1 / 19

Fjala për ta jetuar

Fjala për ta jetuar. Dhjetor 2012. “Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit” (Gjn 1,12). Ja risija e madhe që Jezusi ia ka shpallur dhe dhuruar njerëzimit: bijësia e Hyjit, të bëhesh bir i Hyjit në saje të hirit.

dympna
Télécharger la présentation

Fjala për ta jetuar

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Fjala për ta jetuar Dhjetor 2012

  2. “Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit” (Gjn 1,12)

  3. Ja risija e madhe që Jezusi ia ka shpallur dhe dhuruar njerëzimit: bijësia e Hyjit, të bëhesh bir i Hyjit në saje të hirit.

  4. Por si dhe kujt i jepet ky hir? “Atyre që e pranuan” dhe atyre që do ta pranojnë gjatë shekujve.

  5. Duhet pranuar në fe dhe në dashuri, duke besuar në Jezusin si Shpëtimtari ynë..

  6. Por le të përpiqemi që të kuptojmë më thellë ç’do të thotë të jesh bir i Hyjit.

  7. Mjafton të vështrosh Jezusin, Birin e Hyjit, dhe marrëdhënien e tij me Atin: Jezusi e luste Atin e vet sikurse në lutjen “Ati ynë”. Për të Ati ishte “Abba”, domethënë babai, ati, të cilit ai i drejtohej me fjalë besimi të pafund dhe dashurie të paanë.

  8. Por, meqë kishte ardhur në tokë për ne, nuk u mjaftua me qenien vetë në këtë gjendje të privilegjuar

  9. Duke vdekur për ne, duke na shëlbuar, na bëri bij të Hyjit, motra dhe vëllezër të tij, dhe na e dha edhe neve, përmes Shpirtit Shenjt, mundësinë për të hyrë në gjirin e Trinisë.

  10. Kështu që edhe neve na u bë e mundur ajo thirrja e tij hyjnore: “Abba, Atë!”“ati, babai im”, i yni, me gjithë çka ajo fjalë mbart: domethënë sigurinë e mbrojtjes së tij, qetësinë, besimin e plotë në dashurinë e tij, ngushëllimet hyjnore, forcën, zjarrin; zjarrin që lind në zemrën e atij që është i sigurtë se e duan.

  11. “Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit”

  12. Gjëja që na bën njësh me Krishtin dhe bashkë me të bij nëpër Birin është pagëzimi dhe jeta e hirit që na vjen prej tij.

  13. Në këtë pjesë të Ungjillit është gjithashtu një fjalë që zbulon edhe dinamizmin e thellë të kësaj “bijësie” që duhet realizuar ditë për ditë. Në fakt duhet “të bëhemi bij të Hyjit”.

  14. Bëhemi, rritemi si bij të Hyjit, duke iu përgjigjur dhuratës së tij, duke e jetuar vullnetin e tij, i cili është tërësisht i përqëndruar në urdhërimin e dashurisë: dashuri ndaj Hyjit dhe dashuri ndaj të afërmit. .

  15. Në fakt, ta pranojmë Jezusin do të thotë ta njohim atë në të gjithë të afërmit tanë. Por edhe ata do të mund ta kenë mundësinë që ta njohin Jezusin dhe të besojnë në të, nëse në dashurinë tonë kundrejt tyre do të vërejnë një tipar, një shkëndijë të dashurisë së pakufishme të Atit.

  16. “Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit”

  17. Gjatë këtij muaj, në të cilin kujtojmë në mënyrë të veçantë lindjen e Jezusit mbi këtë tokë, të përpiqemi ta pranojmë njëri-tjetrin në mënyrë të ndërsjelltë, duke parë dhe duke i shërbyer vetë Krishtit në njëri-tjetrin.

  18. Atëherë një dashuri, një njohje jete reciproke, sikurse ajo që lidh Birin me Atin nëpër Shpirtin, do të vendoset edhe mes nesh dhe Atit, dhe do të ndiejmë të dalë nga buzët tona thirrja e Jezusit: “Abba, Atë”.

  19. “Atyre që e pranuan u dha zotësinë të bëhen bijtë e Hyjit” “Parola di Vita”, pubblicazione mensile del Movimento dei Focolari. Testo di: Chiara Lubich, scritta nel 1998 Grafica Anna Lollo in collaborazione con don Placido D’Omina (Sicilia, Italia) Questo commento alla Parola di Vita è tradotto in 96 lingue e idiomi, e raggiunge vari milioni di persone in tutto il mondotramite stampa, radio, TV e via internet.Per informazioni www.focolare.orgQuesto PPS, in diverse lingue, è pubblicato su www.santuariosancalogero.org

More Related