1 / 17

BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE

MAKROEKONOMIA 1 – Ligjerata 11. BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE. Universiteti AAB RIINVEST 28 Dhjetor 2010. Në këtë kapitull do të njiheni me:  Ko nceptin e Bank es Qendrore  Funksionet e Bankes Qendrore  Objektivat, qëllimet dhe instrumentet e Bankes Qendrore

Télécharger la présentation

BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. MAKROEKONOMIA 1 – Ligjerata 11 BANKA QENDRORE DHE POLITIKA MONETARE Universiteti AAB RIINVEST 28 Dhjetor 2010

  2. Në këtë kapitull do të njiheni me:  Konceptin e Bankes Qendrore  Funksionet e Bankes Qendrore  Objektivat, qëllimet dhe instrumentet e Bankes Qendrore  Tregun monetar dhe mekanizmin e politikës monetare

  3. Hyrje • Politika monetare është e lidhur ngushtë me Bankën Qendrore (BQ) • Politika monetare ndikon në GDP, në stabilitetin e çmimeve, papunësi etj. • Prandaj BQ përmes politkës monetare ka rol kyç në analizën ekonomike të rritjes së GDP-së • Menaxhimi i politikës monetare bëhet nga BQ përmes instrumenteve që ka në dorë BQ: • Norma e rezervave të detyrueshme • Norma bazë e interesit

  4. BANKA QENDRORE: FUNKSIONET DHE INSTRUMENTET • Në çdo ekonomi tregu ekzistojnë: • Banka Qendrore (niveli i parë) dhe • Bankat komerciale (niveli i dytë) • Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si ombrellë për bankat tjera komerciale (niveli i dytë) • Banka Qëndrore mbikëqyrë politikën monetare • BQ ka lindur më vonë për t’i ruajtur BK nga falimentimi ejt. Banka Qendrore mbikëqyrë dhe shërben si “ombrellë” për: • Bankat komerciale • Institucionet financiare • Tregun e letrave me vlerë • Kursin e këmbimit

  5. FUNKSIONET E BANKËS QENDRORE • Emetimi i parasë (kartëmonedhave) • Plotësimi i nevojave të ekonomisë me para • Bankë e bankave të nivelit të dytë: • kliringu i çeqeve, rezervat, etj. • Mban rezervat e institucioneve • Siguron kredi për bankat tjera • Bankë e qeverisë (për depozita, tërheqje, etj.) • Rregullimi i ofertës monetare • Ndërhyrja dhe rregullimi i tregjeve monetare • Kontrollon normën e interesit

  6. PAVARËSIA E BANKES QENDRORE • Banka Qendrore në shumë vende është e pavarur nga qeveria (e cila e menaxhon politkën fiskale) • Pavarësia e Bankës Qendrore në: • caktimin e normës së interesit • rregullimin e ofertës monetare • kreditimin e qeverisë, etj. • Por Qeveria ndërhyn në punën e BQ përmes emërimit të drejtuesve • Drejtuesit e Bankës Qendrore emërohen në periudha afatgjata(psh. në SHBA guvernatori emërohet për një periudhë 14 vjeçare) • Pavarësia e BQ konsiston në pavarësinë e vendimeve që mund të marrë BQ në lidhje me politikën që do të ndjekë. • Reputacioni i Bankës Qendrore (pritjet e firmave dhe individëve)

  7. OBJEKTIVAT, QËLLIMET DHE INSTRUMENTET E BANKËS QENDRORE • Si vepron politika monetare: Mekanizmi i transimsioni • Objektivat e politikës monetare • Rritje e qëndrueshme ekonomike • Stabilitet i çmimeve • Punësim i plotë • Valutë stabile, etj. • Jo të gjitha objektivat mund të realizohen njëkohësisht: lidhja inverse e disa objektivave (punësimi i lartë dhe stabiliteti i çmimeve) • Por BQ nuk ka instrument per kontrollimin e realizimit qellimeve • Prandaj përdor objektivat e ndërmjetme: • Norma e interesit • Oferta monetare

  8. INSTRUMENTET E BANKËS QENDRORE • Instrumentet e PM janë hallka e parë e mekanizmit të transimisionit • Instrumentet ndahen në: • Instrumentet indirekte • Shitja dhe blerja e letrave me vlerë (bono thesari, obligacione, etj.) • Ri-financimi: banka qendrore u jep kredi bankave komerciale • Rezervat e detyrueshme • Instrumentet direkte • Nuk kërkojnë treg të zhvilluar financiar (vendet në zhvillim) • Janë të përkohshme pasi ulin konkurencën në sistemin bankar • Disa nga këto instrumente: • Kontrolli i kreditit: kufizimi i vëllimit të kredisë • Kontrolli i normës së interesit

  9. TREGU MONETAR DHE MEKANIZMI I POLITIKËS MONETARE • Tregu Monetar përfshin një bashkësi institucionesh dhe agjentësh ekonomik ku realizohet shitja dhe blerja e letrave me vlerë (aksionet, Bonot e thesarit etj) • Letrat me vlerë ndahen në: • Afatshkurtra (afati i maturimit <1 vit) • Afatgjata (afati i maturimit >1 vit) • Bashkëveprimi i ofertës për para dhe i kërkesës për para përcakton sasinë e parasë në qarkullim dhe normën e interesit në ekuilibër

  10. OFERTA DHE KERKESA PËR PARA • Kërkesa për para sipas teorisë Kejnsianembështetetnëkëto motive: • Motivi i transaksioneve • Përtëblerëmallradheshërbime • Motivi mbrojtës • Përtëbërëshpenzimenërastetëpaparashikuara • Motivi spekulativ • Përtëshmangurhumbjetqëvijnëngambajtja e letrave me vlerë • Kërkesa për para varet nga sasia e kërkuar e parave dhe norma e interesit: • Kur rritet Interesi bie kërkesa për para • Kur rritet GDP rritet kërkesa për para

  11. MEKANIZMI I TRANSMISIONIT TË POLITIKËS MONETARE Politikë monetare ekspansioniste: Rritet oferta monetare  Ulet norma e interesit  Ulet kostoja e financimit  Rriten investimet, shpenzimet, etj.  Rritet GDP, punësimi, inflacioni

  12. MEKANIZMI I TRANSMISIONIT TË POLITIKËS MONETARE

  13. Banka Qendrore e Kosoves • Objektivat e BQK-së sipas ligjit në fuqi janë: • 1. Objektivi parësor i Bankës Qendrore është të nxisë dhe të mbajë një sistem financiar stabil, duke përfshirë një sistem të sigurt, të qëndrueshëm dhe efikas të pagesave. • 2. Objektiv shtesë i Bankës Qendrore i cili i nënshtrohet objektivit parësor të saj, është të kontribuojë në arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore. • 3. Pa paragjykuar arritjen e këtyre objektivave, Banka Qendrore mbështet politikat e përgjithshme ekonomike të Qeverisë. • 4. Banka Qendrore vepron në pajtim me parimin e ekonomisë së tregut të hapur me konkurrencë të lirë, duke favorizuar shpërndarjen efikase të resurseve.

  14. Banka Qendrore e Kosoves • Detyrat e Bankës Qendrore në përmbushjen e objektivave të përcaktuara sipas ligjit në fuqi, përfshijnë: • 1.përcaktimin dhe zbatimin e politikave të një sistemi financiar stabil duke përfshirë mbikëqyrjen e një skeme të sigurimit të depozitave, kryerjen e operacioneve të tregut, si dhe ofrimin e likuiditetit emergjent;2. rregullimin, licencimin, regjistrimin dhe mbikëqyrjen e institucioneve financiare ashtu si specifikohet më tej në këtë ligj apo ndonjë ligj tjetër;3. promovimin dhe mbikëqyrjen e sistemeve të sigurta, të qëndrueshme dhe efikase të pagesave, të kliringut dhe të shlyerjes së letrave me vlerë;4. sigurimin e një furnizimi të duhur të kartëmonedhave dhe monedhave në Kosovë;

  15. Banka Qendrore e Kosoves • Detyrat e Bankës Qendrore në përmbushjen e objektivave të përcaktuara sipas ligjit në fuqi, përfshijnë: • 5. mbajtjen dhe menaxhimin e rezervave ndërkombëtare;6. mbledhjen dhe publikimin e statistikave;7. kontribuon në arritjen dhe mbajtjen e stabilitetit të çmimeve vendore;8. informimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë dhe publikut të gjerë rreth politikave, detyrave dhe operacioneve të saj ashtu siç përcaktohet më tej në këtë ligj;9. veprimin si bankier, këshilltar financiar dhe agjent fiskal për Qeverinë dhe çdo organ publik dhe organizatë publike të Kosovës;10. bashkëpunimin dhe pjesëmarrjen në këshillat dhe organizatat ndërkombëtare përkitazi me çështje brenda fushës së saj të kompetencave; dhe11. realizimin e çdo aktiviteti ndihmës që rrjedhë nga ushtrimi i detyrave të saj sipas këtij ligji apo ndonjë ligji tjetër.

  16. Banka Qendrore e Kosoves • Brenda kompetencave të përcaktuara me ligj, Banka Qendrore, anëtarët e organeve vendimmarrëse ose personeli i Bankës Qendrore, nuk do të marrin udhëzime nga ndonjë person apo subjekt tjetër, duke përfshirë subjektet qeveritare. Pavarësia dhe autonomia e Bankës Qendrore respektohet në çdo kohë dhe asnjë person apo subjekt nuk do të provojë të ndikoj anëtarët e organeve vendimmarrëse apo të personelit të Bankës Qendrore në realizimin e detyrave të tyre apo të ndërhyjë në aktivitetet e Bankës Qendrore.

  17. Pyetje dhe Komente!

More Related