1 / 30

UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS

UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS. FAKULTETI I EDUKIMIT DHE SHKENCAVE SOCIALE. TEORI PERSONALITETI. Kapitulli 1: Origjina e Psikologjisë së Personalitetit. Personalitet. Tërësi a e karakteristikave tipike të një personi, që e bëjnë atë unik dhe të ndryshëm nga të tjerët.

axel
Télécharger la présentation

UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. UNIVERSITETI PLANETAR I TIRANËS FAKULTETI I EDUKIMIT DHE SHKENCAVE SOCIALE TEORI PERSONALITETI Kapitulli 1: Origjina e Psikologjisë së Personalitetit

  2. Personalitet • Tërësiae karakteristikave tipike të një personi, që e bëjnë atë unik dhe të ndryshëm nga të tjerët. • Është një mënyrë të qëni, të njohjes së ambientit dhe të veprimit (sentimente, mendime, sjellje), që garanton unicitet, koeherencë, vazhdimësi, stabilitet dhe planifikim të marrëdhënieve të individit me ambientin.

  3. Personalitet • Është një konstrukt që kryhet gjatë zhvillimit individual nëpërmjet bashkëveprimit të vazhdueshëm që realizohet ndërmjet organizmit dhe ambientit, dhe ku personi merr pjesë në mënyrë aktive • Dallojmë dy aspekte të personalitetit: struktural dhe dinamik

  4. Struktural • Ka të bëjë me paraqitjen e personalitetit dhe si identifikohet në tiparet, që janë elementët e dallueshëm të personalitetit. • Koncepti i tipareve është themelor në psikologjinë e personalitetit, dhe tregon një mënyrë veprimi, aktivizimi, relativisht të pavarur nga rrethanat. Tiparet kanë tendencën të përpunojnë informacionet, të shprehin emocionet dhe ndjenjat, të veprojnë dhe reagojnë në mënyrë relativisht uniforme

  5. Dinamik • Ka të bëjë me funksionimin e personalitetit si sistem autorregullues dhe i autoreferueshëm, dhe i aftë të bashkëveprojë me ambientin me qëllim arritjen e objektivave personalë.

  6. Faza e përkufizimit • Faza e kërkimit të përkufizimit me eksponentët kryesorë si Allport dhe Murray që u munduan të kalonin limitet e kërkimit në laborator • Në këtë fazë psikanaliza përbën modelin bazë

  7. Faza e mikroteorive • Faza e mikroteorive që zhvillohet kryesisht në vitet ’40-’70 me një ecuri parabolike. Kulmin e vet e pati në vitet ’50 dhe më pas erdhi dukë rënë, për faktin se ra interesi për të sinkronizuar studimin e zhvillimeve sociale dhe kulturore (antropologji, sociologji) me ato të sjelljeve individuale (psikologjia), si dhe sinkronizimin e perspektivave teorike shumë të diversifikuara me prinicipet e psikologjisë shkencore.

  8. Faza bashkëkohore • Vërtitet rreth kompleksitetit dhe pluralizmit metodologjik të viteve ’80, kuriozitetit për diferencat individuale, rinovimit të interesit për studimin e rasteve të veçuara, dhe për teknikat e reja të përpunimit.

  9. Metodat e kërkimit • Perpunim i teorive • Studim rastesh klinike (kerkimi klinik) • Testet e personalitetit • Kerkimet eksperimentale ne laborator

  10. Teoria psikodinamike e Freud • Psikologjia e Egos (A.Freud, Hartmann) • Stern dhe Lichtenberg mbeshtetes te konceptit te Vetes si organizator i zhvillimit psikobiologjik • Hartmann: dallim mes Egos dhe Vetes • Mahler: ndarje-individualitet per Veten • Winnicott: gjiri i mire dhe gjiri i keq • Erikson: zhvillimi psikosocial

  11. Dimensioni historik-evolutiv • Vemendje ndaj dimensionit relacional te botes se brendshme • Dy perspektiva: relacioni me objektet dhe perspektiva nderpersonale • Klein: lidhja me objektet • Relacionet sociale dhe ato ambientale • Nderveprimi mes dy boteve • Bota e brendshme e femijes formohet qe ne muajt e pare te jetes • Objektivi i vertete: relacioni me tjetrin

  12. Teoritë e tipareve, faktorëve etj. • Personaliteti formohet si rezultat i kombinimit të tipareve që karakterizojnë arkitekturën e përgjithshme

  13. Allport • Allport dallon dy orientime, nomotetik dhe idiografik. I pari bën fjalë për karakterin përgjithësues të tipareve ndërsa idiografiku ka të bëjë me studimin e tipareve në rastin e veçuar, singolar, vë theksin mbi kompleksitetin individual. Allport thekson se personaliteti ka një organizim dinamik, dhe është i influencuar nga ambienti social, faktorët biologjikë dhe psikologjikë. • Koncept bazë i teorisë së tij është principi i autonomisë funksionale, që tregon se sjellja, fillimisht e motivuar nga një nevojë mund të bëhet për personin një qëllim për t’u arritur.

  14. Murray • Murray i kushton më rëndësi analizës së kontekstit • Koncepte bazë të teorisë së tij janë presioni ambiental dhe koncepti i fushës.

  15. Cattell • Orientim sasior • Catell me anë të analizës faktoriale izolon një numër të konsiderueshëm tiparesh dhe përcakton ndikimin e tyre nga ana statistikore në strukturën mendore. • Catell përcakton 16 tipare të personalitetit (16personality factors), dhe në sajë të kombinimit të tyre bën analizën faktoriale.

  16. Guilford • Teoria e tij multifaktoriale të strukturës së intelektit • Studimet mbi kreativitetin

  17. Hans Eysenck • Ndërtoi një model global të personalitetit, duke përfshirë dhe përbërësit biogjenetikë • Modeli i tij ka një numër të reduktuar dimensionesh, të cilat janë tre: ekstroversion, neuroticizëm dhe psikoticizëm • Studimi i personalitetit koinçidon me studimin e temperamentit dhe inteligjencës të cilave u atribuon një bazë solide gjenetike.

  18. Cloninger • Merr në konsideratë derivatët biologjikë a) kërkimi i të resë b) shmangia e situatës së pakënaqshme (evitimi i dëmit) c) varësia nga rikompensimi

  19. Wiggins • Propozon një model rrethor të tipareve ndërpersonale me dy akse kryesore: a) aktivizim-pasivitet, dhe b) afrim-largim ndaj të tjerëve • Këto dy strategji motivacionale furnizojnë koordinatat për të kuptuar sjelljen ndërpersonale. Kombinimi i tyre sjell 8 lloje relacionesh ndërpersonale ku nuk ekziston ekuilibri por, aty ku një dimension është më i përqëndruar, atij i korrespondon ai lloj tipari i personalitetit.

  20. Big Five • 5 faktorë: • Ekstroversion-introversion • Socializim-asocializim • Ndërgjegjshmëri-pandërgjegjshmëri • Stabilitet emotiv-instabilitet • Kultura (ose intelekti, ose prirje për eksperienca) - mungesë interesi ndaj të resë

  21. Millon • Ndërton personalitetin në tre pole: • Aktiv-pasiv • Vetja-objekti • Kënaqësi-pakënaqësi

  22. Teoritë konjitivo-sociale etj. • Teoritëme karakterkonjitiv, bihejvioristdheevolutiv • Piaget, Vygotskij, Bowlbyqëkanëdhënëkontributin e tyre me teoritëpërzhvilliminevolutivdhekonjitivtëfëmijës

  23. Bowlby • Teoria e atashimit • Kjo teori vë theksin tek ideja se ekziston një tendencë e parëlindur në qënien njerëzore që kërkon pranë një figurë mbrojtëse si pikë referimi në situata rreziku, frike, tensioni etj. • Nuk eshte e lidhur me eksperienca të kaluara të realizimit të një nevoje primare, por, paraqet një nevojë primare. Fëmija ndonjëherë nuk kërkon nënën për t’u ushqyer por, për të marrë ngrohtësi, siguri, mbrojtje

  24. Mary Ainsworth • Strange Situation • Kjo teknikë përbëhet nga 8 lloje dipendencash që përshkruajnë gjendjen e fëmijës gjatë dipendencës nga e ëma. • Në bazë të llojit te varësisë që fëmija krijon në sajë të lidhjes me të ëmën formohet baza për personalitetin e ardhshëm.

  25. Mary Main • Adult attachment interview, AAI, intervista e dipendencës e adultit. • Teori të dipendencës, për moshat madhore, ose adulte. • Bëhet fjalë për një investigim tek pacienti të historisë së eksperiencave të tij fëminore dhe të rolit që ato luajnë në personalitetin e personit në moshë madhore.

  26. Teoritëbihejvioriste • Watson, Tolman, Hull etj • Hiqnin dorë nga introspeksioni dhe bazoheshin në formimin e personalitetit tek sjellja dhe eksperienca

  27. Bandura • Teoria e konjicionit social • Sjellja konfigurohet si një ndërthurje e ambientit, personit dhe sjelljes së tij. Karakteristika të teorisë së tij ishin imitimi dhe modelimi.

  28. Staats • personaliteti formohej nga ndërthurja e tre fushave • linguistike-konjitive • emotive-motivacionale • senso-motore

  29. Neisser • “Njohuri dhe realitet” • 5 variante të vetes: • vetja ekologjike • vetja ndërpersonale, • vetja kohore, • vetja personale (private), • vetja konceptuale

More Related