1 / 19

Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 4 Rryma Elektrike Akademik Alajdin Abazi e-mail: a.abazi@seeu.edu.mk , Tel: (044)3

Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 4 Rryma Elektrike Akademik Alajdin Abazi e-mail: a.abazi@seeu.edu.mk , Tel: (044)356-110. Fusha Elektrike në Përçues. Shpejtësia e ç’vendosjes v p është në përpjestim të drejtë me intensitetin e fushës el. në përçues E :

ziv
Télécharger la présentation

Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 4 Rryma Elektrike Akademik Alajdin Abazi e-mail: a.abazi@seeu.edu.mk , Tel: (044)3

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Bazat e Elektroteknikës Ligjërata: 4 Rryma Elektrike Akademik Alajdin Abazie-mail:a.abazi@seeu.edu.mk , Tel: (044)356-110

  2. Fusha Elektrike në Përçues Shpejtësia e ç’vendosjes vp është në përpjestim të drejtë me intensitetin e fushës el. në përçues E: p– lëvizshmëria e bartësve të ngarkesës Në përçues nuk ka fushë E=0 Në përçueska fushë E>0 Ç’do elektron përfiton komponentë të shpejtësisë në drejtim të forcës elektrike të fushës Lëvizja e lirë e elektroneveShuma algjebrike e shpejtësive = 0

  3. Lëvizja e Orientuar e Elektroneve • Gjatë ç’vendosjes së elektroneve të lira në përçues (nën ndikimin e fushës elektrike), ata ndeshen me atomet e ndërlidhura në rrjetën kristalore të përçuesit, në ç’rast humbin një pjesë të shpejtësisë dhe energjisë vehtiake. • Shpejtësia e ç’vendosjes së elektroneve në drejtim të fushës së jashtme elektrike nuk është konstante, ajo rritet (nën ndikim të forcës së përhershme të fushës) dhe zvoglohet (gjatë ndeshjeve me atomet e përçuesit), kurse vlera mesatare e saj shprehet përmes shpejtësisë së ç’vendosjes vp. • Pra, fusha e jashtme ndikon që shpejtësia ç’vendosjes së elektroneve në përçues të jetë vp>0, që rezulton në lëvizje të orientuar të elektroneve.

  4. Rryma Elektrike • Rrymë elektrike = lëvizja e orientuar e elektroneve. • Intensiteti i rrymës (i) = sasia e ngarkesave që kalojnë në prerjen tërthore të përçuesit në njësi të kohës. Në rastin e përgjithshëm: ose kurse për i=konst.[i] = A (Amper) • Dendësia e rrymës (J) = intensiteti i rrymës në njësi të prerjes tërthore të përçuesit. Në rastin e përgjithshëm: ose kurse për J=konst.[J] = A/m2

  5. Rryma dhe Intensiteti i Fushës Elektrike • Dendësia e rrymës është vektor qëtregon kahjen e rrymës në përçues: - dendësia hapsirore e ng. të lira - shpejtësia e lëviz. së ng. të lira • Ndërlidhja mes rrymës dhe intensitetit të fushës elektrike: Nëse në: , zëvendësojmë dhe : ose κ – përçueshmëria , [κ]=A/Vm=S/m (simens në metër) • Përçueshmëria, në fakt paraqet aftësinë e materialeve për përçueshmëri të rrymës. Zakonisht varet nga numri i ngarkesave të lira (gazra, lëngje, t. ng.)

  6. Përçueshmëria Elektrike dhe Rezistenca • Vlera reciproke e përçueshmërisë 1/κ=ρ quhet rezistencë, ose rezistencë specifike e materialeve. ( ρ – paraqet faktor të ngadalësimit të rrjedhës së rrymës elektrike) • Njësia: [ρ] = Vm/A = Ωm (Om metër) • Shembuj të rezistencës dhe përçueshmërisë së disa materialeve:

  7. Ndërlidhja mes Tensionit dhe Rrymës • Poqëse mes skajeve A dhe B të përçuesit sigurohetdallim i qëndrueshëm i potencialit (tension U)atëherë edhe fusha el. do të jetë e përherëshmedhe nëpër përçues do të rrjedhë rrymë medendësi konstante: • Në fushën homogjene të përçuesit, intensiteti i fushës elektrike E është i ndërlidhur me tensionin në skajet e përçuesit përmes gjatësisë së përçuesit l, ashtuqë E=U/l, që rezulton në: Intensiteti i rrymës në përçues është në përpjestim të drejtë me tensionin. • G–përçueshmëria elektrike varet nga materiali dhe dimenzionet e përç. [G] = A/V = S (Simens) • Vlera reciproke e G përcakton rezistencën elektrike të përçuesit R dhe shprehet si raport i tensionit dhe rrymës: [R]=V/A=Ω (om)

  8. Ligji i Omit • Ligji i Omit - raporti mes tensionit dhe rrymës i përshkruar në tri rastet vijuese: • Raporti mes tensionit dhe rrymës në përçues ështëmadhësi konstante dhe e barabartë me rezistencëne përçuesit R: • Nëse në përçues vendoset tensioni U, nëpër të do tërrjedhë rrymë me intensitet I, që është në përpjestimtë drejtë me tensionin përkatës: • Nëse në përçues rrjedh rrymë me intensitet I, atëherëtensioni në përçues U do të jetë në përpjestim të drejtëme rrymën përkatëse: • Rezistorët për të cilët (në kufijtë e përdorimit të tyre) vlen Ligji i Omit (d.t.th. të pavarur nga rryma) i quajmë Rezistorë Omik. • Zakonisht rezistencat në qarqet elektrike i konsiderojmë si rezistenca omike (kuptohet, po të mos jenë definuar ndryshe).

  9. Energjia Elektrike dhe Fuqia • Gjatë mëkëmbjes së rrymës në përçues, elektronet përshpejtohen dhe njëkohësisht ndeshen me atomet e rrjetës kristalore, në ç’rast zvoglohet shpejtësia e tyre dhe poashtu edhe energjia kinetike. • Energjia kinetike shndërrohet në nxehtësi dhe përçuesi nxehet! • Për rrymë konstante I, sasia e ngarkesave që në intervalin kalon nëpër përçues është: • Nën ndikim të dallimit të potencialit (tensionit) U=φA- φB në skaje të përçuesit, ngarkesa në atë rast humbën energjinë:

  10. Energjia Elektrike dhe Fuqia- Ligji i Xhulit • Fuqia definohet si shpejtësi e ndërimit të energjisë në varshmëri të kohës. Andaj, fuqia me rastin e shndërimit të energjisë së ngarkesës në nxehtësi gjatë rrjedhës së rrymës në përçues, do të jetë: • Prodhimi mes tensionit dhe rrymës quhet fuqi elektrike dhe shënohet me P. Njësia: [P] = VA = W (vat) • Sipas ligjit të Xhulit,gjatë rrjedhjes së rrymës përçuesi nxehet, kurse sasia e asaj nxehtësie (nxehtësia e Xhulit) W përcaktohet përmes fuqisë P dhe kohës t:

  11. Rezistori dhe Rezistenca • Elementet fizike që posedojnë veti të rezistencës elektrike quhen rezistorë elektrik. Në qarqe elektrike zakonisht takohen me simbolin vijues: • Karakteristikat e rezistorëve: • Rezistenca (për të cilën është dedikuar) • Toleranca (ndaj vlerës së dedikuar) • Fuqia maksimale (ngarkesa) • Rezistenca është karakteristikë e elementit fizik (rezistorit) me të cilën paraqitet në qarqe elektrike. • Elementi i tillë i idealizuar (që ka vetëm një veti) dhe shpesh takohet vetëm me terminin rezistencë dhe në q.e. përfaqsohet me simbolin e njejtë me ate të rezistorit!

  12. Rezistori dhe Rezistenca • Pamja e rezistorëve: Tipe dhe dimenzione të ndryshme • Po të mos jetë e përcaktuar ndryshe, rezistorët në qarqe elektrike zakonisht trajtohen si rezistenca omike.

  13. Rezistenca Lineare dhe Jolineare • Rezistenca lineare quhen rezistencat omike, karakteristikat voltamper (UI) të të cilave paraqesin drejtëz që kalon nëpër origjinë. • Raporti tension-rrymë (rezistenca statike) ështëi njejtë në ç’do pikë (pikë pune) të karakt. UI. • Simboli i rezistencave lineare: • Rezistorët te të cilët raporti tension-rrymë (rezistenca statike) nuk është i njejtë në ç’do pikë të karakte-ristikës (UI) quhen rezistorë jolinearëose elememte jolineare (p.sh. dioda) • Simboli i rezistencave jolineare: • Rst=U/I=tgα rd=dU/dI=tgβ

  14. Varshmëria e Rezistencës nga Temperatura • Me rritjen e temperatrurës,te metalet rritet edhe rezistenca e tyre dhe ate nëvarëshmëri jolineare. • Për ndërime të vogla të temp.ndërimet e rezistencës mund të konsiderohen si lineare dhemund të shprehen në varësi tëtemp. referente (zakonisht 20°C) α – koeficienti termik i temperaturës [α]=1/K=1/°C R20- Rezistenca në temperaturë 20°C , ndryshimi i temperaturës

  15. Varshmëria e Rezistencës nga Temperatura • Koeficienti α varet nga temperatura referente (α=α20) • Për shumicën e metaleve të pastra: • (P. sh. Cu: 0,00394 K-1) • Karboni: α=-0,0008 K-1 (!) • α> 0 : Koeficienti termik pozitiv i temp. • α< 0 : Koeficienti termik negativ i temp. • Disa materiale gjysëmpërçuese kanë ndjeshmëri mjaftë të shprehur në ndërime të temperaturës (termistorë) • Superpërçueshmëria – Në temperaturë afër zeros absolute, rezistenca e disa materialeve në mënyrë drastike tenton kah zeroja (Gjendja e superpërçueshmërisë: R=0) • Shembuj tëtemp. kritike: Hg=4.2 K ; Pb=7.2 K ; MgB2=39 K ; etj.

  16. Burimi i Energjisë Elektrike • Që të rrjedhë rrymë elektrike në përçues është e nevojshme që në skajet e tij të sigurohet fushë elektrostatike, d.t.th. ndryshim potenciali, gjegjësisht tension elektrik. • Burime të energjisë elektrike = quhen paisjet që kanë vetinë e sigurimit dhe ruajtjes së tensionit elektrik mes dy poleve të ndryshme. • Në burimet elektrike, forcat joelektrike i ndajnëngarkesat elektrike (krijojnë tension) mes pikavekyçëse (poleve) të burimit. Kështu ndikojnë përkundrejt forcave të fushës elektrike, duke rritur energjinë e ngarkesave në llogari të ndonjëlloji tjetër të energjisë (mekanike, kimike, etj.) • Në skemat e qarqeve elektrike, burimet paraqiten si vijon: , ku përveç tensionit U, me rëndësi është edhe polariteti

  17. Kuptimi i Qarkut Elektrik • Nëqoftëse në polet e burimit elektrik kyçim një përçues, atëherë në skajet e tij paraqitet ndryshim potenciali që siguron fushën elektrike në përçues, e me këte edhe rrjedhjen e rrymës elektrike në përçues (ç’vendosjen e orientuar të elektroneve). • Përçuesi në fakt paraqet rrugën e elektroneve, të cilat çvendosen nga poli negativ (ku janë në shumicë), në drejtim të polit pozitiv, ku takohen me bërthamat e pozitive të atomeve. Atje, nën ndikim të forcave joelektrike sërish elektronet ndahen nga bërthamat pozitive dhe ç’vendosen në polin negativ, për të vazhduar qarkullimin në pjesën e jashtme sërish deri te poli pozitiv dhe kështu elektronet vazhdimisht qarkullojnë në rrethin që e quajmë qark elektrik. • Në qark elektrik patjetër të egziston një burim. • Në burim, zakonisht përveç përçuesit kyçetedhe ndonjë paisje që shfrytëzon rr. elektrikeqë e quajmë harxhues (p.sh. Poç elektrik)

  18. Qarku Elektrik dhe Kahja e Rrymës • Qarku elektrik zakonisht ilustrohet përmesskemës elektrike, ku burimi dhe harxhuesi paraqiten përmes simboleve përkatëse,kurse përçuesit përmes vijave ndërlidhëse • Në qarkun elektrik, rrymën e përbën çvendosja e orientuar të elektroneve dhe kahja e ç’vendosjes së tyre në fakt e përcakton edhe kahjen fizike të rrjedhës së rrymës. (Efekti është i njejtë sikurse ngark. pozitive të ç’vendosen në kahje të kundërt) • Në elektrolitë, njëkohësisht ç’vendosen edhe jonet negative (në njërën kahje) edhe ata pozitive (në kahjen tjetër), kështuqë kemi dy kahje fizike të rrjedhës së rrymës! • Në qarqet elektrike, zakonisht për nga aspekti teknik me marëveshje është e përcaktuar që kahja e rrymës të identifikohet me kahjen e ç’vendosjes së ngarkesave pozitive.

  19. Pyetje!

More Related