1 / 22

Proceset integruese dhe ndikimet në biznes

Proceset integruese dhe ndikimet në biznes. Prof. dr. Besim Beqaj. Objektivat e të mësuarit. Rishikimi i llojeve të integrimeve ekonomike ndërmjet vendeve. Analizimi i kostove dhe benefiteve të marrëveshjeve integruese.

ulf
Télécharger la présentation

Proceset integruese dhe ndikimet në biznes

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Proceset integruese dhe ndikimet në biznes Prof. dr. Besim Beqaj

  2. Objektivat e të mësuarit • Rishikimi i llojeve të integrimeve ekonomike ndërmjet vendeve. • Analizimi i kostove dhe benefiteve të marrëveshjeve integruese. • Të kuptohet struktura e Bashkimit Europian dhe implikimet e saj për ndërmarrjet brenda dhe jashtë Bashkimit Evropian. • Shqyrtimi i marrëveshjeve tjera për integrim sidomos atyre që janë paraqitur në Amerikë dhe Azi.

  3. Hyrje • Integrimi ekonomik më së miri mund të përshkruhet si spektër i marrëveshjeve të ndryshme integruese. • Niveli i integrimit definon natyrën dhe shkallën e lidhjeve ekonomike ndërmjet vendeve.

  4. Blloku tregtar: Marrëveshje ekonomike preferenciale në mes nje grupi vendesh. Blloqet tregtare mund të jenë: Zona të tregtisë të lirë Union doganor Treg i përbashkët Union ekonomik Nivelet e integrimeve ekonomike

  5. Zona e tregtisë së lirë është formë e integrimit ekonomik me më së paku kufizime ndërmjet vendeve që janë pjesë e saj. Në zonën e tregtisë së lirë, eliminohen të gjitha barrierat që ekzistojnë në mes vendeve anëtare. Shtetet anëtare të Unionit Doganor eliminojnë të gjitha barrierat që ekzistojnë në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve. Unioni Doganor zbaton plotikë të përbashkët tregtare ndaj vendeve jo anëtare. Zona e tregtisë së lirë dhe Unioni Doganor

  6. Te tregu i përbashkët nuk ka barriera tregtare në mes vendeve anëtare dhe politika tregtare e jashtme është e përbashkët në raport me vendet e treta. Faktorët e prodhimit lëvizin në mes vendeve anëtare. Anëtarët e tregut të përbashkët duhet të jenë të gatsëm të kenë bashkëpunim të afërt në politikat monetare, fiskale dhe atë të punësimit. Përveç lëvizjes të lirë të mallrave, shërbimeve, dhe faktorëve të prodhimit, krijimi i unionit ekonomik kërkon edhe integrimin e politikave ekonomike. Nën këtë union, vendet anëtare do të duhejt të harmonizonin politikat monetare, taksat, dhe shpenzimet qeveritare si dhe të kenë valutë të përbashkët që do të përdorej nga të gjitha vendet anëtare. Tregu i përbashkët

  7. Argumentet që rrethojnë Integrimin Ekonomik • Integrimin Ekonomik e rrethojnë një numër argumentesh • Këto argumente përqëndrohen në: • Krijimin dhe divertimin apo shmangiene tregtisë • Efektet e integrimit në çmimet e importit, konkurrencë, ekonomitë e shkallës, dhe faktori i produktivitetit • Benefitet e regjionalizmit vs nacionalizmi

  8. Krijimi i tregtisë dhe divertimii tregtisë • Përderisa krijimi i tregtisëështë pozitiv në drejtimit të krijimit të tregtisë të lirë, ku rrjedhimisht do të kemi çmime më të ulëta për konsumatorët që janë pjesë e tregut të përbashkët, divertimi i tregtsië ka efekt negativ.

  9. Çmimet e zvogëluara të importit • Kur një vend i vogël vendos një tarif në import, çmimi i mallrave zakonisht rritet dhe si rezultat i kësaj do të bie dukshëm kërkesa për mallrat e importuara • Kur një bllok i vendeve vendos tarif në mallrat e importuara, rënia e kërkesës për mallërat e importuara do të jetë substanciale.

  10. Rritja e konkurrencës dhe ekonomitë e shkallës • Integrimi ndikon në rritjen e madhësisë së tregut dhe kjo mund të rezultoj me shkallë më të ulët të monopolit në prodhimin e mallërave dhe shërbimeve të caktuara • Industritë e caktuara mund të mos jenë ekonomikisht të qëndrueshme në vende më të vogla dhe proteksioniste • Ekonomitë e shkallës të brendshme • Ekonomitë e shkallës të jashtme

  11. Kur faktorët e prodhimit lëvizin lirshëm, mirëqenia në vendet e tregut të përbashkët në përgjithësi do të rritet. Nga lëvizshmëria e faktorëve nuk do të përfitoj secili vend në tregun e përbashkët Pengesa më e madhe drejt integrimit ekonomik mbetet ngurrimi i vendeve të japin një pjesë të autonomisë (sovranitetit) të tyre. Produktivitet më i lartë i faktorëve dhe Regjionalizmi vs Nacionalizmi

  12. KOMUNITETI EVROPIAN • 1920-1930 periudha e depresionit të madh, Lufta e dytë botërore: izolimi, protekcionizmi dhe nacionalizmi i egër, • Traktati i Romës 1957 formon ligjerisht Komunitetin Ekonomik Evropian: F, D, I, B,H,Luks. • Me 1968 u shëndrrua në Union doganor, ndërsa nga 1970 fillon heqja graduale e barierave për levizjen e lirë të kapitali dhe punës. • Organizim i Komunitetit Evropian: Parlamenti Evropian, Këshillin e Evropës, Komisioni Evropian – komisionerët si shefa të departamenteve, Gjykata e drejtësisë së KE, Këshilli i Ministrave – secili vend delegon ministrat e vet.

  13. Integrimi Europian • Bashkimi Europian që nga mesi i viteve 1980: • 1992 White Paper • Bashkimi Europian (UE) • Zgjerimi • Organ ekzekutiv i BE-së është Komisioni Europian (KE), i vendosur në Bruksel • Këshilli i Ministrave e ka fjalën fundit në vendimet për veprimet e UE • Integrimi Politik: Ekspansioni i ardhshëm i BE-së do të shkaktoj ndryshime në proceset e vendimmarrjes. • Kushtetuta e përbashkët

  14. Unioni Evropian • Disa nga objektivat kryesore të UE janë: eliminimi i restriksioneve intrazonale në levizjen e produkteve, kapitalit, sherbimeve dhe fuqisë punëtore; vendosja e tarifave të përbashkëta eksterne, arritja e politikave të përbashkëta të agrobiznesit, harmonizimi i sistemit të taxave dhe atij legal, krijimi i politikave uniforme të antitrusteve, vendosja e valutës së përbashkët dhe politikës së përbashkët monetare. • UE ka disa marrëveshje të tregtisë së lirë me vende dhe grupe të vendeve, duke formuar blokun tregtar më të madh dhe më të pasur në botë.

  15. Sfidat e Tregut të Integruar Europian • Mbase sfida më e madhe për Europën do të jetë rritja ekonomike e cila të rezultojë në të ardhmen. • Janë identifikuar disa burime specifike për një rritje sa më të shpejtë ekonomike: • Përfitimet nga eliminimi i shpenzimeve të transaksioneve dhe zvogëlimit të riskut valutor; • Të arriturat e ekonomisë të shkallës • Konkurrencë më e fuqishme

  16. Sistemi Monetar Evropian (SME) • ME RËNIEN E SISTEMIT TË Bretton Woodsit (kurse fikse të këmbimit) në vitet 60-ta dhe 70-ta, paraqitet nevoja e kurseve stabile në raport me integrimet ekonomike. Me 1979 formohet SME. Futja e EURO-s si valutë e përbshkët me qëllim të lehtësimit të integrimit dhe të eliminimit të humbjeve nga këmbimet valutore në tregti. Në Janar të vitit 1999, UE ka futur valutën e përbashkët EURO dhe banknotën e cila ka filluar të aplikohet në janar të vitit 2002.

  17. INTEGRIMI EKONOMIK NE MES VENDEVE • Efektet e qendrueshme të integrimit ekonomik përmirësojnë efikasitetin e alokimit të resurseve dhe ndikojnë në prodhim dhe konsum. Efektet dinamike kanë karakter intern dhe ekstern dhe ato rrisin efikasitetin për shkak të rritjës së madhësisë së tregut. • Kthesa tregtare në integrime shkaktohet atëherë kur furnizimi me produkte leviz nga vendet që nuk janë anëtare të paktit ekonomik në ato vende të cilat janë. • Integrimi rajonal është më i lehtë se integrimi global, sepse është me i lehtë promovimi i bashkëpunimit në madhësi rajonale më të vogla.

  18. Integrimi Ekonomik dhe Menaxheri Ndërkombëtar • Integrimi ekonomik rajonal krijon mundësi dhe sfida për menaxherin ndërkombëtar • Integrimi ekonomik mund të ketë ndikim në formën e hyrjes të ndërrmarjes në treg. • Vendimet lidhur me tregjet e integruara duhet të vlerësohen nga katër perspektiva: - Efektet e ndryshimit • Planifikimi strategjik • Riorganizimi • Lobimi

  19. Kartelet dhe Marrëveshjet për çmimet e mallrave • Një karakteristikë e rëndësishme e cila i veçon vendet në zhvillim nga vendet e industrializuara është natyra e fitimit nga eksporti • Kjo veçori është e rëndësishme për disa arsye • Karteliështë një asociacion i prodhuesve të një produkti të caktuar. • Marrëveshjet për çmimet e mallrave përfshijnë shitësit dhe blerësit të cilët lidhin një marrëveshje për të menaxhuar çmimet e mallrave të caktuara.

  20. ALEANCA TË TJERA EKONOMIKE • ASEAN ( Shoqata e Vendeve të Azisë Juglindore) : Indonezia, malajzia, Filipine, Singapuri, Tajlanda, Brunei. • OPEC (Organizata e Vendeve exportuese të Naftës): Algjeria, Ekuadori, Indonezia, Irani, Iraku, Katar, Emiratet e Bashkuara, Venezuela, Gaboni, Arabia Saudite. • Kartelet dhe marrëveshjet mbi çmimet e mallrave: përcaktojnë çmimet e mallrave ne vendet në zhvillim dhe në ato të zhvilluara. Vendet e zhvilluara eksportojnë produkte finale, ndërsa ato në zhvillim eksportojnë produkte parësore ose gjysmëfinale. Kartelet definojnë çmimin për të eliminuar konkurimin në çmime nga vendet e ndryshme: psh OPEC tenton të definojë çmimin e naftës. Etj

  21. QASJA E RE NDAJ INTEGRIMEVE EKONOMIKE • Kalimi nga gjeopolitika e ngurtë e blloqeve në një fleksibilitet të theksuar ekonomik. Dinamika e madhe afariste karakterizohet me demokratizim, liberalizim i shkëmbimeve, forma të reja të integrimeve, dialog i hapur në mes të vendeve. Kjo shkon nganjeher në ekstremitëm duke i ngritur prapë ndjenjat e vjetra për ndarje të teritoreve ekonomike • Tranzicioni në vendet e EJL ka një rendësi të posaqme në ketë proces. Aspekti i zgjerimit të UE ndikon në ekonomitë e vendeve. Globalizimi i ekonomisë krijon ndërvarshmëri. Ekonomia e re është ekonomia e informacionit (të pasur nuk janë më ata që kanë kapitale fizike por ata që kanë informacione)

  22. Pyetje për diskutim: • Pse do të duhej që Kosova të aplikojë për anëtarësim në Unionin Europian? Ju lutem diskutoni përparësitë dhe mangësitë e këtij integrimi.

More Related