1 / 19

Fjala për ta jetuar

Fjala për ta jetuar. Maj 2010. " Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem " ( Gv 14,21). Në qendër të fjalëve të fundit të Jezusit është dashuria: dashuria e Atit për të Birin, dashuria për Jezusin, që është zbatimi i urdhërimeve të tij.

Télécharger la présentation

Fjala për ta jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta jetuar Maj 2010

  2. "Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem" (Gv 14,21)

  3. Në qendër të fjalëve të fundit të Jezusit është dashuria: dashuria e Atit për të Birin, dashuria për Jezusin, që është zbatimi i urdhërimeve të tij.

  4. Në qendër të fjalëve të fundit të Jezusit është dashuria: dashuria e Atit për të Birin, dashuria për Jezusin, që është zbatimi i urdhërimeve të tij. Ata që e dëgjonin Jezusin nuk e kishin të zorshme të njihnin në fjalët e tij jehonën e Librit të fjalëve të urta: “dashuria është zbatimi i ligjeve të saj” dhe “urtia është lehtësisht e kundrueshme prej atij që e do”. E mbi të gjitha kur thuhet se do t’u dëftohet atyre që e duan e gjen krahasimin në Librin e urtisë 1, 2, të Besëlidhjes së vjetër, ku thuhet se Zoti do t’u dëftohet atyre që besojnë në të.

  5. Mirëpo kuptimi i kësaj Fjale që po paraqesim është: kush e do Birin do të duhet nga Ati dhe si rrjedhim edhe Biri do ta dojë dhe do t’i dëftohet atij.

  6. "Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem" (Gv 14,21)

  7. Por ky dëftim i Jezusit kërkon që të kemi dashurinë. Nuk mund të konceptohet i krishteri, nëse nuk e ka këtë energji, këtë ngarkesë dashurie në zemër.

  8. Sahati nuk punon, nuk e tregon orën – dhe mund të thuhet se nuk është as sahat, nëse nuk është i kurdisur. Kështu është një i krishterë që nuk është gjithnjë në tension dashurie, nuk e meriton emrin e të krishterit.

  9. Dhe kjo sepse të gjitha urdhërimet e Jezusit përmblidhen në një të vetëm: në atë të dashurisë për Hyjin dhe për të afërmin, tek i cili duhet të shohim dhe të duam Jezusin.

  10. Dashuria nuk është vetëm sentimentalizëm, por shprehet në një jetë konkrete, në shërbimin ndaj vëllezërve, sidomos ndaj atyre që i kemi pranë, duke filluar prej gjërave të vogla, prej shërbimeve më të përulta.

  11. Çarl de Foko thotë: “Kur e do dikë, ti je me të vërtetë tek ai, je tek ai me anë të dashurisë, jeton tek ai me anë të dashurisë, nuk jeton më brenda teje, por je i ‘shkëputur’ prej teje, je ‘jashtë’ vetes”

  12. Dhe është falë kësaj dashurie, që brenda nesh depërton drita e tij, drita e Jezusit sipas premtimit të tij: “Atij që më do mua ... do t’i dëftohem”. Dashuria është burim drite: duke dashur, mund ta kuptojmë më mirë Hyjin që është dashuri. Dhe kjo bën që të na shtohet edhe më shumë dashuria dhe ta thellojmë lidhjen me të afërmit.

  13. Kjo dritë, kjo njohje e dashurisë së Hyjit është pra dëshmia, prova e dashurisë së vërtetë. Dhe ajo mund të provohet në mënyra të ndryshme, sepse në secilin prej nesh drita merr një ngjyrë, një nuancë tipike.

  14. Por ajo ka disa karakteristika të përbashkta: na shndrit mendjen përmbi vullnesën e Hyjit, na jep paqen, kthjelltësinë, dhe na jep një mirëkuptim gjithnjë të ri të Fjalës së Hyjit.

  15. Është një dritë e ngrohtë që na nxit të ecim në udhën e jetës në mënyrë gjithnjë e më të sigurt dhe të shpejtë.

  16. Kur hijet e jetës e bëjnë të pasigurt ecjen tonë, kur madje do të jemi të bllokuar prej errësirës, kjo Fjalë e Ungjillit do të na kujtojë se drita ndizet me anë të dashurisë dhe se do të mjaftojë një gjest konkret dashurie, edhe i vogël (një lutje, një buzëqeshje, një fjalë), për të na dhënë atë rreze drite që na lejon të shkojmë përpara.

  17. Kur i jep biçikletës natën, nëse ndalon, të mbulon terri, por, nëse rinis t’i japësh, dinamoja do të japë ndriçimin e duhur për të parë rrugën.

  18. Kështu ndodh në jetë: mjafton të vësh në lëvizje dashurinë, dashurinë e vërtetë, dashrinë që dhuron pa pritur asnjë shpërblim, për të rindezur tek ne fenë dhe shpresën.

  19. "Atë që më do mua, do ta dojë Ati im. Edhe unë do ta dua dhe do t’i dëftohem“ (Gv 14,21) “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, maj 1999.Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet nëwww.santuariosancalogero.org

More Related