të shprehet edhe në para, në vlerë. • Për matjen e kostove oportune mund të shërbej drejtpërdrejt kurba e kufirit të mundësive të prodhimit (KMP)

  30. Ushqimi A B Veshje Figura 1.3: Kufiri i mundësive të prodhimit o

  31. Raporti tregon se nga sa njësi ushqimesh duhet hequr dorë për të prodhuar një njësi shtesë veshje. • Ky raport mat koston oportune të prodhimit të një njësie shtesë veshjesh, shprehur në njësi ushqimesh, dhe e kundërta vlen për raportin • Vija KMP shërben edhe për të shprehur normën margjinale të transformimit (MRT)në rastin tonë të ushqimeve në veshje.

  32. Rritja e kostove oportune përbën një ligj bazë të ekonomiksit. • Sipas ligjit të kostove oportune rritëse për të prodhuar më shumë njësi nga një mall në një periudhë të dhënë kohe duhet hequr dorë nga një sasi gjithnjë e më e madhe mallrash të tjera. • Kjo duke u nisur nga fakti se burimet nuk janë zëvendësues të plotë të njëri tjetrit.

  33. Ekonomia e tregut • Mekanizmi i tregut përfaqëson një metodë të alokimit të burimeve, pra të përcaktimit të llojit dhe sasisë mallrave dhe shërbimeve të prodhuara, mënyrës së prodhimit dhe shpërndarjes së tyre duke u bazuar në zgjedhjet individuale të koordinuara përmes tregut. • Në ekonominë e tregut janë pikërisht sinjalet e tregut ato që përcaktojnë alokimin e burimeve. • Tregu përfaqëson një vend ku blihen dhe shiten mallrat.

  34. Një element esencial i tregut është paraja e cila shërben si mjet këmbimi (blerje) dhe si masë e vlerës, d.m.th si mjet për llogaritjen e çmimit të një malli. • Ekonomia e tregut nënkupton pavarësinë e agjentëve ekonomikë aftësinë e tyre për të vendosur në mënyrë të pavarur mbi veprimtarinë e tyre ekonomike, pra sipërmarrja e lirë.

  35. Sipërmarrja e lirë nënkupton pronën private mbi faktorët e prodhimit. Prona private është një tipar esencial i ekonomisë së tregut. • Le të shohim shkurtimisht se si zgjidhet problemi ekonomik themelor në kushtet e ekonomisë së tregut, pra si u përgjigjet mekanizmi i tregut pyetjeve çfarë të prodhohet si të prodhohet dhe për kë të prodhohet.

  36. 1. Çështja ÇFARË të prodhohet zgjidhet në tregun e produkteve nëpërmjet votimit të përditshëm të konsumatorëve. • Çmimet e mallrave të kërkuara me shumë, pra të mallrave (fituese) rriten, duke kushtëzuar edhe rritjen e fitimeve të prodhuesve. • Burimet do të zhvendosen nga prodhimi i mallrave të kërkuara më pak drejt prodhimit të mallrave apo shërbimeve të kërkuara më shumë.

  37. 2. Çështja SI të prodhohet zgjidhet nga konkurrenca midis prodhuesve. 3. Çështja PËR KË të prodhohet zgjidhet nga tregjet e faktorëve.

  38. Qeveria ndërhyn në jetën ekonomike duke ndjekur kryesisht tri synime kryesore: • Rritjen e efiçencës, duke kufizuar format e konkurrencës jo të plotë • Sigurimi i drejtësisë në shpërndarje, duke u ardhur në ndihmë të varfërve dhe grupeve të caktuara shoqërore. • Stabilizimin e ekonomisë, duke zbutur luhatjet ciklike të ekonomisë duke reduktuar papunësinë dhe inflacionin dhe duke nxitur rritjen ekonomike.

  39. Pra, ekonomitë e sotme të tregut nuk mund të kuptohen pa një rol të konsiderueshëm të qeverisë në alokimin e burimeve. • Është kjo arsyeja që shpesh ato konsiderohen si ekonomi të përziera. • Sidoqoftë, ekonomia e përzier është një ekonomi tregu e bazuar në mekanizmin e tregut dhe në pronën private mbi faktorët e prodhimit

  40. Përse është e nevojsme njohja e ekonomiksit • Zotërimi i bazave të Ekonomiksit e ndihmon individin si konsumator, zotërues i burimeve apo afarist, të orientohet drejt në lojën e tregut. • Orientimi ne gamen e problemeve të shumta makroekonomike dhe mikroekonomike, arritja e objektivave të caktuara, si ulja e papunësisë dhe sigurimi i punëzënies së plotë, stabilizimi i çmimeve bilanci i ekuilibruar i pagesave, rritja e balancuar ekonomike, etj., kërkojnë njohje të thelluar të Ekonomiksit,

  41. Ekonomiksi u përgjigjet nevojave të subjekteve përmes dy funksioneve të tij: • funksioni pozitiv dhe • funksioni normativ. Në përputhje me këto dy dallojmë pohimet • pozitive dhe • normative.

  42. Pohimet pozitive lidhen me përshkrim dhe shpjegimin e dukurive ekonomike dhe lidhjeve midis tyre, me përshkrimin e rrugëve në të cilat agjentet e ndryshëm ekonomikë kërkojnë të arrijnë synimet e tyre. Pohimet pozitive u përgjigjen pyetjeve të tilla si çfarë ishte, ç`është apo çdo do të jetë, adresuar dukurive të ndryshme ekonomike. Për shembull, pohimi : rritja e deficitit buxhetor mund të sjellë uljen e papunësisë, por njëkohësisht ndikon në rritjen e nivelit të inflacionit, është një pohim pozitiv.

  43. Pohimet normative merren me sugjerimet rreth rrugëve më efiçente të arritjes së synimeve ekonomike të agjentëve individualë ekonomikë apo të shoqërisë në tërësi. • Pohimet normative u përgjigjen pyetjeve si: çfarë do të duhej ose do të ishte mirë të ndodhte. Për shembull, pohimi “niveli i papunësisë në Kosovë është i lartë, ai duhet të ulet” , është një pohim normativ.

  44. V. Metodologjia e shkencës ekonomike Metodat kryesore që përdoren për studimin e dukurive ekonomike janë: • Deduksioni dhe • Induksioni.

  45. Në grumbullimin, përpunimin, përshkrimin dhe analizën e të dhënave ekonomike, Ekonomiksi përdor metoda të ndryshme statistikore dhe matematikore. • Një metodë shumë e përdorur nga ekonomiksi për përshkrimin dhe ilustrimin e lidhjeve midis variablave ekonomikë është metoda grafike.

  46. Grafikët më të shpeshtë që do ti hasim janë: • grafikët që tregojnë marrëdhënie midis dy variablave • grafikët që tregojnë kombinime të dy variablave në kushtet e plotësimit të një kondite të caktuar dhe • grafikët e serive kohore.

More Related