170 likes | 505 Vues
Zhvillimi psikomotor. Leksioni 7. Zhvillimi progresiv verifikon ligjin cefalo-kaudal .
E N D
Zhvillimipsikomotor Leksioni 7
Zhvillimi progresiv verifikon ligjin cefalo-kaudal. • a) Mbajtja e kokës: Kontrolli i tonusit të muskujve të qafës dhe zverkut që bëjnë të mundur mbajtjen e kokës në zgjatimin e trungut arrihet normalisht në muajin e tretë. Por mbajtja e kokës është plotësisht e lirë në jo më pak se 5 muaj, gjë që shënon dhe etapën e parë të arritjes së vertikalitetit, që është njëkohësisht dhe zgjerim i parë i horizontit që i ofrohet fëmijës. Zhvillimi postural
b) Pozicioni ulur: Realizimi i qëndrimit ulur kryhet përgjithësisht në moshën 8 muaj, por që në 6 muaj, fëmija qëndron ulur një moment, me trungun të përkulur pak përpara, në ekuilibër me duart të vendosura pak përpara. Zhvillimi postural
c) Qëndrimi në këmbë fitohet progresivisht. Në 8-9 muaj, fëmija është i aftë të qëndrojë në këmbë disa çaste me ndihmë, duke “nxjerrë të ndënjurat prapa”. Në 10 ose 12 muaj, qëndrimi në këmbë bëhet i mundur, lordoza fillon të vërehet. Zhvillimi postural
Lëvizjet pa objekt në formë shkarkesash, zhduken dalëngadalë në favor të atyre që kanë formën e aktivitetit postural ose të ekzekutimit të gjesteve të lidhura me objekte të jashtme. • Bebet e vogla, që në javën e tretë, dinë të nxjerrin gjuhën dhe të hapin gojën. • Këto imitime të hershme supozojnë kapacitete proprioceptive dhe motore të dukshme. Motricitetispontan
2-3 javebebetzgjasin dorën drejt objekteve • Mund të flasim kështu për “motricitet të çliruar”. • Aftësi për të zgjatur dorën drejt një objekti tërheqës Motricitetispontan
Stereotipitë janë lëvizje të kufizuara, të përsëritura, tëpër të larmishme në grupimin e tyre dhe kohëzgjatjen sipas fëmijëve. • Intensiteti dhe vazhdimësia e tyre janë në varësi të faktorëve afektivë: stereotipi bukale (thithja e gishtit ose e veshjeve, kërcitje dhëmbësh), lëvizje për eksplorimin e trupit, lëvizje të ndryshme lëkundëse veçanërisht gjatë gjumit, gjithashtu shkarkesa auto-agresive si p.sh. përplasje e kokës, kafshim i gishtave etj. Stereotipet
Të kapurit e vullnetshëm aktiv paraqet një aktivitet shumë të rëndësishëm për fëmijën që ka dëshirë të njohë dhe të manipulojë objekte. • Pas lokalizimit pamor dhe afrimit të dorës, vjen ajo që e quajmë të kapurit i cili evoluon si më poshtë: Tekapurit
Në rreth 5 muaj të kapurit është kubito-palmar: objekti kapet nga katër gishtat e fundit ndërmjet gishtit të vogël dhe gungës hypothenare, duke avancuar krahun si krëhër për barin; • Në 6 muaj, të kapurit bëhet digito-palmar; gjithçka kryhet ndërmjet pëllëmbës dhe katër gishtave të fundit; Tekapurit
3. Në 7-8 muaj të kapurit është radio-palmar; objekti kapet ndërmjet bordit lateral (anësor) të gishtit të madh që fillon të ketë një rol aktiv dhe atij të falangjeve të fundit të gishtit tregues. Tekapurit
4. Në 9-10 muaj të kapurit është me të vërtetë radio-digital: objekti kapet tani ndërmjet mollëzave të gishtit të madh dhe tregues. Fëmija, i çliruar nga refleksi tonik i muskujve që mbanin të mbyllur dorën, mund ta hapë dhe ta mbyllë atë, në mënyrë të vullnetshme, të hedhë dhe të marrë objektet. Të kapurit kontribuon gjithashtu në eksplorimin dhe në njohjen e trupit nëpërmjet koordinimit me pamjen si edhe me ndjeshmërinë trupore. Tekapurit
Kontrolliqendrimitvertikal • Koordinim per levizjetealternuarategjymtyreveteposhtme • Të ecurit normal është shpesh i paraprirë nga të ecurit me katër gjymtyrë. • Në rreth 13-14 muaj mesatarisht fëmija lëshon dorën që e mban dhe kryen disa hapa në mënyrë të pavarur. Teecurit
Data e ecjes së parë të pavarur është në fakt mjaft variabël (10-16 muaj) • Konsiderojmë zakonisht që mungesa e të ecurit të pavarur në 19-20 muaj është anormale. • Kjo do të thotë që nga pikëpamja kinetike evoluimi i të ecurit edhe pse i fituar, nuk është ende i përfunduar, ai vazhdon deri në 4-5 vjeç, duke qenë në varësi veçanërisht të maturimit të vonuar të funksioneve cerebelare. Teecurit
Buzeqeshja (qe ne lindje) • Shprehkenaqesi (kryesisht me ushqimin) • Java 2-8 mundteshfaqetngastimujtejashtemshumicavizualedheauditive • Buzëqeshja bëhet sociale dhe selektive vetëm në muajin e tretë, sepse shfaqet shumë shpesh në prani të fytyrave njerëzore. Pasurim I motricitetit
Sipas Spitz, në këtë moment, vërehet “një përgjigje me buzëqeshje ndaj një fytyre njerëzoree në lëvizje”, reaksion “i drejtuar dhe i vullnetshëm” shumë i rëndësishëm në shkëmbimet midis fëmijës dhe nënës së tij, dhe që shpjegon sipas sajnjë fillim të formimit të staditteobjektit libidik. Pasurim I motricitetit