1 / 67

KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë OSMANE

KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë OSMANE Hartuar nga Doc. Ing. PETRAQ KOSTA VASIL D hjetor 2013. Në figurën e mëposhtme tregohet fshati malor Qytëzë i Devollit, vend lindja e Kol Tromara – s.

zelda
Télécharger la présentation

KOL TROMARA KONTRIBUT P Ë R KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS P Ë RMBYSJES PERANDORIS Ë OSMANE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. KOL TROMARAKONTRIBUT PËR KRIJIMIN E SHTETIT SHQIPTAR PAS PËRMBYSJES PERANDORISË OSMANE Hartuar nga Doc. Ing. PETRAQ KOSTA VASIL Dhjetor 2013

  2. Në figurën e mëposhtme tregohet fshati malor Qytëzë i Devollit, vend lindja e Kol Tromara – s.

  3. Nga tregimet e nënës time pata mësuar se familja Tromara jetonte në fshatin Qytezë, dhe se i gjith populli Shqiptar jetonte nën sundimin Osman. “Familja Tromara” dallohej në përkushtimin për rilindjen kombëtare të Popullit Shqiptar. Shumë më vonë mësova se qëllimi i këtij përkushtimi ishte kultivimi idesë të krijimit të shtetit Shqiptar, sidomos duke ngritur lart simbolin e figurës të “GJERGJ KASTRIOTIT SKENDERBEU”. Në figurën e më poshtme po tregoj skemën e familjes Tromara, me sa kam mundur të informohem, personi kresor i origjinës kësaj familjeje në Qytezë kishte qënë Spiridon Tromara, gjyshi nënës time, ndërsa i ati Nënës Spiro Tromara. Spiroja që kur ka qënë djalë shumë i vogël, dhe që praktikisht ishte rritur në fshatin Qytezë, natyrisht kishte ndigjuar për origjinën e familjes së vet, si e shpërngulur nga Komuniteti Sulit dhe që ndodhej në afërsi të Janinës.

  4. Origjina e Familjes Spiridon Tromara

  5. Fshati Qytezë, që përbën edhe origjinën e familjes Tromara, është krijuar së bashku me fshatrat Dardhë, Sinicë dhe Sul, dhe ndodhen në shpatin Verior të Malit Gramoz. Popullata e këtyre fshatrave është shpërngulur nga krahina e Sulit, që ndodhet në Veri Perëndim të Janinës, rreth vitit 1803. Komuniteti Suliot pati mundur të qëndronte Autonom i pa varur nga Perandoria Osmane deri në vitin 1803, pra edhe pas vdekjes të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Perandoria Osmane kishte bërë shumë pëpjekje, në periudhën 1700 – 1800, për të mposhtur rezistencë Suliote, duke vepruar deri me rreth 10 ekspedita të fuqishme te drejtuara nga pashallarë të Perandorisë Osmane, por që nuk kishin mundur të mposhtnin lehtë rezistencën Suliote. Së fundi komunitet suliot, u mposht nga ekspedita e dytë e Ali Pashë Tepelenës, me pushtet në Janinë, i cili shkatëroi rezistencën Suliote. Shumë suliotë u detyruan të shpërngulen nga krahina Sulit në territore të Shqipërisë dhe të Greqisë sotme (shih *Suliotët).

  6. Ky informacion më kishte mbetur në mëndje, dhe më dukej se ndoshta kjo mund të shpjegonte karakterin e theksuar patriotik të familjes Tromara. • Me kalimin e kohës kur ardhi periudha e “Internetit”, së fundi fillova të kerkoj: “Çfarë ka ndodhur vallë me Suliotet?”. • Pikërisht, duke kërkuar ngjarjet historike, u binda për faktin që “Familja Tromara kishte sakrifikuar shumë, edhe jetë të familjarëve të tyre, për një çeshtje të rëndësishme kombëtare”. • Më poshte po paraqes shkurtimisht çfarë konstatova nga interneti për të kuptuar bërthamën e përgjigjes që më dha shkurt Prof. NikoLaco “… jemi të shpërngulur nga Suli…”

  7. Suliotët patën vendosur një konfederatë autonome, në një zonë mjaft të gjërë me një numur mjaft të madh fshatrash, në një zonë malore të Epirit, ku ata mundnin t’i rezistonin me sukses regullave imponuese Osmane. Në kulmin e fuqisë tyre, në pjesëen e dytë të 1700 – ës, komuniteti Suliot vlerësohej deri në 12,000 banorë me 60 fshatra. Perandoria Osmane, tentoi shumë herë të pushtonte territoret e Konfederatës Suliote. Konfliktet e para midis Sulioteve dhe Osmanëeve, kanë ndodhur edhe para vitit 1635, të cilat ishin zmbrapsur me sukses. Në përgjithësi këto luftime duhet të kenë ndodhur pas vdekjes të Gjergj Kastrioti Skenderbeut:

  8. 1) Në vitin 1731 Haxhi Ahmed, Pasha i Janin - ës, mori urdhër nga Sulltani t’i nënështrojë Suliotët, por ai u mund, duke humbur nga ushtëria e vet 8,000 njerëz. 2) Në vitin 1754, Mustafa Pasha humbi gjithashtu ushtërinë e vet. 3) Në vitet vijuese, Mustafa Koka angazhoi 4,000 ushtarë ndërsa Bekir Pasha 5,000. Në fund të fundit, ata dështuan të mposhtin Suliotët. 4) Më 1759, Beu Dost, Komandant i Delvinës, u mund nga Suliotët. 5) Në vitin 1762, Mahmud Agaj nga Margariti, governori Artës, pësoi të njëjtin fat. 6) Në vitin 1772 , Sulejman Tsapari sulmoi Suliotët me një ushtëri 9000 vetash, por gjithashtu dështoi.

  9. 7) Në vitin 1775, Kurt Pasha dërgoi një ekspeditë ushtarake në Sul, e cila edhe ajo dështoi. 8) Kur Ali Beu u emërua Pasha i Janinës, në vitin 1788, tentoi për 15 vjet rresht të shkatërojë Suliotët. 9) Në përpjekjen e vitit 1792, armata e Ali Pashës me 3,000 njerëz pavarësisht se u shpërbë, në këtë betejë, ai mundi të kapi mjaft robër, midis të cilëve më i rëndësishmi ishte Foto Xhavello, i biri Llambi Xhavellos. Suliotët luftuan me trimëri nën komandën e Jorgji Boçarit, Llambi Xhavellos dhe Dhimo Dhrakos. Bile edhe gratë në komandën e Llambi Xhavellos muarrën pjesë në luftë. Në këtë betejë u vranë 2,000 ushtarakë të Ali Pashës që kryenin jo vetëm detyrime të urdhërave Osmane por edhe të synimeve të tij. Suliotë u vranë vetëm 74 njerës të armatosur.

  10. Suliotët patën mbështetje nga Europa duke marrë armatime ndihma që furnizoheshin nga porti “Parga”, që e zotëronte në atë periudhë Rusia, Franca që zotëronte Korfuzin dhe Anglia. Franca mbështeste më shumë Ali Pashën i cili nuk donte të vepronte nën urdhërat e Perandorisë Osmane. Në përgjithësi fuqitë e mëdha Europiane, i shikonin jo vetëm Ali Pashën por edhe Suliotët si faktorë dobësues të Perandorisë Osmane. Kur politikanët Anglezë e kthyen strategjinë, në favor të Perandorisë Osmane, me qëllim që të konsolidonin forcat e tyre kundër Napoleonit, ata ia pezulluan ndihmat edhe Suliotëve. Kjo ka qënë edhe një nga shkaqet që gjatë rrethimeve të fundit filluan t’i lodhin Suliotët, pra pa mbështetjen e mjaftueshme të jashtme.

  11. Ndërkaq, Suliotët e mbetur në Sul, më 1802 u grumbulluan së bashku në Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit dhe vendosën: ose të fitojnë ose të vdesin. Suliotët e mbetur numuroheshin në rreth 2,000 njerëz të armatosur. Drejtuesit kryesore ishin: Foto XHavella, Dhimo Dhrako, Tushi Zerva, Suxho Nika, Gogo Dagli, Janaq Seho, Foto Mara, Xhavara Veiko Pano, Zigur Diamandi, dhe Jorgo Buzo. Suliotët i kishin fituar të gjitha betejat me Ali Pashën. Por, në këto kushte, vendosën të ndërtojnë kështjella në fshatrat për rreth Sulit, për t’u pregatitur që t’u rezistojnë rrethimeve për kohë zgjatje më të madhe. Suliotët rezistuan me mungesa të mëdha ushqimore dhe municionesh, por ata nuk mund të vazhdonin më gjatë, për derisa edhe një tradhëtar i quajtur Pelo Gusi, i cili ndihmoi të hyjnë në Sul. Suliotet u tërhoqën në kështjellën “Qafa Kuxhi”, ku luftuan betejën e tyre të fundit deri më 7 Dhjetor 1803.

  12. Pra Familja Boçari që vitin 1802 për arësye politike, u largua nga Suli dhe u detyrua të zhvillojë bisedime me Ali Pashën. Eventualisht Komuniteti Sulit praktikisht po kapitullonte. Ali Pasha iu premtoi Suliotëve t’i linte të lirë, së bashku me gjithë pasurinë e tyre, bile edhe me gjithë armët e tyre për të shkuar në ishujt Jonianë. Por, në këtë kohë ushtëria Osmane filloi t`i sulmojë Suliotët, që tashmë ishin dobësur,me qënëse nuk u ndihmuan nga Ali Pashë Tepelena, sipas premtimeve që ai u kishte bërë. Në këto kushte shumë Suliotë mundën të shkonin nëPortin Parga, i cili në këtë kohë ishte nën kontrollin Rus. Shumë Suliotë qëndruan në Parga, ndërsa shumë të tjerë u larguan nëpër ishujt Jonianë si dhe nëpër zona të thella malore, një pjesë e tyre edhe në tokat e Shqipëris sotme.

  13. Konkretisht më 12 Dhjetor, 1803, Suliotët kishin kapitulluar për mbrojtjen e trojeve të pavarura të Komunitetit Suliot. Ai që mbeti i fundit në Kuxhi, ishte një murg i quajtur Samuel. Ai, i vuri zjarrin magazinave të barutit, gjë që u shoqërua me një eksplodim masiv, dhe që i kushtoi atij edhe jetën. Gjithashtu në këtë kohë, në 16 Dhjetor 1803, ndodhi edhe Vetëvrasja e Famëshme, e ashtuquajtura “Valleja e Zalongos”(La Dance de Zalongo), ku 22 gra Suliote që kishin rënë në grackën e trupave armike, kryen vetëvrasjen për të mos u kapur të gjalla. Këtë xhest vetëvrasjeje, në përputhje me traditën, ato e kryen duke vallzuar e kënduar, dhe duke u hedhur njëra pas tjetrës në rëpirë. Ky xhest me famë botërore u përjetësua falë piktorit (Ary Scheffer lindur më 1795 dhe që vdiq në vitin 1858). Ai e kreu pikturën simbolike për: “Valleja Zalongo eGrave Suliote”. Ai në krijimin e pikturës, imagjinoi gjendjen shpirtërore të tyre që e flijuan nëpërmjet vetëvrasjes heroike. Piktura me vaj është realizuar në vitin 1827 në “canvas”, e cila ndodhet në “Musée du Louvre” në Paris, Francë.

  14. “Valleja Zalongo eGrave Suliote”

  15. Pikërisht në këto kushte duhet të jenë çvendosur edhe Suliotët në Shpatin Verior të malit Gramoz, duke krijuar fshatrat Dardhë, Sinicë dhe Qytezë. Çvendosje të Suliotëve janë kryer edhe në zona të tjera shqiptare sidomos gjatë brigjeve malore të Lumit të Vjosës. Në vitin 1807, kur forcat Ruse u larguan nga ishujt Jonianë, dhe u zevëndësuan nga ato Franceze. Napoleon Bonaparti krijoi njësi Suliote Regjimentin Shqiptar “Le Regimment Albanais”. Shumë Suliotë kanë marrë pjesë edhe në fushata të ndryshme: si në Napoli 1805, në Tenedos në vitin 1806, në Dalmaci, si edhe gjatë mbrojtjes të Lefkada - s në vitin 1807. Gjatë kësaj periudhe Perandoria Osmane po dobësohej në zonat e Ballkanit Jugor. Kur shënjat e fillimit të kryengritjeve kundër pushtimit Osman u bënë evidente, Ali Pasha pa një mundësi për të relizuar Epirin si një shtet të pavarur.

  16. Për këtë ide të tij, më 1820, ai thiri Suliotët për ndihmë. Ata, pranuan idenë e krijimit të pavarur si edhe t’a mbështesin atë, pavarësisht se ai kishte qënë armiku i tyre i mëparshëm, dhe shkaktari eliminimit të komunitetit të Sulit. Megjithatë ata e pranuan idenë e tij, duke menduar se ai do të vepronte në mënyrë të ngjashme si Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Gjithashtu Suliotët mendonin se armiku kryesor ishte Perandoria Osmane, e pranuan pa hezitim të luftojnë kundër Sulltanit të atëhershëm, që përbënte shkaktarin kryesor të shkatërimit të shqiptarëve pas vdekjes të Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Pra Suliotët ëndëronin të ringjallnin unitetin kombëtar. Por zhvillimet e shpërbërjes të Perandorisë Osmane po ndodhnin me shpejtësi të tillë sa kjo marëveshje me Ali Pashën rezultoi shumë e shkurtër. Në këto caste Europa e sidomos Anglia synonte kryesisht të realizonte kryengritjen për independencën e Greqisë. Por forcat kryengrtëse greke ishin të pamjaftueshme që të fitonin dhe të realizonin independencën.

  17. Në këto kushte, Suliotët tashmë megjithse të larguar nga trualli tyre dhe të shpërndarë, nuk e haruan asnjëherë kauzën e tyre për independencë të komunitetit tyre. Fuqitë e mëdha Europiane, i shikonin Suliotët si një faktor dobësues të Perandorisë Osmane. Kur politikanët Anglezë e kthyen strategjinë, në favor të Perandorisë Osmane, me qëllim që të konsolidonin forcat e tyre kundër Napoleonit, ata ia pezulluan ndihmat Suliotëve për të vepruar për independencën e tyre. Atëhere Suliotët patën mbështetje më shumë nga Europa duke marrë edhe ndihma furnizimi nga porti “Parga”, por në përgjithësi nga Rusia dhe Franca, të cilët i mbështesnin Suliotet me më shumë armatime.

  18. Porti “Parga”sot në Greqi Epir (Çamëri)

  19. Lordi Byron, Filo Helen i njohur Europian, vulllnetar dhe Krye Komandant ushtrisë Greke në Perëndim të Greqisë, duke e parë se forcat greke nuk ishin në gjendje të fitonin vetë independencën e greqisë, ai u përpoq t`i integrojë edhe Suliotët në të njëjtën armatë me atë të Grekëve. Në këto kushte, Suliotët duke luftuar për të mposhtur sundimin osman, pranuan tëimpenjohen me gjithë fuqinë e tyre, duke shpresuar jo vetëm për indipendencën e Greqisë, por të fitimit edhe të independencës komunitetit tyre. Lideri Suliotëve Marko Boçari dhe Kiço Xhavella u bënë gjeneralë të dalluar fushatës të kësaj lufte.

  20. Ndërkaq, shumë Suliotë humbën edhe jetën e tyre, sidomos kur mbronin Qytetin e Mesolongit. Ata u bënë herojtë kryesorë të fitimit independencës Greqisë, jo vetëm me udhëheqësit luftarakë më të shquar, por edhe me shumicën e fuqisë kryesore luftuese. Ky impenjim i suliotëve e bëri realitet veprimin për të përfunduar sa më parë Indipendencën e Greqisë, e cila u realizua më 25 Mars të vitit 1825. Nga ushtëria greke u pranua roli thelbësor i Suliotëve, dhe në Mesolongi ndërtuan përmendoren e eroit kryesor të indpendencës Greqisë Marko Bocari.

  21. Grekët, Mesolongin e quajtën Qytet i Shënjtë pasi përcaktoi edhe Ditën e Independencës të Greqisë, të cilën e pasqyruan edhe në pikturën e treguar më poshtë, me titull “Rrethimi Mesolonghit“, pikturë e Theodoros Vryzakis e vitit 1855, me rastin e 20 vjetorit të fitimit të indipendencës të Greqisë. Pra, grekët ia atribuan në rradhë parë “Zotit që e realizoi indipendencën e tyre”. Në fakt merita kryesore e Independencës të Greqisë ishte ndihma heroike jo vetëm e udhëheqsave ushtarakë por edhe e ushtërisë suliote. Kjo duket qartë edhe nga kjo pikturë. Por grekët u mjaftuan duke kryer vetëm përmendoren e heroit Marko Xhavella, të cilin sipas interesit tyre e quajtën si një “Arvanitas Grek”!

  22. Në fakt, me fitimin e betejës vendimtare në Mesolongi, kryeqytet i Greqisë u shpall Napflio, që vazhdoi te jetë nga viti 1829 deri në vitin 1834 kryeqytet dhe mandej e tashmë Athina. Napflio është një port shumë i bukur në jugë të gadishullit Peloponez, ku ndodhet edhe monumenti kryesor i suliotit “Marko Bocari”,pasi suliotët kishin fituar të drejta në përputhje me kontributin kryesor të arritur për Indepedencën e Greqisë. Në këtë kryeqytet, në kuvendin e parë tështetit grek u votua lidhur me gjuhën kryesore qe duhej përdorur, dmth se cila gjuhë duhej të ishte kryesorre: Gerqishteja apo gjuha Arvanitase (Shqipja). Votimi rezultoi vetëm me një votë më shumë, që të ishte gerqishteja.

  23. Në vitin 1854, Lordi Byron, u përpoq t`i integrojë Suliotët në një armatë të regullt të Greqisë. Por Suliotët nuk fituan ato të drejta në përputhje me kontributin kryesor të arritur për indepedencën edhe të komunitetit tyre Greqisë. Përpjekja e ture u krye në kohën kur zhvillohej “Lufta e Krimesë”. Një numur oficerësh ushtarakë, me prejardhje Suliote, të udhëhequr nga Kiço Xhavella, muarr pjesë në një revolte, që synonte të kundërshtonte eliminimin e egzistencës të komunitetit suliot, duke i bashkuar me Greqinë si grekë. Por kjo revoltë dështoi në Epir. Ndërkaq, deri më 1909, ushtëria Turke mbante një bazë në kështjellën e Qafës, por së fundi më 1913, gjatë Luftës Ballkanike, Otomanët e humbën Epirin dhe pjesa jugore e rajonit u bë pjesë e shtetit Grek.

  24. Në Epirin e komanduar prej sitemit të regullave Osmane, identiteti kombëtar nuk luante ndonjë rol për klasifikimet e shoqërive lokale, ndërsa ishte besimi fetar faktori çelës që klasifikonte komunitetet lokale. Në përputhje me këtë, komunitetet Muslimane në Epir klasifikoheshin si Turq, ndërsa ato Ortodokse, siç ishin Suliotët, klasifikoheshin si Greke. Sipas burimeve pohuese, Suliotët kishin më saktë një identitet të fortë lokal. Etnikisht ata ishin Shqiptarë, që rridhnin nga dega Çame e Toskërisë. Nga pikpamja fetare ata i përkisnin Kishës Kostandinopojës, që përbënte një pjesëtë gjërë të Kishës Ortodokse Greke.

  25. Kjo ka penguar dhe vazhdon të pengojë krijimin e bashkimit të komuniteteve, qofshin ato me fe kristiane apo myslimane. Europa e ka zhdukur rolin e fesë si bazë e kombësisë. Por Greqia insiston në mënyrë kategorike këtë sistem modern. Ajo përpiqet të vecojë pjesën kristiane nga ajo myslimane të cilën për arsye politike pas luftës dytë botërore e dëboi nga greqia pjesën myslimane ose atë që njihet me emrin e Camërisë. Kjo gjendje vazhdon edhe në kohën e hartimit të këtij shkrimi, duke u thelluar për origjinen e komunitetit suliot, dhe që reflekton në thelbin edhe të Kol Tromarës. Unë si pasardhës i Familjes Tromara nga nëna ime, po përpiqem të paraqes rolin e figurës dhe aktivitetit të Kol Tromarës, në pjesën e parë të këtij shkrimi për independencën e Shtetit Shqiptar.

  26. Origjina e Familjes ThanasTromara

  27. Kol Tromara çvendoset nga fshati Qytezë në Qytetin e Korçës në moshë mjaft të re. Shkak i kësaj çvendojeje ishte, largimi familisht i vëllajt të tij Spiro Tromara nga Fshati Qytezë, që përmblidhet më hollësisht si më poshtë: Në kohën kur Spiro Tromara jetonte me familjen e tij në fshatin Qytezë, si gjithë farefisi tij dallohej në përkushtimin për rilindjen kombëtare të Popullit Shqiptar. Si Spiro Tromara ashtu edhe Kol Tromara përpiqeshin për të kultivuar idenë e krijimit të shtetit Shqiptar, sidomos duke ngritur lart simbolin e figurës: “GJERGJ KASTRIOTI “SKENDERBEU” Në kohën e largimit nga Qyteza, i gjith populli Shqiptar jetonte nën sundimin Osman.Qyteza ndodhej afër fshatrash që disa prej tyre kishin adaptuar jo vetëm fenë nga Ortodokse në Islame, por njëkohësisht pranonin dhe synonin që populli shqiptar

  28. duhej të integrohej plotësisht me atë të Perandorisë Osmane. Ngjarja ndodhi konkretisht: Një ditë, Spiro Tromara ishte duke kaluar afër një proi të fshatit Qytezë. Në këtë cast, kaloj hipur në kalë i armatosur një bej i fshatit Bozhigrad. Ai njihej për qëndrimet kundërshtuese të shqiptarizmit. Ai, e ndali SpiroTromarën dhe e kërcënoi të mos bënte propagandë për “SHQIPERI të PAVARUR”, si edhe të mos përdorte aspak figurën Skënderbeut për të nxitur banorët e fshatrave për rreth që t’i bashkoheshin ideve të “Rilindjes Kombërtare”. Ndërkaq Spiro Tromara iu përgjigj që ne jemi Shqiptarë ne duhet të krijojmë “Shtetin Shqiptar”. Beu u tërbua, dhe ai pasi i thotë që ne “Jemi Turq!” nxori koburen t’a vriste Spiro Tromarën.

  29. Spiro Tromara ishte trim. Ai veproi me shpejtësi, jo vetëm që ja rembeu nga dora armën por edhe e zbriti nga Kali. Beu u përpoq t’a kërcënonte me fjalë, por e kuptoi që Spiros nuk kishte çti bënte, morri kalin dhe para se të largohej, i tha: “Ti kaur i dreqit! Ti dhe familja jote, do të zhdukeni nga faqja e dheut”. Beu nuk hoqi dorë. Ai përpiqej t’a vriste Spiro Tromarën, duke angazhuar për këtë qëllim edhe qajallarët e vet. Ky synim e bindi Spiro Tromarën, që beu po vrojtonte lëvizjet e tij. Jetesa në fshatin Qytezë i qe bërë praktikisht e rrezikëshme, bile jo vetëm për vehten, por edhe për familjen e tij. Spiro Tromara, vendosi t`a tërhiqte familjen e tij nga Qyteza. Ai u vendoset në Korçë duke marre jo vetem familjen e vet por edhe vëllan e tij më të vogël Kol Tromarën.

  30. Familja Spiro Tromara

  31. Kol Tromara Kol Tromara çvendoset në Qytetin e Korçës në moshë mjaft të re. Shkak i kësaj çvendojeje ishte, largimi familisht i vëllajt të tij Spiro Tromara. Kol Tromara kreu mësimet fillore në Korçë dhe më tej gjimnazin në Greqi. Pas përfundimit të shkollës së mesme kthehet në Korçë, ku punon si farmacist. Ai kishte edhe prirje krijuese për vjersha sidomos me karakter patriotik. Ideali jo vetëm i Kol Tromarës,por edhe i gjith farefisit Tromara, ishte synimi Suliotëve përripërtëritjene idealeve të Gjergj Kastriotitit Skënderbeut, për një Shqipëri Etnike të Pavarur. Kol Tromara vazhdimisht përsëriste në mendjen e tij refrenin:

  32. “Sa të Rrojë Gjithësia” Sa te rrojë gjithësia, Sa të rrojë gjithë dheu, Do të rrojë Shqipëria, Edhe emri mëmëdheut. Nëno ty të le shëndenë, Se shqipëria po më thret, Falmë nënë pra bekimin, Se trumbeta po më thërret.

  33. Në këtë periudhe të fillimit të shekullit 20 – të, kish filluar në shkallë të gjërë emigacioni n`Amerikë. Kol Tromara shkoi atje edhe ai si emigrant. Në këtë periudhe, n`Amerikë emigrantët Shqiptarë kishin filluar edhe atje një aktivitet për të krijuar “Pavarësinë e Shtetit Shqiptar”. Në këto kushte Kol Tromara gjeti një terren të përshtatshëm dhe filloi të angazhohet në mënyre shumë aktive, për të fituar Independencën e Shqipërisë nga Perandoria Osmane. Për të vënë në dukje pjesmarjen e tij në këtë aktivitet, më poshtë përmblidhet aktiviteti kryesor i tij, i paraqitur nga shkrimi më poshtëm:

  34. Në vitin 1906 filloi botimin “GAZETA KOMBI”. Gazeta kishte nevojë për fonde. Kristo Kirka së bashku me Andrea Panin, Kol Tromarën, Elia Tromarën, Sotir Nokën, Ilo Zdrulin, e të tjerë, filluan të mbledhin në mënyrë vullnetare fonde të dhuruara nga Shqiptarë emigrantë të Amerikës, me qëllim për t`a realizuar konkretisht këtë botim. Në vitin 1907 u krijua në Boston shoqëria "Besa-Besën".Kol Tromarazgjidhet nga diaspora Shqiptare si sekretar i kësaj shoqërie. Dy vjet më vonë në vitin 1909, u themelua dhe filloi të botohej “GAZETA DIELLI”. Organizatorë të kësaj gazete të rëndësishme ishin Faik Konitza dhe Kristo Floqi, ndërsa mbikqyrës tëDIELLI – it: Paskal Aleksi, Elia Tromara e Kosta Vasil, ndërsa edhe redaktor FAIK KONICA.

  35. Në vitin 1912, në këto shoqata u perfshinë edhe dy shoqata të tjera të reja, “FLAMURI KRUJËS KOMBËTARE” dhe “DALLËNDYSHE”. Me qënëse u bënë shumë shoqata, lindi nevoja e krijimit të një federate të vetme, për të cilën pati mjaft mendime që nuk po shpinin në formën e duhur të përfshirjes e të gjith këtyre shoqatave, me qëllim që të koordinonin sa më mirë çështjen kombëtare pan – shqiptare. Këtu çfaqet edhe roli Kol Tromarës, I cili dha një ide për një marëveshje e të gjitha këtyre shoqatave, nën organizimin e një shoqate koordinuese të përbashkët, pikërisht në formën e një federate. Kjo ide u pëlqye nga të gjitha shoqatat, dhe krijoi kushte për krijimin më 28 Prill të vitit 1912 të “Federata Pan Shqiptare Vatra”. Zyrtarë të përkohëshëm të “VATRËS” u zgjodhën: Sekretar: At Fan Noli; Arkëtar: Llambi Chikozi Manaxher i DIELLI – it: Kristo Kirka

  36. Krijimi Federatës Pan Shqiptare Vatra pati një rëndësi të madhe me vlerë historike për çështjen Shqiptare. Në fotografinë vijuese kam paraqitur një kopje të kësaj mledhjeje historike në të cilën u aprovua kjo federatë. Këtë fotografi e kishte sjellë me vehte nga Amerika në Shqipëri babaj im Kosta Vasil.

  37. Krijimi Fedratës Pan Shqiptare VATRA nëAmerikë më 28 Prill të vitit 1912

  38. Elia Tromara At Fan Noli Llambi Çikozi Kosta Vasil Paskal Aleksi Faik Konitca Kristo Floqi

  39. Kryetar i kuvendit të Vatrësu zgjodh:Kol Tromara. Arkëtar:Koli Pançe Sekretar:Loni Kristo Nën Redaktor: Andon Frashëri Komisioni Kuvendit Vatra Komisioni Bashkimit Vatrës u përbë nga Kristo Dako, Fan Noli, Hamit Lumi, Sadik Lekdushi, dhe Redaktor Bahri Omari. Me në krye: At Fan Noli – in, Faik Konica - n dhe Paskal Aleksi - n. “Kuvendi Vatrau njoh gjithashtu zyrtarisht nga Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

  40. Ndërsa më 28 Nëntor 1912 Ismail Qemali ngriti në Vlorë flamurin me shqiponjën dy krenare, duke shpallur edhe Shtetin e Pavarur Shqiptar. Kjo ngjarje historike gëzoi gjithë shqiptarët në botë duke përfshirë edhe emigrantët shqiptarë të Amerikës. Kol Tromara i cili kishte prirje për të krijuar vjersha, si ato me karakter patriotik të theksuar patriotik “Për Mëmëdhenë”, i frymëzuar edhe nga kjo fitore historike e shprehu nëpërmjet një vjershe tjetër simbolike, drejtuar heroit tonë kombëtar “GJERGJ KASTRIOTI SKENDERBEUT”.

  41. “Ngritja e Flamurit në Vlorë“ Ngrehu, Skënderbe, nga varri, Ngrehu të shikosh Shqipërinë, Ngriti flamurin në Vlorë. Vetë Ismail Qemali, T`a plotësoi porosinë, Që fitoi prapë lirinë. Ashtu siç e ngrite Ti, Qindra vjet si sot në Krujë, Me guxim dhe me plot bujë. Sa të rrojë Gjithësia, Sa të rrojë Gjithë Dheu, Do të rrojë Shqipëria.

  42. Kol Tromara emigrant Shqiptar në Boston të Amerikës në Dhjetor 2912

  43. Kuvendi Vatra Në vitin 1916 Kol Tromara zgjidhet kryetar i "Vatrës“. Ai themeloi të ashtuquajturën “Banda Vatra“. Pas krijimit të Vatrës u propozua të krijohej Kuvendi Vatra.Por, pati debate mendimesh kundërshtuese të kryetareve të shoqatave, sidomos midis Kristo Dakos dhe Fan Nolit. Së fundi ata u muarrën vesh midis tyre të bashkëpunojnë si shokë dhe ushtarë për të njëjtin qëllim, duke vepruar sipas udhezimeve të një “Komisioni” me kryetar të pa anshëm të pranuar “Kol Tromara”. Kështu u bë i mundur krijimi më 26 Korrik të vitit 1916, Kuvendi Vatrës, me pjesëmarrjen e 48 degëve, që u përfaqësuan me 36 delegatë. Fan Noli e cilësoi këtë arritje si një “Kuvend historik”. Për të organizuar më tej Kuvendin e Vatrës në vitin 1917 Kol Tromarathemeloitë ashtuquajturën “Banda Vatra“.

  44. Pregatitja e Kuvendit Vatrës për të marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris Duhet vënë në dukje se Austro – Hungaria kishte ndihmuar në vitet 1913 – 1914 të ruante një pjëse të territorit të Shqipërisë për t`iu krijuar shqiptarëve Shtetin aktual Shqiptar, në bazë tëTraktatit të Londrës. Me qënëse Serbia dhe Greqia ndihmoheshin prej forcave aleate të perëndimit kundra Austro – Hungarisë dhe Turqisë, territoret e Shqiptarëve rrezikoheshin të pushtoheshin nga Serbia dhe Greqia. Në këto kushte, Shqiptarët e Amerikës po zhvillonin një lëvizje shumë aktive për të shpëtuar territoret e Shqiptarëve për të mos rënë nën pushtimin e këtyre dy fqinjeve. Pikërisht në këto kushte kur zhvillohej Lufta e Parë Botërore, jetonte si emigrant edhe Kol Tromara n`Amerikë.

  45. Në vitin 1917 në New York botohej gazeta “Përparimi” nga Shqiptarët e Amerikës. Në këtë periudhë në Europë Lufta e Parë Botërore dukej se po fitohej kundra Austro – Hungarisë dhe Gjermanisë. Lufta po vazhdonte edhe brenda territoreve të Austro – Hungarisë. Gjendja dukej se Austro – Hungaria dhe Gjermania po e humbisnin shansin për të fituar.

  46. Pavarësisht nga këto arritje për Pavarësinë e Shqipërisë gjendja në trojet shqiptare ishte shumë kritike!... Procesi dekompozimit të Perandorisë Osmane brenda territoreve shqiptare, kishte krijuar në prag të Luftës parë Botërore, në periudhën 1913 – 1914, një gjendje rreziku të përcaktimit të kufijve të Shqipërisë në formë të cunguar dhe po rrezikonte edhe egzistencën e përgjithëshme të shtetit shqiptar. Fqinjët tanë Sërbia dhe Greqia praktikisht kishin hyrë edhe në trojet shqiptare të shqipërisë sotme.

  47. Me gjithë mbështetjen e fortë të Austro – Hungarisë, e cila përpiqej tëruante me çdo kusht territoret e Shqipërisë sotme, Lufta e Parë botërore po e shkatëronte praktikisht Austro – Hungarinë dhe Konferenca e Paqes që po pregatitej të zhvillohej në Paris, përbënte një rrezik të madh edhe për krijimin e Shtetit Shqiptar. Në këto kushte pikërisht Shqiptarët e Amerikës u përpoqën me të gjitha fuqitë e tyre për të ruajtur të paktën pjesën e Shqipërisë që egzistoi deri në kohën e sotme. Se çfarë roli luajtën Shqiptarët e Amerikës, shtjellohet edhe në librin e “Vehbi Bajramit” nga i cili do të trajtoj vetëm rolin e KOl Tromarës.

  48. Në Këto kushte,Kol Tromarashkroi së bashku me Loni Kriston letrën e famshme: PËR SHQIPËRINE TË JAPIM QESEN DHE SHPIRTIN Kjo thirje drejtuar shqiptarëve të Amerikës, e kryer dhe e botuar në gazetën “Përparimi” në Qershor të vitit 1917 në New York, kishte për qëllim të krijonte mundësi që në Paris të dërgohej një delegacion për të mbrojtur çështjen Shqiptare nga coptimi territoreve dhe përvehtësimi tyre prej fqinjëve Grekë dhe Serbë. Kjo bëri të mundur të dërgoheshin në Paris Fan Noli, Faik Konica dhe Kol Tromara, të cilët mbrojtën Shqipërinë dhe mundësuan angazhimin edhe të Amerikës për këtë qëllim.

More Related