1 / 19

Ç’FARË MUND TË BËNI PËR 10 MINUTA??!!

Ç’FARË MUND TË BËNI PËR 10 MINUTA??!!. Www.Nur-Islam.Tk Nur-islami@hotmail.com. Ç’ka është “Ez-Zeman”-koha?.

ryu
Télécharger la présentation

Ç’FARË MUND TË BËNI PËR 10 MINUTA??!!

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Ç’FARË MUND TË BËNI PËR 10 MINUTA??!! Www.Nur-Islam.Tk Nur-islami@hotmail.com

  2. Ç’ka është “Ez-Zeman”-koha? • Koha është sikurse pasuria,që të dyja duhet të ruhen në harxhimin dhe rregullimin e tyre…pra,nëse është e mundur që pasuria të mblidhet,të akumulohet apo të shpenzohet,ndërsa me kohën ndodh e kundërta,çdo minutë dhe çdo çast(moment) të ikën dhe nuk të kthehet më asnjëher.

  3. Ç’ka është “Ez-Zeman”-koha? • Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë:“Veprat më të dashura janë ato që vazhdojnë edhe nëse janë pak” (Transmeton Muslimi) • Ndërkaq All-llahu s.v.t ka thënë: “Une nuk i krijova xhinët dhe njerëzitë për tjetër pos që të më adhurojnë” (Dharijat:56)

  4. Përse jemi të krijuar ?!! • Kush e sheh gjendjen e njerëzve sot do të përgjigjet në pyetjen e parashtruar se ne jemi të krijuar për të ngrëne,pirë,dëfryer,luajtur,për të ndertuar kate dhe pallate….dhe kjo në të shumtën e rasteve është e vërtet,ndërsa i Lartësuari ka thënë: “Une nuk i krijova xhinët dhe njerëzitë për tjetër pos që të më adhurojnë” (Dharijat:56)

  5. Namazi i Duhasë (paradites) • Në më pak se 10 minuta mund që të marrësh abdest e pastaj të falësh namazin el-Evabin,pra namazin e duhasë.Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Namazi el-Evabin(namazi i duhasë) është kur të djeg dielli(nxehë) devetë e vogla”Ndërkaq Ebu Hurejre r.a. ka thënë: “Më ka këshilluar Halili(miku im) Pejgamberi s.a.v.s. me tre gjëra:”Agjërimi i tri ditëve gjatë muajit,dy rekate të duhasë dhe ta fali namazin e vitrit(tek) para se të flej”

  6. Leximi i Kur’ani Kerimit • Kur’ani kerimi është libri i Allahut xh.sh dhe drita e Tij e qartë.Në të ka udhëzim dhe shërim.Ndonjëher kalon një kohë e gjatë duke mos lexuar Kur’an,përveç asaj që lexohet në namaze.Për këtë na ka lajmëruar Allahu xh.sh në Kur’anin Famëlartë: “E i dërguari tha: "O Zot imi, vërtet, populli im e konsideroi këtë Kur'an si (diç) të hedhur!" (Furkan:30)

  7. Leximi i Kur’ani Kerimit • E në këto 10 Minuta ke mundësi që të lexosh së paku 5 faqe të plota nga ai,pra mund të bësh hatme Kur’anin me këtë metodë brenda 120 ditëve(çdo katër muaj-tre herë gjatë vitit)

  8. Salavatet mbi Pejgamberin s.a.v.s. • Në salavatet që i dërgojmë Pejgamberit a.s. ka shpërblime të mëdha dhe dobi të shumta. VËLLA MUSLIMAN..! Mos u bë nga Koprracët të cilët i ka përshkruar Pejgamberi s.a.v.s. me fjalën e tij:“Koprrac është ai i cili kur përmendet emri im nuk çon salavate mbi mua” (Transmeton Tirmidhiu)

  9. Namazi i Xhenazes(të vdekurit) • Një numër i madh i njerëzve distancohet nga falja e namazit të xhenazes,e ndoshta xhenazja falet në xhaminë të cilën gjendet jo larg vendbanimit,mirpo nuk shkon dhe shpëton nga ky shpërblim i madh.Ndërkaq shpërblimi për këtë është shumë i madh ngase Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Kush prezanton në faljen e Xhenazes e ka një kirat,dhe kush merr pjesë edhe në varrimin e saj ka dy kirate” I Thanë: “ E qka janë dy kirate?” Tha: “Si kurse dy kodra të mëdha”

  10. Përmendja e Allahut s.v.t(DHIKRI) • Për 10 minuta dhe në çdo gjendje…në veturë apo në shkollë,ulur apo duke ecur,mëngjes apo mbrëmje…ke mundësi të përmendësh Allahun s.v.t. • Allahu s.v.t.thotë:“O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh. Dhe madhëronie Atë mëngjes e mbrëmje Ai ju mëshiron juve e edhe engjëjt e Tij, e për t'ju nxjerrë juve prej errësirave në dritë dhe Ai ndaj besimtarëve është shumë i mëshirues. (El-Ahzab:41-43) Në krijimin e qiejve e të tokës, në ndryshimin e natës dhe të ditës, ka argumente të qarta për ata që kanë arsye dhe intelekt. Për ata që All-llahun e përmendin me përkujtim kur janë në këmbë, kur janë ulur, kur janë të shtrirë dhe thellohen në mendime rreth krijimit të qiejve e të tokës (duke thënë): Zoti ynë, këtë nuk e krijove kot, i lartësuar qofsh, ruana prej dënimit të zjarrit! (Ali-Imran:190-191)

  11. FËMIJET • Për 10 Minuta nëna apo babai kanë mundësi ti tubojnë fëmijët e tyre në një tubim familjar të përbashkët ku do të rrëfejë tregime të Pejgamberit s.a.v.s.,shokëve të tij… në këto tubime duhet të dominojë sjellja e butë,mirëqenia,të tregohen rrëfime të ndryshme,si dhe fjalë të ëmbla.

  12. DUAJA(Lutja) • Duaja është ibadet i madhërishëm në të cilën njeriu e ndjen dobësin e tij dhe nevojën e tij për Krijuesin dhe Zotin e tij.Pejgamberi s.a.v.s. ka thenë:“Duaja(lutja) është ibadet” • I Lartmadhëruari ka thënë:“Edhe ata që thonë: "Zoti ynë, na bën që të jemi të gëzuar me (punën) e grave tona dhe pasardhësve tanë, e neve na bën shembull për të devotshmit". (Furkan:74) • Të cilët, duke qenë mizorë të së vetvetes së tyre, engjëjt ua marrin shpirtin, e ata shprehin dorëzimin (në momentin e vdekjes, duke thënë): "Ne nuk ishim që bëmë ndonjë të keqe!" (u jipet përgjigja). Po All-llahu e di shumë mirë atë që e punuat ju. (Nahl:28) • "Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh". (Ali-Imran:8)

  13. MBAJTJA E LIDHJEVE FAREFISNORE • Mbajtja e lidhjeve farefisnore është nga qështjet e mëdha,dhe cilësitë fisnike ndaj së cilës janë neglizhentë dhe indiferentë një numër i madh i njerëzve me pretekst se janë me kohë të ngushtë dhe të zënë me problemet e kohës. • I Lartësuari thotë:“O ju njerëz! Kinie frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje (njeriu) dhe nga ajo krijoi palën (shoqën) e saj, e prej atyre dyve u shtuan burrra shumë e gra. Dhe kinie frikë All-llahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin (akraballëkun), se All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.” En-Nisa:1

  14. Kaseta,CD Islame • Kaseta.CD Islame është begati nga ana e Allahut s.v.t. për këtë ummet,mjet i shpejtë dhe i lehtë në arritjen e dijes sherijatike,përforcimin e imanit dhe udhëzimin në hak. Për 10 minuta ju mund që të dëgjoni edhe një ligjërat shumë të mirë islame.

  15. Dhikri(Përmendja) pas namazit • Njeriu habitet dhe quditet kur sheh dhe gjen në mesin tonë njerëzitë të cilët i dijnë dhikret pas namazit,dhe i sheh se si veprojne dhe bëjne dhikre dhe lutje për këtë qështje të cilat nuk janë të transmetuar nga Pejgamberi s.a.v.s. Pra Muslimanit i takon që pasi të mësoj përmendësh dhikrin pas namazit ta thotë për 10 minuta.

  16. KËSHILLA • Për të këeshilluar muslimanin në këtë kohë ka shumë mënyra,metoda,rrugë dhe mjete…p.sh. Këshillimi nëpermjet telefonit,postës elektronike(emailit),internetit,faksit, e kjo i takon çdo muslimani dhe muslimaneje.

  17. TELEFONI • Të shumë janë njerëzitë që e kalojnë kohën në biseda të zbrazta telefonike të cilat ndoshta zgjatin edhe me orë të tëra,e jo rrallëherë në këto ka edhe gibet,thashëthëme,e më së paku pra është humbja e kohës.Ndërsa muslimani ka mundësi të përfitojë nga telefoni për mbajtjen e lidhjeve farefisnore,për tu lajmëruar të afërmve apo për të udhëzuar në të mirë dhe për të ndaluar nga e keqja apo për të lajmëruar ligjëratën Islame.

  18. PËRSE KËTO MINUTA TË CAKTUARA ? • Dhjetë minuta nga jeta yte o vëlla i dashur maten me arë dhe flori,dhe janë sa të jetë jeta yte…a nuk po e sheh? Se jeta yte nuk është tjetër veçse moment,çast dhe minutë…nëse i mbledhë ato përbëjnë orët,ditët dhe netët…pastaj ato janë në fund të fundit vitet e tua të cilat edhe nëse zgjaten nuk i kalojnë të shtatëdhjetat apo dhjetë vite më pak….Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë: “Jeta(ymri) i ummetit tim është ndërmjet gjashtëdhejtave dhe shtatëdhjetave e të paktë janë ata që e kalojnë këtë.

  19. Www.Nur-Islam.Tk • Kete prezantim e pergatiti web faqeja Islame Www.Nur-Islam.Tk nderkaq teksti eshte shkeputur nga Libri “Çka mund te besh per 10 minuta? Nga KlubiStudentor. • Shperndaje kete prezantim sa me shume vetave,mos shfrytezo internetin per gjera te kota…

More Related