1 / 23

Lënda: Mikroekonomia I Ligjerata.Info

Lënda: Mikroekonomia I www.Ligjerata.Info. OLIGOPOLI. Definimi:. Oligopoli përfaqëson atë lloj tregu ku sundojnë një numër I vogël firmash, vendimet e të cilave janë të ndërvarura. Format e tregut / Oligopoli. Karakteristikat. Konkurrenca e plotë. Monopoli. Konkurrenca monopolistike.

emilia
Télécharger la présentation

Lënda: Mikroekonomia I Ligjerata.Info

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Lënda: Mikroekonomia Iwww.Ligjerata.Info OLIGOPOLI

  2. Definimi: • Oligopoli përfaqëson atë lloj tregu ku sundojnë një numër I vogël firmash, vendimet e të cilave janë të ndërvarura.

  3. Format e tregut / Oligopoli Karakteristikat Konkurrenca e plotë Monopoli Konkurrenca monopolistike Oligopoli Numri i firmave Shumë Një Shumë Disa Llojet e produkteve Homogjene Të diferencuar Të diferencuar Të dif & jo të difer. Kushtet e hyrjes në degë E lehtë E pamundur Relativisht e lehtë E vështirë Kurba e kërkesës së firmës Horizontale E pjerrtë E pjerrtë E pjerrtë Profiti afatgjatë Zero Po Zero varësisht

  4. Tiparet e oligopolit 1. Ekzistimi i një numri të vogël të frimave • Ndërvarësia e firmave 2. Standartizimi ose diferencimi i produkteve • Oligopolet ku ofrohen produktet e njejta ose pothuajse të njejta (shumica e pordukteve metalike si çelik, bakër, zink dhe produkte të tilla si çimento, mëndafsh artificial, disa materiale ndërtimi etj.) • Oligopolet ku ofrohen produktet të diferencuara (industrinë automobilistike , ate të naftës, kompjuterëve,degët e prodhimit të mallrave të konsumit, etj.)

  5. 3. Ndërvarësia në kontrollin e çmimeve 4. Konkurrenca përmes reklamës dhe cilësisë (sidomos te oligopolet që prodhojnë pordukte të diferencuara) 5. Hyrja me vështirësi në degë • Ekonomizimi i shkallës • Kosto e diferencimit të produktit • Pengesa të tjera si liçencat, kontrolli mbi inputin bazë (rasti i degëve të përpunimit të mineraleve, lëndës së drurit), etj.

  6. Firmat në oligopol mund të kenë: • sjellje kooperative (Marrëveshja) • sjellje jokooperative (Konkurrenca) Kur anëtarët e Oligopolit bëjnë marrëveshje për vëllimin, për kuotën e ofertës, për lartësin e çmimeve, atëherë ajo gjendje në treg i ngjan MONOPOLIT. Rasti tjetër është kur pjesëtarët e Oligopolit bëjnë gara në mes veti në mënyrë që njëra firmë ta përvetëson një pjesë të tregut nga një firmë tjetër. Kjo do të arrihet nëse firma e cila dëshiron ta përvetson një pjesë të tregut nga firma tjetër ndërmerr ndonjërën nga këto veprime : • Të rrit cilësinë e prodhimeve • Të rrit cilësinë e shërbimeve • Të ofroj në treg produkte të reja • Të zbaton reklama më agresive.

  7. Shembulli i duopolit • Duopoli është oligopoli me vetëm dy anëtarë. Është forma më e thjeshtë e oligopolit.

  8. Modele të oligopolit • Kurba e kërkesës me kënd • Marrëveshjet e fshehta (kartelet) • Modeli i firmës sunduese

  9. 1. Kurba e kërkesës me kënd • Kur një firmë ulë çmimin e produkteve të ofruara, firmat e tjera në degë do të veprojnë në të njëjtën mënyrë për të shmangur humbjet e klientëve , ndërsa kur firma rrit çmimin për produktet e ofruara atëherë firmat e tjera nuk e ndjekin , duke shpresuar që të tërheqin klientët e saj.

  10. Paraqitja grafike - Kurba e kërkesës me kënd Kurba DD – kur rivalët nuk do të pasojnë ndryshimin në çmim (elastike). P P D’ D E E P0 Kurba D’D’ – kur rivalët do të pasojnë ndryshimin në çmim (më pak elastike) D a D’ b MR MR’ Q Kurba DED’ – kurba e kërkesës me kënd. Q0 Q

  11. Paraqitja grafike – Modeli i kurbës së kërkesës me kënd (MR=MC)

  12. 2. Marrëveshja e fshehtë (karteli) Karteli është një marrëveshje midis firmave të pavarura për të koordinuar vendimet lidhur me sasinë e prodhimit dhe çmimit. Karteli sillet si monopolist dhe maksimizimi I fitimit për kartelin arrihet njëlloj si për firmat monopoliste, sipas rregullit MR=MC. Vështirësia qëndron në përcaktimin e kurbës MC, sepse ajo është kurbë agregate e kurbave MC të firmave të veçanta (shiko grafin në vijim).

  13. Maksimizimi i fitimit te karteli Karteli vepron si monopol nëse është i qëndrueshëm mes anëtarëve. MC e firmës 1 MC e firmës 2 Çmimi fitim maksimizues. Çmimi fitim maksimizues. 6.25$ MC e kartelit MC e përbashkët MR=MC D MR 1,25 2.5 3.75 Niveli i prodhimit fitim maksimizues Q (1) (2)

  14. 3. Modeli i firmës sunduese Firma sunduese përcakton çmimin (është çmim-përcaktuese) dhe firmat e tjera e pranojnë atë, pra veprojnë si çmimpranuese. Ky model jep shpjegim të mjaftueshëm për situata afatshkurta, ndërsa për situata afatgjata, ku ekziston mundësia e hyrjes së fimave të reja, firma sunduese mund të humb pozicionin e saj.

  15. Paraqitja grafike - Modeli i firmës sunduese P P D S=∑MC MC Po E P1 P1 E ED D MR Q2 Q1 Q Q* Q Q*=Q1+Q2

  16. Zgjedhja e një strategjie Udhëheqja e sasisë (modeli Strackelberg) Udhëheqja e çmimit Përcaktimi i njëkohshëm i sasisë (modeli Cournot) Përcaktimi i njëkohshëm i çmimit (modeli Bertrand)

  17. Koncepti i ekuilibrit Nash Ekuilibri Nash ngjan kur secili lojtar zgjedh strategjinë që i ofron përfitim më të madh nën kushtet e strategjive të dhëna të lojtarëve të tjerë në lojë.

  18. Dilema e të burgosurit Ekuilibri Nash nuk përputhet me rezultatin që maksimizon interesin e përbashkët të lojtarëve . Individi A Pranon Mohon Individi B - 5 - 10 Pranon - 5, 0, - 1 Mohon - 10,0 1, -

  19. Situatat janë: • Nëse Individi A pranon fajin atëherë individi B do të denohet me 5 vjet burg nëse e pranon fajin dhe me 10 vjet burg nëse mohon fajin. • Nëse Individi B pranon fajin atëherë individi A do të denohet me 5 vjet burg nëse e pranon fajin dhe me 10 vjet burg nëse mohon fajin. Ekuilibri Nash: strategjia pranim-pranim. Pareto Efiçiente: strategjia mohim-mohim.

  20. Dilema e të burgosurit ilustron konfliktin mes interesit individual dhe interesit të përbashkët të lojtarëve. Në ekuilibrin Nash të lojës “dilema e të burgosurit”çdo lojtar zgjedh veprimin “mosbashkëpunim” edhe pse është në interes të përbashkët të lojtarëve për të bashkëpunuar. Mësimi kryesor nga dilema e të burgosurit është se prirja individuale për maksimizimin e fitimit nuk do të rezultojë domodo në maksimizimin e fitimit të përbashkët të grupit të lojtarëve. Nëse loja përsëritet, rezultatet do të ndryshojnë.

  21. “Dilema e të burgosurit” e përsëritur Nëse loja përsëritet disa herë, ekuilibri Nash do të jetë për të dy lojtarët “bashkëpunim”. Si arrihet kjo? Lojtari 1 Mashtrim Mashtrim Bashkëpunim Lojtari 2 Mashtrim Bashkëpunim 14, 1 5, 5 1, 14 10, 10 Të merret një shembull për aplikimin praktik të dilemës së të burgosurit në ekonomi (shembulli i reklamave).

  22. Mundësia “bashkëpunim” në lojën e përsëritur të dilemës së të burgosurit arrihet në këto situata: • Lojtarët janë të durueshëm, • Bashkëpunimi mes lojtarëve është i shpeshtë, • Mashtrimi zbulohet lehtë, • Përfitimi nga një mashtrim është relativisht i vogël. Situatat e kundërta do të zvogëlojnë mundësinë e arritjes së bashkëpunimit në mes të lojtarëve.

  23. Mësimet e nxjerra nga dilema e të burgosurit • Në strategjinë konkurruese firma duhet të parashikojë reagimet e konkurrentëve; • Nese firma është në bashkëveprim me grupin e njejtë të konkurrentëve duhet të parashikojë edhe reagimin e të tjerëve ndaj sjelljes së saj (“mashtrim”, ulja e çmimeve); • Duke injoruar mundësinë e reagimit të konkurrentëve, firma ndjek rrezikun e mbivlerësimit të përfitimit të mundshëm nga format e ndryshme të mosbashkëpunimit.

More Related