1 / 44

Kontabiliteti teori dhe praktikë,sistem informacioni dhe konceptet bazë të tij

Kontabiliteti teori dhe praktikë,sistem informacioni dhe konceptet bazë të tij. Ç’është kontabiliteti ? Kush ka nevojë për kontabilitet ? A është profesion apo shkencë ? Cili është roli I tij në shoqëri-shtet ? Mosnjohja e konatbilitetit a paraqet mister për joekonomistët ?.

Télécharger la présentation

Kontabiliteti teori dhe praktikë,sistem informacioni dhe konceptet bazë të tij

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. Kontabiliteti teori dhe praktikë,sistem informacioni dhe konceptet bazë të tij Ç’është kontabiliteti ? Kush ka nevojë për kontabilitet ? A është profesion apo shkencë ? Cili është roli I tij në shoqëri-shtet ? Mosnjohja e konatbilitetit a paraqet mister për joekonomistët ?

  2. Kontabiliteti dhe rëndësia e informacionit kontabël • Paraqet informacionin më të rëndësishëm per biznesin dhe për të gjitha nivelet e menaxhmentit e vendimmarrjes • Informacion I rëndesishëm I regjistrimit të ngjarjeve kontabël për të gjithë të involvuarit ne biznesin përkatës : • Menaxhmenti , aksionerët ,furnitorët ,bankat shteti ,bleresit ….

  3. Koncepti bazë I kontabilitetit Koncepti bazë I kontabilitetit është I lidhur me konceptin bazë të një biznesi –njësie ekonomike funksionale . Në kontabiliet koncepti I njësisë përdoret në kuptimin e njesise kontabël që është njësia ekonomike dhe që është objekt I proceseve kontabël . Njësitë – ndërmarrjet mund të jenë private,shteterore,institucionale ,banka agjenci,OJQ ….

  4. Përdoruesit-shfrytëzuesit e informacionit kontabel

  5. Informata për drejtuesit – menaxhmentin • Informata përmes pasqyrave financiare • Fitimi ,humbja • Shpenzimet • Rritja/zvoglimi I kapitalit dhe aseteve • Detyrimet afatshkurtëra-afatgjata • Llogaritë e arkëtueshme /kërkesat • Llogarite e pagueshme /detyrimet afatshkurtëra • Likuiditeti • Kosto direkte dhe indirekte e produktit …

  6. Informatat kontabël për të tjeret Aksionerët dhe investitorët : p.sh.sa është vlera e aksioneve,shpërndarja e dividendes(fitimit aksionar),koeficienti I levërdisë investive… Furnitorët dhe kreditorët e ndryshëm :gjendjen financiare dhe aftësinë e kthimit te borgjeve dhe mundesinë për pagese të detyrimeve për furnizimet Kthimi dhe aftësia e kthimit te kredisë , huase apo detyrimeve tjera.

  7. Informata kontabël për shtetin-autoritetin tatimor Shuma e tatimeve dhe taksave per t’u paguar sipas rezultateve te deklaruara në librat kontabël Paraqitja e qarkullimit - prodhimit real të periudhës së deklarimit Në përgjithësi zbatimi I politikave fiskale të rregulluara me Ligjet dhe Rregulloret tatimore

  8. Ndarja e pergjithshme e përdoruesve të informacionit kontabël • Përdorues të brendshëm • Menaxhmenti • Aksionerët (kur janë pronarë) • Punonjesit (me kompetencë) • Perdorues të jashtëm • Aksioneret (kur nuk jane pronarë ) • Bankat • Shteti • Entet statistikore,sindikatat,mediat etj .

  9. Perkufizimi I kontabilitetit Fillim i regjistrimit te aktivitetit ekonomik Me 1494 Luka Paciolo-italian vuri parimet bazë të regjistrimit te dyfishtë të një ngjarje financiare . Kontabiliteti përkufizohet si gjuha e biznesit sepse I pari I ka,,degjuar” dhe ,,parë” informatat e ngjarjeve qe kanë ndodhur brenda biznesit përkates . Kontabiliteti mban në kontinuitet llogarinë financiare të biznesit duke dhënë informata të përshtatshme në kohë dhe hapsirë për biznesin dhe të tjerët.

  10. Furnizimi me informata përmes sistemit te kontabilitetit

  11. Evaluimi I definicionit mbi kontabilitetin Ne vitin 1940 definicioni mbi kontabilitetin ishte : Kontabiliteti është art I regjistrimit,klasifikimit dhe përmbledhjes në menyrë të plotë dhe sipas vleres monetare të veprimeve që janë të shprehura finaciarisht dhe interpretimi I tyre” Me 1970 ;Kontabiliteti përkufizohet si aktivitet shërbimi dhe informacioni financiar

  12. Kontabiliteti si shkencë Bordi mbi parimet e kontabilitetit dhe studiues të caktuar e përkufizojnë kontabilitetin si : ,,Kontabiliteti është ajo degë e shkencës që merret me matjen,grumbullimin ,regjistrimin ,përpunimin dhe paraqitjen e informacionit kryesisht financiar ,për të informuar te gjithe te interesuarit dhe te ndihmon në menyrë efikase në drejtimin dhe funksionimin e njësive ekonomike dhe që lehtëson komunikimin me disa funksione speciale.

  13. Kontabiliteti si tërësi mjetesh dhe procedurash përbëhet nga : Aktiviteti I regjistrimit të informacionit dhe ngjarjes financiare Përpunimi I informacionit në formë të caktuar Komunikimi I informacionit të përpunuar në forma e afate të caktuara për përdoruesit e tij .

  14. Pra Kontabiliteti mund të përkufizohet si :Proces I vrojtimit matjes,vlerësimit,interpretimit dhe komunikimit të informacionit financiar për qëllime të kontrollit financiar dhe marrjes se vendimeve efektive të drejtimit ekonomik të njësisë ekonomike ”(Prof.Dr.Sotiraq Dhamo)

  15. Vështirësitë në studimin dhe punën e kontabilitetit Paraqet analize,sinteze,procedure ,informacion ,raportim …me saktësi Hapin e sigurte nga indentifikimi I nevojës për regjistrim kontabël deri ne raportimin perfundimtar (Pasqyrat Financ.) Njohja me praktikat kontabël Kontabiliteti nuk rrit-zvogelon vleren – ai konstaton gjendjen

  16. Vështirësi tjera Zbatimi I standardeve dhe unifikimi I ambientit ligjor Eliminimi I divergjencave kontabel ndermjet periudhave te caktuara kohore Terminologjia adekuate Standardizimi I Planit kontabel Çështje - probleme tjera

  17. Natyra , kuptimi dhe zhvillimi I terorive te kontabilitetit Teoria e kontabilitetit gjate zhvillimit ka evoluar ne proporcion te drejte me zhvillimet dhe ngjarjet e realiteteve te reja në fenomenet dhe marrëdhëniet ndermjet tyre . Sipas Hendrikson ,,Teoria e kontabilitetit mund te arsyetohet si arsyetim logjik ne rrjetin e parimeve që japin një kuader te pergjithshem te referencave me te cilat praktika e kontabilitetit mund te vlerësohet dhe të drejtoj ne zhvillimin e praktikave te reja .

  18. Klasifikimi baze I teorive te kontabilitetit sipas nivelit te parashikimit Ekzistojnë tri teori kyesore : Teorite e struktures ose tradicionale (reagimi dhe raportimi I kontabilistëve në situata të caktuara).E preferojnë kontabilistët që merren me praktikat kontabël . Teorite interpretuese-semantike .Kjo teori nënkupton gjetjen e nje lidhje midis matjes kontabel dhe konceptit ekonomik e fizik te fenomenit te botes reale

  19. Teorite pragmatike te sjelljes .Kjo teori vë theksin në efektet e pasqyrave për sjelljen e vendimeve të ardhshme. Sipas kësaj teorie informacioni kontabel duhet të determinojë sjelljet e ardhshme të shrytëzuesve të brendshëm dhe të jashtem të informacionit.

  20. Teoria e metodes deduktive dhe induktive kontabel • Metoda deduktive : • Konsiston ne nxjerrjen e parimeve logjike që japin bazat per aplikime konkrete ose praktike. • Formulim I përgjithshem e specifik I objektivave të raportimit financiar • Pasqyrë e përgjithshme e ambientit ekonomik,financiar,ligjor,politik ,sociologjik … • Rrjet I rregullave te detyrueshme për të drejtuar procesin (aspekti ligjor,standardet ,…

  21. Formulim I parimeve dhe rregullave unike • Aplikim I parimeve në situata të veçanta dhe perpilim I procedurave.

  22. Metoda induktive Kjo metodë konsiston në identifikimin dhe vëzhgimin përmes matjeve të veçanta për të ardhur te konstatimet reale financiare . Përmes kesaj metode të vezhgimit bëhet analizë për të ardhur te konkluzionet e reja dhe mbi bazën e tyre te ndërtohen parime dhe praktika kontabël të pranueshme për biznesin –njësinë ekonomike .

  23. Mënyrat kryesore të zhvillimit të teorive të kontabilitetit • Mënyra deskriptive (përshkruese) • Bazohet në praktiken kontabël aktuale • Sipas kësaj mënyre nga aspekti praktik duhet të zhvillohet aspekti teorik I kontabilitetit . • Tenton të spjegoj se si informacioni financiar ka ndikuar te përdoruesit e brendshem dhe të jashtëm

  24. Mënyra e dobishmerisë së vendimeve Influencimi shfytezuesve dhe vendimarresve në sjelljen e vendimeve mbi informacionin e dobishmerisë . Procesi I sistematizimit dhe grumbullimit të informacionit kontabël në një moment të caktuar raportues do të jetë me efekt të caktuar për dobishmërinë dhe kualitetin e marrjes se vendimeve .

  25. Mënyra empirike Përqëndrohet në studimet empirike Bazohet në metodat ekskluzivisht shkencore Teknikat e sofistikuara Statistikat Aplikim e softwereve Etj …

  26. Mënyra normative Bazohet në teorite normative te rregullimit te sistemit kontabël Përdor modelet krahasuese të raportimit Bazohet më shumë në konceptin ,,Ç’farë duhet të jetë se sa ç’farë është ”

  27. Mënyra e mirëqenies Merr në konsideratë ndikimin e marrjes së vendimeve në mirëqenien sociale . Per objektiv ka maksimizimin e mirëqenies sociale përmes së cilës përkufizohen dobishmëritë materiale të anëtarëve të shoqërisë.

  28. Llojet e kontabilitetit • Kryesisht ndahet në : • Kontabilitetin Financiar • Kontabilitetin e kostos –material • Kontabilitetin e drejtimit –menaxherial • Kontabilitetin Tatimor

  29. Kuptimi I Kontabilitetit Financiar • Kontabiliteti gjithëpërfshirës I të gjitha aktiviteteve afariste e financiare të lidhuara direkt dhe indirekt në tërë procesin afarist të njësisë ekonomike . • Pagesat mbi furnizimet ,faturimet nga shitja ,faturat mbi shpenzimet ,pranimi I letrave me vlerë ,arkëtimet,detyrimet ,tatimet …janë ngjarje që ndodhin përditë dhe si të tilla duhet të regjistrohen,sistemohen,ruhen,raportohen në formë të rezultateve dhe pasqyrave .

  30. Roli dhe qëllimet e kontabilitetit financiar • Paraqet instrument informativ • Kujtesë e shkruar-faktuar e veprimeve • Siguron bazë për përpilimin e pasqyrave financiare • Siguron bazën e referimit mbi detyrimet fiskale-tatimore dhe deklarimeve mbi të ardhurat dhe shpenzimet e periudhës .

  31. Llojet e profesionit kontabël • Kontabilistët privatë-individual brenda biznesit • Kontabilistët publikë funksionojne si zyrë të veqanta jashtë biznesit • Kontabilistët e institucioneve dhe OJQ-ve (përpilimin dhe raportimet e ndryshme që janë të lidhuara edhe proceset buxhetore • Edukatorët kontabël –agjencione të ndryshme • SKAK-u, AFAS-I etj .

  32. Format e organizimit ligjor të njësive të biznesit dhe kontabiliteti I tyre • Biznesi me një pronar • Biznesi me ortakëri –partnerships • Shoqeritë e kapitalit –në formë të shoqërive me pergjegjësi të kufizuar ,ortakeritë,aksionerët

  33. Procesi I matjes se kontabilitetit • Matja e veprimit ekonomik • Blerja dhe shitja e mallrave dhe efekti I tyre I ndryshimit • Pagesa e detyrimeve , pagesa e shpenzimeve ,marrja falas e asetit … • Hapja dhe konfigurimi I llogarive kontabel • Matja në njësi vlere monetare

  34. Pyetjet me te shpeshta në regjistrimin e kontabilitetit financiar • Ç’farë do të matet ? • Kur do të bëhet regjistrimi ? • Ç’farë vlere do të vendoset për objektin e matur ? • Cila është kostoja historike • Klasifikimi I llogarive kontabël sintetike /analitike

  35. Pasqyrat kryesore kontabël • Pasqyra e Bilancit te Gjendjes • Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve që njihet si Bilanci I suksesit • Pasqyra mbi ndryshimet në kapital • Pasqyra mbi rrjedhen e parasë- qe njihet si Cash Flow

  36. Struktura e Bilancit te Gjendjes • Aktiva • Pasuria xhiruese-rrjedhëse (paraja,kërkesat ,llogaritë e arketueshme,letrat me vlerë,stoqet,lënda e parë ,repromateriali,rezervat … • Pasuria joxhiruese (toka,objektet,makineria,paisjet ...) • Pasiva • Detyrimet afatgjata(kredite afatagj.,huatë…) • Detyrimet afatshkurtëra(kredite afatkurtera,llogarite e pagueshme …) • Kapitali I pronarit (rezervave ,fitim I mbajtur…)

  37. Bilanci I gjendjes-paraqitja horizontale

  38. Bilanci I gjendjes –paraqitja vertikale

  39. Ekuacioni Kontabel • Pasuria ose Aktiva=Detyrimet +Kapitali , Pasuria –Detyrimet =Kapitali I pronarit

  40. Pasqyra e të ardhurave dhe shpenzimeve • Shpreh raportin ndërmjet të ardhurave dhe shpenzimeve në një periudhë të caktuar . • Ndryshe quhet edhe Bilanci I Suksesit • Te ardhurat-shpenzimet=ardhura neto

  41. Pasqyra e kapitalit te pronarit

  42. Karakteristikat cilësore të informacionit te Pasqyrave Financiare • Kuptueshmëria • Rëndësia për vendimmarrje • Besueshmëria • Krahasueshmëria

  43. Dy Supozimet kryesore te ndertimit te Pasqyrave Financiare 1.Biznesi ne vijimesi (going concern) qe nenkupton se : • Biznesi nuk ka qellim per te likuiduar njesine • Te pushoj aktivitetin biznesor • Nuk ka alternative tjeter 2.Kontabilteti Rrites (accrual accounting) se te ardhurat njihen kur ndodhin dhe jo kur arketohen dhe shpezimet njihen kur paguhen e jo kur ndodhin …

More Related