1 / 71

PËRLLOGARITJ A ABSORBUESE DHE VARIABILE

Ligj ë rata V. PËRLLOGARITJ A ABSORBUESE DHE VARIABILE. PËRLLOGARITJ A ABSORBUESE DHE VARIABILE. Ligjërata do të mbahet më: 21/11/2007 28/11/2007. Kosto e vetme e vozitjes së sotme të veturës sime në 200 km është 12 € benzinë. Përllogaritja v ariabile ?.

dolph
Télécharger la présentation

PËRLLOGARITJ A ABSORBUESE DHE VARIABILE

An Image/Link below is provided (as is) to download presentation Download Policy: Content on the Website is provided to you AS IS for your information and personal use and may not be sold / licensed / shared on other websites without getting consent from its author. Content is provided to you AS IS for your information and personal use only. Download presentation by click this link. While downloading, if for some reason you are not able to download a presentation, the publisher may have deleted the file from their server. During download, if you can't get a presentation, the file might be deleted by the publisher.

E N D

Presentation Transcript


  1. LigjërataV PËRLLOGARITJA ABSORBUESE DHE VARIABILE

  2. PËRLLOGARITJA ABSORBUESE DHE VARIABILE • Ligjërata do të mbahet më: • 21/11/2007 • 28/11/2007

  3. Kosto e vetme e vozitjes së sotme të veturës sime në 200 km është 12 € benzinë Përllogaritja variabile? PREZANTIM I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE

  4. E keni gabim. Unë kam paguar veturën dhe sigurimin e veturës edhe nëse nuk e bëj udhëtimin Përllogaritja variabile? …PREZANTIM I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE

  5. Përllogaritjaabsorbuese? …PREZANTIM I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE JO! Ju duhet të merrni në konsiderim edhe këtë kosto!

  6. …PREZANTIM I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Kush ka të drejtë? Si duhet t’i trajtojmë pagesën e veturës dhe të sigurimit?

  7. DY METODA TË PËRLLOGARITJES Përllogaritja absorbuese • Përdoret për raportim financiar ekstern duke përfshirë materialin direkt, punën direkte, shpenzimet variabile indirekte dhe shpenzimet fikse indirekte si pjesë e kostos totale të produktit • Përdoret për planifikim intern dhe vendim marrje • Nuk përfshinë shpenzimet fikse indirekte si kosto e produktit Përllogaritja variabile

  8. E tërë kosto e prodhimtarisë duhet bartet në produkt me qëllim të krahasimit të drejtë të të ardhurave dhe shpenzimeve Kosto fikse nuk është kosto e ndonjë produkti konkret Përllogaritja variabile Përllogaritja absorbuese PËRLLOGARITJA VARIABILE PËRBALLË PËRLLOGARITJES ABSORBUESE

  9. PËRLLOGARITJA ABSORBUESE PËRBALLË PËRLLOGARITJES VARIABILE Përllogaritja absorbuese Kosto e produkteve të prodhuara Materiali direkt Kosto e produkteve të prodhuara Përllogaritja variabile

  10. ...PËRLLOGARITJA ABSORBUESE PËRBALLË PËRLLOGARITJES VARIABILE Përllogaritja absorbuese Kosto e produkteve të prodhuara Materiali direkt Puna direkte Kosto e produkteve të prodhuara Përllogaritja variabile

  11. ...PËRLLOGARITJA ABSORBUESE PËRBALLË PËRLLOGARITJES VARIABILE Përllogaritja absorbuese Kosto e produkteve të prodhuara Materiali direkt Puna direkte Shpenzime indirekte variabile Kosto e produkteve të prodhuara Përllogaritja variabile

  12. ...PËRLLOGARITJA ABSORBUESE PËRBALLË PËRLLOGARITJES VARIABILE Përllogaritja absorbuese Kosto e produkteve të prodhuara Materiali direkt Puna direkte Shpenzimet Indirekte variabile Shpenzime fikse dhe variabile të shitjs dhe adm. Kosto e produkteve të prodhuara Përllogaritja variabile

  13. ...PËRLLOGARITJA ABSORBUESE PËRBALLË PËRLLOGARITJES VARIABILE Përllogaritja absorbuese Kosto e produkteve të prodhuara Materiali direkt Puna direkte Shpenz. indirekte variabile dhe fikse Shpenz. variabile dhe fikse të shitjes Shpenzimet Kosto e produkteve të prodhuara Përllogaritja variabile

  14. Kosto e produktit Materiali direkt Puna direkte Kostot indirekte variabile të prodhimtarisë Kostot fikse indirekte të prodhimtarisë Kosto e përiudhës Kostot variabile të shitjes dhe administr. Kostot fikse të shitjes dhe administrative PREZANTIM I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE Përllogaritja absorbuese

  15. Lënda e parë Gjysmë produktet Përllogaritja absorbuese KMSH Produktet e gatshme Përllogaritja variabile Shpenzime të shitjes dhe administrative RRJEDHA E KOSTOS SË PRODHIMTARISË Bilanci-inventari Shpenzimet e raportit të të ardhurave Blerja e materialit Puna direkte Shp. variabile indirekte të prodhimtarisë Shp. fikse indirekte të prodhimtarisë Shpenzime të shitjes dhe administrative Kosto përiodike

  16. Produkti PËRLLOGARITJA ABSORBUESE Sistemi i kontabilitetit të shpenzimeve në të cilin si kostot fikse ashtu edhe variabile të prodhimtarisë konsiderohen kosto të produktit Kosto fikse Kosto variabile

  17. …PËRLLOGARITJA ABSORBUESE Sipas përllogaritjes absorbuese në koston e produkteve të prodhuara, në fazën e prodhimtarisë, përfshihen shumat e caktuara (faktike, normale apo standarde) të të gjitha shpenzimeve të prodhimtarisë, ndërsa në shpenzime indirekte, në fazën e realizimit, edhe shumat e caktuara të të gjitha shpenzimeve të shitjes dhe të administratës

  18. …PËRLLOGARITJA ABSORBUESE • Nëse për formimin e çmimit të shitjes përdoren shpenzimet e tërësishme, atëherë mund të përfundojmë se çmimi i vërtetë i shitjes është çmimi i cili i mbulon të gjitha shpenzimet dhe siguron një pjesë të caktuar të fitimit • Parimi i mbulimit të plotë i të gjitha shpenzimeve mund të përdoret vetëm nëse shpenzimet në njësinë e prodhimit janë nën ose të barabarta me çmimin e shitjes

  19. Çmimi i dëshiruar i shitjes Shpenzimet administrative Shpenzimet e shitjes Kosto e prodhimtarisë KONCEPTI I KOSTOS ABSORBUESE Përfshinë të gjitha shpenzimet e krijuara në kompani për një përiudhë të caktuar fiskale Profiti i dëshiruar

  20. Kosto fikse e prodhimtarisë trajtohet njëjtë si kostot tjera të produktit, materiali direkt dhe puna direkte Në përputhje me vendim marrjen në afat të gjatë që duhet mbuluar të gjitha shpenzimet Raportimi i jashtëm dhe Ligji mbi tatimin në të ardhurat kërkon përllogaritjen absorbuese VLERËSIMI I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE Përparësitë

  21. PËRLLOGARITJA VARIABILE Sistem i kontabilitetit të kostos që përfshin vetëm koston variabile të prodhimtarisë Kosto fikse Produkti Kosto variabile

  22. …PËRLLOGARITJA VARIABILE • Sistemi i përllogaritjes sipas shpenzimeve variabile paraqet tërësinë e principeve, metodave dhe procedurave të përllogaritjes së shpenzimeve dhe të efekteve duke u bazuar në koston variabile me qëllim të plotësimit të kërkesave përkatëse informative • Në përllogaritjen variabile përfshihen vetëm kosto variabile duke u lënë anash të gjitha kostot fikse si dhe kostot jashtë standarde të materialit, pagave si dhe të shpenzimeve të përgjithshme

  23. …PËRLLOGARITJA VARIABILE • Kështu, në koston e prodhimtarisë përfshihet kosto variabile e prodhimtarisë, ndërsa në koston e ashtuquajtur komerciale, përfshihet edhe kosto variabile e shitjes dhe e administratës • Të gjitha kostot tjera fikse si të prodhimtarisë ashtu edhe të administratës dhe të shitjes si dhe shpenzimet e zhvillimit dhe të hulumtimit, i trajton si shpenzime të përiudhës të cilat i mbulon nga rezultati afarist me rastin e procedurës së përllogaritjes së rezultatit afarist të ndërmarrjes

  24. Çmimi i dëshiruar i shitjes KONCEPTI I KOSTOS VARIABILE Ngritja e çmimit Totali i kostos fikse + Profiti i dëshiruar Kosto variabile e prodhimtarisë + Shp.variabile të shitjes dhe administrative Kosto e produktit

  25. …PËRLLOGARITJA VARIABILE Shënim: Sistemin e përllogaritjes sipas shpenzimeve variabile shpesh herë e gjejmë edhe me emrin përllogaritja margjinale dhe Direct Costing respektivisht përllogaritja direkte

  26. …PËRLLOGARITJA VARIABILE • Për nevoja praktike lejohet zëvendësimi i nocioneve të mësipërme për arsye se analiza e vërtetë margjinale zakonisht opëron me shpenzimet mesatare variabile në rolin e shpenzimeve margjinale, ndërsa domethënia e shpenzimeve direkte në aplikimin e këtij sistemi të përllogaritjes së shpenzimeve mbulon shumën e atyre shpenzimeve prodhuese të cilat në raport me prodhimtarinë sillen ashtu që lëvizin direkt apo proporcionalisht me vëllimin e prodhimit

  27. …PËRLLOGARITJA VARIABILE • Prapëseprapë, shpenzimet variabile mesatare të përcaktuara në mënyrë kontabël paraqesin vetëm përafërsinë e shpenzimeve margjinale. Kjo përafërsi mund të jetë e rëndësishme nga aspekti i politikës afariste të ndërmarrjes, sepse shpenzimet variabile mesatare shfrytëzohen në praktikë të ndërmarrjeve bashkëkohore si zëvendësim i shpenzimeve margjinale për sjelljen e vendimeve të ndryshme afariste të cilat kanë të bëjnë me politikën e vëllimit dhe të çmimeve, zgjedhjen e asortimentit prodhues dhe shitës, etj.

  28. …PËRLLOGARITJA VARIABILE Në teori dhe praktikë mund të hasim në disa forma të përllogaritjes së shpenzimeve sipas shpenzimeve variabile. Kështu, dallojmë format vijuese: • MBULIMI I GLOBAL I SHPENZIMEVE FIKSE • MBULIMI GRADUAL I SHPENZIMEVE FIKSE

  29. …PËRLLOGARITJA VARIABILE MBULIMI GLOBAL I SHPENZIMEVE FIKSE • Ideja kryesore në të cilën bazohet sistemi i përllogaritjes së shpenzimeve sipas përllogaritjes variabile është ndarja e shpenzimeve në fikse dhe variabile. Sa i përket shpenzimeve variabile të cilat përllogariten sipas kësaj metode, vlen të theksohet se nga e hyra e gjithmbarshme e një përiudhe kohore, mbulohen vetëm ato shpenzime variabile të cilat kanë të bëjnë me produktet e shitura respektivisht të realizuara, ndërsa shpenzimet variabile të përmbajtura në inventar të produkteve të pakryera dhe të gatshme nuk mbulohen nga kjo e hyrë, por mbeten që të mbulohen më vonë me rastin e realizimit të tyre • Kjo metodë është e njohur si metoda e Direct Costing-ut sipas së cilës të gjitha shpenzimet fikse mbulohen nga diferenca e realizimit

  30. …PËRLLOGARITJA VARIABILE MBULIMI GRADUAL I SHPENZIMEVE FIKSE • Një formë e tillë e përllogaritjes së shpenzimeve është paraqitur jo vetëm për shkak të modernizimit të procesit të prodhimit por edhe për shkak të mbikqyrjes më të mirë të shpenzimeve fikse si dhe për shkak të krijimit të treguesve më të sigurt lidhur me krijimin e politikës afariste të ndërmarrjes • Theksi kryesor në aplikimin e kësaj forme që është e njohur edhe si metoda e kontabilitetit margjinal, qëndron në përpjekjet e eliminimit të mangësisë më të madhe të Direct Costingut • Pasi që ka shpenzime të atilla fikse të cilat lidhen vetëm për njësi të ngushta organizative, atëherë me këto shpenzime duhet të lidhen vetëm ato produkte të cilat gjatë procesit të prodhimit kanë ngarkuar vetëm atë njësi organizative. Kjo metodë konsiston në klasifikimin e shpenzimeve fikse në sa më shumë shtresa me qëllim të mbulimit të tyre nga bruto rezultati financiar në mënyrë graduale

  31. VLERËSIMI I PËRLLOGARITJES VARIABILE E lehtë për tu kuptuar nga menaxhmenti Në përputhje me KVP analizën Rëndësia e marzhës së kontributit në marrjen e vendimeve në afat të shkurtër Përparësitë Efekti i shpenzimeve fikse në profitin e koncentruar Profiti për përiudhat i pa ndikuar nga ndryshimet në shp. fikse të prodhimtarisë

  32. PREZANTIM I PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Të shprehim këtë përmes disa numrave me qëllim të kuptimit më të lehtë

  33. LLOGARITJA E KOSTOS PËR NJËSI Kompania prodhon një produkt të vetëm me informatat vijuese në dispozicion:

  34. …LLOGARITJA E KOSTOS PËR NJËSI Kosto prodhuesepër njësi është përcaktuar si vijon: Shpenzimet e shitjes dhe ato administrative përherë trajtohen si shpenzime të përiudhës dhe zbriten nga e ardhura

  35. KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Amadeus Group. nuk ka pasur inventar fillestar, ka prodhuar 25,000 njësi dhe ka shitur 20,000 njësi këtë vit

  36. …KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Amadeus Group. nuk ka pasur inventar fillestar, ka prodhuar 25,000 njësi dhe ka shitur 20,000 njësi këtë vit

  37. Vetëm kosto variabile Të gjitha shp. indirekte fikse të prodhimtarisë …KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE Tani të shohim përllogaritjen variabile nga Amadeus Group

  38. …KRAHASIMI I TË ARDHURAVE SIPAS PËRLLOGARITJES ABSORBUESE DHE VARIABILE T’i krahasojmë të dy metodat

  39. Shp. Indirekte fikse të pr.€150,000 Njësitë e prodhuara25,000 njësi = = €6.00 për njësi BASHKËRENDIMI Ne mund të bashkërendojmë diferencën në mes të ardhurave absorbuese dhe variabile si vijon:

  40. Të shohim aktivitetin e Amadeus Group në vitin e dytë SHTRIMI I SHEMBULLIT

  41. Amadeus Group - Viti 2 Në vitin e dytë të aktivitetit, Amadeus Group. starton me inventar prej 5,000 njësi, prodhuar 25,000 njësi dhe shet 30,000 njësi

  42. Amadeus Group - Viti 2 Kosto e njësive të prodhuara përcaktohet si vijon: Nuk ka ndryshim në strukturën e kostos së Amadeus Group

  43. Amadeus Group - Viti 2 Tani të shohim se si në pasqyrën e supozuar të të ardhurave të kompanisë shfrytëzohet Përllogaritja absorbuese

  44. Janë 25,000 njësi të prodhuara në përiudhën rrjedhëse Amadeus Group - Viti 2

  45. Amadeus Group - Viti 2 Tani të shohim se si në pasqyrën e supozuar të të ardhurave të kompanisë shfrytëzohet Përllogaritja Variabile

  46. Amadeus Group - Viti 2 Vetëm shpenzimet variabile Të gjitha shpenzimet indirekte fikse të prodhimtarisë

  47. Shp. fikse indirekte të pr.€150,000 Njësitë e prodhuara25,000 njësi = = €6.00 për njësi BASHKËRENDIMI Ne mund të bashkërendojmë diferencën në mes të përllogaritjes absorbuese dhe variabile si vijon:

  48. PËRMBLEDHJE

  49. Nëse Njësitë e shitura < Njësitë e prodhuara Atëherë E ardhura sipas < E ardhura sipas përll. variabile përll. absorbuese EFEKTET E PËRLLOGARITJES SË KOSTOS NË TË ARDHURËN OpërATIVE

  50. Nëse Njësitë e shitura > Njësitë e prodhuara …EFEKTET E PËRLLOGARITJES SË KOSTOS NË TË ARDHURËN OpërATIVE Atëherë E ardhura sipas > E ardhura sipas përll. variabile përll. absorbuese

More Related