1 / 27

Fjala për ta Jetuar

Fjala për ta Jetuar. Tetor 2010. "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten " ( Mt 22,39). Kjo Fjalë haset qysh në Besëlidhjen e vjetër.

vevay
Télécharger la présentation

Fjala për ta Jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta Jetuar Tetor 2010

  2. "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten"(Mt 22,39)

  3. Kjo Fjalë haset qysh në Besëlidhjen e vjetër. Për t`iu përgjigjur një pyetjeje, Jezusi futet në traditën e madhe profetike dhe rabinike që ishte në kërkim të parimit unifikues të Torahut, domethënë të mësimit të Hyjit që përmbahet në Bibël.

  4. Rabi Hilel, një bashkëkohës i tij, kishte thënë: " Mos i bëj tjetrit atë që ti vetë e urren, ky është i tërë ligji. Pjesa tjetër është vetëm shpjegim".

  5. Për mësuesit e hebraizmit dashuria për të tjerët buron nga dashuria për Hyjin që e ka krijuar njeriun sipas shembëlltyrës dhe ngjashmërisë me të, prandaj nuk mund të duhet Hyji pa dashur krijesën e tij: kjo është arsyeja e vërtetë e dashurisë për të tjerët, dhe është "një parim i madh dhe i përgjithshëm brenda ligjit".

  6. Jezusi e ripohon këtë parim dhe shton se urdhërimi për të dashur tjetrin është i ngjashëm me urdhërimin e parë dhe më të madh, domethënë me atë që ta duash Hyjin me gjithë zemrën, mendjen dhe shpirtin.

  7. Duke theksuar një marrëdhënie ngjashmërie mes dy urdhërimeve, Jezusi i ngjit përfundimisht dhe kështu do të bëjë e gjithë tradita e krishterë; siç ka thënë në mënyrë lapidare apostulli Gjon: "Kush nuk do vëllanë e vet të cilin e shikon, nuk mund të dojë Hyjin, të cilin nuk e shikon".

  8. "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten"(Mt 22,39)

  9. I afërmi- këtë e thotë qartë gjithë Ungjilli- është çdo qenie njerëzore, burrë a grua, mik a armik, për të cilin duhet të kemi nderim, konsideratë, vlerësim. Dashuria për të afërmin është njëkohësisht e gjithëmbarshme dhe personale. Ajo përfshin gjithë njerëzimin dhe konkretizohet në atë që e ke pranë.

  10. Por kush mund të na e japë një zemër kaq të madhe, kush mund të ngjallë tek ne një dashamirësi të tillë që të na bëjë të ndiejmë pranë - të afërt - edhe ata që janë më të huaj për ne, që të na bëjë të kapërcejmë dashurinë për veten, për ta parë veten tek të tjerët?

  11. Është një dhuratë e Hyjit, madje është vetë dashuria e Hyjit, e cila" u dikua në zemrat tona me anë të Shpirtit të shenjtë që na u dhurua".

  12. Pra nuk është një dashuri e zakonshme, një miqësi e thjeshtë, vetëm një filantropi, por është ajo dashuri që u dikua në zemrat tona që nga pagëzimi: ajo dashuri që është jeta e vetë Hyjit, e Trinisë së lume, në të cilën ne mund të marrim pjesë.

  13. Pra dashuria është gjithçka, por që të mund ta jetojmë, duhet të njohim cilësitë e saj që dalin në dritë nga Ungjilli dhe në përgjithësi nga Shkrimet dhe që na duket se mund ta përmbledhim në disa aspekte themelore.

  14. Së pari Jezusi, që ka vdekur për të gjithë, duke i dashur të gjithë, na mëson se dashuria e vërtetë u drejtohet të gjithëve. Jo si dashuria që ne jetojmë kaq herë, dashuri thjesht njerëzore, që ka një rreze të ngushtë, familja, miqtë, fqinjët…

  15. Dashuria e vërtetë që kërkon Jezusi nuk pranon dallime; nuk dallon simpatikun nga antipatiku, për të nuk ekziston i bukuri, i shëmtuari, i madhi a i vogli; për këtë dashuri nuk ekziston dashuria për atdheun tim ose për të huajin, për Kishën time a për një tjetër, për fenë time a për një tjetër. Kjo dashuri i do të gjithë. Kështu duhet të bëjmë ne: t`i duam të gjithë.

  16. Më tej dashuria e vërtetë kërkon që të duam ne të parët, nuk pret që të na duan, siç ndodh në përgjithësi në dashurinë njerëzore: duam atë që na do. Jo, dashuria e vërtetë merr nismë, siç ka bërë Ati kur, duke qenë ne ende mëkatarë, pra njerëz që nuk njohim dashurinë, dërgoi të Birin për të na shpëtuar

  17. Pra: t`i duam të gjithë dhe t`i duam ne të parët. Dhe më tej: dashuria e vërtetë sheh Jezusin në çdo të afërm: "E bëtë për mua" do të na thotë Jezusi në gjyqin e fundit. Dhe kjo vlen për të mirën që bëjmë, por fatkeqësisht edhe për të keqen.

  18. Dashuria e vërtetë e do mikun dhe armikun; i bën të mira, lutet për të.

  19. Jezusi do edhe që dashuria, që Ai ka sjellë në tokë, të bëhet e ndërsjellë: që njëri të dojë tjetrin dhe anasjelltas; kështu që të arrijmë te uniteti. Gjithë këto cilësi të dashurisë na bëjnë të kuptojmë dhe të jetojmë më mirë fjalën për ta jetuar të këtij muaji.

  20. "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten"(Mt 22,39)

  21. Po, dashuria e vërtetë do të thotë ta duash tjetrin si veten. Dhe kjo duhet të merret fjalë për fjalë: pikërisht duhet të shohim te tjetri veten tonë dhe t`i bëjmë tjetrit atë që do t`i bënim vetes.

  22. Dashuria e vërtetë është ajo që di të vuajë me atë që vuan, të gëzojë me atë që gëzon, të mbartë barrat e tjetrit, që di, siç thotë Pali, të bëhet një me personin e dashur. Pra është një dashuri që nuk përmban vetëm ndjenjë ose fjalë të bukura, por fakte konkrete.

  23. Kush ka një besim tjetër fetar kërkon gjithashtu të veprojë kështu në bazë të të ashtuquajturit "rregull të artë" që e gjejmë te të gjitha fetë. Ai do që t`u bëjmë të tjerëve atë që do të donim të na bëhej neve. Gandi e shpjegon në mënyrë shumë të thjeshtë dhe efikase: "Nuk mund të të bëj keq pa plagosur veten time"

  24. Ky muaj pra duhet të jetë një rast për ta rindezur dashurinë për të afërmin i cili ka kaq shumë fytyra: që nga fqinji deri te shoqja e shkollës, që nga miku deri te kushërira më e afërt.

  25. Por ka edhe fytyra të atyre njerëzve plot ankth që TV sjell në shtëpitë tona nga vendet e luftës dhe të katastrofave natyrore. Dikur ishin të panjohur dhe njëmijë milje larg. Tani edhe ata janë bërë të afërmit tanë.

  26. Dashuria do të na sugjerojë herë pas here ç’të bëjmë, dhe do ta zgjerojë pak nga pak zemrën tonë sipas masës së zemrës së Jezusit.

  27. "Duaje të afërmin tënd porsi vetveten"(Mt 22,39) “Fjala për ta Jetuar”,botim mujor i Lëvizjes së Fokolarëve. Shkrim i Kjara Lubik, tetor 1999. Grafika Anna Lollonë bashkim me donPlacido D’Omina (Siçili, Itali) Komenti i Fjalës për ta jetuar përkthehet në 96 gjuhë dhe idioma, dhe arrin te miliona njerëz në gjithë botën përmes shtypit, radiotelevizionit dhe internetit - për informacionwww.focolare.org PPS përkthehet në gjuhë të ndryshme dhe publikohet në www.santuariosancalogero.org

More Related