860 likes | 1.8k Vues
Psikologji konjitive. Leksioni 6. Menyrat e studimit. Psikofizika – sa intensitet stimuli kemi nevoje per te vene re ate stimul? Neuroshkenca – cilat pjese te trurit ngacmohen gjate perceptimit? Psikologjia konjitive – e njohim nje fytyre nepermjet konfigurimit apo tipareve te saj?.
E N D
Psikologji konjitive Leksioni 6
Menyrat e studimit • Psikofizika – sa intensitet stimuli kemi nevoje per te vene re ate stimul? • Neuroshkenca – cilat pjese te trurit ngacmohen gjate perceptimit? • Psikologjia konjitive – e njohim nje fytyre nepermjet konfigurimit apo tipareve te saj?
Problematika • Si mund t’u besojme organeve ndijore dhe perceptimit? • Dime qe te dhenat ndijore nuk jane gjithmone te verteta, kemi iluzione perceptive, modifikime, korrispondenca te paplotesuara. • Ky konstatim mund te coje ne nje zhvleresim te aktivitetit perceptiv: qellimi i perceptimit eshte regjistrimi i kujdesshem i asaj qe eshte prezente ne bote.
Zgjidhje e problemit Konsiderojme perceptimin si nje mekanizem kompleks, me detyre mbledhjen dhe perpunimin ne nje kohe shume te vogel te nje sasie shume te madhe informacioni te nevojshem dhe te dobshem per sistemin konjitiv dhe ate levizes per te arritur objektivat e tyre, mbi te gjitha ai i mbijeteses.
Perceptimi viziv Objekt studimi: eksperienca perceptive, ate qe ne shohim, ashtu sic e shohim. Ajo qe ne shohim, ashtu sic e shohim quhet fenomen. Studion organizimin e hapesires perceptive, bazuar ne nje konfiguracion stimujsh te limituar ne kohe e hapesire.
Realizmi naiv dhe perceptimi Realizmi naiv: perceptimi eshte nje fotokopje e realitetit; cka perceptojme ne boten fizike (percepti) i korrespondon realitetit te perceptuar (fenomenik). NUK ESHTE KESHTU Mund te verifikohet fenomeni i mungeses se objektit fenomenik; ai qe ekziston ne boten fizike nuk shfaqet ne nivel perceptiv (figurat e maskuara ose te fshehura: mimetizmi) Mund te verifikohet fenomeni i mungeses se objektit fizik: ai qe perceptojme ne planin fenomenik nuk ekziston ne planin fizik (figurat anormale) Mund te verifikohet nje mosperputhje mes objektit fizik dhe fenomenik (iluzionet optike)
Psikofizika • Shkenca e lidhjeve sasiore te percaktuara ndermjet ngjarjeve fizike dhe psikologjike
Zinxhiri psikofizik 7 2, 3 6 1 5 4 1 – drita qe reflektohet nga objekti arrin ne syrin e vezhguesit 2 – formon nje imazh ne retine 3 – gjeneron impulse elektrike tek receptoret 4 – impulset nervore udhetojne neper fibrat nervore 5 – arrijne trurin 6 - “perpunohen” ne tru 7 – vezhguesi (perceptuesi) sheh objektin
Zinxhiri psikofizik: shembulli i te parit Transmetim neural: rruget midis retines dhe trurit Informacioni viziv drejtohet ne korteksin viziv (lobi oksipital) Kryqezim ne kiazmen optike: gjysma e djathte e fushes vizive projektohet ne gjysmen e majte te cdo retine Sy ballore, vizion te mire stereoskopik (thellesi)
Neuroshkencat: perceptim dhe realitet • Perceptimet dhe sensi jone i realitetit jane produkte te evolucionit: • mbijetese • Rendesia e llojit te energjise ne mjedis percakton cilat shqisat kemi me te zhvilluara.
Neuroshkencat • Disa specie ndijojne nje energji qe njerezit nuk e ndijojne dot: • Bletet shohin rreze ultraviolete • Gjarperinjte ndjejne energjine e rrezeve infra • Macet dhe qente ndjejne tinguj me frekuence shume te larte • Zogjte, turtujt dhe amfibet perdorin fusha manjetike per te levizur • Elefantet degjojne tinguj me frekuence shume te ulet; ne ate frekuence edhe komunikojne.
Neuroshkenca e perceptimit • Doktrina e nervave specifike te energjise (Müller, 1801–1858): natyra e nje ndijimi varet se ne cilen fiber ndijore eshte stimuluar dhe jo sa fibra jane stimuluar.
Neuroshkenca e perceptimit • Transduktoret e ndijimit: nje receptor qe konverton energjine nga mjedisi ne aktivitet neural.
Neuroshkenca e perceptimit • Adaptim: nje ndryshim ne ndjeshmeri shkaktuar nga stimulimi I vazhdueshem. • Mund te kemi renie ne ndjeshmeri shkaktuar nga stimulimi: adaptimi I drites, ose nje rritje ne ndjeshmeri shkaktuar nga stimulimi: adaptimi ne erresire.
12 nervat kranore I 1S Introduction to Perception
Procesi i perceptimit Trestadeperceptimi: Receptimi Transduktimi Koodimi
Talamusi eshte stacioni i kembimit per rruget qe vene e vijne nga korteksi. Ne kete zone arrijne fashat nervore qe transportojne ndjeshmerine e pergjithshme dhe ndjeshmerite specifike (akustike, vizive, shijuese), nga periferia ne korteks. Talamusi permban pjesen me te madhe te trupave qelizore qe dergojne informacione ne korteks. 5. Korteksi cerebral merr inputet dhe prodhon ndijimin dhe perceptimin Talamusi proceson dhe leshon pergjigjen neurale 4. Energjia permban informacion mbi boten 3. Nervat ndijore trasferojne aktivitetin e koduar ne SNQ 1. Struktura hyrese modifikojne energjine 2. Receptoret transduktojne energjine ne pergjgje neurale
Perceptim • Organet e ndijimit perfaqesojne bazen biologjike te perceptimit. • Tek njeriu maturohen ne 4-5 muajt e pare te jetes. Informacionet e regjistruara nga organet e ndijimit, specie-specifike, integrohen nepermjet procesit perceptiv, qe funksionon si i paraprogramuar ne baze te karakteristikave biologjike.
Disa dukuri perceptuese • A. pse e perceptojme boten si te vazhdueshme kur receptoret tane kane nderprerje, te vogla apo te medha mes eventeve? • B. pse hena duket me e madhe ne horizont sesa kur eshte mbi kokat tona? • C. duke qene se perceptojme shume iluzione si mund t’i besojme shqisave tona?
Orientimepsikologjike per perceptimin • A. shkolla Gestalt • B. orientimi i perceptimit te drejperdrejte • Orientimi Gibsonian • C. orientimi i perceptimit indirekt • Paradigma HIP • Orientimi kompjuterik
Shkolla e Gestalt • A. holistik, pjeset perberese konsiderohen si te ndryshme nga bashkesia qe formojne • B. principet strukturore te perceptimit • Figure-Sfond • Ngjashmeri- Perafersi • Eksperienca – figure e mire • E thjeshte, e rregullt, e barabarte etj.
Orientimi gibsonian • A. informacion i mjaftueshem ne nje stimul natyral per t’u pare me kujdes. • B. nuk nevojiten struktura analitike ne tru. Visual array permban gjithe informacionin e duhur per nje perceptim te kujdesshem. • C. perceptimi ne laborator nuk jep te njejtat rezultate si perceptimi ne natyre.
Paradigma HIP • A. bazohet ne analogjine me kompjuterin • Konsideron inputin e stimulit, procesimin e tij ne organizem, dhe reagimin me output. • Qellimi: te zbuloje procesimin perceptual te nevojshem per perceptimin. • B. jo holistik, por analitik. • C. menyra tipike ne te cilen problemet perceptive analizohen dendur.
Orientimi kompjuterik • A. gjithashtu I bazuar ne konceptimin e trurit si analogji e kompjuterit. • B. perpiqet te zbuloje stadet perceptive te nevojshme per te vendosur c’eshte stimuli. Ashtu si HIP. • C. studiuesit e ketij orientimi perpiqen te krijojne modele qe te permbajne karakteristika neurofiziologjike dhe gjithashtu te shpjegojne perceptimin.
Lloje te qendrueshmerise perceptive • Qendrueshmeria e madhesise • Qendrueshmeria e formes • Qendrueshmeria e ndricimit • Qendrueshmeria e ngjyres
Qendrueshmeria e madhesise • Ruajtja e tipareve ne permasat e konstruktit te objekteve gjate perceptimit te tyre, pavaresisht nga gjendja ne te cilen ndodhen
Qendrueshmeria e formes • Perceptojme objektet sikur kane nje forme te qendrueshme edhe nese i shohim nga kende te ndryshme vezhgimi • Faktori i thellesise
Qendrueshmeria e ndricimit • Perceptim konstant pavaresisht ndryshimeve ne shkallen e ndricimit
Qendrueshmeria e ngjyres • Prirje perceptuese per te pare objektet e njohura sikur kane vazhdimisht te njejten ngjyre pavaresisht nga intensiteti i ndricimit
Permbajtja e perceptimit • Bashkesi e funksioneve psikologjike qe lejojne organizmin te marre vazhdimisht informacionin e nevojshem per gjendjen dhe ndryshimet qe ndodhin ne mjedisin e jashtem apo te brendshem • Sjellja jone ne jeten e perditshme eshte totalisht e varur nga perceptimi
Pershtypja e pare • Perceptim ne vija te trasha, ne pergjithesi • Ka efekt paraveprues • Jemi te prirur per te vezhguar sjelljen, te te tjereve dhe tonen • Efekti halo: jehona e imazhit te pare. Perdorim njohurite fillestare ne pergjithesimin e objektit apo individit ne njohjen e metejshme • Principi polkjanna: prirja e njeriut per te ngjyrosur perceptimet e veta siguri, kenaqesi, mbrojtje
Pervoja • Perdorim rregullisht eksperiencen e kaluar ne perceptim • Ne baze te pervojes mund te perceptojme si objekte reale disa sisteme ngacmimi • Ndihmon ne kuptim • Pritshmeria perceptuese: kulmi i pervojave njohese. Na drejton ne perceptim nga nje perspektive teresore dhe unike. Bazohet ne gjykime paraprake, perpunime mendore etj.
Nevojat, motivet, interesat • Ndikojne ne perceptim • Ndikojne ne perzgjedhjen e stimujve, ne organizimin e ngacmimeve, dhe ne interpretim • Synimi: pershtatja sa me e mire dhe e shpejte me ambientin
Llojet e perceptimeve • Perceptimi i hapesires • Perceptimi i madhesise • Perceptimi i formes • Perceptimi i largesise dhe thellesise • Perceptimi i kohes • Perceptimi i vetes dhe te tjereve
Perceptimi i hapesires • Perceptim me vetedije i formes, madhesise, dhe vendosjes se sendeve ne realitetin objektiv.
Perceptimi i formes • Realizohet nepermjet analizatoreve shqisore dhe motorike • Midis sendit qe perceptohet dhe paraqitjeve te tyre mendore ka nderthurje
Perceptimi i madhesise • Vetedije e subjektit per te kapur permasat e nje sendi • Gjeresia • Gjatesia • Lartesia
Perceptimi i thellesise dhe largesise • Perceptimi 3D • Ne varesi te ketyre elementeve pozicionohemi per te patur nje pershtatshmeri me te mire me ambientin
Perceptimi i kohes • Ka te beje me zgjatjen ne njesi kohe te ngjarjes qe perceptohet drejtperdrejt nga shqisat tona
Perceptimi i vetes dhe te tjereve • Objekti njohes vetja • Perceptim i tipareve dhe menyrave te sjelljes
Iluzionet perceptive • Perceptime te deformuara te realitetit qe terheqin ne menyre te vecante vemendjen tone • Keqinterpretim i stimujve
3 lloj iluzionesh • Iluzione shqisore • Iluzione operative • Deluzionet
Perceptimi jashteshqisor • Shqisa e gjashte • Kap stimuj, informacione jashte sferes normale te sistemit shqisor • Telepati • Halucinacione • Prodhohet nga nje energji e brendshme trupore