1 / 21

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

Prof.As.Dr.Agim BINAJ Lenda : Kontabilitet - Analize Tema II- t e : Bilanci dhe pasqyrat financiare Leksioni 3 a- Kuptimi mbi pasurine e njesise ekonomike ; Bilanci dhe ekuacioni kontabel , aktivet , detyrimet , kapitali i pronarit . b- Ekuacioni kontabel. Në vëmëndje për studentët.

marcus
Télécharger la présentation

Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Prof.As.Dr.AgimBINAJLenda:Kontabilitet -AnalizeTema II-te:BilancidhepasqyratfinanciareLeksioni 3a- Kuptimimbipasurine e njesiseekonomike; Bilancidheekuacionikontabel, aktivet, detyrimet, kapitaliipronarit.b- Ekuacionikontabel.

  2. Në vëmëndje për studentët. Si të dalim mirë në lëndën e kontabilitetit Unë do tju tregoj sekrete që pedagogët e tyre rrallë ua tregojnë studentëve. Prandaj ky seksion emërtohet “Vetëm për studentët”. Nëse pedagogët zbulojnë se unë u kam treguar këto sekrete, me siguri do të ketë shumë letra për pyetje të ndryshme. Marrja e notave të mira nuk është një çështje fati. Nuk ka asnjë sekret për këtë. Gjithashtu, nuk është sekret se kryerja e detyrave (në kohë), vajtja në klasë (rregullisht), gjumi dhe ushtrimet e mjaftueshme, të ngrënit në mënyrën e duhur dhe studimi gjatë gjithë semestrit (dhe jo vetëm në kohën e provimit) do ti përmirësojnë notat tuaja. Por kjo është punë e vështirë. Kështu, ajo që ju dëshironi është mënyra për të marrë nota më të mira duke mos punuar shumë, apo jo? Mirë, kini mëndjen-sekreti është të punoni me zgjuarsi! Nuk është e njëjtë me të qënit i zgjuar, e cila është një çështje fati. Këtu jepet sesi të punoni me zgjuarsi.

  3. Hapi 1: Përcaktoni përse lënda e kontabilitetit është e rëndësishme për ju. Së pari, mendoni përse po e bëni këtë lëndë. Cilat janë qëllimet tuaja? A ju intereson me të vërtetë kjo lëndë? A keni motivim të fortë për të mësuar mbi kontabilitetin? Mbase në listën tuaj të karrierrës kontabilisti vjen menjëherë në fund. Mbase synimi juaj është të bëni shumë para. Ose, mbase vini në universitet për të kaluar kohën derisa të trashëgoni pasurinë e familjes. Në çdo rast kjo lëndë është hartuar për ju. Një nga mënyrat më të sigurta për të pasur 1 million dollarë është që të filloni me dhjetë milion dhe të mos dini asgjë nga kontabiliteti dhe drejtimi i biznesit. Nëse ju nuk trashëgoni asnjë pasuri, ju nuk do të bëheni i pasur pa ditur të flisni gjuhën e biznesit. Kontabiliteti është gjuha! Mbase ju dëshironi të filloni një punë më të mirë, por jeni i sigurtë se nuk dëshironi që të jeni kontabilist. Shumë mirë! Kjo lëndë nuk do tju bëj kontabilist. Ajo do t’ju ndihmojë që të kuptoni disa nga “ritualet mistike” të kontabilitetit që jokontabilistëve shpesh u duken të ngatërruara. Çfarëdo lloj pozite drejtimi do të keni në ndonjë organizatë, të jini të sigurtë që do të keni punë me kontabilistët dhe me informacionin kontabël. Ju duhet ta dini se ata mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj. Shumë organizata e përdorin informacionin kontabël për të vlerësuar punonjësit e tyre për pagat dhe në vendimet për ngritjen e punonjësve në përgjegjësi. Ju duhet të kuptoni sesi ta interpretoni këtë informacion. Ju mbase mund të kuptoni se kontabiliteti nuk është ai që mendoni. Pavarësisht nga fakti, nëse ju do ta doni apo urreni kontabilitetin, vendosni se ajo çka do të merrni nga kjo lëndë do të jetë e dobishme për ju.

  4. Hapi 2: Zbuloni atë që pedagogu juaj pret nga ju për këtë lëndë. Më pas verifikojeni këtë me pedagogun tuaj. Nëse jeni me fat, pedagogu juaj do të jetë i ndjeshëm, i dashur, i kujdesshëm, me sens humori, i shkathët, i pëlqen që ti mësojë të tjerët dhe dëshiron që ju të dilni mirë në kurs. Nëse pedagogu juaj është më normal (dhe më pak i përsosur), mbani mend, se pedagogu mbetet pedagog. Dhe si pedagog, ai ka pushtet mbi jetën tuaj. Kështu që, zbuloni se çfarë pret pret jush. Cilat janë qëllimet e tij për lëndën? Çfarë dëshiron që ju të dini ose të jeni të aftë të bëni pasi të përfundoni lëndën? Mbase ai do tjua tregojë (shenjë e mirë), por nëse se bën, pyeteni. Ju duhet të thoni: “Profesor Cilido-qoftë-emri juaj (do të ishte më mirë që të përdorej emri i duhur), Çfarë është e pakëndshme në këtë lëndë?” ky është një zhargon edukimi për “cilat janë qëllimet e kësaj lënde”? Kjo mund të tërheqë vëmendjen e saj, dhe ti japë asaj një ose dy minuta për tu menduar. Ju mbase mund të prisni deri në takimin tjetër të klasës për të marrë përgjigjen tuaj. Sigurohuni që ju dhe pedagogu juaj të kuptoni qëllimet e njëri-tjetrit. Disa pedagogë kontabiliteti presin që të gjithë studentët të bëhen kontabilistë. Nëse ju keni një pedagog të tillë, bëjeni të qartë. i thoni pedagogut tuaj ”Nuk e kam në plan të bëhem llogaritar” (Sigurohuni që të shtoni prapashtesën tar, ose mund të merrni një marrëveshje të shpejtë)zbuloni se çfarë ka në këtë lëndë për ju.

  5. Hapi 3: Zbuloni se si do të vlerësoheni. Tani, zbuloni se si do të vlerësoheni. Si teston pedagogu juaj? A është ai tip i vështirë i llojit: Cila është fjala e treta në rreshtin e peste në fajen 211?” Ose, a shikon ai të përgjithshmen, me anë të pyetjeve: “Shpjegoni sesi kontabiliteti ishte instrument në negocimin e traktatit të treta të Versajës në 1623”. A përpiqet ai për hamendësime, ose a janë përgjigjet e shkurtra pikat e tij të dobëta? Cilado qoftë metoda, ju duhet të dini se çfarë pritet nga ju dhe sesi këto pritje kalohen në nota. Nganjëherë do të gjeni ndonjë pedagog ku prtjet të mos jenë të njëjta me mënyrën sesi ai teston dhe vlerëson. Prandaj ju duhet të kuptoni si pritjet e pedagogut dhe vlerësimet. Nëse ato nuk duket se janë të qëndrueshme, atëherë duhet të përcaktoni se çfarë pret pedagogu në të vërtetë. Hapi 4: Mësoni atë që është e rëndësishme. Zbuloni se çfarë ju duhet që të përmbushni qëllimet tuaja dhe pritjet e pedagogëve. Një mësim i madh që ju duhet të mësoni, nëse nuk e keni bërë, është “çfarë merrni nga kontabiliteti (dhe pothuajse çdo gjë tjetër) varet nga ajo që ju sillín në të”.Qëndrimi juaj është i rëndësishëm. Nëse vendosni se diçka ia vlen të mësohet, ju do të gjeni mënyrën për ta mësuar atë. Jo se ju duhet ta mësoni atë, por se ju dëshironi ta bëni. “Dëshiroj” është pjesa më e madhe e të punuarit në mënyrë të zgjuar. Dëshira për të mësuar do të bëjë një rrugë të gjatë duke ju ndihmuar të merrni rezultate të mira. Fatkeqësisht, ajo nuk do të jetë e mjaftueshme derisa ajo që ju dëshironi të mësoni të jetë gjithashtu ajo që pedagogu juaj dëshiron që ju të mësoni. Prandaj, duhet të siguroheni që ju dhe pedagogu juaj të jeni në të njëjtën gjatësi vale. Nëse nuk jeni atëherë flisni me njërit tjetrin. Zbuloni përse pedagogu juaj ka një pikëpamje tjetër. Ju mund të ndryshoni mendimin tuaj mbi atë që është e rëndësishme. Përcaktoni sesi të përqëndroni përpjekjet tuaja. Jo gjithçka në këtë libër ose leksion ka të njëjtën rëndësi. Përqëndrohuni në atë që është më e rëndësishme për ju dhe pedagogun tuaj.

  6. Hapi 5: Komunikoni me pedagogun tuaj. Përpiquni të kujtoni se pedagogu juaj është një person. Edhe autorët e këtij libri janë njerëz. Ne kemi gra, fëmijë dhe miq. Shumica e pedagogëve dëshirojnë me të vërtetë që ju të ecni përpara, por ne kemi nevojë për ndihmën tuaj. Pedagogët nuk dinë gjithçka. Në veçanti, ne nuk mund të lexojmë mendjen tuaj. Ju duhet të lejoni pedagogun tuaj të dijë nëse keni ndonjë problem për të kuptuar materialin që ju prisni për të mësuar, duke zbuluar atë që pedagogu pret prej jush, ose të zbuloni sesi të pregatiteni për testet dhe detyrat e tjera. Flisni me pedagogun tuaj mbi problemet që keni me këtë lëndë. Mbani parasysh se pedagogu është qënie njerëzore. Ky është fakulteti juaj. Ministria e mbrojtjes paguan për të. Mos lini askënd që të pengojë që paratë e paguara nga Ministria e Mbrojtjes të hidhen në plehra. Të punuarit me zgjuarsi nënkupton të përcaktoni se çfarë është e rëndësishme dhe të përqëndroni vëmendjen dhe përpjekjet tuaja në këto gjëra. Më pas, mos hiqni vëmendjen nga synimet tuaja. Nëse keni ndonjë problem përballuni me të. Nëse nuk kuptoni diçka në klasë ose në libër, bëni pyetje. Nëse keni frikë të bëni pyetje idiote në klasë, mbani mend më mirë të dukesh idiot në klasë sesa të dukesh idiot në provim. Nëse mendoni se nuk po kapni pikat kyçe, flisni me pedagogun tuaj. Nëse dëshironi të mësoni, ju mund ta bëni atë. Kjo është e gjitha. Përpiquni. Ne mendojmë se kështu lënda e kontabilitetit do të duket më e këndshme dhe eksperienca më fitimprurëse. Sigurisht, ju mund të përpiqeni të kryeni detyrat, të shkoni në klasë, të bëni gjumë dhe ushtrime të mjaftueshme, të hani mjaftueshëm dhe të studioni gjatë gjithë semestrit. Ato në përgjithësi ndihmojnë, megjithëse janë të vështira. Urimet më të mira, jo vetëm në këtë lëndë, por edhe në lëndët e tjera, gjatë gjithë jetës, për të pregatitur atë kapital njerëzor të konkurueshëm në treg me vendet e zhvilluara. Sot, në botë ngulet këmbë shumë në filozofinë e një formimi profesional e civil sa më polivalent duke nxitur dhe krijuar mentalitetin që të mësohemi të mësojmë gjatë gjithë jetës.

  7. BILANCI DHE KUPTIMI MBI PASURINË NË NJËSITË EKONOMIKE ORGANIZIMI I KËTIJ leksioni Bilanci dhe ekuacioni kontabël Ekuacioni kontabel • Bilanci kontabël • Aktivet • Detyrimet • Burimet e veta të kapitalit • Format e thjeshtuara të bilancit • Bilanci, ekuacioni kontabël • Veprime që sjellin ndryshime në bilanc

  8. Çështja 1-rë. Bilanci dhe ekuacioni kontabël. 1.1 Bilanci kontabëlparaqet gjendjen financiare (aktivet, detyrimet dhe kapitalin) në një njësi ekonomike në një datë të caktuar. Ai është “fotografi” e gjendjes financiare të njësisë ekononomike në një datë të caktuar. Shpesh ai quhet pasqyra e gjëndjes pasurore apo pasqyra e gjëndjes financiare të njësisë ekonomike. Elementët kryesorë që pasqyrohen në bilanc janë: a) Aktivet që kontrollon njësia b) Detyrimet që duhet të përmbushë c) Investimet e kapitalit të pronarëve të njësisë. 1.1.1 Aktivet: Aktivi është një objekt ose e drejtë ekonomike e kontrolluar nga njësia raportuese i cili: a) ka ardhur si rezultat i ngjarjeve të shkuara; dhe b) nga përdorimi i të cilit priten përfitime të ardhshme. Njësia ekonomike raportuese mund të marrë përfitime ekonomike nga aktivi në disa forma. Një aktiv mund të • përdoret më vete ose i kombinuar me aktive të tjera për prodhimin e mallrave ose shërbimeve që shiten nga njësia ekonomike; • shkëmbehet me aktive të tjerë; • përdoret për të shlyer / paguar një detyrim; ose • i shpërndahet pronarëve të njësisë ekonomike.

  9. Aktivi mund të ketë përmbajtje fizike (por nuk është thelbësore për ekzistencën e tyre). P.sh aktivi mund të jetë një zë fizik i zotëruar ose i kontrolluar nga njësia ekonomike, një liçensë shfrytëzimi ose një e drejtë kontraktuale për të marrë para ose aktive të tjera nga një palë tjetër. Në bilanc aktivet pasqyrohen në bazë të kontrollit efektiv dhe jo vetëm nga pronësia ligjore. Kontrolli efektiv i aktiveve në përgjithësi përputhet me praninë ligjore të tyre, kjo mund të mos ndodhë gjithmonë. P.sh në rastin e një marrëveshje për qira financiare, një aktiv mund t`i përkasë ligjërisht qeradhënësit, por duke qënë se është nën kontrollin e qeramarrësit për pjesën më të madhe të jetës së dobishme, ky aktiv raportohet në bilancin e qeramarrësit. Aspektet me rëndësi të madhe në përcaktimin e kontrollit efektiv janë: fakti se kush merr pjesën më të madhe të përfitimeve ekonomike që vjen nga aktivi dhe kush mban pjesën më të madhe të rreziqeve të lidhura me këtë aktiv. Mundësia për të gjeneruar përfitime ekonomime zakonisht nënkupton aftësinë për të rritur hyrjet e parasë dhe ekuivalenteve të saj në njësi ose për të pakësuar daljet e tyre nga njësia. Nga pikpamja natyrore ato mund të jenë ndërtesa, makineri, materiale, mjete monetare, të drejta ndaj të tretëve (klientëve, debitorëve, etj.) të drejtat që rrjedhin nga zotërimi i patentave të prodhimit apo tregtare, emri i mirë, etj.

  10. 1.1.2 Detyrimet. Detyrimetjanë një obligim i njësisë ekonomike raportuese, i cili: a) ka lindur nga ngjarje të shkuara dhe b) shlyerja e të cilit pritet të sjellë daljen e burimeve në të ardhmen. Njësisë ekonomike mund t`i duhet të paguajë me para ose me ekuivalentet e saj, të sigurojë një shërbim të caktuar ose të japë një aktiv të caktuar. P.sh kundrejt një detyrimi për blerje materialesh ndërtimi, nuk paguan me para, por për të njëjtën vlerë në para, jep një apartamnet banimi në pallatin 12 katësh që po ndërton. Shumë nga detyrimet vijnë nga marrëveshjet ligjore të ashtëquajtura detyrime kontraktuale. Në raste të caktuara detyrimet mund të lindin nga praktika e parashkruar ekonomike e njësisë dhe dëshira për të mbajtur marrëdhënie të mira biznesi me klientët e saj, punonjësit dhe partnerët e tjerë (të ashtëquajtura detyrime kontraktuale). P.sh., nëse praktika e një njësie ekonomike kërkon që të bëhet zëvëndësimi i të gjitha produkteve me defekt, njësia ekonomike do të njohë detyrimin konstruktiv që vjen nga kjo praktikë në bilancin e saj, pavarsisht nëse ajo ka detyrime ligjore apo jo. Vetëm detryrimet shlyerja e të cilave mund të matet me besueshmëri njihen në bilanc. Si detyrim mund të përmenden shumat për tu paguar furnitorëve për blerjet me kredi (llogari të pagueshme, dëftesa të pagueshme.) detyrimet ndaj punonjësve për pagat, detyrimet për tatimet dhe taksat, për interesat etj. Për sa kohë që detyrimet nuk janë shlyer shërbejnë si burim i përkohshëm i mbulimit të aktiveve të njësisë së biznesit. Si borxhe, detyrimet janë te njohura nga ligji i cili i jep të drejtën kreditorëve që të detyrojnë shitjen e pasurisë së njësisë ekonomike për të tërhequr borxhet e tyre, nëqoftëse ajo nuk mund të veprojë ndryshe.

  11. 1.1.3 Burimet e veta (kapitali i pronarit). Për të ka disa përkufizime, por ai më i sakti dhe në bazë të standarteve ndërkombëtare të kontabilitetit është: Paratë e investuara (kesh) nga burimet e veta ose burime të veta në natyrë (ndërtesa, makineri, tokë, etj.) Kapitali noto përbën dhe interesa të mbetura të pronarit apo pronarëve në mjetet ekonomike (në aktivet), apo investimin e bërë prej tij në njësinë ekonomike. Pra ato tregojnë pjesën e aktiveve të njësisë ekonomike të perballuar nga burimet e pronarëve të saj. Pra kapitali në fund të fundit është diferenca mes aktiveve dhe detyrimeve të njësisë raportuese në datën e mbylljes së bilancit. Burimi i kapitalit quhet zakonisht dhe kapital i rrezikut sepse pronari mbart një rrezik të dyfishtë: Së pari, prej mundësisë së mosshtimit të tij, kur njësia ekonomike nuk prodhon fitim. Se dyti,prej mundësisë të moskthimit të shumës së investuar, kur njësia ekonomike është në kushtet e vështirësive financiare, dmth të paaftesisë për të përballuar detyrimet e saj. Në terminologjinë e kontabilitetit kontributi (investimi) i pronarit quhet “Kapitali i pronarit (i vet)” apo “Kapitali neto ose aksionar”. Quhet kapital neto sepse rezulton si diferencë e aktiveve me detyrimet. Ndryshe kapitali neto mund të përcaktohet si pretendimet apo kërkesat e pronarëve mbi aktivet e njësisë ekonomike.

  12. Pra, pasuria e njësisë ekonomike është një, por e shprehur në dy anë si burime dhe si mjete. Kjo përbën thelbin e transparencës ekonomike ku qartazi lexohet nga çdo përdorues i pasqyrave financiare (Bilancet), si burimi i financimit (kapitali) ashtu dhe përdorimi i këtij financimi (kapitali) duke e materializuar në aktivitetin e njësisë ekonomike në investimet për blerje makinerish, lëndë të para, ndërtesa, etj. Ekzistojnë dy mënyra financimi: a) Burimet e brëndshme: Këto burime të cilësuara si kapitali i vet, përbëjnë një kapital social ose individual, rezervat (që janë fitime të ruajtura në njësinë ekonomike) dhe nga rezultati i ushtrimit. Këto burime të brëndshme “të parimbursueshme” janë fituar nga njësia ekonomike dhe përbëjnë situatën e saj neto. Në kufirin midis burimeve të brëndshme dhe burimeve të jashtme gjenden provizionet për rreziqe dhe shpenzime, objekti i të cilave është të krijojë kapacitete financimi që do të lejojë të mbulohet nga një shpenzim apo risk i ardhshëm. Ky pozicion në bilanc tregon mirë karakterin jo përfundimtar të këtyre burimeve që kanë vetinë të transformohen në mënyrë të shpejtë në borxhe apo dhe në të mira të njësisë ekonomike. b) Burimi i jashtëm përbëhet nga detyrimet e njësisë ekonomike, qofshin afatshkrurtra, afatmesme apo afatgjata, me origjinë bankare apo jo (P.sh., furnitorë)

  13. Duke patur parasysh sa më sipër , bilanci kontabël mund të ndërtohet në formën e një pasqyre të përbërë nga dy anë: ana e majtë dhe ana e djathtë. Ato shërbejnë për të pasqyruar aktivet, detyrimet dhe kapitalin e pronarit. Por ku do të paraqiten aktivet, dhe kapitali i vet i njësisë në bilancin kontabël? Për këtë qëllim shërben këndvështrimi i kontabilitetit në lidhje me rezervat ekonomike të njësisë. Duke u nisur nga karakteri i dyfishtë i pasurisë së njësisë ekonomike, kontabiliteti e klasifikon atë : sipas natyrës dhe përbërjes, si edhe sipas burimeve të sigurimit të kësaj pasurie.Pra, pasuria e njësisë ekonomike si një e terë e vetme shikohet në dy pamje të mjeteve dhe të burimit të formimit tëtyre. Ato të parat sipas përbërjes, përbëjnë rezervat ekonomike të njësisë dhe paraqiten në anën e majtë të bilancit. Duke qënë se ato pasqyrojnë rezervat (mjetet) ekonomike që do të përdoren për sigurimin e fitimit në të ardhmen, quhen aktive dhe ana e majtë e bilancit, ku ato pasqyrohen, quhet aktiv. Po këto mjete ekonomike, të para nga këndvështrimi i burimeve nga janë siguruar, pra e pretendimeve apo e kërkesave pronësore që paraqiten për to, përbëjnë burimet, që vendosennë anën e djathtë të bilancit. Sipas kriterit të pronësisë ndahen në : (a) Burime të veta, që janë interesat e mbetura të pronarëve në pasurinë e njësisë ekonomike dhe (b) Detyrime, që paraqesin pretendimet apo interesat e të tretëve ndaj aktiveve të njësisë. Në literaturën e kontabilitetit shpesh detyrimet dhe kapitali i pronarit quhen pasive dhe ana e djathtë e bilancit, ku ato paraqiten, quhet pasiv.

  14. Bilanci kontabël, në formë të thjeshtë mund të paraqitet si në skemën 1. Skema 1

  15. Pra siç shihet nga kjo figurë, bilanci përbëhet nga dy pjesë: (a) nga kreu, ku shënohet emri i njësisë, lloji i pasqyrës financiare dhe data e përpilimit të saj dhe nga (b) trupi, që përbëhet nga ana e majtë, ku pasqyrohen aktivi (AktiveA.Gjatadhe A.A.Shkurtera) dhe nga ana e djathtë, ku pasqyrohen Detyrimet dhe Kapitali neto. Elementët përbërës të veçantë të aktivit të bilancit do të quhen zëra apo elementë të aktivit, kurse ato të burimeve do të quhen zëra apo elementë Kapitalit dhe detyrimeve.Kjo është forma e krahasuar apo paralele e ndërtimit të bilancit. Aktualisht në kushtet e përdorimit të kompjuterave, mund të përdoret si më e përshtatshme forma e shkallëzuar, e listuar apo vertikale e bilancit, që në formë të thjeshtuar mund të paraqitet si më poshtë:

  16. Skema 2

  17. Çështja 2-të. Ekuacioni kontabël. Siç mund të shihet nga format e thjeshtuara të bilancit kontabël të dhëna si shembull më lart, rezulton që nga pikpamja vlerore, të dy krahët e tij janë të barabarta: Aktivi 800.000=Detyrimet + Kapitalin e pronarit + Provizionet + Llogaritë rregulluese. Natyrshëm lind pyetja: Pse janë të barabarta këto dy anë ? A është ky barazim thjesht një rastësi apo ka një lidhje logjike e të qëndrueshme midis këtyre elementëve të bilancit kontabël që përcakton këtë barazim? Në vijim do të shpjegojmë faktin se ky barazim nuk është një rastësi por një lidhje e brendshe e bilancit kontabël.Pra,ai shpreh trasparencën e gjëndjes financiare të aktivitetit të njësisë ekonomike, burimim e financimit të aktivitetit dhe përdorimin e këtij financimi, duke e shprehur në aktive (makineri, ndërtesa, materiale, mjete monetare etj.). Gjendja financiare e një njësie biznesi paraqet pikërisht rezervat ekonomike që i përkasin asaj si dhe pretendimet apo kërkesat ndaj këtyre rezervave. Pra një njësi ekonomike shpehur në termat e mësipërme mund të pasqyrohet e parë në dy këndvështrime, që nga pikpamja sasiore janë të barabarta, si më poshtë: (a) Rezervat ekonomike = Kërkesat (pretendimet) për to Siç është parë deri tani, rezervat ekonomike në terminologjinë e kontabilitetit quhen aktive dhe përbëjnë elementët aktive të pasurisë së njësisë ekonomike, kurse kërkesat për to paraqiten si kërkesa të tretëve dhe si kërkesa të pronarëve. Ato përbëjnë elementët pasive të pasurisë së njësisë ekonomike apo burimet e financimit të elementëve aktive. Nga sa u tha më sipër barazimi (a) mund të shprehet: (b) Aktive = Kërkesat e kreditorëve + Kërkesat e pronarëve; ose (c) Aktive = Detyrimet + Kapitalin e pronarit

  18. Kjo përbën dhe ekuacionin kontabël, i cili pasqyron marrëdhëniet që ekzistojnë midis aktivit, detyrimeve dhe kapitalit të pronarit, siç pasqyrohen në pasqyrën e gjendjes financiare. Në formë të thjeshtëzuar ekuacioni kontabël vë më mirë në dukje interesat e pronarëve ose investimet e tyre si më poshtë: (d) Kapitali neto (Kapitali i pronarit) = Aktivi - Detyrimet Pikërisht në ekuacionin kontabël e ka burimin edhe barazimi që rezulton midis dy anëve të bilancit. Duke e ilustruar ekuacionin kontabël me shembullin e bilancit të mësipërm do të rezultojë si më poshtë: A - D = Kapitali Neto 800.000 - 150.000 = 650.000 ose A = D + Kapitali Neto 800.000 = 150.000 + 650.000 Ekuacioni kontabël i bilancit nuk mund dhe nuk duhet të prishet asnjëherë pavarësisht nga ndryshimi i gjëndjes financiare apo pasurore të njësisë ekonomike. Veprimet që ndodhin në njësinë ekonomike shkaktojnë ndryshime në elementët e pasurisë së njësisë, pra në aktivin, detyrimet dhe kapitalin e saj. Këto veprime duhet të regjistrimet në mënyrë të tillë nga kontabiliteti që të mos e prishin asnjëherë ekuacionin e mësipërm. Pra bilanci kontabël pas çdo veprimi të kryer duhet të jetë gjithnjë i balancuar. Që këtej rrjedh dhe emri i tij, dmth “Bilanci” ekuacion ku ana e majtë baraz me anën e djathtë.

  19. AKTIVET = KAPITALI I VET DHE DETYRIMET Në lidhje me ndryshimet që shkaktojnë në zërat e bilancit veprimet ekonomike mund të analizohen në katër grupe kryesore: Grupi I-rë : Veprime që sjellin ndryshime brenda zërave të aktivit. Këto veprime pasqyrojnë ndryshimet e ndodhura në natyrën dhe llojin e aktiveve, p.sh. tërheqja e të hollave nga banka dhe vendosja e tyre në arkën e njësisë. Ky veprim sjell shtimin e zërit të aktivit “Arka” dhe pakësimin e zërit “Banka” për të njëjtën shumë. Pra pakësohet një zë dhe shtohet një zë tjetër, pa sjellë ndryshime në aktivet qarkulluese. Grupi II-të : Veprime që sjellin ndryshime brënda zërave të burimeve. Këto veprime pasqyrojnë ndryshimin e pretendimeve apo të kërkesave ndaj rezervave të aktivit, p.sh. pagimi i furnitorëve duke marrë hua nga banka. Në këtë rast shtohet një zë i burimeve, “Hua nga banka”, dhe për të njëjtën shumë pakësohet zëri i burimeve “Llogari e detyrimeve” (apo furnitorë). Pra pakësohet një zë, detyrime dhe shtohet një zë tjetër detyrimesh, pa sjellë ndryshim në detyrime. Grupi III-të : Veprime që shtojnë të dy anët e bilancit. Këto veprime pasqyrojnë zakonisht hyrje aktivesh të reja në njësinë ekonomike. P.sh. blerja e një banese me pagesë të mëvonshme sjell rritjen e një zëri të aktivit, “Ndërtesa”, dhe për të njëjtën shumë rritjen e një zëri të burimeve, “Llogari të detyrimeve”. ( Furnitorë për A.A.GJ) Grupi IV- të : Veprime që pakësojnë për të njëjtën shumë të dy anët e bilancit. Këto veprime pasqyrojnë dalje aktivesh nga njësia ekonomike. Psh pagimi i detyrimit ndaj furnitorëve sjell pakësimin e zërit të aktivit, “Banka” ose “Arka” dhe pakësimin për të njëjtën shumë të një zëri të burimeve, “Llogari e detyrimeve”. ( Furnitorë për blerje aktive të qëndrueshme, apo mallra ).

  20. Dy tipet e para të veprimeve ekonomike nuk ndryshojnë shumat totale të bilancit, kurse tipet 3 dhe 4 të veprimeve ekonomike ndryshojnë shumat totale të bilancit por, që të katër tipet e veprimeve ekonomike nuk e prishin asnjëherë barazimin kontabël: Kapital (Neto) = Aktivi - Detyrime Por ekziston edhe një kriter tjetër i klasifikimit të veprimeve të kryera në një njësi, që është i efektit që ato kanë në kapitalin e pronarit. Kjo për vetë veçoritë e rëndësinë që ka kapitali i pronarit për njësinë ekonomike dhe për pronarët e saj. Nisur nga efektet që sjellin në madhësinë e kapitalit të pronarit (kapitalit të vet) veprimet ekonomike mund të ndahen në dy grupe kryesore: a) Veprime që sjellin rritjen e kapitalit të pronarit, siç janë investimet dhe të ardhurat. b) Veprime që sjellin pakësimin e kapitalit të pronarit, siç janë tërheqjet e pronarit dhe shpenzimet. Në skemën e mëposhtme paraqiten skematikisht veprimet ekonomike sipas efektit që ato kanë në madhësinë e kapitalit të pronarit:

  21. Skema 3 Investimet e pronarit Kapitali i pronarit Tërheqjet e pronarit (+) Rritje Pakësim (-) (+) Rritje Pakësim (-) Të ardhurat Investimet dhe tërheqjet e kapitalit nga pronari paraqesin mjetet, pasurinë, që pronari i vendos rishtazi në njësinë ekonomike (investimet) ose që i tërheq nga veprimtaria e saj (tërheqjet). Ato pasqyrojnë ndryshimin e interesave të pronarit në njësinë ekonomike, pra nuk janë si pasojë e politikave të drejtimit të njësisë nga drejtuesit e saj. Kurse të ardhurat dhe shpenzimet pasqyrojnë shtimin ose pakësimin e aktivit të njësisë nga veprimtaria e zakonshme e tij, pra pasqyrojnë kështu rezultatin e veprimtarisë së drejtimit të njësisë. Diferenca e tyre përcakton rritjen ose pakësimin përfundimtar të aktivit të njësisë ekonomike nga veprimtaria e saj. Kur të ardhurat janë më të mëdha se shpenzimet thuhet se njësia ekonomike është e suksesshme dhe rezulton me fitim dhe e kundërta. Pikërisht klasifikimi i efekteve të veprimeve si më sipër dhe nevoja e informacionit të ndarë për efektet e veprimeve të pronarit dhe të drejtimit të njësisë ekonomike qëndron në bazën e ndërtimit të dy pasqyrave financiare vijuese. Shpenzimet

More Related