1 / 13

Strategjitë e kërkimit në Internet

Strategjitë e kërkimit në Internet. Një guide, për të gjetur informacionin e nevojshëm në Internet. Universiteti Planetar i Tiranës teutabraco@gmail.com. Ç’është Interneti ?.

Télécharger la présentation

Strategjitë e kërkimit në Internet

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Strategjitë e kërkimit në Internet Një guide, për të gjetur informacionin e nevojshëm në Internet Universiteti Planetar i Tiranës teutabraco@gmail.com

  2. Ç’ështëInterneti? Interneti është një sistem global i rrjeteve që lidh kompjuterat rreth botës me anë të një protokollitë caktuar (TCP / IP). Ai u shërben miliarda përdoruesve në mbarë botën. Është rrjeti i rrjeteve që përbëhet nga miliona rrjete privatë, publike, të biznesit akademike, si dhe rrjeteve qeveritare, në të gjitha fushat globale. Interneti mbart një gamë të gjerë të burimeve të informacionit dhe shërbimeve. Është një burim i fuqishëm online nga i cili marrim informacione të dobishme. Por është e rëndësishme në edukim, të mësojmë si të kryejmë një kërkim efektiv në Internet për të zbuluar burime mësimore shtesë.

  3. Ç’është një “Makinë Kërkimi”? (“Search Engine”? Sipas “American Heritage Dictionary”, njëmakinëkërkimiështë: 1. një program (softwer) qëkërkonnjëbazëtëdhënashdhembledh e raportoninformacioninqëajopërmbanapoështëilidhur me termaspecifike, 2. një website, funksioniprimaritëcilitështëofrimiinjëmakinekërkimipërmbledhjendheraportimin e informacionitqëndodhetnë Internet aponënjëpjesëtëInternetit”                                                           --http://www.bartleby.com

  4. Do të thotë…. • Një “Makinë Kërkimi” është një Program Kompjuterik, i projektuar për të kërkuar, mbledhur dhe raportuar informacion në World Wide Web (WWW). • Shembuj “Makinash Kërkimi”: www.google.com www.yahoo.com www.altavista.com www.alltheweb.com

  5. Si t’i formulojmë kërkesat? • Identifikoni konceptet tuaja.Kur kryeni një kërkim të një teme të caktuar, ju duhet tandani temën në konceptet përbërëse të saj. • Radhisni fjalët kyç për çdo koncept.Pasi të keni identifikuar konceptet tuaja, ju duhet të listoni fjalët kyç, të cilat përshkruajnë çdo koncept. Disa koncepte mund të kenë vetëm një fjalë, ndërsa të tjerët mund të kenë shumë. • Specifikoni lidhjen logjike midis fjalëve kyç.Pasi keni identifikuar fjalët kyç që doni të kërkoni, duhet të krijoni marrëdhënien logjike midis tyre. Termi zyrtat për këtë është logjika Boolean-e, e cila ju lejon të specifikoni marrëdhëniet midis termave të kërkimit duke përdorur ndonjë nga tre operatorët logjike: AND (DHE), OR (OSE), NOT (JO).

  6. Tre operatorët logjikë Boolean Edhe OSE JO

  7. Fjalët Kyç (Keywords) • Fjalët kyç: Sipas “American Heritage Dictionary”, një Fjalë Kyç është: “një fjalëpërshkruese; një fjalë e përdorur si pikë referimi për të gjetur fjalë apo informacion tjetër"                                     --http://www.bartleby.com • Me fjalë të tjera ato janë fjalë që ju dëshironi që ”mkina” t’ i kërkojë në një dokument.

  8. Strategjitë e kërkimit Mënyra më e lehtë e kërkimit, duke përdorur një makinë kërkimi, është përdorimi i fjalëkyçeve dhe termave të kërkimit. Më poshtë jepen disa strategjiqë ndihmojnë në suksesin e kërkimit: • Të përdoren termat sa më të qarta për kërkimin. Psh, nëse kërkohen fakte mbi temën “STANDARDET E PËRGJITHSHME TË EDUKIMIT DHE ARSIMIT PARASHKOLLOR NË SHQIPËRI”, si terma kërkimi duhet të përdoren “Edukimi”, “Edukimi i Parashkollorëve”, “Arsimi”, “Standardet e edukimit”, Standardet e arsimit”, Standard” të cilat duhet të ndahen në fjalë kyç. • Kërkimi nuk duhet të jetë shumë i përgjithshëm. Nëse duhen fakte mbi “Edukimin e parashkollorëve”, të mos përdoret vetëm “Edukimi” ose vetëm “Parashkollorë” si term kërkimi. • Të lidhen kombinohen termat apo fjalët kyç me operatorët logjikë Boolean, sipas rastit, për ta bërë kërkimin specifik dhe rezultativ.

  9. Strategjitë e kërkimit Nëse duhet një informacion shumë specifik, së pari duhen provuar termat specifikë. Nëse nuk arrihet suksesi, bëhen përpjekje që termat specifikë të zëvendësohen me terma më të gjera, që përfshijnë të parat. Psh, nëse “Edukimi i 5 vjeçarëve” nuk ka sukses, të përdoret “Edukimi i parashkollorëve” ose (OR) “Edukimi i fëmijëve” . Nëse nuk arrihen rezultatet që kërkohen, të provohen makina të ndryshme kërkimi. Ato nuk kërkojnë në të njëjtat faqe (site) dhe baza të dhënash.  

  10. Një shikim më pranë… • Këtu jepet një shikim më i afërt mbi disa “makina kërkimi” popullore: • Google • Yahoo • Altavista • Alltheweb

  11. Pika për t’u konsideruar • Kur merren rezultatet nga kërkimi: • Merret në konsideratë Saktësia (Precision) kundrejt Kujtesës (Recall) • Recall është sasia e dokumenteve kryesore në numrin e gjithë dokumenteve të mundshëm. • Precizioni është sasia e dokumentave kryesore të gjetura në numrin e gjithë dokumenteve të gjetura. • Kur recall është i lartë, precizioni është i ulët. • Kur precizioni është i lartë, recall-i është i ulët. • Duhet vendosur se cili është më i rëndësishëm për nevojat e kërkimit specifik. • Kërkohet shumë informacion apo pak cështje shumë të rëndësishme?

  12. Pika për t’u konsideruar • Kur merren rezultatet duhet menduar gjithashtu për: • Autoritetin: Kush e ka shkruar sitin? Cilat janë kredencialet e tij? Standardet e pëdorura për të identifikuar skedarët në Internet dhe në WWW (URL ) që përfundojnë me .gov, .edu, .mil, .org tentojnë të jenë më të besueshme se .com(mund të kërkohet në këtë mënyrë në faqen Google) • Mbani parasysh se KUSHDO mund të vendosë informacion në Internet! Kujdes! • Aktualiteti: Sa i përditësuar është informacioni? Kërkoni të shihni nëse mund të gjeni kur është përditësuar faqja herën e fundit.

  13. Konkluzione • Eshtë lehtë të gjendet Informacioni në Internet dhe World Wide Web nëse dihet si të gjendet ai! • Provoni disa nga këto këshilla dhe teknika dhe shikoni se ç’mund të bëni!!!

More Related