120 likes | 273 Vues
Lvizja ndrkombtare e faktorve . Deri m tani kemi shqyrtuar tregtin ndrkombtare, q do t thot jemi fokusuar n shkaqet dhe efektet e shkmbimeve ndrkombtare t mallrave dhe shrbimeve. Megjithat, lvizja e mallrave dhe shrbimeve nuk sht e vetmja mnyr e integrimit ndrkombtar.N
E N D
1. Lëvizja ndërkombëtare e faktorëve Dr. Jetmir Likaj
2. Lëvizja ndërkombëtare e faktorëve Deri më tani kemi shqyrtuar tregtinë ndërkombëtare, që do të thotë jemi fokusuar në shkaqet dhe efektet e shkëmbimeve ndërkombëtare të mallrave dhe shërbimeve.
Megjithatë, lëvizja e mallrave dhe shërbimeve nuk është e vetmja mënyrë e integrimit ndërkombëtar.
Në këtë kapitull do të shqyrtojmë një mënyrë tjetër të integrimit, që është lëvizja ndërkombëtare e faktorëve të prodhimit
3. Lëvizjet ndërkombëtare të kapitalit përmes investimeve të huaja të drejtpërdrejta dhe korporatave multinacionale INVESTIMET E HUAJA NË KINË: NJË GJË “E MIRË” APO “E KEQE” PËR PERSPEKTIVËN KINEZE?
Shumë pak shtete apo edhe asnjë shtet, kanë përjetuar rritje të shpejtë ekonomike të ngjashme me atë që Kina ka arritur nga fundi i viteve të 1970-ta e deri më sot.
Këto janë norma të rritjes të cilat prodhojnë dyfishin e BPV-së çdo shtatë vite! Përderisa në vitin 2010 në Kinë niveli prej 2,360$ i të ardhurave për kokë banori ishte akoma tepër i ulët në krahasim me atë të shteteve
4. A ka bërë mirë Kina që ka lejuar që investimet e huaja të hyjnë me një masë kaq të madhe në vend?
Në këtë kapitull do të analizojmë shkaqet dhe pasojat e përgjithshme ekonomike të fluksit të kapitalit dhe punës përtej kufijve të vendit,
5. Definicioni I levizjes se kapitalit Kur flasim për lëvizjen ndërkombëtare të “kapitalit”, duhet të bëjmë dallimin mes dy llojeve të lëvizjeve të kapitalit:
investimet e drejtpërdrejta të huaja dhe
investimet portfolio.
6. Arsyet e lëvizjes ndërkombëtare të kapitalit Firmat do të investojnë si përgjigje ndaj tregjeve të mëdha që zhvillohen me shpejtësi.
Një arsye tjetër për investime të drejtpërdrejta të huaja në një vend është që firma e huaj mund të siguroj qasje në minerale apo depozita të lëndës së parë
Barrierat tarifore edhe jotarifore në vendin pranues gjithashtu mund të nxisin hyrje të investimeve të drejtpërdrejta të huaja.
Një firmë e huaj mund të shqyrtojë mundësinë e investimit në një vend pranues të investimeve nëse ai vend ka paga relativisht të ulëta,
7. Arsyet e lëvizjes ndërkombëtare të kapitalit Firmat gjithashtu pretendojnë që kanë nevojë të investojnë jashtë vendit me qëllim që të mbrojnë pjesëmarrjen në treg
Po ashtu është sugjeruar që firmat ndoshta synojnë të investojnë jashtë si mënyrë për diversifikimin e rreziqeve
8. Dhe në fund, për firmat e huaja investimet në një vend pranues mund të jenë profitabile për shkak të disa aftësive specifike ( gjuha, edukimi) apo aseteve specifike që ia mundësojnë firmës së huaj të punojnë më mirë se sa firmat vendore të atij vendi
8. Beneficionet e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Prodhim i rritur.
Pagat më të larta..
Rritja e nivelit të punësimit.
Eksporte të shtuara
Të hyra më të larta nga tatimet
Ofrimi i aftësive teknike dhe menaxheriale,
Dobësimi i fuqisë së monopolit vendor
9. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Ndikimi negativ në kushtet tregtare të mallrave në vendin pranues
Një gjë e tillë ndodh nëse investimi shkon për prodhimin e mallrave për eksport dhe kur vendi është një eksportues i madh i atyre mallrave. Pra, eksportet e rritura ulin çmimet e eksporteve në krahasim me çmimet e importeve.
Kursime të reduktuara vendore.
- Pretendimi, në aspektin e një vendi në zhvillim, është që hyrja e kapitalit të huaj mund të bëjë që qeveria vendore të ulë përpjekjet e veta për të gjeneruar kursime më të mëdha vendore.
10. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Investim i reduktuar vendor.
- Shpesh firma e huaj mund të financojë pjesërisht investimet e drejtpërdrejta duke huazuar fonde nga tregu kapital i vendit pranues.
4. Paqëndrueshmëria e bilancit të pagesave dhe e normës së këmbimit.
- Kur investimet e drejtpërdrejta të huaja vijnë në vend, ato zakonisht sjellin edhe këmbimin valutor, duke përmirësuar kështu bilancin e pagesave apo duke ngritur vlerën e valutës së vendit pranues në tregun valutor
11. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Humbja e kontrollit mbi politikat vendore
Për shembull kjo akuzë i është ngarkuar fuqimisht investimeve të drejtpërdrejta të ShBA-së të bëra në Evropë në vitet e 1960-ta dhe shpesh i ngarkohet IDH-së të SHBA-ve në vendet në zhvillim.
6. Rritja e nivelit të papunësisë. Ky argument zakonisht bëhet në kontekst të vendeve në zhvillim. Firma e huaj mund të sjellë teknikat e saj me kapital intensiv
12. Kostot e mundshme nga investimet e drejtpërdrejta të huaja Krijimi i monopolit vendor.
konkurruese vendore për shkak të disa përparësive të caktuara (si për shembull në teknologji) dhe t’i largojë firmat vendore nga industria.
8. Vëmendje jo adekuate ndaj zhvillimit të arsimimit dhe aftësimit vendor.