1 / 32

Hyrje

Rëndësia e Arsimit për Prosperitetin Ekonomik Jens Ruhose Instituti Ifo Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacion XX shtator 2013 Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomik në Universitetin e Mynihut. Hyrje.

dewei
Télécharger la présentation

Hyrje

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Rëndësia e Arsimit për Prosperitetin EkonomikJens RuhoseInstituti Ifo Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacion XX shtator 2013Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomiknë Universitetin e Mynihut

  2. Hyrje • Arsimi po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm në një shoqëri të dijes. • Pjesa dërrmuese e literaturës së shkencës ekonomike tregon se arsimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm në rritjen ekonomike dhe prosperitetin. • Theksi tradicional mbi kohëzgjatjen e shkollimit dhe shpenzimet. • Sidoqoftë, cilësia e arsimit është shumë më shumë e rëndësishme për rritjen ekonomike sesa kohëzgjatja e arsimit. • Përveç kësaj, thjeshtë vetëm hedhja e parave në shkolla nuk është zgjidhje për arritshmërinë e ulët në arsim. • Në vend të kësaj: Fokusi duhet të jetë mbi institucionet, stimulimet, cilësinë e mësimdhënësve.

  3. Shqyrtimi i përgjithshëm Dokumentet e këtij fjalimi: Raporti ndërmjet arsimit dhe rritjes ekonomike. Kostoja e arritshmërisë së ulët arsimore. Kthimet publike dhe private të investimit në kapitalin njerëzor. Disa përcaktues të rëndësishëm të cilësisë në arsim.

  4. Të mësuarit nga analizat e shteteve të ndryshme Shtetet dallojnë shumë në politikat dhe rezultatet e tyre të arsimit. Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për të kuptuar se çka funksionon e çka jo. Shikoni mostrën e plotë të shteteve, për të parë nëse shtetet me politika të caktuara funksionojnë sistematikisht ndryshe. Në vend të nxjerrjes së përjashtimeve ndaj rregullit. Shumica e deklarimeve në vijim burojnë nga hulumtimi i tillë sistematik ekonometrik nga shtetet e ndryshme.

  5. Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike Rritja e kushtëzuar Vitet e kushtëzuara të shkollimit Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 631.

  6. Shkathtësitë njohëse dhe rritja ekonomike Rritja e kushtëzuar Rezultatet e kushtëzuara të testit Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 640.

  7. Vitet e shkollimit dhe rritja ekonomike e kushtëzuar nga shkathtësitë njohëse Rritja e kushtëzuar Vitet e kushtëzuara të shkollimit Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 640.

  8. Arsimi si përcaktues i rritjes së të ardhurave për kokë banori, 1960-2000 Vendet në zhvillim a Mostra e OBEZh-it Vendet me të ardhura të ulëta b Vendet me të ardhura të larta c GDP për kokë banori 1960 Vitet e shkollimit 1960 Rezultatet e testit (mesatarja) Konstantja Shënime: Ndryshorja e varur: shkalla mesatare e rritjes vjetore të GDP-së për kokë banori, 1960-2000, t- statistikë në kllapa. a Vendet jashtë OBEZh-it b Vendet nën mesataren e mostrës së GDP-së për kokë banori 1960. c Vendet mbi mesataren e mostrës të GDP-së për kokë banori 1960. Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2008, faqe 642.

  9. Shpenzimet e arritshmërisë së ulët në arsim • Mund t’i përdorim rezultatet e vlerësimit nga më lartë për të përllogaritur përfitimet (e mëparshme) nga përmirësimi i shkathtësive. • Vlera aktuale e përfitimeve agregate afatgjata për BE-në (deri më 2090): • 21 trilion euro për të arritur më pak se 15% të nxënësve me arritshmëri të ulët në shkathtësitë bazë deri në vitin 2020. • 32 trilion euro për rritjen mesatare të 25 pikëve të PISA-s (rreth një vit të mësimit shtesë). • 87 trilion euro për të sjellë arritshmërinë e secilit shtet në nivelin e kulmit të arritshmërisë ku është Finlanda.

  10. Përfitimet e zbritura të rritjeve të GDP-së në të ardhmen deri në vitin 2090 nga përmirësimi i arritshmërisë së nxënësve, për të arritur nivelin e Finlandës në PISA në përqindjen e GDP-së aktuale Austria Irlanda Gjermania Danimarka Luksemburgu Suedia Rumunia Greqia Letonia Sllovakia EU-15 Hungaria Bullgaria Portugalia Spanja Lituania BE-27 Franca Polonia Malta Sllovenia Finlanda Holanda Belgjika Republika Çeke Qipro Italia Estonia Britania e Madhe Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2010

  11. Kthimi jomonetar i investimit në arsim • Niveli më i lartë i shkollimit është gjithashtu i ndërlidhur me: • Rezultatet më të mira në shëndetësi, • Më pak aktivitete kriminale, • Lëvizshmëri më të madhe rajonale, • Kohezion të shtuar social dhe zvogëlim të pabarazisë në të ardhura, • Pjesëmarrjetë shtuar tëvotuesve dhe shpeshtësinë e shtuar të lexueshmërisë së gazetave.

  12. Kthimi privat i investimit • Pjesa më e madhe e hulumtimit është e bazuar në vitet e shkollimit, sepse: • Është e lehtë që të matet, • Është në dispozicion në regjistrimin e popullsisë së bashku me të dhënat rreth fitimeve, • Kështu, pjesa dërrmuese e literaturës përdorë vitet e shkollimit për të llogaritur kthimin e investimit nga arsimi: • Sidoqoftë, literatura është përpjekur gjithashtu që të mas kthimin e investimit nga shkathtësitë njohëse.

  13. Kthimi privat i investimit nga vitet e shkollimit Burim: Harmon, Oosterbeek dhe Walker, 2003, faqe 131

  14. Kthimi privat i investimit nga shkathtësitë njohëse Norvegjia Finlanda Danimarka Rep. Çeke Hungaria SHBA Italia Holanda Zvicra Kili Gjermania Suedia Polonia Burim: Hanushek dhe Zhang, 2009, faqe 132

  15. Kthimi publik i investimit nga shkollimi Tabela 10. Shkalla fiskale e kthimit të investimit nga shkollimi. Tatimet personale + tatimet e konsumit + punëdhënësi s. sec. contr. + pensionet = OBS Austria Belgjika Danimarka Finlanda Franca Gjermania Greqia Irlanda Italia Holanda Portugalia Spanja Suedia Britania e Madhe Mesatarja e BE14 Burim: de la Fuente dhe Jimeno, 2009, faqe 1348

  16. Kur është investimi në kapitalin njerëzor më fitimprurës? • Të dhënat empirike tregojnë se investimi në moshë të hershme është më fitimprurës. • Ekzistojnë së paku dy argumente për këtë çështje: • 1. Të rinjtë e kanë horizontin kohor më të gjatë, dhe prandaj mund të përfitojnë më shumë përgjatë jetës nga arsimimi i hershëm. • 2. Përpjekjet e përbashkëta në arsim: Arsimi është një proces dinamik ku shkathtësitë e hershme njohëse dhe jonjohëse e bëjnë më të lehtë të mësuarit më vonë në jetë.

  17. Norma e kthimit të investimit në kapitalin njerëzor përgjatë ciklit jetësor Programet parashkollore Shkollimi Mundësia Kostoja e financimit Norma e kthimit të investimit në kapitalin njerëzor Trajnimi në vendin e punës Gjatë shkollës Pas shkollës Në parashkolla Mosha Burim: Heckman, 2006, faqe 1901

  18. Përcaktorët e mundshëm të cilësisë së arsimit • Burimet shkollore • Institucionet • Cilësia e mësimdhënësve

  19. Shpenzimet në arsim dhe arritshmëria e nxënësve në vendet e ndryshme Rezultatet në matematikënga PISA 2006 Shpenzimet kumulative për nxënës Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2011a, faqe 472

  20. Madhësia e klasës: A është e rëndësishme? Rezultatet në matematikënga PISA 2009 Madhësia e klasës Burim: Hanushek dhe Woessmann, 2011b

  21. Shpërndarja e përqindjes të koeficientëve të parametrit të shpenzimeve të vlerësuara nga 96 vlerësime të funksionit të prodhimtarisë së arsimit: Vendet në zhvillim Domethënëse në aspektin statistikor Jodomethënëse në aspektin statistikor (%) Numri i vlerësimeve Kontributi Pozitive Negative Raporti numerik mësimdhënës/nxënës Arsimimi i mësimdhënësve Përvoja e mësimdhënësve Paga e mësimdhënësve Shpenzimet/Nxënës Objektet Burim: Hanushek 2003, faqe F84. • Thjeshtë vetëm “hedhja e parave në shkolla” nuk është zgjidhje

  22. Politikat e burimeve • Nuk thonë se burimet kurrë nuk kanë efekt. • Nuk thonë se burimet nuk mund të kenë efekt. • Megjithatë, ka pritshmëritë kufizuara se politikat e burimeve – prapa një pragu të caktuar – kanë efekt substancial në performancën arsimore brenda strukturave të caktuara stimuluese. • Për shembull, zvogëlimi i numrit të nxënësve në klasë nuk do të duhej të çonte drejt ndryshimit të arritshmërisë së nxënësve, për aq kohë sa mësimdhënësi nuk është në gjendje t’a shfrytëzojë klasën më të vogël për arsimim më të mirë.

  23. Institucionet • Llogaridhënia në shkollë: Mbajtja e shkollave dhe mësimdhënësve të përgjegjshëm për arritshmërinë është e dobishme për nxënësit. • Provimet qendrore të maturës: Sigurojnë standardet e cilësisë dhe mund të rrisin arritshmërinë e nxënësve. • Autonomia e shkollës: Ka dëshmi për rritje të nivelit të arritshmërisë në vendet e zhvilluara mirëpo për arritshmëri të zvogëluar në vendet në zhvillim. Ka logjikë së bashku me provimet qendrore të maturës (shih sllajdin e ardhshëm). • Mundësia e zgjedhjes dhe konkurrenca: Ofrimi i mundësive për prindërit që të zgjedhin nga shkollat e ndryshme çon në cilësi më të madhe të arsimit.

  24. Plotësueshmëria e provimeve qendrore dhe autonomisë së shkollës me pagat Po Provimet qendrore Jo Jo Autonomia e shkollës kundrejt pagave të mësimdhënësve Po Arritshmëria në matematikë në rezultatet e testit TIMSS/TIMSS-R (të ndërlidhura me kategorinë më të ulët) Burim: Woessmann, 2003, faqe 162

  25. Plotësueshmëria e provimeve qendrore dhe autonomisë së shkollës me përmbajtjen e lëndës Po Jo Provimet qendrore Jo Autonomia e shkollës kundrejt përmbajtjes së lëndës Jo Po Arritshmëria në matematikë në rezultatet e testit të PISA-s (të ndërlidhura me kategorinë më të ulët) Burim: Woessmann, 2008, faqe 823

  26. Plotësueshmëria e shkollave private dhe financimit qeveritar Pjesa e mesatare e financimit qeveritar Pjesa e shkollave private Arritshmëria në rezultatet e testit të PISA-s (të ndërlidhura me kategorinë më të ulët) Burim: Luedemann, Schuetz, West dhe Woessmann, 2009, faqe 44

  27. Cilësia e mësimdhënësve • Cilësia e mësimdhënësve është përcaktuesi kryesor i arritshmërisë së nxënësve. • Dallimet në cilësinë e mësimdhënësve janë konstatuar si shumë të mëdha, duke luhatur prej 0.5 – 1.5 vite të përfitimit në arritshmëri brenda një viti të shkollimit. • Efektet e mësimdhënësit individual kanë gjithashtu ndikim afatgjatë mbi suksesin e nxënësve. • Përllogaritjet nga SHBA-të japin përfitime të mëdha nga rritja e cilësisë së mësimdhënësit. • Zëvendësimi i pjesës së poshtme të 5-8% të mësimdhënësve me mësimdhënës mesatar, do të mund t’i lëvizte SHBA-të afër majës së renditjes ndërkombëtare në matematikë dhe shkenca, me vlerën aktuale prej 100 trilion dollar amerikan në periudhën afatgjate (Hanushek 2011).

  28. Përcaktorët e cilësisë së mësimdhënësve • Fatkeqësisht, përcaktorët e saktë të cilësisë së mësimdhënësve nuk janë të qartë. • Arsimimi i mësimdhënësve: Nuk ka ndonjë lidhje të qëndrueshme me arritshmërinë e nxënësve. • Përvoja e mësimdhënësve: Nxënësit e mësimdhënësve të rinj (me 1 deri 2 vjet përvojë) tregojnë rezultate më të ulëta të arritshmërisë. • Pagat e mësimdhënësve: Nuk janë të ndërlidhura në mënyrë domethënëse në aspektin statistikor me arritshmërinë e nxënësve. • Sidoqoftë: Efektet e selektimit/nivelit janë të mundshme: Atë që mbjell edhe korrë. • Certifikimi i mësimdhënësve: Ka vetëm një raport të dobët me arritshmërinë e nxënësve. • Stimulimi i mësimdhënësve: Ka disa dëshmi se arritshmëria e nxënësve rritet për shkak të stimulimit të mësimdhënësve.

  29. Pikat kyçe për t’u mbajtur mend • Arsimi ka një ndikim të jashtëzakonshëm mbi rritjen ekonomike • Cilësia e arsimit është më e rëndësishme për zhvillimin ekonomik sesa kohëzgjatja e arsimit. • Fokusimi në rezultatet e jo vetëm në kohëzgjatjen e arsimit. • Kthimi i madh privat dhe publik i investimit në arsim. • Vetëm shpenzimi më i madh nuk siguron rezultate më të mira. • Fokusimi në institucione, stimulime dhe cilësinë e mësimdhënësve.

  30. Informatat e kontaktit • Jens Ruhose • Instituti Ifo – Instituti i Laibnicit për Hulumtimin Ekonomik në Universitetin e Mynihut. • Qendra Ifo për Shkencën Ekonomike të Arsimit dhe Inovacione. • Adresa: Poschingerstr. 5, 81679 Mynih, Gjermani • E-mail: ruhose@ifo.de • Telefoni: ++49(89)9224-1388

  31. Literatura • de la Fuente dhe Jimeno, 2009. Kthimi publik dhe privat i investimit në shkollim në Bashkimin Evropian, Revista e Shoqatës Ekonomike Evropiane, 7(6), 1319-1360. • Luedemann, Schuetz, West dhe Woessmann, 2009, Llogaridhënia, Autonomia dhe Zgjedhja e Shkollës në mbarë botën, Edward Elgar. • Hanushek, 2001, Vlera ekonomike e cilësisë më të lartë të mësimdhënësve, Shqyrtimi i shkencës së ekonomisë së arsimit, 30(3), 466-479. • Hanushek, 2003, Dështimi i politikave të shkollimit të bazuara në kontribute, Revista ekonomike, 113(485), F64-F98. • Hanushek dhe Woessmann, 2011a, Sa janë të rëndësishme rezultatet arsimore në vendet e OBEZh-it?, Politika ekonomike, 26(67), 427-491. • Hanushek dhe Woessmann, 2011b, Madhësia e klasës: A është e rëndësishme? Njoftimi i politikës së EENEE 2/2011. • Hanushek dhe Woessmann, 2010, Kosto e arritshmërisë së ulët arsimore në Bashkimin Evropian, Raporti analitik nr. 7 i EENEE.

  32. Literatura • Hanushek dhe Woessmann, 2018. Roli i shkathtësive njohëse në zhvillimin ekonomik, Revista e literaturës ekonomike, 46(3), 607-668. • Hanushek dhe Zhang, 2009, Vlerësimet e shkollimit ndërkombëtar dhe lakores së shkathtësive të përputhshme me cilësinë, Revista e kapitalit njerëzor, 3(2), 107-143. • Harmon, Oosterbeek dhe Walker, 2003, Kthimi i investimit në arsim: Mikroekonomia, Revista e analizave ekonomike, 17(2), 115-156. • Heckman, 2006, Formimi i shkathtësive dhe shkenca e ekonomisë së investimit në fëmijët me disavantazh social, Shkenca, 312(5782), 1900-1902. • Woessmann, 2003, Heterogjeniteti i efektit të testimit qendror: të dhëna nga TIMSS, TIMSS-Përsëritje dhe PISA, Shkenca e ekonomisë së arsimit, 13(2), 143-169. • Woessmann, 2008, Zentrale Abschlussprufungen und Schulerleistungen: Individualanalysen andhand von vier internationalen Tests, Zeitschrift fur Padagogik, 54(6), 810-826.

More Related