1 / 24

Fjala për ta jetuar

Fjala për ta jetuar. Shtator 2009. “ Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e tij, të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë ” (Mt 6,33). I tërë Ungjilli është një revolucion. Nuk ka asnjë fjalë të Krishtit që t’i ngjajë fjalëve të njerëzve.

lei
Télécharger la présentation

Fjala për ta jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta jetuar Shtator 2009

  2. “Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e tij, të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë”(Mt 6,33)

  3. I tërë Ungjilli është një revolucion. Nuk ka asnjë fjalë të Krishtit që t’i ngjajë fjalëve të njerëzve.

  4. Dëgjo këto fjalë: Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e tij, të gjitha këto (nevojshmëritë e jetës) do t’ju jepen si shtesë.

  5. Në përgjithësi, shqetësimi i parë i njeriut është kërkimi i ankthshëm për të gjetur atë që është e nevojshme për t’i dhënë siguri për ekzistencën e vet. Ndoshta kështu është edhe për ty.

  6. E pra Jezusi të vendos përballë mënyrës së tij për t’i parë gjërat dhe të propozon mënyrën e tij të për të vepruar. Ai të kërkon një sjellje krejtësisht të ndryshme prej asaj të zakonshmes, dhe që duhet ndjekur jo vetëm një herë, por gjithmonë. Dhe është kjo: të kërkosh më së pari mbretërinë e Hyjit.

  7. Kur të arrish që ta orientosh të gjithë qënien tënde kah Hyji dhe të bësh gjithçka, me qëllim që ai të mbretërojë (domethënë që ta drejtojë jetën tënde me ligjet e tij) brenda teje dhe në të tjerët, Ati do të të japë çka ty të nevojitet si një ditë për ditë.

  8. Por, përkundrazi, nëse ti shqetësohesh para së gjithash për veten tënde, do të përfundosh duke u kujdesur kryesisht për sendet e kësaj bote dhe do të biesh viktimë e tyre. Do të përfundosh duke parë në të mirat e kësaj toke problemin “tënd” të vërtetë, “qëllimin” e të gjithave përpjekjeve të tua. Dhe kështu ka për të lindur në zemër tundimi i rrezikshëm që të mbështetesh vetëm në fuqitë e tua dhe të bësh pa Hyjin.

  9. “Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e tij, të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë”

  10. Jezusi e përmbys situatën. Nëse shqetësimi i parë i yti do të jetë Ai, që të jetosh për Të, atëherë pjesa tjetër nuk do të përbëjë më problemin kryesor të ekzistencës tënde, por një plotësim ose një shtesë.

  11. Duket utopi? Një gjë e parealizueshme për ty, njeriu modern, sot, në një botë të industrializuar, ku në fuqi është konkurrenca dhe që shpesh është në krizë ekonomike?

  12. Thjesht po ju kujtoj se, vështirësitë konkrete të jetesës për njerëzit e Galilesë, nuk ishin më të vogla, kur Jezusi i tha këto fjalë.

  13. Nuk është çështje utopie ose jo, Jezusi të vendos përballë themelit bazë të jetës tënde: ose të jetosh për vete, ose të jetosh për Hyjin.

  14. Por të përpiqemi tani që ta kuptojmë mirë këtë fjalë: “Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e tij, të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë”

  15. Jezusi nuk të këshillon pritmërinë, pasivitetin ndaj gjërave tokësore, apo një sjellje të papërgjegjshme ose sipërfaqësore në punë. Jezusi dëshiron të shndërrojë merakun në angazhim, duke të të hequr ankthin, frikën, shqetësimin.

  16. Ai në fakt thotë: “kërkoni ‘më së pari’ mbretërinë...”. Kuptimi i fjalëve “më së pari” është “përmbi çdo gjë”. Kërkimi i mbretërisë së Hyjit është vënë në vend të parë, por kjo nuk përjashton që i krishteri të merret edhe me nevojat e jetës së tij.

  17. “Të kërkosh Mbretërinë e Hyjit dhe drejtësinë e tij” ka gjithashtu kuptimin që të kesh një sjellje në përputhje me kërkesat e Hyjit, të treguara prej Jezusit në Ungjillin e tij. Vetëm duke kërkuar mbretërinë e Hyjit i krishteri ka për ta provuar fuqinë e mrekullueshme të Atit në të mirën e tij.

  18. Po të tregoj një ndodhi. Ka ndodhur disa kohë më parë e, megjithatë, duket çuditërisht aktuale. Në të vërtetë njoh shumë djem e vajza që tani sillen sikurse sillej ajo vajzë.

  19. Quhej Elvira. Ndiqte shkollën pedagogjike. Ishte e varfër. Vetëm rezultatet e larta i siguronin mundësinë për t’i vazhduar studimet. Kishte një besim të fortë në Zotin.

  20. Profesori i saj i filozofisë ishte ateist, kështu që, jo rrallë, i tregonte të vërtetat mbi Krishtin dhe Kishën të zbehta e madje të shtrembëruara. Zemra e vajzës ziente. Jo për vete, por prej dashurisë për Hyjin, për të vërtetën dhe për shoqet e saj. Ndonëse e vetëdijshme se duke e kundërshtuar profesorin do të merrte notë të keqe, ajo që ndiente në zemër ishte më e fortë.

  21. Ngrinte dorën sa herë e ndiente dhe kërkonte fjalën: “Nuk është e vërtetë profesor”. Ndoshta nganjëherë nuk do të ketë patur argumentet e nevojshme për t’iu përgjigjur profesorit, por në fjalët “nuk është e vërtetë” ishte feja e saj, që është dhuratë e së vërtetës dhe të bën të mendosh.

  22. Shoqet, që e donin, përpiqeshin ta bindnin të mos ndërhynte, me qëllim që të mos dëmtohej. Por nuk ia dilnin. Kalojnë disa muaj. Erdhi momenti për të ndarë dëftesat. Vajza e merr duke u dridhur. Pastaj një vërshim gëzimi. Dhjetë! Nota më e lartë. Kishte kërkuar para së gjithash që Hyji dhe e vërteta e tij të mbretëronin dhe pjesa tjetër kishte ardhur si shtesë.

  23. Nëse edhe ti do ta kërkosh mbretërinë e Atit, do të provosh se Hyji është Provani për të gjitha nevojat e jetës tënde. Do të zbulosh sa i jashtëzakonshëm është Ungjilli në të përditshmen e tij.

  24. “Kërkoni, pra, më së pari Mbretërinë dhe drejtësinë e tij, të gjitha këto do t’ju jepen si shtesë” “Fjala për ta jetuar”, botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, Maj 1979 GrafikaAnna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili - Itali)

More Related