1 / 28

Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike (Kuadri ligjor, planfikimi dhe administrimi)

Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike (Kuadri ligjor, planfikimi dhe administrimi) Sektori i ujit. Eduart Cani Menaxher Programi - REC Shqipëri. Gjendja e sektorit dhe problematika Strategjitë dhe planifikimi Instrumentat financiare. Gjendja e sektorit dhe problematika.

neva
Télécharger la présentation

Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike (Kuadri ligjor, planfikimi dhe administrimi)

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Menaxhimi i qëndrueshëm i shërbimeve publike (Kuadri ligjor, planfikimi dhe administrimi) Sektori i ujit Eduart Cani Menaxher Programi - REC Shqipëri

  2. Gjendja e sektorit dhe problematika • Strategjitë dhe planifikimi • Instrumentat financiare

  3. Gjendja e sektorit dhe problematika

  4. Gjendja e sektorit dhe problematika • Ndërmarrjet e UK në të gjitha vendet e EJL përballen pak a shumë me të njëjtat probleme, pavarësisht se shkalla e tyre varion nga një vend në tjetrin.Disa nga këto probleme të përbashkëta janë: • shkallë relativisht e ulët e furnizimit me ujë në zonat rurale; • humbje e madhe e ujit si pasojë e një infrastrukture të amortizuar; • sasi e madhe ujit e pallogaritur, pjesë e madhe së cilës është edhe humbja e përmendur më sipër; • eficencë e ulët e ndërmarrjeve; • tarifat e ujit të pijshëm dhe ujrave të zeza në nivele që nuk përballojnë kostot; • një pjesë e madhe e faturave nuk paguhen.

  5. Zhvillimet aktuale: Përmirësim i furnizimit me ujë dhe largimit të ujrave të zeza; Transferimi i pronësisë tek qeverisja vendore 2007-2008 Reforma e vitit 2008 Gjendja e sektorit dhe problematika

  6. Gjendja e sektorit dhe problematika • Sipas vëzhgimit të Bankës Botërore, vetëm njëra nga 55 njësitë e marra në shqyrtim, u gjet me një raport mirëmbajtje-mbulimi të kostove më shumë se 1,00, ndërkohë që shifra mesatare ishte 0.47. Kjo do të thotë që të ardhurat nga tarifa mbulojnë më pak se gjysma e kostove të mirëmbajtjes, pjesa tjetër e të ardhurave vjen nga subvencionet. Megjithatë, Shqipëria planifikon, që dalë ngadalë të heqë dorë nga subvencionet.

  7. Reformimi i sektorit • Pjesa më e madhe e operacioneve të këtyre ndërmarrjeve, janë integruar në administrimin vendor dhe, për pasojë, gjendja financiare dhe operacionale e këtyre ndërmarrjeve tenton të mos jetë shumë transparente. • Njësitë vendore kanë mangësi në të dhënat për të ardhurat, shpenzimet, nevojat për investime dhe për cilësinë e shërbimeve të ofruara. Për më tepër, vendimmarrja në lidhje me cilësinë e shërbimeve dhe investimet e reja është bërë mjaft politike. • Reforma institucionale mund të kontribuojë në efiçencën e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve duke qartësuar çështjet e pronësisë dhe përgjegjësitë e menaxhimit. Për më tepër, duke rritur autonominë e ndërmarrjeve krijohet mundësia për operacione me efiçente, rritjen e performancës dhe përfshirjen në tregun e kapitaleve. Kjo është ajo çka kuptohet me korporatizim. • IFIs kërkojnë reforma institucionale në mënyrë që të mbështesin me financime

  8. Korporatizimi • Korporatizimi i referohet reformave tëmenaxhimit të një ndërmarrjeje shërbimi, ndërkohë që siguron pronësinë shtetërorembi asetet dhe drejtimin strategjik. • Korporatizimi mbulon të gjitha strukturat e mundshme mes një ndërmarrjeje bashkiake dhe një kompanie publike të ujit, në kuadër të ligjit për veprimtaritë private. • Korporatizimi fillon me reformën e një ndërmarrjeje bashkiake (shtetërore). Këtu dallohen tre forma themelore: • ndërmarrje bashkiake, departament imbyllur; • ndërmarrje e korporatizuar; • kompani publike e ujit

  9. Ndikimet e korporatizimit • Objektivat e reformës, në shkallë të gjerë, përcakton shkallën e korporatizimit.

  10. Përfshirja e sektorit privat • Në Shqipëri, ka disa shembuj të PSP në ndërmarrjet e ujit: • Kontratat e menaxhimit financohen nëpërmjet kredive të Bankës Botërore për katër qytete: Durrës, Lezhë, Fier dhe Sarandë. Kjo kontratë ka përfunduar në korrik 2008. • Kontrata e menaxhimit financohet nga KfW për Kavajën. Kjo kontratë ka përfunduar në Maj 2008. • Kontrata e koncesionit financohet nëpërmjet KfW për Elbasanin. Kjo kontratë është pezulluar në Dhjetor 2006.

  11. Strategjitëdhe planifikimi

  12. Planifikimi strategjik • Planifikimi strategjik është një proces gjatë të cilit ndërmarrja përcakton strategjinë e saj, ose drejtimin kryesor, për një periudhë disavjeçare, dhe merr vendime përmasat kryesore që duhet të merren. Strategjia që del, përmban qëllime specifike që duhen përmbushur; kërkesat për burime, si kapitali dhe burimet njerëzore; dhe afatet kohore. • Zgjidhja e këtyre sfidave kërkon një hark kohor më të madh se një vit. Mjaft nga investimet e parashikuara kërkojnë tre ose katër vjet. Nevojat për burime për të adresuar masat e kombinuara janë massive, çka përsëri kërkon më shumë kohë se një vit. Disa nga ndryshimet organizative ose të tarifave kërkojnë zbatimgradual shumëvjeçar. Politikat kombëtare dhe përafrimi i rregulloreve të BE, gjithashtu kanë një horizont kohor që shtrihet në disa vite.

  13. Rajonizimi • Shpesh, Ndërmarrjet e vogla tëUjësjellës-Kanalizimeve përballen me situata të pafavorshme si pasojë e mungesës së përvojës dhe pajisjeve ose specialistëve duke pasur kosto relativisht të larta. Një nga mënyrat e përballimit të këtyre situatave jo komode është "rajonizimi", i cili që do të thotë shkrirje apo bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet ndërmarrjeve në një rajon të caktuar. • Argumenti më i përdorur gjerësisht në favor të rajonalizimit është prania e ekonomisë së shkallës, që lidhet me avantazhin e kostos së një firme, e cila ka më shumëfitime kur e zgjeron prodhimin e saj deri në njëmasë të studiuar.

  14. Reformat për tarifat dhe përmirësimi igjenerimit të të ardhurave • Kushtet aktuale - Ekzistojnë shumë shpjegime lidhur me të ardhurat e pamjaftueshme të ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve: • Uji që konsumohet dhe ujërat e zeza që shkarkohen nuk maten, për rrjedhim, nuk paguhet për to. • Tarifat për ujin dhe ujërat e zeza janë të ulta, nën nivelin e mbulimit të kostos. • Ndërmarrjet hasin vështirësi në mbledhjen e faturave.

  15. Reformat për tarifat dhe përmirësimi igjenerimit të të ardhurave • Pasojat e reformave tarifore - Ndryshimet e mëdha në tarifat për ujin dhe ujërat e zeza mund të ndikojnë ndjeshëmnë nivelin e konsumit (si rezultat dhe në kostot), në derdhjen e të ardhurave dhe kënaqjen e klientitme shërbime te ofruara. Për këtë arsye duhet të ndërmerret një proces strikt konceptimi dhe hulumtimi, diskutimi dhe konsultimi mbi një sërë pyetjesh të ngritura përpara se të merren vendime mbi strukturën dhe nivelin e tarifës. • Gjatë gjithë procesit të konceptimit duhet të mbahen parasysh një sërë principesh të përgjithshme: • Tarifat duhet të jenë relativisht të thjeshta dhe të lehta për t’u kuptuar. • Tarifat duhet të prodhojnë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar kostot e shërbimeve në mënyrë të qëndrueshme. • Tarifat duhet të pasqyrojnë kostot e ndryshme të shërbimeve për grupe të • ndryshme klientësh. • Tarifat nuk janë vetëm një instrumet të ardhurash, ato gjithashtu, janë një • tregues për çmimin, si mjet i drejtpërdrejtë në mbrojtjen e burimeve ujore. • Gjatë procesit të konceptimit duhet të kihen parasysh dhe detyrimet e mundshme • të grupeve të veçanta të klientëve.

  16. Reformat për tarifat dhe përmirësimi igjenerimit të të ardhurave • Objektivat e reformës - Ndryshimet në tarifamund të udhëhiqen nga një sërë qëllimesh prandaj, çështja e parë që duhet qartësuar është përcaktimi i saktë i tyre. Qëllimet e mundshme janë: • Gjenerimi i të ardhurave. • Barazia midis tarifave të bazuara në kosto. • Asistencë për familjet me të ardhura të ulta. • Menaxhimi i kërkesës. • Qëndrueshmëria afatgjatë e të ardhurave. • Reduktimi i ndotjes. • Modeli ASTEC

  17. Përfitimet nga instrumentat ekonomikë • Në përgjithësi, instrumentat ekonomikë përdoren për të rritur fleksibilitetin, eficensën dhe efektivitetin e kostove për masat në menaxhimin e ujit. Gjithashtu, ato mundësojnë një burim të rëndësishëm për rritjen e të ardhurave në mbështetje të politikave dhe programeve të menaxhimit të ujit. • Mbështetja nga fondet strukturore të KE (IPA dhe dritarja e bashkive)

  18. Instrumentat financiareProceset e ndihmës për para-aderim

  19. Njësia e Projekteve të Infrastrukturës (IPF) si instrument i ri financiar Procedurat praktike për paraqitje kërkese • Bashkitë analizojnë nevojat e tyre • Krijojnë mundësi bashkëfinancimi nga vetë bashkia • IPA (Instrumenti i para aderimit) kombëtare lehtëson këtë bashkëfinancim • IPF asistencë teknike / zyra kombëtare në Shqipëri • Ministria e Integrimit, lehtëson komunikimin me bankat dhe institucionet e tjera të ndihmës Instrumenti i para-aderimit (IPA) Instrumenti i Ndihmës së Para Aderimit në mbështetje të vendeve kandidate dhe kandidate potenciale dhe do të zëvendësojë instrumentet ekzistues të ndihmës. Objektivi i IPA-s eshte qe te arrihet nje menaxhim plotesisht i decentralizuar, qe do te thote menaxhim i decentralizuar i kontraktimit, dhenies se granteve dhe pagesave, veprime te cilat do te kontrollohen jo paraprakisht por ne perfundim te tyre. Tashmë janë hartuar politika e përgjithshme kuadri ligjor dhe programues i këtij instrumenti që përfshin: • Dokumenta ligjorë dhe strategjikë• Komponenti I - Asistenca e Tranzicionit dhe Ngritja e Institucioneve• Komponenti II - Bashkëpunimi Ndërkufitar Me shume ne http://www.mie.gov.al

  20. IPA Neni 64 – Komponenti I Politikat mjedisore bazohen në nivelin e lartë të mbrojtjes, promovimin e parimit ndotësi paguan, përdorimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore, eficensën e energjisë, burimet e dhe zbatimin progresiv të politikave Europiane në të gjitha fushat përfshi dhe ndryshimet e klimës; * CM – Menaxhim i Centralizuar * DIS – Sistem Zbatimi i Decentralizuar * EDIS - Sistem Zbatimi i Decentralizuar i Zgjeruar

  21. Municipal window – Dritarja për bashkitë

  22. Mundesite per bashkite • “Municipal window” (mbeshtetje nga IFIs dhe IPA) • Një numër i madh projektesh mund të mbështetet nga IPF. Lista e projekteve mund të përfshijë fushat si mëposhtë: • Mjedisi:trajtimi i ujrave të zeza, menaxhimi i mbetjeve të ngurta dhe të rrezikshme, kontrollin e shkarkimeve, etj. • Energija: energjitë e rinovueshme, sistement e ndëlidhjes, eficensa dhe kursimi i energjisë, bashkë-gjenerimi, hidro, tubacionet e gazit, etj. • Transporti: rrugët, hekurudhat, rrugët ujore Brenda territorit, aeroportet. • Social: shkollat, spitalet dhe qendrat shëndetësore, strehimi, etj. • Kushtet për aplikim, kriteret për seleksionim dhe tippet e projekteve • Entitetet kombëtare, rajonale dhe vendore, duke përfshirë bashkitë, mund të aplikojnë për ndihmë nga IPF (Fonde për Projekte të Infrastrukturës) • Përzgjedhja e projekteve që mund të mbështeten nga IPF, mbështetet në disa kritere të përgjithshme, si: • Një përdorim i balancuar i burimeve në të katër sektorët. • Brenda secilit sector një ndarje e barabartë e burimeve duhe të ndiqet ndërmjet nën-sektorëve në linjë me nevojat social-ekonomike të përfituesit. • Një shtrirje gjeografike e burimeve ndërmjet shteteve. • Prioritet do ti jepet projekteve me ndikim të lartë rajonal ose me dimension të fortë social dhe mjedisor si dhe projekteve të idetifikuara në rrjetet rajonale (SEETP, ReREP, PEIP, ECS etj.)

  23. Procesi i perfitimeve nga IPF (MIE) • Në datë 20 mars 2009, u mbajt në Bruksel Takimi i dytë i Komitetit Drejtues, ku u miratuan projektet për t’u financuar nga IPF. Për Shqipërinë u miratuan gjithsej 7 projekte, nga të cilat 3 projekte IPF-Asistencë Teknike, në fushën e mjedisit dhe 4 projekte nga IPF-Municipality ëindoë • Shuma totale e fondeve në dispozicion për të gjitha vendet përfituese nga IPF Asistencë Teknike ishte 2.505.000 Euro. Nga të cilat Shqipëria përfitoi 980.000 Euro. • Konkretisht, IPF - Asistencë Teknike : • Projekti i ujësjellës – kanalizimeve në Kamzës; • Investimi total: EUR 6.300.00 • Projekti i patrimit të ujit në Lezhë dhe Shëngjin ; • Investimi total: EUR 2.700.00 • Përmirësimi i Trajtimit të mbetjeve të ujërave dhe përfundimi I rrjetit të kanalizimeve në Golem. • Investimi total: EUR 7.000.00 • Katër projekte e miratuara nga IPF - Municipality ëindoë jane si në vijim: • Projektet e ujësjellës – kanalizimeve në Gjirokastër dhe Fier. • Investim total : 21.68 M (4.68M grant + 12M hua + 5M kontribut vendor ) • Projekti i mbetjes së ujërave në Pogradec. • Investim total : 18.1M( 3.5M grant + 10M hua + 4.6M kontribut vendor ) • Projekti i pastrimit të ujit në Kamëz , Berat, Kuçova • Investim total : 20.5M (5.5M grant + 15M hua) • Informacion teknik: Faza II e një programi ekzistues . • Projekti i Rrugëve Rurale. • Investim total : 29M ( 9M grant + 20M hua)

  24. Kerkesat e projektitdisa elemente te rendesishem

  25. Forma e paraqitjes së projektit

  26. Forma e paraqitjes së projektit

  27. Forma e paraqitjes së projektit

  28. Ju faleminderit për vëmendjen! Për më shumë informacion: Qendra Rajonale e Mjedisit (REC) Email: rec@albania.rec.org Tel/Faks: 04 2 232928 web: http://albania.rec.org

More Related