1 / 25

Psikologji komunikimi

Psikologji komunikimi. Leksioni i tretë. 3 kategori t ë sjelljes s ë njeriut: Sjellje komunikative: sjellja e lidhur me shk ë mbimin e informacioneve, t ë p ë rfshir ë n ë p ër dorimin e nj ë kodi

toril
Télécharger la présentation

Psikologji komunikimi

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Psikologji komunikimi Leksioni i tretë

  2. 3 kategori të sjelljes së njeriut: • Sjellje komunikative: sjellja e lidhur me shkëmbimin e informacioneve, të përfshirë në përdorimin e një kodi • Sjellje ndërvepruese: sjellja e perceptuar konkretisht nga çdo pjesëmarrës në ndërveprim • Sjellja informative: sjellja që përbën informacion të vërtetë dhe jo urë kalimi për një informacion tjetër Van Cranach

  3. Komunikimi gjuhësor pikë së pari është një komunikim qëllimesh (Parisi, 1974) Allwood: 3 lloje qëllimesh në komunikim: • Qëllimet në lidhje me përmbajtjen komunikative • Statusi komunikativ • Qëllimet instrumentale Koncepti i qëllimshmërisë

  4. Dallojmë tre përmasa që janë të pranishme në një akt komunikimi: • Shprehëse: dërguesi dërgon informacione për identitetin e tij fizik e shoqëror dhe shpreh dëshira, emocione, shpresa etj. • Evokative: influencë mbi marrësin me qëllim për t’i ndryshuar bindjet • E detyrimit: mesazhi paralajmëron marrësin për detyrimet qe ai ka ndaj dërguesit Në lidhje me përmbajtjen komunikative

  5. Dy dukuri: • Vetëdija komunikative: shkalla e qëllimshmërisë apo e pjesëmarrjes së ndërgjegjes në komunikim • Përzgjedhja e informacionit: informacioni që duhet transmetuar përzgjidhet në sajë të shkallës së rëndësisë së tij. Për ta evidentuar përdoret intonacioni dhe rendi i fjalëve Në lidhje me statusin komunikativ

  6. Shërben si lidhës dhe ndërthurës i qëllimeve të dy llojeve të mësipërm. Qëllimshmëria instrumentale është e lidhur ngushtë me formën që merr sjellja dhe mënyrën sesi ajo i përshtatet kontekstit. Në lidhje me qëllimet instrumentale

  7. Proces dinamik, aktiv, kompleks, i vetëdijshëm që kërkon vëmendje të përqëndruar dhe përpjekje për të mbledhur të dhënat e nevojshme rreth kuptimit të mesazhit. • Pas perceptimit dhe dëshifrimit dekodimi ka të bëjë me rindërtimin e kuptimit që synonte të jepte akti i dhënies së mesazhit. Pra, dekodimi nënkupton njohjen e gjuhës dhe sjelljes së tjetrit. • Njohja perceptive ndihmohet edhe nga njohja semantike. Procesi i dekodimit

  8. Shoqërohet nga një proces përzgjedhjeje, organizimi dhe interpretimi të shenjave dhe përcaktohet nga: • Faktori i ndjeshmërisë fizike të individit • Faktori i vëmendjes përzgjedhëse. Pra, nga përzgjedhja që i bëhet sinjalit në një situatë të caktuar. • Faktori i kategorizimit. Ka të bëjë me regjistrimin e të gjithë sinjaleve (proces i pandërgjegjshëm), dhe një proces i mëpasshëm që e quajmë sintezë, që ka të bëjë me përqëndrimin e vëmendjes mbi disa sinjale. Procesi i dekodimit

  9. Bën përzgjedhjen e sinjaleve dmth., cilësimin e tipareve të veçanta; • Proces krijues. Marrësi «krijon» duke i dhënë një kuptim mesazhit me mënyrën sesi i sheh dhe organizon shenjat; • Varet nga konteksti dhe personaliteti i marrësit. Kategorizimi

  10. Është mjedisi fiziko-mjedisor që mundëson transmetimin e një informacioni ose të një mesazhi. Ështëçdo lloj sjelljeje e cila merr vazhdimisht një kuptim nga një dërgues apo marrës. • Kanali mund të jetë verbal dhe joverbal, i dëgjimit, pamor, olfativ, i të prekurit. • Fraser: kanal zanor-dëgjimor dhe kanal pamor-gjestual. Kanali

  11. Përfshin një aparat fizik që transmeton mesazhe të kodifikuara; • Koncepti i aftësisë së kanalit: i referohet sasisë së informacionit që ai mund të transmetojë në një njësi të caktuar kohe; • Koncepti i shpejtësisë së kanalit: ka të bëjë me efektshmërinë e kanalit për të tejçuar informacionin në lloje të ndryshme komunikimi (kv-kjv). Kanali

  12. Është situata e cila ndikon dukshëm në tërësinë e aspekteve të sjelljes. Sistem i vogël ndërveprimi i drejtpërdrejtë, i pranuar nga gjithë pjesëmarrësit. Bashkësi të organizuara që funksionojnë si sisteme referimi për përbërësit e tyre. • Përbëhet nga: mjedisi, pjesëmarrësit dhe qëllimi. Ky i fundit është koncepti më i rëndësishëm dhe vë në lëvizje dy të tjerët Konteksti

  13. Udhëheqës i veprimtarisë subjektive në një shkëmbim komunikativ, i vendosur në dy nivele. • Si bashkësi e llojeve të aktivitetit në përgjithësi • Si bashkësi e llojeve të aktivitetit në lidhje me një aspekt të veçantë të bisedës. Kjo ndarje lejon analizën e ndryshimeve të llojit gjuhësor dhe jashtëgjuhësor sipas situatave Qëllimi i kontekstit

  14. Fenomen gjuhësor që lejon anëtarët e një komuniteti dy ose me shumë gjuhësh të kalojnë nga një gjuhë apo dialekt në një tjetër. • Cazacu: 2 nivele kontekstesh: • Konteksti eksplicit (kv dhe kjv) • Konteksti implicit (më i gjerë). Përmban gjithçka që njeh marrësi, në lidhje me dërguesin Code-switching (Ndryshimi i gjuhës)

  15. Përcakton zgjedhjen e një fjale të caktuar. Duke i saktësuar kuptimin; • Individualizon kuptimin, duke zgjedhur nocionin më të veçantë nga tërësia e nocioneve; • Plotëson kuptimin, me anë të ngjyrimeve të ndryshme të gjithçkaje rreth fjalës; • Mundëson kuptimin e fjalës ose e krijon vetë kuptimin e fjalës. Pra, mbush boshllëqet e fjalës; • Shndërron kuptimin. 5 funksionet e kontekstit

  16. Mesazhi: ide, ndjenja, mendime, shprehje, sjellje, qëndrime të dërguara nga një person dhe të marra nga një tjetër • Tre lloje mesazhesh: • Verbale • Joverbale • Vokale Komunikimi proces i dërgimit dhe marrjes së mesazhit

  17. Mesazhi dërgohet me anë të fjalëve • Pjesë e komunikimit verbal. • Një mesazh verbal i suksesshëm është kur edhe dëgjuesi është aktiv (ndjek dhe kupton) Mesazhet verbale

  18. Pjesë të komunikimit joverbal • Nuk përdoren fjalët. Tejçohet me anë të lëvizjeve, gjesteve, pozicionit. • Plotësues i komunikimit verbal; • Ka fuqi të ndryshojë kuptimin e komunikimit verbal; • Shpreh suksesshëm emocionet. Mesazhet joverbale

  19. Përfshin lëvizjet e trupit • Shprehjet e fytyrës • Pauzat • Pamja e jashtme, veshja • Plotëson, modifikon, mbështet dhe forcon komunikimin verbal • Mund të krijohet nga ambienti Komunikimi joverbal

  20. Kryhen me anë të zërit • Zëri, psherëtimat, mërmëritjet, hezitimet, ritmi i zërit • Ndikohet nga gjendja emocionale Mesazhet vokale

  21. Mesazhi verbal – përmbajtja • Mesazhi joverbal – forma • Mesazhi vokal – emocioni • Kombinimi i dy të parave është një mjet i fuqishëm në transmetimin e informacionit Mesazhet

  22. Efikas Joefikas Komunikimi

  23. Përfshin një dërgues të qartë • Procesin e dërgimit të mesazheve • Procesin e marrjes së mesazheve • Dëgjues aktiv (ndjek dhe kupton) Komunikimi efikas

  24. Ndikohet nga sjellja e marrësit • Marrësi ndikohet nga statusi i dërguesit • Respekti • Interesi • Kemi kur nuk ndërpresim tjetrin edhe nëse nuk jemi dakord • Shënimet • Aftësi e dërguesit të tërheqë vëmendjen dhe interesin e tjetrit • Eliminim i fjalëve (mesazheve) të panevojshme, të tepërta Komunikimi efikas

  25. Qëllimi i bisedës • Organizimi i mendimeve • Dëgjimi i feedback • Eliminimi i fjalëve të përsëritura (jo gjithmonë, varet nga aftësia e dërguesit për të kuptuar ku humbet interesin e marrësit) Faza të komunikimit efikas

More Related