90 likes | 665 Vues
Universiteti ”Planetar” Departamenti i Shkencave të Edukimit. LEKSIONI 11 -12 : Ritmet 3/8 dhe 6/8 Ma. Majlinda Hala. Ritmi 3/8. Koha 3/8 rrihet si koha 3/4 në tri lëvizje, por me një ndryshim, sepse çdo lëvizje është e përbërë me vlerën 1/8. Koha 3/8 masa ndahet në tri rrahje (lëvizje
E N D
Universiteti ”Planetar”Departamenti i Shkencave të Edukimit LEKSIONI 11 -12: Ritmet 3/8 dhe 6/8 Ma. Majlinda Hala
Ritmi 3/8 Koha 3/8 rrihet si koha 3/4 në tri lëvizje, por me një ndryshim, sepse çdo lëvizje është e përbërë me vlerën 1/8. Koha 3/8 masa ndahet në tri rrahje (lëvizje dore), si në kohën 3/4, ku çdo lëvizje është e barabartë me një notë tetëshe. Koha 3/8 ka tre thekse: të fortë, të butë, të butë.
Ritmi apo koha 3/8 është një thyesë ku numri lart tregon lëvizjen e dorës dhe numri poshtë tregon vlerën ritmike të saj. Koha ose rrahja 3/8, ka tri lëvizje dhe rrihet në tri kohë ose tri goditje. Koha e parë ose lëvizja e parë e dorës është poshtë. Koha e dytë ose lëvizja e dytë e dorës është djathtas. Koha e tretë ose lëvizja e tretë e dorës është lart.
Ritmi 6/8 Ritme të përbëra quhen ato ritme që formohen nga bashkimi i dy ose më shumë masave ose të ritmeve të thjeshta. Ritmet e thjeshta janë: 2/2, 2/4, 2/8 si dhe 3/2, 3/8, 3/8 Bashkimi i dy masave në kohën 3/8 jep kohën ose ritmin 6/8. Ritmi ose koha 6/8 ndahet në 2 ose gjashtë lëvizje. Kur ritmi 6/8 ndahet në dy lëvizje dhe çdo lëvizje përmban vlerën e 3/8. Kjo përdoret zakonisht në një pjesë muzikore të shpejtë. Kur ritmi 6/8 ndahet në 6 lëvizje çdo lëvizje i përgjigjet tri notave tetëshe dmth: 3 lëvizje lart dhe 3 lëvizje posht.
Koha 6/8 rrihet si koha 2/4 në dy lëvizje. Edhe në këtë ritmë kemi theks të fortë dhe të butë. Një - dy Një – dy –tre Një – dy -tre
Koha 6/8 formohet nga kombinimi i vlerave të notave dhe pushimeve të ndryshme. Taaa –Taaa Taa - Ta Taa –Ta Taaa - taa a Taa es es Taa Ta - ta - ta Ta - ta - ta